DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KADARE PRO ET CONTRA RIBASHKIMIT
Postuar mė datėn: 2008-03-17 14:29:05 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

BAROMETRI DIPLOMATIK


*** Ismail Kadare nuk ėshtė autor, aderues, interpretues as mėkėmbės i tezės sė rafinuar serbomadhe “Shqipėria e Madhe”, siē ėshtė prezentuar dhe interpertuar nga disa mjete tė informacionit shqiptar nga takimi i tij me aderuesit dhe me lexuesit e veprės sė tij, bėrė nė Shkodėr, mė 14,03.2008.


Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Vėrejtje hyrėse

Tė gjithė ne, me ndėrgjegjėn mė tė lartė dhe me pėrgjegjėsinė mė tė madhe etike, profesionale dhe kombėtare shqiptare, duhet t’iu shmangemi pėrdorimit tė termave tė gabuara, qėllimkėqia dhe shumė tė dėmshme, siē janė: “Shqipėri e Madhe”, “disa shqipėri”, “Shqipėri Natyrale”, “Bashkim” etj., sepse asnjėra prej kėtyre termave nuk janė tė barasvlershme me pėrmbajtjen e termit “SHQIPĖRI ETNIKE” as me termin “RIBASHKIM”. Nė kėtė vėshtrim, ne nuk kemi asnjė arsye qė tė humbasim kohė dhe tė shterohemi, duke kėrkuar terma dhe shprehje tė reja , qė nuk i pėrgjigjen dhe nuk pėrkojnė me termin “SHQIPĖRI ETNIKE”, i cili nuk mund tė ndryshohet dhe tė zėvendėsohet me terme tė tjera surrogate dhe arbitrare, siē po veprojnė me naivitet dhe me papėrgjegjėsi totale totale disa “shpikės” dhe “akrobatė” tė shoqėrisė sė sotme konsumatore, sepse SHQIPŹRIA ETNIKE si term i tillė jeton, njihet, dhe ėshtė nė pėrdorim me shekuj para nesh, domethėnė qė nga lindja e saj dhe e shqiptarėve nė truallin ilirik tė Ballkanit. Andaj, SHQIPĖRIA ETNIKE nuk ka asnjė nevojė pėr riformulimin ose pėr zėvendėsimin e kuptimit tė saj etnik shqiptar me terma tė tjera diletante dhe ēoroditėse “tė reja”, qė e bastardojnė, e ndėrlikojnė dhe e komprometojnė esencėn e kuptimit tė saj si nė aspektin etnologjik, historik, gjuhėsor, kombėtar, gjeopolitik, ashtu edhe nė atė juridik ndėrkombėtar etj.

SHQIPĖRIA ETNIKE nuk ka nevojė pėr riformulim semantik as historiko-politik, por pėr riaktalizimin e ribashkimit tė saj si nga ana e politikės, e diplomacisė, ashtu edhe nga ajo e shkencės, e kuluturės, e artit dhe e propagandės etj.

Gjithashtu, shkas dhe arsye pėr tė shkruar ca vėrejtje qėllimmira dhe nė dobi tė interesit tė pėrgjithshėm tė ēėshtjes sė ribashkimit kombėtar shqiptar, ėshtė edhe shkrimi me mbititull ” Ismail Kadare: Vete Serbia do te propozoje nje dite Shqiperine e Madhe “, publikuar nė www.balkanveb.com, mė 14 mars 2008). Nėse Ismail Kadare ka deklaruar diē tė tillė, ky ėshtė gabim i dyfishtė, sepse, sė pari, nuk ekziston kurrfarė “Shqipėrie tė Madhe” dhe, sė dyti, “Ballkani mund tė jetė shndėrruar nė ujė”, por “vetė Serbia tė ketė propozuar krijimin e Shqipėrisė sė Madhe”, kjo nuk ka pėr tė ndodhur kurrė. Kėtė e ka provuar teoria dhe praktika e derisotme e logjikės paranoide kolektive antishqiptare e Serbisė, sė bashku me gjenocidin e saj, tė kryerė mbi shqiptarėt dhe Kosovėn(1989-1999), si dhe mbajtja peng e qindra dhe mijėra shqiptarėve nė Preshevė, nė Bujanoc dhe Medvegjė tė Anamoravės etnike shqiptare. Nė njė tė ardhme tė afėrt Serbisė mund dhe, do t’i jetė imponuar ribashkimi i Shqipėrisė Etnike, sikurse nė rastin konkret pavarėsia e Kosovės, porse, ajo, tė ketė propozuar dhe, tė ketė pranuar diē tė tillė, kjo ėshtė vetėm njė utopi e shkretė dhe e parealizueshme pėr shqiptarėt, si dhe pėr vetė Ismail Kadaren. Njė tezė e kėtillė ėshtė e mundur tė ėndėrrohet ose tė imagjinohet, porse tė realizohet kurrė, sido qė tė kenė ndryshuar kushtet dhe rrethanat politike nė kohėt dhe nė shekujt e ardhshėm pėr Ballkanin. Nė favor tė kėtij konstatimi tonė, provon edhe pavarėsimi i Kosovės, tė cilėn Serbia dhe serbėt as nuk e kanė propozuar, as nuk e pranuan, por atė e kundėrshtuan, duke e hudhur poshtė nė formė tė prerė. Krijimi i “Shqipėrisė sė Madhe” nuk do bėhet as sot e as nesėr, sepse ajo as de facto as de jure kurrė nuk ka ekzistuar si e tillė as nė mendjen, as nė praktikėn e as nė historinė e shqiptarėve, por tė pushtuesve fashistė dhe hegjemonistė serbomėdhenj. Kjo tezė ėshtė e fabrikuar nė “industrinė” e terrorit gjenocid projektues militarist tė Serbisė sė Madhe nė Beograd (1844) nga Ilia Garashanini dhe nga pasuesit e tij (Vasa Qubrilloviq, Nikolla Pashiq, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq, Slobodan Milosheviq etj.), e jo nė Tiranė, as nė Shkup e as nė Prishtinė. Si rrjedhim, nė vend tė “Shqipėrisė sė Madhe”, tė imagjinuar nga serbomėdhenjtė dhe mbėshtetėsit e tyre tradicionalė ballkanikė dhe rusosllavė tė saj, sė shpejti, nė Ballkan, do tė vijė deri te ribashkimi i Shqipėrisė Etnike REALE (jo kursesi i “Shqipėrisė sė Madhe” tė Ilia Garashaninit, tė Vojislav Sheshelit, tė Vojislav Koshtunicės dhe tė vladikės Artemije Radosavleviq...etj.), sepse shqiptarėt qė nga periudha e lavdishme e Skėnderbeut [[Kuvendi i Lezhės(2 mars 1444), Lidhja Shqiptare e Prizrenit me nė krye Abdyl Frashėrin(1878), Lidhja e Pejės (1897) me nė krye Hazhi Zekėn, Kuvendi i Junikut (21 maj 1912) me nė krye