Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Kėtė opcion e kam sugjeruar qysh para shtatė vitesh.Mirėpo, askush nuk e ka marrė nė konsideratė nga ata qė bėjnė politikė tė drejtpėrdrejtė zyrtare, si dhe nga ata tė opozitės nė Maqedoni. Nė vend se, si pozita, ashtu edhe opozita politike shqiptare nė Maqedoni, qė kėtu e tetė vjet mė parė tė angazhoheshin, duke gjetur gjuhė tė pėrbashkėt tė veprimit politik pėr realzimin e konceptit tė federalizimit tė Maqedonisė, ata morėn tatpjetėn e dreqit, dhe ia mbyllėn rrugėn legjitime dhe legale kombit shqiptar, qė sipas Kushtetutės, tė jetė komb i barabartė me kombin maqedon. Zgjodhėn formulėn mė tė keqe politike, tė njohur me emrinMarrėveshje e Ohrit, sipas sė cilės kombi shqiptar u tjetėrsua nė minoritet kombėtar tė Maqedonisė.
Nė Maqedoni, do tė keqė qetėsi, paqe, siguri, koekzistencė, demokraci, plutralizėm, bashkėpunim dhe stabilitet ndėrnacional, vetėm, po qe se, qė tani krijohen kushtet politike pėr ndryshimin me procedurė tė shkrutėr tė kushtetutės nė fuqi dhe, nė vend tė saj, tė hartohet njė kushtetutė e re, ku shqiptarėt, do tė jenė komb i barabartė me atė maqedon. Domethėnė, ashtu si kam sugjeruar kėtu e shtatė vjet mė parė, pėr tu arritur ndonjė kompromis i mirfilltė dhe objektiv politik ndėrmjet palės shqiptare dhe asaj maqedone, si faktori politik shqiptar,ashtu edhe ai ndėrkombėtar, para sė gjithash dhe, nė mėnyrė urgjente, duhet tė shqyrtojnė ēėshtjen e federalizimit tė Maqedonisė. Ndryshe, nėse nuk realizohet kjo kėrkesė minimale e kombit shqiptar, nė Maqedoni, gjendja politike dhe e sigurisė, jo vetėm se do tė vazhdojė me brishtėsitė dhe me paradokset e saj tė deritashme politike, por ekziston rreziku real qė, brenda njė kohe tė shkurtėr, do tė vijė nė shprehje dekompozimi total i kėsaj republike artificiale jugosllave-serbosllave, si pasojė e diskriminimit dhe e mohimit tė drejtės sė vetėvendosjes sė popullit shqiptar nė Maqedoni.
Nėse, brenda njė afati shumė tė shkurtėr nuk vjen nė shprehje federalizimi i Maqedonisė, atėherė, shqiptarėt e asaj republike kanė plotėsisht tė drejtė morale, historike, legjitime dhe juridike ndėrkombėtare qė tė ushtrojnė kėrkesėn pėr bashkimin me Kosovėn dhe me Shqipėrinė.
Tjetėr alternativė dhe zgjidhje politike nuk ka pėr shqiptarėt nė Maqedoni ose federalizim pa kusht, ose bashkim me Kosovėn dhe me Shqipėrinė Mėmė.
Marrėveshja e Ohrit VERSUS sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve tė kolonizuar nė IRJM ngase sipas saj shqiptarėt kanė statusin e grupit minoritar, jo KOMB i barabartė me kombin maqedon!?
Njė pėrcaktim i kėtillė, si alternativė paliative e sė drejtės vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė shqiptarėve nė tokat e tyre nė IRJM, ėshtė mė shumė se cirk politik, pėrkatėsisht ėshtė dėshmi se politikat aktuale shqiptare pėrditė e mė shumė po defaktorizohen, duke iu nėnshtruar prirjeve dhe formulave tė dyshimta tė BE-sė, tė cilat janė nė kolizion flagrant me tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit shqiptar nė IRJM, ashtu edhe nė Kosovėn Lindore (Preshevė, Bujonoc dhe Medvegjė), dhe nė Mal tė Zi (Ulqin, Tivar, Tuz, Hot, Plavė, Grudė dhe Guci, mbase shqiptarėt edhe pse kanė statusin e minoritetit kolonial nė Serbi, nė Mal tė Zi dhe nė IRJM, nuk janė minoritet, por janė etni, e formuar me shekuj nė trojet e tyre indigjene tė Shqipėrisė Etnike.
