DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Intervistė me Znj. Kadrije Pronjo
Postuar mė datėn: 2007-07-02 12:55:14 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Nga Kėze (Kozeta) Zylo

Ēamja fisnike nė moshėn 86 vjeēare Znj.Kadrije Pronjo rrėfen me lot nė sy tmerret qė pa nga genocidi grek.
Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndėshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as fėmija.


Ju keni lindur ne Ēamėri, sot nė vitet e pleqėrisė, c’mund tė kujtoni nga jeta pėr atė kohė nė qytetin tuaj tė lindjes dhe nė gjithė Ēamėrinė?

Po e filloj me qytetin tim tė lindjes qė quhet Paramithi qė nė shekujt e mėparshėm quhej Ajdonat. Ėshtė njė Qytet i vendosur nė shpatin e Malit Kurilla, mbrapa tė cilit shtrihet edhe pjesa tjetėr shqiptare, ajo e Sulit. E vlen tė kujtoj se bejlerėt Ēamė veēanėrisht Pronjatė ku isha martuar, mbanin gjithmonė miqėsi me Suliotėt.
Qė nė kohėn e Ali Pashait ata ishin bėrė vllamė me Suliotėt dhe i kanė ndihmuar vazhdimisht ata.
Kjo ėshtė dhe arsyeja, qė mbesa e Ali Pashait, u martua nė Pronjatėt, e cila ishte njė zonjė e vėrtetė, ndaj dhe njerėzit e respektonin dhe e donin pėr dashurinė dhe mėncurinė qė ajo shfaqte nė komunikim me ta.
Nė majė tė malit janė ende rrėnojat e Kėshtjellės sė Ajdonatit prej nga duket qartė madhėshtia dhe bukuria e qytetit. Shtėpitė e bardha me dy ose tre kate, tė ndėrtuara me gure dhe me oxhaqe tė larta tregojnė fisnikerine e banoreve te saj.
Nė shumė nga ato shtepi kishte pjesė qė quheshin sellamllėqe. Aty strehoheshin fshatarėt qė vinin pėr tė bėrė pazarin.
Ata gjenin aty mikpritje e ngrohtėesi, bile kishte raste qė i zoti i konakut as nuk i njihte se kush hynte e dilte nė ato selamllėqe. Oborret e shtėpive ishin tė shtruara me pllaka guri anash dhe tė lyera me qėlqere tė cilat ishin mbushur me vazo lulesh me aromė qė edhe sot nuk mė hiqet nga mendja. Shpesh nė to mbilleshin lule tipike tė krahinės sonė si Manxurana dhe Vasilikoja. Rrugėt e shtruara me kalldrėme nuk mbanin as shi as borė dhe gjithmonė shkėlqenin nga pastėrtia
Ato rrugė dhe ato shtėpi llamburisnin si brenda dhe jashtė nga nikoqiret ēame, unė kėshtu e mbaj mend atė qytet si 25 vjecare kur jam dėbuar me dhunė nga Genocidi Grek!

Kur u larguat nga Ēamėria dhe pse u larguat?

Ah, si erdhi ajo kohė e mallkuar e vitit 1944 qė rrėnoi ėndrrat dhe shpresat e njė krahine tė tėrė shqiptare. Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndėshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as femija.
Ishte luftė nė gjithė botėn, por jo tek ne, lufta bėhej larg atė e bėnin tė mėdhenjtė Gjermani, Inglizi, Rusi dhe jo ne. Ne me tė krishterėt ishim nė vėllazėri, bile njė nga ne i ndjeri A. Pronjo ishte i martuar me njė tė fesė sė tyre. Kanė lėnė edhe dy fėmijėe.
Por kisha greke sė bashku me qeveritarė na kishin halė nė sy.
Ata pėrveē rrėmbimit tė pronave tona mijėera vjeēare mbanin gjithmonė tė ndezur urrejtjen dhe mezi pritėn rastin e luftės pėr tė na dėbuar nga shtėpiat e pronat tona.

Cilat jane disa nga pamjet mė tmerruese qė i keni akoma para sysh nė ato vite tė Genocidit Grek?