Hasan Prishtinėn, etj.]] e deri mė sot pėr tė kanė luftuar dhe kanė derdhur gjak, kanė sakrifikuar jetėt e tyre pėr ta mbrojtur, pėr ta ēliruar, pėr ta pavarėsuar dhe pėr ta ribashkuar si trup tė vetėm, qė quhet SHQIPĖRIA ETNIKE REALE, jo, assesi “Shqipėria e Madhe” as e Ilia Garashaninit, as e Nikola Pashiqit, as Hitlerit, as e Musolinit. Turp dhe gabim mė tė madh dhe, mė tė pafalshėm nuk ka pėr tė gjithė ata shqipfolės dhe shqipshkrues qė me vetėdije po manipulojnė dhe po spekulojnė me tezėn antishqiptare “Shqipėria e Madhe”, me qėllim qė tė prodhojnė sa mė shumė tym tė zi dhe mjegull tė padavaritur pėr ta blozuar dhe, pėr ta errėsuar pėrjetė kėrkesėn legjitime dhe reale tė ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike. Pavarėsisht nga qėllimi, nga interesat, si dhe nga prapavija e fundit politiko-propagandistike e autorėve dhe e partizanėve tė ndryshėm tė mbėshtetjes, tė pėrdorimit dhe tė manipulimit me tezėn “Shqipėria e Madhe”, shqiptarėt kurrė nuk do tė heqin dorė nga kėrkesa dhe e drejta e tyre e ligjshme historike mbi ribashkimin e Shqipėrisė Etnike, e cila ėshtė antitezė e “Shqipėrisė sė Madhe”, tė idejuar dhe tė krijuar nga vetė historiografia falsifikatore dhe politika nacional-kolonialiste dhe nacional-socialiste e Serbisė sė Madhe. Thjesht, tė gjithė ata “kalemxhinj” shqiptarė, qė e pėrdorin emėrtimin “Shqipėria e Madhe”, ata me vetėdije dhe pavetėdije, rreshtohen nė mbrojtjen e politikės kolonialiste dhe militariste tė Serbisė sė Madhe, jo tė interesave jetike dhe vitale tė kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike. Duhet t’i rikujtojmė autorėt e ndryshėm diletantėt shqiptarė se, pėrdorimi i tezave dhe i koncepteve tė huaja serbosllave antishqiptare, tė sublimuara nė kryetezėn e tyre “Shqipėria e Madhe”, ėshtė nė favor tė mbrojtjes sė politikės dhe tė sovranitetit kolonial serbosllav, qė do tė thotė grabitje, copėtim, gllabėrim dhe aneksim i territoreve tė vendeve fqinje tė Shqipėrisė Etnike. Gjithashtu, duhet t’i shmangemi edhe pėrdorimit tė fjalės “bashkim”, sepse edhe kjo nė aspektin e “leksikologjisė semantike” tė gramatikės politike dhe diplomatike mbjell dyshim te studiuesit e huaj, si dhe nė arenėn e bashkėsisė ndėrkombėtare, sepse “bashkimi” nėnkupton diē qė aspiron tė bashkohet pėr herė tė parė si nė kuptimin fizik, ashtu edhe nė etnik, politik, organizativ, adiministrativ, territorial dhe shtetėror. Pėr tė mos krijuar njė konfuzion tė kėtillė hipotetik tė panevojshėm, nė vend tė fjalės “bashkim”, duhet tė pėrdorim emėrtimin “RIBASHKIM”, sepse si nė kuptimin e pėrgjithshėm, ashtu edhe nė atė tė veēantė tė rastit konkret tė Shqipėrisė Etnike, ky nocion shpreh aspiratėn, interesin dhe kėrkesėn e ligjshme, morale, faktike dhe historike, tė ribashkohet diē, qė dikur-paraprakisht ka qenė e zhbashkuar qoftė me forcė, qoftė nė formėn e vullnetshme.


