| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Shkelzen Gashi
Neziri eshte poet me vokacion, ka mjeker dhe i pelqejne birrat e ftohta. Para disa viteve, bashke me disa anetare tjere te familjes se tij ai ka hapur nje biznes qe e quan Klubi Republikan (ndoshta edhe eshte Klubi Republikan Commerce, por nuk jam i sigurt), per te cilin biznes ndihmohet financiarisht prej ndonje zyre te huaj dhe mbase ndonje NGO nderkombetare. Neziri, ne kuader te biznesit te tij, organizon debate ku trajton tematika te ndryshme, e koheve te fundit ne prag te fushates zgjedhore ka filluar ti ftoje si mysafire politikanet negociatore. Pak dite para mbajtjes se debatit te fundit (me Hashim Thaēin), krejt rastesisht e takova Nezirin, me ērast edhe me ftoi qe te marre pjese ne kete debat, e per hir te respektit qe kisha per te i premtova pjesemarrjen time.
Kur shkova ne Galerine e Arteve, ku ishte parapare te mbahej debati, salla e vogel u mbushe me militante te PDK-se, njerez te SHIK-ut, oportuniste te shoqerise civile (siē po u thote Besnik Pula), tash te konvertuar ne keshilltare te Thaēit, dy-tre qytetare dhe disa perfaqesues te mediave, shumicen e te cilave, per fat te keq, i ka blere Thaēi, sikurse qe i ka blere disa profesore te UP-se. Isha shume i bindur se aty nuk do te kete debat, por do te kete monolog dhe te jem i sinqerte as vet nuk isha i interesuar te rrija aty. Para se te fillonte debati, Neziri ma terhoqi verejtjen se nuk mund te flase (urdher nga njerezit e PDK-se per Nezirin e shkrete, ne fytyren e te cilit verehej keqardhje se duhej ta zbatonte kete urdher). I thashe se kjo do te thote qe duhet te dale jashte, e ai ma ktheu qe mund te rri, por jo te flas sepse nuk eshte i interesuar qe te prishet debati. Perveē qe nuk doja ti shkaktoja telashe ne biznesin e tij, une nuk mund te rrija aty meqe nuk kisha te drejte te flas e te degjoja pallavrat qe Thaēi ka per tua thene publikisht militanteve te vet, njerezve te SHIK-ut, dhe statisteve te shoqerise civile, tash te blere nga Thaēi, pasi qe kane humbur totalisht besueshmerine tek donatoret nderkombetare.
Sidoqofte, ajo qe kam dashur te them ne ate debat eshte se Thaēi paraqet njeriun qe i ka bere me se shumti dem Kosoves, mes tjerash, duke e shkelur betimin e ushtarit te UĒK-se dhe duke pranuar sovranitetin dhe integritetin territorial te RFJ-se (tash Serbise) me Marreveshjen e Rambujese dhe Rezoluten 1244. Veton Surroi ne Leter Baces Adem (23-29 gusht 2002, botuar ne KOHA Ditore) thote se Delegacioni i Kosoves nuk eshte informuar per permbajtjen e Rezolutes 1244 te KS te OKB-se. Ne fakt, dy dite para miratimit te Rezolutes 1244, me 8 qershor 1999 ne Köln (Gjermani) Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, ka takuar Hashim Thaēin, Ibrahim Rugoven dhe Rexhep Qosen, ku ata kane ritheksuar mbeshtetjen per Marreveshjen e Rambujese dhe kane garantuar sekretaren Albright qe UĒK do te demilitarizohet (pra, Thaēi ka pranuar se pajtohet me permbajtjen e Rezolutes 1244).
Thaēi e perligj pranimin e Marreveshjes se Rambujese dhe Rezolutes 1244 me faktin se ka qene kohe lufte dhe po te mos pranoheshin keto dokumente, atehere, do te kurdizohej ēeshtja e shqiptareve te Kosoves. Mirepo, si te arsyetohet Zotimi per Demilitarizim dhe Transformim te UĒK-se, qe Thaēi i ka ofruar Komandantit te KFOR-it, Mike Jackson, me 21 qershor 1999. Ne te vertete, kete dokument e ka pergatitur KFOR-i, por lart-injoranca e tij, Hashim Thaēi, ka pranuar qe ne dokument te thuhet se ai po i ofron Jackson-it zotimin per ēarmatosje te UĒK-se. Pra, Thaēi ne kete dokument zotohet se ushtaret e UĒK-se do te ēarmatosen (demilitarizimi) dhe do te integrohen ne shoqerine civile (TMK organizate civile per nderhyrje emergjente) dhe se UĒK pajtohet qe te mos ndermarre hakmarrje, kundersulme apo veprime te njeanshme si pergjigje ndaj shkeljeve te Rezolutes 1244 dhe marreveshjeve tjera qe kane te bejne me Kosoven. Per me shume, ne kete dokument te tmerrshem, te nenshkruar prej Thaēit, thuhet edhe se UĒK-ja pajtohet te mos nderhyje ne personelin e RFJ-se qe kthehet ne Kosove (qindra, jo mijera) me qellim te kryerjes se detyrave te caktuara sipas autorizimit dhe udhezimit te COMKFOR-it (Shih Zotimi per Demilitarizim dhe Transformim te UĒK-se, Nderprerja e Armiqesive, paragrafi 4 dhe 5).
Vargut te dokumenteve te demshme qe Thaēi ka nenshkruar per Kosoven, se shpejti do ti shtohet edhe marreveshja qe do ta nenshkruaje me Serbine duke pranuar qe Kosova te kete nje pavaresi te mbikeqyrur (nen BE) dhe pa sovranitet ose me sovranitet te kufizuar (pra, nen sovranitetin e Serbise). Ne vijim te kesaj duhet pare deklaraten e tij se nuk do te ndermarre kurrfare veprimi pa u koordinuar me Uashingtonin dhe Brukselin. Si kompensim per kete po i premtohet fitorja ne zgjedhje. Tutje, Thaēi pa fije turpi na flet per demokraci, e ne anen tjeter, edhe perkunder faktit se nendeget e deges se PDK-se ne Malisheve vendosen unanimisht qe Gani Krasniqi te jete kandidat i kesaj partie per postin e Kryetarit te Komunes se Malisheves, ai per kete post emeroi nje kandidat tjeter, i cili edhe vet po deklaron se Gani Krasniqi duhet te jete kandidat per kryetar te Komunes se Malisheves. A nuk na tregon kjo se Thaēi dhe partia e tij jane e kunderta e demokracise?!
Per fund, ashiqare regjimi i UNMIK-ut dhe kolaboracionistet e tij (partite politike), po i vrasin kundershtaret e tyre (10 shkurt 2007), po i burgosin ne shtepite e tyre (Albin Kurti), po i rrahin (rasti i Mitrovices), dhe nuk po i lejojne te flasin (rasti ne Galerine e Arteve)... Andaj, siē do te thoshte Fan S. Noli, shqiptaret jo qe nuk duhet te votojne per keta njerez, por nuk duhet te bejne kabull as ti peshtyjne. Fundja, a ja vlen te votohet per institucione pa sovranitet dhe, per me keq, per institucione qe funksionojne si departament i UNMIK-ut, pra, ne pajtim te plote me Rezoluten 1244, e cila garanton sovranitetin dhe integritetin territorial te RFJ-se (tash Serbise)?! Une them: JO!
23 Tetor 2007 |
|