Sipas Kushtetutės sė IRJM-sė as para, as pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit tė vitit 2001 shqiptarėve nė trojet e tyre etnike nuk iu njihet e drejta shtetformuese dhe e drejta e vetėvendosjes si komb i barabartė me atė maqedon, edhe pse dihet se, historikisht, problemi i shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė me bazė dhe me bagazh kolonial tė Serbisė dhe tė IRJM-sė. Prandaj, (ndoshta, pėrkohėsisht nė IRJM, do tė dhezė opcioni i kompromist politiko-multietnik, qė parakupton njė lloj autonomie tė kufizuar dhe tė brishtė, madje nėn nivelin e autonomisė qė kishte Kosova dikur sipas Kushtetutės sė saj tė vitit 1974 nėn ish-RSFJ, qė shqiptarėt shumicė i karakterizon si minoritet as mė pak as mė shumė), pa realizimin e sė drejtės sė vetėvendosjes, madje edhe pa realizimin e zgjidhjes sė pėrkohshshme politike tė problemit shqiptar pėrmes federalizimit tė IRJM-sė, opcion ky, qė tė paktėn, do tu mundėsonte shqiptarėve qė si element konstituiv, tė barazoheshin me pakicėn maqedone si komb i barabratė me Kushtetutė.
Fatkeqėsisht, pėr shkak tė politikės sė gabuar tė palės shqiptare, tė drejtuar nga liderėt Arbėr Xhaferi dhe Ali Ahmeti, erdhi nė shprehje imponimi i Marrėveshjes sė Ohrit (2001) nga ana e mediatorėve evrondėrkombėtarė, e cila nė tėrėsi mbylli ēdo debat nė temėn e realizimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė kombit shqiptar nė IRJM. Mirėpo, pėr kėtė kufizim absurd dhe antiligjor (sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara) tė diskriminimit tė popullit shqiptar nė IRJM, nuk mund tė fajėsohet (ashtu siē jusitifikon politika aktuale shqiptare qoftė ajo nė pushtetin shtetėror tė sotshėm tė qeverisė sė IRJM-sė, qoftė ajo nė opozitė, se ajo qė na u lejua, edhe e bėmė- Marrėveshja e Ohrit). Nga ky justifikim del qartė se elita politike shqiptare nė IRJM nuk ka pasur kapacitet mė tė madh politiko-strategjik dhe diplomatik, qė tė bėjė diē mė shumė nė favor tė mbrojtjes sė interesave politike dhe kombėtare tė shqiptarėve nė IRJM, pėrkatėsisht tė pėrballojė diktatin dhe ultimatumin e faktorit tė jashtėm evrondėrkombėtar, i cili nė stilin fait accompli ia ka imponuar Marrėveshjen e Ohrit, e cila ėshtė negacion i sė drejtės sė vetėvendosjes.Pikėrisht, kjo marrėveshje ishte vija e kuqe, qė IRJM-nė e shpėtoi nga federalizimi. Nė mungesė tė njė opcioni tė kėtillė tė arsyeshėm politikisht dhe juridikisht, sė pari, erdhi nė shprehje revizionimi dhe zhvlerėsimi i Platformės sė politike dhe kombėtare tė UĒK-sė/BDI-sė pėr realizimin e aspiratave tė pavarėsimit tė shqiptarėve nga IRMJ-ja, dhe nė vend tė saj u pėrqafua Platforma evropiane-maqedone-Marrėveshja e Ohrit, sipas sė cilės shqiptarėt kanė fituar statusin e minoritetit
, e jo tė shumicės si komb shtetformues dhe i barabartė me shumicėn sllavomaqedone, pavarėsisht se me ēfarė pėrqindje dhe nė ēfarė vėllimi, ėshtė zyrtarizuar, dhe barazuar gjuha shqipe me maqedonishten nė administratėn zyrtare. Ska dyshim se zyrtarizimi i gjuhės shqipe nė IRJM-sė si pandan i sllavomaqedonishtes, ėshtė njė element pozitiv pėr shqiptarėt. Mirėpo, nė kuptim e gjerė dhe tė thellė politik-kombėtar, ėshtė vetėm njė pikė ujė nė deti, qė nuk garanton kurrfarė sigurie, as barazie tė shqiptarėve me maqedonėt ngase me ligjin dhe me Kushtetutėn ekzistuese sllavomaqedone, shqiptarėt konsiderohen vetėm minoritet, jo komb shtetformues tė IRJM-sė.