“Shqipėria e Madhe” e Serbisė nuk ka asnjė lidhje farefisnie me shqiptarėt dhe me Shqipėrinė Etnike!

Tė gjithė ne, duhet ta kemi tė qartė si deillin dhe si Zotin e gjithėpushtetshėm se ka ekzistuar dhe, edhe sot ekziston vetėm NJĖ SHQIPĖRI ETNIKE, e jo kurrfarė “Shqipėrie e Madhe” as “Shqipėrie e Vogėl” e as “Shqipėrie Natyrale”(sepse kur pėrdorim nocionin “Shqipėri natyrale”, nė fakt nuk themi asgjė konkrete, por shumė tė pėrgjithėsuar dhe tė papėrkufizuar shkencėrisht nė kuptimin etnik, historik, gjeopolitik territorial etj., sepse natyrale janė tė gjitha vendet e botės ngaqė janė tė krijuara nga vetė natyra)”, sepse tė gjitha kėto emėrtime janė abstrakte dhe kanė karakter politiko-propagandistik dhe antirealist, qė nuk pėrkojnė me emėrtimin, me faresifninė dhe me pėrmbajtjen e vėrtetė dhe tėrėsore tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE dhe tė shqiptarėve nė Ballkan. Pse nuk ėshtė e pranueshme as reale teza “Shqipėria natyrale”, sepse po tė pranohej kjo tezė , atėherė, s’ka dyshim se, do tė vinte nė shprehje dekompozimi i territoreve tė shteteve evropiane dhe aziatike, domethėnė do tė vinte nė shprehje ndryshimi i kufijve ekzsitues nė Evropė dhe nė botė, si rrjedhojė e shtruarjes sė kėrkesės iracionale dhe absurde, pa kurrfarė mbėshtetje historike, politike as juridike ndėrkombėtare, kinėse shqiptarėve, do tė duhej t’iu rikthehen “territoret natyrale”, duke filluar qė nga Sumatra e Indonezisė sė Azisė, nga Toskana-Italia e Evropės dhe, nga tėrė Ballkani, qė dikur kanė qenė tė banueshme me paraardhėsit e shqiptarėve siē janė etruskėt, pellazgėt dhe ilirėt. Kjo ėshtė arsyeja objektive dhe racionale pse nė pėrditshmėrinė tonė “shkrojtuese”apo “shkretnuese” nuk duhet ta pėrdorim nocionin “havadyz” megaloman “Shqipėri natyrale”, sepse i tejkalon kufijtė e rajonit tė Ballkanit, por duhet tė pėrqėndrohemi nė pėrdorimin e nocionit tė kapshėm, realist dhe tė justifikueshėm historikisht, moralisht, politikisht, demokratikisht, kombėtarisht dhe ndėrkombėtarisht SHQIPĖRI ETNIKE. Gjithashtu, realisht nuk ekzistojnė as “pesė”, as “gjashtė” e as “shtatė” shqipėri, por ekziston vetėm NJĖ SHQIPĖRI ETNIKE nė Ballkan, pavarėsisht nga arseyeja dhe pezmi ekzistues gjithėshqiptar, si shkak dhe pasojė e kontinuitetit tė sundimit tė egėr dhe ilegal tė kolonialzimit gjenocidal dhe tė imperializmit se aleancės serbosllave tė Ballkanit mbi tokat dhe mbi popullin autokton shqiptar brenda kufijve tė Shqipėrisė Etnike.

Ismail Kadare nuk ka miqėsi as afri me tezėn e rafinuar serbomadhe “Shqipėria e Madhe”!

Ėshtė e vėrtetė se shkrimtari dhe poeti ynė i madh ka bėrė ca lajthitje dhe gabime kur ėshtė fjala pėr mosmbėshtetjen e procesit tė ribashkimit. Mirėpo, nė asnjė kontekst dhe, nė asnjė kuptim, deri mė tash, nė asnjė shkrim, nė asnjė koment, nė asnjė analizė, nė asnjė intervistė dhe, pėr mė tepėr nė asnjė vepėr tė tij letrare dhe publicistike shkencore, nuk ėshtė shėrbyer me sintagmėn politiko-propagandistike serbe dhe serbofile “Shqipėria e Madhe”. Kjo tezė idiotike, diletante dhe raciste, nė asnjė mėnyrė nuk mund t’i mvishet Ismail Kadares. Kėshtu qė, edhe nė takimin e tij nė Shkodėr, mė 14 mars 2008 me lexeuesit dhe me adhuruesit e veprės sė tij, ėshtė e pabesueshme dhe, dyshohet se ai ta ketė deklaruar diē tė tillė, siē shkruan mbititulli i nxjerrė nga “ radhitėsit kompjuterikė” tė “Ballkanwebit”:” Ismail Kadare: Vete Serbia do te propozoje nje dite Shqiperine e Madhe”(www.ballkanweb,14.03.2008). Si ēdo njeri, ashtu edhe Ismail Kadare ka tė drejtė tė ndryshojė mendimin e tij pėr ēėshtje tė caktuara, sė kėndejmi edhe pėr ēėshtjen e ribashkimit kombėtar shqiptar. Pse jo, edhe ky evoluim i shkrimtarit tonė shquar(por jo edhe i politikanit dhe i diplomatit tė shquar), Ismail Kadare nė sfondin politik dhe kombėtar, duhet t’i ketė gėzuar dhe inkurajuar tė tė gjithė shqiptarėt qė e kanė nė zemėr e nė shpirt dhe, qė janė duke punuar ditė e natė, pa asnjė hile dhe pa kursyer asgjė (madje as jetėt e tyre) pėr ribashkimin e shqiptarėve dhe tė trojeve tė Shqipėrisė Etnike. Pėr revidimin e konceptit dhe tė tezės sė tij paraprake “antibashkim”, pa asnjė hamendje dhe pa asnjė rezervė, duhet ta mbėshtesim Ismail Kadaren, sepse kjo ėshtė njė fitore e madhe dhe shumė e vlefshme pėr pohimin, pėr mbrojtjen, pėr riaktualizimin, pėr afirimin dhe pėr avancimin e mėtejmė e sė vėrtetės mbi ribashkimin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike si nė relacionet brendashqiptare, ashtu edhe nė ato tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Ky evoluim dhe ndryshim i filozofisė racionale kombėtare tė Ismail Kadares nė favor tė ribashkimit kombėtar shqiptar i nderon tė tė gjithė shqiptarėt e hapėsirave tė Shqipėrisė Etnike dhe kudo nė diasporė, por mbi tė gjitha e nderon edhe vetė autorin e saj, sepse me plot arsye (etike, kombėtare, politike, demorkatike, juridike dhe historike etj.), nė mėnyrė tė drejtė, objektive dhe largpamėse e ka pėrgėnjeshtruar tezėn e tij tė mėparshme, krejtėsisht tė gabuar, tėrėsisht tė vrazhdtė, iracionale, tė pasaktė, apolitike dhe antikombėtare-ANTIBASHKIM.

