| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nga Ditari - Shtrembėrimi i drejtėsisė |
| Postuar mė datėn: 2007-04-11 13:08:37 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Jeton Kelmendi, Paris
Njė ditė e ngrohet pushimi dhe pėr ta kaluar vikendin, shkuam me njė mikun tim anglez nė Holandė. Thash po shkojmė ne Hagė. Kisha qenė edhe mė parė por dėshiroja tė shkojmė serish. Haga, njė qytet bregdetar, ndoshta pėr qytetaret e vendeve tė Beneluksit i njohur pėr plazhin qė ka nė Sheveningen, mirėpo qytetarėt e vendeve tė Ballkanit, qytetin e Hagės po ashtu edhe komunėn e Sheveningenit e njohin nga burgu pėr krime lufte nė ish-Jugosllavi. Njė qytet me njė dinamizėm jete. Pranė Ndėrtesės sė Burgut roja, jo shumė larg deti.
Kėtu pikėrisht, nė kėtė burg kaloj disa vjet gjykim dhe vdiq pa e marr dėnimin kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Nga strukturat e tij shtetėrore u vranė qindra mira qytetarė nė Bosnje e Hercegovinė, mira tė tjerė nė Kroaci, Kosovė. Mė nė fund tribunali ndėrkombėtar i Hagės, as qė arriti ta dėnoj kėtė njeri. U dėnuan edhe disa tė tjerė serb, kroat boshnjak, dhe njė shqiptarė, u akuzuan edhe disa tė tjerė. Dėshmuan shumė dėshmitarė pro e kontra. Burra shtetesh nga Evropa, Amerika etj. Edhe ish presidenti i Dardanisė Ibrahim Rugova dėshmoj kundėr Millosheviqit. Njė pėrzierje e madhe e drejtėsisė, apo thėnė mė drejt shtrembėrim i drejtėsisė. Edhe ēlirimtarėt edhe kasapėt u futėn nė njė gjyq. Nga njėherė drejtėsia triumfon edhe pse jo zakonisht. Fatmir Limaj ish komandat i UCK-sė, u lirua si i pafajshėm, por tre vjet i kaloj nė burg derisa u krye gjykimi, as qė ju pagua dėmshpėrblimi.
Kishte se ēfarė tė sheh njeriu, mirėpo kur ke parasysh natyrėn e njė qytetari nga Dardania, ish luftėtarė i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ėshtė njė ndjenjė tepėr e keqe. Aty diku nė dhomat e burgut gjendet i akuzuar edhe ish-Kryeministri i Kosovės Ramush Haradinaj. Njėri ndėr luftėtarėt mė tė spikatur dhe komandanti mė nė zė nė Dardani, ish komandanti im. Desha ta vizitoja, por tė porta mė thanė se nuk bėnė, duhen procedura dhe shpejt u largova nga aty, diēka mė rrėmonte nga brenda. Mė sillej nė kokė njė fjali kjo ėshtė shtrembėrim i drejtėsisė , mbase ky njeri shumė ka dhėnė pėr Dardanin dhe shqiptarinė nė pėrgjithėsi. |
|
Nga ajo qė e njihja mirė edhe nga afėr Ramush Haradinajn, disi mė dukej se po mė flet me atė optimizmin e madh qė kishte gjithmonė, edhe nė ditėt mė tė vėshtira, nė vijat e frontit. Thonė se ka drejtėsi, e unė me bindje tė plotė them se ka edhe shtrembėrim tė drejtėsisė; si mund tė gjykohet ēlirimtari, ai nuk ka shkuar tė luftoj nė Serbi, por nė fshatin e tij dhe Dukagjinin e historik, aty qėndroj si burrat dhe fundja nė luftė ka do far rregullash por edhe tejkalohen sepse ėshtė luftė.
Njė ditė edhe haradinajt do tė gėzohen edhe atdheu, Ramushi do tė triumfoj mirėpo kėtė kohė qė po i humbet ėshtė keq. Ai tani mė sė shumti i duhet vendit nė kėtė kohė kur statusi ėshtė para zgjidhjes.
Kėshtu Haga ndjehet nga njė qytetarė shqiptarė qė nuk jeton nė Hollandė. Nuk e di se ēfarė ndjenje kanė shqiptarėt qė jetojnė aty afėr. Pėr qytetarėt serb qė jetojnė nė rrethinėn e Hagės, kam bindjen se jo e njėjta ndjenjė, pasi qė ata janė ngadhėnjyes. Dy tė akuzuarit pėr krime lufte nė Bosnje nuk janė dorėzuar fare, Millosheviq vdiq pa u dėnuar. Flisnim nga pak me mikun tim nga Manqesteri. E njihte si emėr Ramushin, por kur i flisja unė pėr historinė e tij dhe tė familjes Haradinaj, Gjef u ndjente keq, dikur edhe lotėt i shkonin. Pėr njė fakt ndihem krenar, qė jam anglez dhe vendi im ju ka mbėshtetur mė tha.
Dėrgoi pėr botim: Flori Bruqi |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|