Praktikisht, kjo ėshtė e tėra, ēka kanė fituar shqiptarėt si minoritet nė IRJM. Me njė fjalė, shqiptarėt nė IRJM, me Marrėveshjen e Ohrit kanė fituar minimumin e sė mundshmes, ndėrkaq, politika falimentuese shqiptare, e mbeshtetur nga politika zyrtare sllavomaqedone dhe nga politika evropiane e Havier Solanės, ka fituar maksimumin e sė pamundshmes ngase rebelet terroristė, kanė fituar statusin e barabratė ministror dhe qeveritar sllavbomaqedon, si dhe nė kėtė mėnyrė iu kanė shmangur listave tė zeza tė Serbosllavisė dhe tė Evropės etj. Ky ėshtė i vetmi rezultat pozitiv i politikės shqiptare tė Ali Ahmetit karshi realizimit tė sė drejtave vitale tė shqiptarėve nė IRJM. Ndėrkaq , nė anėn tjetėr, Evropa me Marrėveshjen e Ohrit ka arritur qė VETĖM PĖRKOHĖSISHT (ti heshtė shqiptarėt) ta qetėsojė konfliktin e armatosur shqiptaro-sllavomaqedon. Ky ėshtė efekti pozitiv politik i Marrėveshjes sė Ohrit, qė ėshtė vetėm nė favor tė interesit tė politikės sllavomaqedone, dhe tė fromulave tė kompromist tė BE-sė. Nė kėtė kontekst, as politika e liderit tė BDI-sė, Ali Ahmeti, as ajo e Arbėr Xhaferit, lider i PDSH-sė nuk kanė pse tia tjetėrsojnė meritat njėri-tjetrit, pėrkatėsisht ta kritikojnė njėra-tjetrėn pėr arritjen apo dėshtimin e Marrėveshjes sė Ohrit, madje, edhe nė rastin konkret, kur ėshtė fjala pėr lėshimin e pasaportave tė IRJM-sė nė gjuhėn shqipe dhe maqedone, sepse kjo nuk ėshtė e tėra e realizimit tė sė drejtave politike kombėtare tė shqiptarėve nė IRJM, sepse thjesht, edhe me ardhjen e rebelėve terrositė(siē i quante dhe i vriste qevria militariste sllavomaqedone) nė pushtetin e pėrbashkėt sllavomaqedon, ēėshtja kombėtare e shqiptarėve atje nuk ėshtė zgjidhur, por, sikurse 50 vjet e shkuara, statusi i tyre ka ngelurė i pandryshuar=minortet nė shtet tė huaj, dhe minoritet nė TOKĖN ETNIKE SHQIPTARE,sikurse dikur qė ishte Kosova me autonominė e saj (me administratė dygjuhėsore) nėn shtet tė huaj-Serbinė-Jugosllavinė. Edhe shqiptarėt e Kosovės kishin njė Kushtetutė autonomie (me gjithė pėrdorimin e administartės dygjuhesore tė barabartė ligjėrisht), epilogu i tragjik i saj u pa ne vitin 1989, sepse autonominė e saj minoritare e gllabėroi Serbia me policinė, ushtrinė dhe me tankat e saj. Kėshtu, pat pėrfunduar tragjikisht administrata dygjuhėsore nė Kosovė, si rrjedhim se shqiptarėt nuk kishin shtet, as pushtet tė vetin, edhe pse i kishin ministrant dhe funksioanrėt e dėgjueshėm dhe tė disiplinuar nė qeverinė dhe nė policinė serbo-jugosllave, sikurse qė tani janė ministrat rebelė shqiptarė nė qeverinė sllavomaqedone, tė cilėt si duket, tani pėr tani janė tė kėnaqur me funksionet dhe me pozitat e tyre pushtetore nė aparatin shtetėror sllavomaqedon, por sė shpejti koha do tė tregojė edhe fundin e njė politike tė kėtillė dėshtuese, e cila nuk pėrkon me interesat jetike dhe me tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit shqiptar nė tokat e tyre autoktone nė IRJM. Si rrjedhim, ska dyshim se, politika e tillė e elitės shqiptare nė IRJM, do tė pėrfundojė njėsojė (ndoshta edhe mė keq) sikurse ajo e elitės politike ish-funksionarėve dhe e ish-ministrave tė Kosovės nė Serbi dhe nė Jugosllavi, sepse Marrėveshja e Ohrit ėshtė e papranueshme pėr KOMBIN SHQIPTAR nė IRJM.
|