Teza e gabuar antiabshkim e Ismail Kadares

“... Fakti qė shqiptarėt si nė Shqipėri, si nė Kosovė, janė tėrhequr nga ēdo ide pėr t’u bashkuar Kosova me Shqipėrinė, dhe kėtė e kanė bėrė sinqerisht, nė mėnyrė tė ndershme, pa dredhi, me moral tė dyfishtė, por e kanė bėrė drejtpėrdrejt, ky ėshtė njė kompromis i madh.... E megjithatė, shqiptarėt tė ndėrgjegjshėm, duke ditur se kjo gjė e ndėrlikon jashtėzakonisht historinė e Ballkanit dhe tė Evropės, se kjo gjė ėshtė gati e pamundur nė kushtet e sotme, ata nė mėnyrė tė tillė, pra tė ndershme dhe fisnike e bėnė kėtė flijim nė altarin e Evropės dhe po e perseris, kjo duhet ēmuar. Pra, kjo histori e shqiptarėve nė prag tė statusit, ka filluar me njė kompromis.” (“Zeri i Amerikės”, 25.10.2005; “Shekulli”,27.10.2005)).

Sa mė sipėr, tre vjet mė parė, saktėsisht nė vitin 2005, Isamil Kadare “ e ka pasqyruar dhe justifikuar” kėtė tezė skandaloze, absurde dhe tė papranueshme= ANTIBASHKIM pėr hir tė arritjes sė “kompromisit tė madh historik shekullor” me Serbinė dhe me Evropėn Perėndimore pėr hir tė puthjes sė “altarit” tė saj, e cila pikėrisht, nė saje tė pėrcaktimit dhe tė orientimit tė kėsaj “busulle” antihumane, antidemokratike dhe antishqiptare, gjysmėn e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, qė nga Kongresi i Berlinit (1878) i copėtoi, i zhbashkoi dhe i sakrifikoi nė mėnyrėn mė tė egėr, mė tė pamėshirshme, mė tė padrejtė, mė tė paligjshme dhe mė anticivilizuese nė favor tė politikės dhe tė praktikės grabitēare gjenocidale kolonialiste dhe imperialiste tė Serbisė, tė Greqisė, tė Bullgarisė dhe tė Malit tė Zi. Shtete fqinje kėto, tė cilat, edhe sot, nė dekadėn e parė tė shekullit XXI, i mbajnė nėn thundrėn e tyre tė sundumit barbarik kolonialist pushtues mbi 50% tė territoreve dhe tė popullsisė indigjene shqiptare tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.

Teza e re e ribashkimit e Ismail Kadares

Me gjithė tė metat e saj shprehėse, s’ka asnjė dilemė se, duhet ta pėrshėndesim tezėn e re PRORIBASHKIM tė shkrimtarit tonė tė madh dhe tė nderuar, Ismail Kadare. Mirėpo, nė kėtė kontekst, ėshtė e nevojshme dhe e domosdoshme qė si shkrimtari ynė, Ismail Kadare sė bashku me bashkėbiseduesit dhe me intervistuesit e tij nė takimin e theksuar tė Shkodrės (14.03.2008), ashtu edhe tė tė gjithė gazetarėt, analistėt, publicistėt, shkencėtarėt, politikanėt, diplomatėt shqiptarė, sot dhe nesėr (kur shkruajnė pėr ribashkimin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė), duhet tė mbajnė parasysh faktin qė, nė bisedat, nė intervistat, nė komentet, nė analizat dhe nė shkrimet e tyre (pavarėsisht nga zhanri dhe shtjellimi i tyre), tė mos e pėrdorin nocionin “bashkim”, por “RIBASHKIM”, si dhe tė mos pėrdorin sintagmėm politiko-propagandistike, kuazihistorike dhe kuazishkencore “Shqipėria e Madhe”, sepse kjo ėshtė “pjellė” dhe produkt i Serbisė sė Madhe, qė nga viti 1844 e, edhe sot, nė vitin 2008 tė shekullit XXI.

Teza “Shqipėria e Madhe” nuk ėshtė argument as realitet shqiptar, por ėshtė tezė e trilluar dhe e falisikuar e historigrafisė dhe e politikės serbomadhe, qė ėshtė nė funksion tė “mbijetesės” dhe tė mbrojtjes me ēdo kusht tė Serbisė sė Madhe nė llogari tė copėtimit dhe tė pėrthithjes sė trojeve etnike shqiptare.

