| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shqipėri: Shpėrthimi nė Gėrdec po provokon polemika tė shumta |
| Postuar mė datėn: 2008-03-19 03:59:16 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Armand Mero
Nė Shqipėri shpėrthimi i sė shtunės nė fshatin Gėrdec tė Vorės, pak kilometra larg Tiranės, i cili shkatoi tė paktėn 16 viktima dhe 5 tė tjerė qė konsiderohen ende tė humbur, po provokon tashmė polemika tė shumta qė pritet tė ndezin edhe mė tej atmosferėn politike. Nė dritė po dalin fakte tė ndryshme qė nga angazhimi nė depon e armėve tė fėmijėve, punėsimin nė tė zezė tė tė gjithė punėtorėve apo dhe dyshimet gjithnjė e mė tė mėdha lidhur me marrėdhėniet kontraktore me shoqėrinė amerikane dhe shqiptare qė u angazhuan nė kėtė proces.
Ndėrsa nė terren vazhdon tė kėrkohet pėr tė gjetur edhe personat e tjerė qė mendohet tė jenė ende nėn rrėnojat e asaj qė tashmė cilėsohet si fabrika e vdekjes, kėrkimet e tjera mbi kėtė ngjarje po nxjerrin dita ditės nė dritė fakte gjithnjė e mė shqetėsuese.
Pamjet e transmetuara mbrėmė nga televizioni Top Chanel tė fėmijėve tė angazhuar nė punė gjatė procesit tė ēmontimit tė municioneve ishin akoma mė tronditėse. Pėr ditė me radhė autoritetet e mohuan njė fakt tė tillė duke kėmbėngulur se nė atė depo municionesh punonin njerėz tė kualifikuar, pėrkundėr edhe dėshmive gojore tė tė mbijetuarve.
Pamjet e mbrėmshme dėshmuan edhe njė fakt tjetėr: se vetėm pėr elementė sigurie nė atė depo nuk mund tė bėhej fjalė. Tė gjtha punimet kryheshin nė qiell tė hapur, nga banorė tė zonės aty pranė qė punonin me normė dhe qė pėr tė siguruar sa mė shumė tė ardhura, merrnin me vete edhe fėmijėt e tyre. Dhe e gjitha kjo nė tė zezė. Nė zyrėn e sigurimeve shoqėrore figuron vetėm njė i siguruar. Askush tjetėr.
Nga qėndra e regjistrimit tė bizneseve zbulohet se presidenti i firmės amerikane qė ishte kontraktuar nga Ministria e Mbrojtjes ishte njėkohėsisht edhe ortak i kompanisė shqiptare qė kryente nė tė vėrtetė punimet. Shoqėria ishte ngritur nė janar tė vitit 2006, 6 muaj para se tė firmosej kontrata me Ministrinė e Mbrojtjes. Por fakti mė i ēuditshėm ėshtė se selia e saj ishte pikėrisht nė fshatin Gėrdec ku do tė vendosej tė bėhej edhe shkatėrrimi i armėve. Hetimet e prokurorisė rrezikojnė kėshtu tė zhvillohen nė shumė fronte.
Pėr momentin tre drejtues tė pėrfshirė janė ndaluar dhe sot hetuesit do ti kėrkojnė gjykatės masėn e arrestit. Bėhet fjalė pėr drejtorin e ndėrmarrjes shetėrore tė import-exportit tė armėve, administratorin e firmės shqiptare AlbDemil, Mihal Delijorgji, i arrestuar kater vite mė parė pėr kontrabandė dhe evazion fiskal, si dhe drejtorin teknik.
Akuza e parė ėshtė ajo e mosrespektimit tė rregullave tė trajtimit tė materialeve plasėse, por mendohet se akuza tė tjera mund tu shtohen sikundėr pritet qė tė zgjerohet edhe lista e personave tė pėrfshirė nė kėtė tragjedi. Gjurmėt e saj do tė duan kohė tė fshihen. Ende 5 trupa nuk janė gjetur.
Njė zonė tė paktėn nė njė rreze prej tre kilometrash nga epiqendra e shpėrthimit ėshtė e ndotur nga predhat. Ėshtė njė operacion qė do tė kėrkojė kohė pasi objektivi kryesor ėshtė tė mos lėndohen persona tė tjerė, shpjegon njė ekspert italian i ardhur nė ndihmė tė forcave shqiptare. Fillimisht po pastrohen zonat afėr shtėpive nė mėnyrė qė tė bėhet i mundur rikthimi popullatės. Tė paktėn nė ato banesa qė janė ende nė kėmbė.
Nga llogaritjet e para vlerėsohet se qeveria do tė duhet tė shpenzojė afėr 70 milion dollarė pėr rindėrtimin e gjithshkaje. Dėme tė shumta kanė pėsuar edhe bizneset afėr zonės sė shpėrthimit, duke pėrcjellė pasojat nė kompanitė e sigurimeve qė do tė detyrohen tė paguajnė disa miliona euro. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|