| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Zhduket nga interneti videoja antishqiptare e ushtareve greke |
| Postuar mė datėn: 2007-03-06 03:06:57 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Videoja ku tregoheshin ushtare greke qe kendonin kenge antishqiptare eshte zhdukur nga faqja You Tube ku gjendej ne internet.
Nga nje kėrkim ne faqen ku ndodhej kjo video meson se kjo video eshte hequr nga perdoruesi.
Keshtu hetimi per skandalin qe publikonte kjo video ushtarake antishqiptare mund te mbetet deri ne fazen e verifikimit te autenticitetit te videos.
Deklaratat e bera ne Tirane dhe ne Athine per verifikime te mėtejshme lidhur me kete video mund te mbeten vetem fjala, pasi tashme nuk ka nje baze mbi te cilen mund te kryehn keto verifikime.
Megjithate dėrguesi i videos, nėnoficer i forcave speciale, ne internet pa dashur ka lene gjurmet e identitetit te tij ne You Tube. Se pari aty vertetohet lehtėsisht data e regjistrimit dhe hedhjes se videos ne Internet .
Koha e regjistrimit eshte qershor 2006 dhe reparti 505 TP/N i marinsave greke.
Gjithashtu lidhur me arsyen e hedhjes se videos ne internet, mesohet se postuesi i saj , nėnoficeri i forcave speciale kishte qene i zemeruar me disa video te ngashme dhe komente te postuara nga dėrgues turq ne te njejten faqe ne You Tube.
Disa gazetare greke kane pohura se kane te dhena qe edhe ne ushtrine turke perdoren kenge me tekste dhe pėrmbajtje te forte antigreke.
Nderkohe publikimi i te dhenave te kėsaj videoje skandaloze ne gazeten greke Ta Nea dhe me pas ne te pėrditshme shqiptare Shekulli ka shtuar ndjeshem numrin e viztoreve ne faqen You Tube ne internet.
Nga 28 persona qe klikonin ne kete Site deri para se te mesohej mbi videon, pas botimit te fakteve ne dy gazetat ne Athine dhe Tirane numri i vizitoreve kishte arritur deri dje ne mbremeje ne 5500 vizitore.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|