Pra, sikurse dikur, qė nga krijimi i Serbisė sė Madhe mė 1878 dhe 1912, edhe sot, teza “Shqipėria e Madhe, ėshtė arma mė e fuqishme “atomike” e saj pėr justifikimin e absorbimit tė territoreve shqiptare, pėr pėrēarjen, pėr dėbimin dhe pėr shfarosjen e shqiptarėve nga trojet autoktone tė Shqipėrisė Etnike. Sipas interpretimit tė www.balkanweb,14.03.2008,, Ismail Kadare jusitifkimin dhe konkretizimin e tezės e re tė tij lidhur me ribashkimin shqiptar, e ka parashikuar nė kėtė formė: “: Vete Serbia do te propozoje nje dite Shqiperine e Madhe... Dhe prap jam i sigurte dhe besoj se do te vije koha qe serbet do te jene te paret qe do te propozojne qe, keta shqiptaret, qe u shtrine ne dy shtete, sikur te mblidheshin ne nje do te ishte me mire", shprehet shkrimtari i shquar”. Kėsaj teze tė re parashikuese tė Ismail Kadares lidhur me ribashkimin e “Shqipėrisė sė Madhe”, si politika, si kultura, si shkenca, si shteti, si kisha ortodokse serbe, si dhe ēdo serb (pavarėsisht nga mosha, profesioni, pozita, funksioni, titulli, statusi material dhe nga vendqėndrimi i tyre), do t’i pėrgjigjeshin thjesht: “Daj bozhe shta budalla misli”(!) Nė kėtė rast, unė kam tė drejtė tė shprehem nė stilin “civilizues” serb, por do tė thoja se, kjo prognozė optimiste e Ismail, nuk mund tė kuptohet ndryshe, veēėse si parashikim i gabuar politik. Ndėrkaq, po tė kishin qenė gjallė dhe, nė jetė gjyshi edhe babai im, do tė thoshin, -mos e dhashtė Zoti krijimin e nodnjė “Shqipėrie tė Madhe”, tė cilėn, pikėsėpari, do ta propozonin dhe do ta mbėshtnin serbėt dhe Serbia, sepse ai do tė ishte fundi tragjik i shqiptarėve dhe i Shqipėrisė Etnike nė Ballkan, sikurse mė 1878 dhe mė 1912 etj.! Gjithashtu, edhe unė jam i sigurt 1000% se njė “propozim i tillė” i Serbisė dhe i serbėve, nuk ka gjasė reale qė tė ndodhė kurrė nė historinė e Ballkanit. Pse e them kėtė, (sepse duke provuar me lėkurė sikurse stėrgjyshėrit, gjyshėrit dhe babai im) pėr shkak se e njoh shumė mirė, shumė hollėsisht, shumė mė thell dhe shumė mė gjithanshmėrisht psikologjinė politike patologjike tė etnocentrizmit-antisemitizmit serb ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė Etnike, sesa Ismail Kadare dhe, se ēdo shqiptar tjetėr qė, fatbardhėsisht nuk kanė pasur rast tė jetojnė me breza nėn sundimin e hekurt qindravjeēar kolonialist dhe gjenocidal tė Serbisė. Kėto njohuri nuk i kam fituar vetėm duke e studiuar historinė kombėtare shqiptare, duke lexuar romane, novela, tregime, poezi tė shkrimtarėve mė tė njohur rilindės shqiptarė (tė djeshėm dhe tė sotshėm), siē ishte At Gjergj Fishta, Akademik Rexhep Qosja, Adem Demaēi, Ismail Kadare, Esat Mekuli...etj., por, para sė gjithash, i kam trashėguar dhe mėsuar nga stėrgjyshi, gjyshi dhe babai im, ku nga pėrvoja e tyre e hidhur qindravjeēare nėn sundimin kolonial serbomadh (duke provuar mbi kurrizin tim gjysmėshkeullor gjithė peshėn e robėrisė dhe tė tiranisė serbomadhe), konsideroj se ēdo “propozim i mirė” dhe ēdo “mėshirė humane” dhe “civilizuese” qė vjen nga serbėt pėr ta ndihmuar qenien shqiptare dhe Shqipėrinė Etnike, do tė thotė ajo ėshtė e “DITA E KIJAMETIT”, jo dita e ribashkimit tė tyre, siē ėshtė shprehur Ismail Kadare me rastin e takimit tė tij nė Shkodėr me lexuesit dhe me aderuesit e veprės sė tij. Fatkeqėsisht, kėtė e provoi edhe hollokausti i fundit i Serbisė nė Kosovė mė 1999.
___________________

Boston, mė 16 mars 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] "Nobeli", Akademia Suedeze: E vėrteta pėr Kadarenė (2008-11-20 09:38:24 nga admin4)
[ Kultura ] Ismail Kadare: Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim, ndėrsa Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para ("Zėri i Popullit", 13 janar 1974, f. 3 ) (2008-11-02 08:23:06 nga admin1)
[ Kultura ] Analizė e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" tė Ismail Kadaresė (III) (2008-09-26 11:00:49 nga admin4)
[ Kultura ] Analizė e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" tė Ismail Kadaresė (I) (2008-09-24 09:45:57 nga admin4)
[ Intervista ] Pse e quaj Kadarene mit i komunizmit? (2008-09-11 14:09:24 nga admin4)
[ Opinione ] Ismail Kadare: Vete Serbia do te propozoje nje dite Shqiperine e Madhe (2008-03-14 04:32:16 nga admin4)
[ Intervista ] Kadare: Serbėt nuk duhet tė harrojnė ē'ka ndodhur (2008-02-23 06:53:45 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ismail Kadare: Kosova mori sot statusin qe meritonte (2008-02-18 03:13:07 nga admin4)
[ Kultura ] Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve (2008-01-29 05:00:30 nga admin4)
[ Intervista ] Kadare: Problemi i Kosovės, njė problem i madh i lirisė... (2007-12-21 19:09:36 nga admin1)
[ Kultura ] Kadare: Reforma e Akademisė, njė pėrrallė (2007-12-08 07:51:37 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster