| » Opcionet për artikullin |
|
(Reagim)
Shkruan: Mona Agrigoroaiei
Grekomėdhenjtė dhe shqipfolėsit e rretheve progreke tė mbledhura nė organizatėn terroriste antishqiptare "OMONIA" i kanė paraqitur qeverisė shqiptare kėrkėsėn e zyrtarizimit tė gjuhės greke si gjuhė tė dytė zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, "ashtu sikurse Maqedonia pėrdor gjuhėn shqipe si gjuhė zyrtare" (Neės 24, 20.08.2008)!!
Kėto zėra tė propagandės sulmuese grekomadhe pėr pėrvetėsimin (pushtimin) e tė ashtuquajturit Vorio-Epir, kanė shkelur me vetėdije e me dy kėmbėt Kushtetutėn dhe ligjet mė themelore tė Republikės sė Shqipėrisė. Ata synojnė qė autoritetet e shtetit shqiptar t'i paraqesin nė sytė e ndėrkombėtarėve si pushtuesė tė atyre trojeve qė s'ka mundur Greqia antishqiptare t'i kolonizojė pas vėrshimeve ushtarake tė viteve 1912-1913, bile si pushtues qė s'respektojnė fare tė drejtat e minoritetit grek qė gjoja "lufton" pėr kėto tė drejta!
Kjo fushtatė dezinformative qė Greqia me qarqet e saj po e thurr pa u ndalur pėr vite me radhė, dhe bėrė pjesė taktike e operacioneve pėrbėrėse tė planit "Megali Idheja", qė kufirin e shtetit grek ta zgjerojnė me aggresion deri nė lumin Shkumbin.
Para se tė flasin ata pėr "Vorio Epir" pėr tė zhurmuar me gėnjeshtra opinionin publik ndėrkombėtar, duhet tė flasin pėr pushtimet e tyre tė Ēamėrisė shqiptare dhe trojet Kostur-Konicė-Follorinės (afėr Ēamėrisė), pėr spastrimet etnike dhe masakrat ndaj popullatės shqiptare kudo ku kanė shkelur hordhitė greke!
Pra, populli shqiptar autokton nėn Greqi ėshtė i kolonizuar nė ato treva, Athina nuk ia njeh tė drejtat e pronave tė veta nė Ēamėri, kurse minoriteti shqiptar (emigrantėt) ėshtė i diskriminuar, i pėrbuzur, i nėnshtruar asimilimit dhe kurrė anasjelltas. Minoriteti grek nė Shqipėri ka tė gjitha tė drejtat e pėrcaktuara nga konventat ndėrkombėtare dhe privilegje qė janė shprehje e mirėkuptimit tė kombit shqiptar, qė kurrė nuk e ka trajtuar asnjė minoritet nė mėnyrė nėnshtruese dhe kurrė nuk ka pushtuar treva qė i pėrkasin ndonjė kombi tjetėr.
Mirėpo, si pasojė e servilizmit dhe nėnshtrimit tė disa pjesėve tė autoriteteve shqiptare, kėto tė drejta dhe privilegje janė shpėrdorur lirisht dhe pa asnjė masė ndėshkimi prej atyre antishqiptarėve qė ndjekin veprime antishtetėrore ndaj Shqipėrisė, siē ėshtė organizata OMONIA!
Llogarisim kėtu faktin se kjo organizatė vepron nė mėnyrė antikushtetuese nė shumė drejtime, duke nxitur urrejtje etnike dhe cėnim tė kufijve shtetėror tė shtetit shqiptar.
Paralelizmi i vendosur midis grekėve tė jugut tė Shqipėrisė dhe shqiptarėt e kolonizuar nėn IRJM ėshtė guri i dytė i hedhur kundėr popullit shqiptar.Popullata shqiptare qė ėshtė banuese autoktone e trevave shiqptare tė Luginės sė Vardarit nuk mund tė krahasohet me grekėt e jugut tė Shqipėrisė, sepse grekėt nuk janė tė kolonizuar nė Shqipėri, kurse shqiptarėt nėn IRJM nuk janė minoritet, por pikėrisht popullatė e kolonizuar.
Shumė prej atyre qė OMONIA i cilėson si "grekė" nė fakt nuk janė fare grekė, por viktima tė greqizimit apo pėrfitues tė kėtij procesi i ndjekur pėr asimilimin e shqiptarėve. "Rritja" e numrit tė grekėve nė jug tė Shqipėrisė ėshtė artificiale, sipas thjeshtėzimit dezinformativ "ortodoks"= "grek". Kjo zhvillohet me fuqi tė madhe te popullata arumune, qė ėshtė nė presion tė vazhdueshėm pėr deklarim tė saj si greke.
Pastaj tė mos harrohet pėr privilegjet qė Greqia po u akordon atyre qė "papritmas" ndryshojnė kombėsinė. Po rata qė p.sh. po pretendojnė se Himara ėshtė greke nė bazė tė kėtyre privilegjeve, nė veēanti klika e Vasil Bollanos me shokė, harrojnė se prindėrit dhe gjyshėrit e tyre kanė qenė shqiptarė dhe se, nėse ata po deklarohen si "grekė", po shkelin mbi gjakun e paraardhėsve tė tyre duke mohuar identitetin e vet. Kėshtu qė, kėrkėsa pėr zyrtarizimin e gjuhės greke nė Shqipėri, e mbėshtetur nė pretendimet fantaziste tė propagandės mbi pėrmasat e kėtij minoriteti, synon pėrforcimin e greqizimit nė jugun e Shqipėrisė dhe u shėrbėn edhe pushtuesve dhe kolonizatorėve sllavomaqedonas.
Realisht, grekėt nė Shqipėri nuk pėrbėjnė nė asnjė rreth tė shtetit shqiptar njė kompaktesi dhe njė autoktoni tė njėjtė siē kanė shqiptarėt nė trojet e pushtuara nėn IRJM. Ėshtė njė gabim trashanik i forcave politike shqipfolėse nė Luginėn e Vardarit nėn "Maqedoni" (pėr)uljen e statusit tė shqiptarėve nė atė tė njė minoriteti me "tė drejta" sipas "marrėveshjes sė Ohrit", njė "gabim" i bėrė qėllimisht prej atyre qė lirė ua kanė shitur lėkurėn e tyre sllavėve dhe qė u konvenon ujqėrve grabitqqarė dhe bashkėpunėtorėve tė tyre bastardė, pėr tė mbajtur popullin shqiptar nėn putrat e shtetit artificial dhe kolonial sllavomaqedonas.
Zyrtarizimi i gjuhės shqipe nė IRJM jo vetėm qė nuk i pėrputhet statusit kolonial tė shqiptarėve, por edhe ashtu do tė bėhet i cunguar, vetėm nė bazė tė falsifikimeve statistikore tė numrit tė shqiptarėve atje dhe pas fushatave tė vazhdueshme tė shkombėtarizimit tė shqiptarėve. Sot, nė qytetitn e alfabetit Manastir mezi po flitet shqip, kurse nė kryeqytetin e Kosovės historike Shkupi, balanca demografike ėshtė e shėndrruar nė favor tė maqedonasve, tė prurė atje nė bazė tė politikave kolonizuese sllave. Shumė shqiptarėve iu morėn pronat e tokat, u deklaruan "turq" dhe u dėbuan nė Turqi apo thjesht u asimiluan, duke humbur gjuhėn e identitetin. Nėse marrim parasysh kėto konstatime, del se vazhdimėsia e qendrimit tė shqiptarėve nė kuadrin e krijesės kolonialiste sllavomaqedonase ėshtė vrasėse. Nėse nė Kosovė bashkėsia ndėrkombėtare ngul kėmbė qė tė pėrdorėt pakoja e Ahtisaarit pėr serbėt, kjo pako duhet tė pėrdoret edhe pėr shqiptarėt e kolonizuar nėn IRJM, Serbi, Greqi, Mali i Zi. Kjo pako mohon tė drejtėn e vetėvendosjes sė shqiptarėve nė Kosovė dhe ėshtė e padrejtė, por gjithsesi privilegjet qė u akordohėn serbėve duhen akorduar fillimisht edhe shqiptarėve nė tokat e sipėrcekura, si hap ndėrmjetės deri nė ribashkimin e Shqipėrisė.
20.08.2008
|
|