Nuk mė hiqet nga mendja ndarja me Zonjėn Asije Hanėmin, vjehrrėn time.
Duke mė pėrqafuar e shtrėguar qante me lot dhe mė kėshillonte qė tė shpėtonja vajzėn disa muajshe Makbulen duke mė thėnė nuse nė xhenet do piqemi.
Mu rrėnqeth mishi dhe i gjithė trupi mė dridhej, ndėrsa vajza qante me dėnesė.
Me vajzėn nė krahė dhe njė bohce ndėrresash pėr tė, vrapova tek babai, shtėpitė ishin prane.
Babait i kishte rėnė nje tis i verdhė, ishte bėrė si meit, mezi qėndronte nė kėmbė, kėrkoi t’i marr pak erė kokės leshverdhė tė mbesės sė tij.
Tmerr i pa harruar ėshtė kur djalit 4 vjeēar tė kunatit tim, Z. J.Pronjos zervistat deshėn t’i prisnin kokėn. Por pėr fat komshiu ynė Nikolla Sotiri, njė njeri shumė I nderuar e shpėtoi, megjithėse deri vonėi mbeti shenja e thikės nė fyt.
Po njė tmerr qė ėshte vėshtirė tė pėrshkruhet, megjithėse nuk mund tė harrohet, i ndodhi komshijes Znj.Heteme, ishte e ere , andartet e zerves, mbasi ja shqyen rrobat me bajonetė dhe e bėnė lakuriq sic e kishte bėrė nėna, e morėn me vehte dhe mbas disa orėsh e nxorrėn jashtė pėr ta vrarė.
Kėtu del komshia e saj, e shoqja e Cavos dhe ua shkėputi nga dora duke u thėnė, ma lģni mua se do ta marr nuse pėr djalin tim Mitron.

A keni pasur tė vrarė, tė masakruar nga familja juaj, apo miqtė tuaj?

Babain tim tė shkretė Avdon., njė burrė i mencur e trim e vranė duke e qėlluar mbas shpine nė oborrin e shtėpise dhe bashkė me tė edhe tezen time Hadife.
Vjehrren time, kur morėn vesh se ishte Pronjate, nje familje fisnike shumė e nderuar qė i ka dhėnė Ēamėrisė shqiptarė trima e udhėheqės tė njohur si Mustafa e Islam Pronjon,
(nė Gjirokastėr pėrmendet njė shprehje pėr Pronjatet: “Ua mos u mbaj aq larte, sikur je nga Pronjatė.”) duke e goditur me tyta pushkėsh nė kokė i kėrkonin se ku ishin fshehur florinjtė e shumtė.
Mbas vuajtjesh tė pa pėshkruara sė bashku me vajzėn e saj Fatimen vdiq nė burgun e Paramithisė.

Kush ju strehoi kur erdhėt nė Shqipėri dhe cilat ishin momentet e para tė takimit?

Mbas udhėtimeve natėn mbėrritėm nė periferi tė Korēės sė bashku me familje tė tjera
Ēame.
Nė burime freskoheshim , pinim ujė dhe piqnim ndonjė misėr nga arrat e
pakorrura . Nė Korēė gjetėm njė shtėpi me qira ku u strehuam tre familje.
Qyteti ishte i pastėr, shumė mikpritės dhe i kamur, aty gjetėm ēfarė na duhej pėr tė jetuar. Njerėzit ishin shumė tė sjelleshėm, na ndihmonin e na trajtonin si miq te vėrtetė.
Mbasi morėm vesh se Anglezet, kishin shpėtuar mbas shumė muajsh vuajtje nė burgun e Paramithisė shumė gra e fėmijė, burri im me shumė mundime, bashke me ēamė tė tjerė, kaluan rrugė pa rrugė pėr tė takuar njerėzit e tyre qė mund tė kishin shpėtuar nga tmerri shovinist.
Por fatkeqėsisht nėna dhe motra e tij nuk ishin mė ndėr tė gjallėt.
Ai nė kushtet e dimrit u sėmur rėndė dhe mbas spitalit nė Vlorė e sollėn nė atė tė Tiranės. Me gjithė kujdesin e treguar, nga mungesa e ilaēeve por edhe e ushqimeve ai nuk rezistoi, dhe vdiq ne moshen 33 vjecare.
Kėshtu qė mbeta e ve me vajzėn time disa muajshe .
Pra jeta ime u nxi nga shovinistėt grekė dhe u detyrova sė bashku me vėllezėrit e mij tė punoj pėr tė jetuar.
Vite shumė tė vėshtira nė kalvarin komunist qė e kemi kaluar sė bashku me gjithė vėllezėrit shqiptar.

Ju keni toka, shtėpi e varret e prindėrve nė Ēamėri, a keni pasur mundėsi t’i vizitoni ato?

Atje kam njė pasuri tė pafund, kam varret e tė parėve te mij; por fatekeqėsisht, me gjithė dėshirėn nuk mė ėshtė lejuar asnjėherė per t’i vizituar mė, as mua as ndonjė ēami tjetėr. Kjo bėhet nga grekėt, per t’i treguar botės se atje nuk ka mė shqiptarė.
Vetėm kėshtu ata mund tė kėrkojnė pretendime tė padrejta pėr atė pakicė minoritarėsh qė i kemi mbajtur me bukė pėr tė na punuar ēifliqet tona.
Por dua tė ndalem pak nė kėtė pikė.
Mbasi erdhi demokracia nė Shqipėri, aty nga viti 1992, nje diėe pėr ēudi, mė vinė pėr vizitė nė shtėpi disa gra tė krishtera nga Paramithia.
Ishte Popi, vajza e H.Paskos bashkė me dy shoqe tė tjera te vajzėrisė sime tė hershme.
U bė njė takim shumė i pėrmallshėm, kaluam sė bashku njė ditė duke kujtuar fėmijėrinė dhe rininė tonė, kėmbyem dhurata dhe u ndamė si mikesha tė vėrteta qė ishim.
Pronat e Pronjatėve si vreshta, ullishte, livadhe janė tė shumta, bile para disa vitesh kur vajza ime ishte pėr turnė nė Europe, nė British Museum te Londrės, gjeti tė ekspozuara disa statuja bronxi me shumė vlerė “tė zbuluara mė 1792,
nga fshatarė shqiptarė pranė Paramithisė nė vendin e quajtur Gropė” edhe kjo pronė e tyre.

Ju nė njė moshė madhore patė me sytė tuaj njė emigrim tė dytė kur erdhėt nė Amerikė; c’ju detyroi qė emigruat pėrsėri, dhe cili ėshtė ndryshimi midis emigrimeve qė keni kaluar?

Ah, ju lutem mos ma quani kete emigrim, kėtu gjeta njė atdhe tjetėr tė vėrtetė.
U largova nga Shqipėria sepse atje filogrekėt nuk duan dėshmitarė okularė tė spastrimit etnik qė bėnė me ne nė Ēamėrinė tonė Shqiptare.
Nga ato pak gjėra qė marr vesh, grekėrit duan tė marrin edhe Shqipėrine e Jugut.
Kėtu e kanė qėllimin e mohimit tė Ēamėrisė sonė.
Dhe pėr turpin e tyre, heshtje pėr problemin Ēam mbajnė dhe qeveritarėt qė janė vendosur me ndihmėn e grekėve.

Si po e kaloni kohėn kėtu nė Amerikė, dhe cila ėshtė rutina e pėrditshme?

Ju thashe edhe mė parė, kėtu gjeta njė atdhe tė vėrtetė nė kuptimin e plotė tė fjalės. Megjithse nė Shqipėri punova afro 30 vjet mė japin nje pension afro 100 $ nė muaj(faktikisht ato ja kam lėnė nipit nė Tiranė), kėtu me pensionin qė mė japin mund tė ha e tė vesh cfarė tė dua e tė gjezdis ku tė mundem.
Pra nuk mė mungon absolutisht asnjė gjė. Pėr kėtė i falem Amerikės per natė.
Ėshtė vend me tė vėrtetė i bekuar nga Zoti madh..
Pėr kėtė duhet ta falėnderojne gjithė shqiptarėt. Me sa ndigjoj
Amerikanėt po ndihmojnė vėllezėrit tanė tė Kosovės, inshallah njė ditė tė ndihmojnė edhe ne Ēamėt pėr tė drejtat tona. Inshallah!.

Pėr mbesat e mia Betullėn dhe Albėn, do tė them vetėm qė janė shumė te mira dhe nė jetė shumė tė suksesshme. Stėrnipi im , Lisi dhe stėrmbesa Dea, qė janėe lindur kėtu, flasin gjuhėn tonė shumė bukur dhe recitojnė vjersha nė shqip.
Ata do tė bėhen njerėz tė mirė dhe do ta duan si Amerikėn ashtu edhe Shqiperinė e vertete!

Ju urojmė pleqėri tė bardhė dhe ju faleminderit pėr intervistėn!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU (2008-06-07 11:52:16 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA (2008-04-29 07:45:04 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė TELEFONIKE me ZĖDHĖNĖSIN e FBKSH-SĖ dhe TĖ AKSH-sė z. Gafurr Adilin DHĖNE KTV-sė (2008-01-24 04:38:24 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster