DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shkrimtari, publicisti dhe gazetari i emigracionit
Postuar mė datėn: 2007-07-30 21:01:08 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Njeriu ne gjurmim te te rejave emigratore. Mbi veprimtarine e shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit Albert Zholi

Albert Zholi-ka realizuar

-616 shkrime, analiza, komente, opinioine, intervista, portrete, vezhgime, reportazhe per emigracionin. ( botime ne 19 gazeta brenda dhe jashte Shqiperise)
-96 biseda televizive ne 7 televizione shqiptare dhe nje ne Danimarke.
-284 biseda radiofonike, ne 4 radio shqiptare dhe nje greke.
-24 tregime me teme emigracionin.
- 4 libra per emigracionin.
- Lidhje me 23 shoqata te emigranteve.
-Lidhje te perditeshme me 39 shtete, Australi, Argjentine, Alaske, Suedi, Afrike e Jugut, Kine, Kanada, Amerike, Rusi, Ukraine dhe vende te tjera ku ka emigrante shqiptare.
-Pjese nga libri “Vite Emigracioni” jane perkthyer ne italisht dhe kroatisht.
-Dy libra janė pranuar nė Bibliotekėn Kombėtare Uashington “Vite emigracioni” dhe “Bilbilat e kėngės popullore”



Intervista

Z Zholi, para disa ditėsh nė TVSH ne dhmė njė emision special mbi veprimtarinė tuaj publisitike dhe aktiviteteve nė interes tė jetės dhe punės sė emigrantėve shqiptarė kudo qė janė. Pse i jeni drejtuar vetėm emigracionit ?

-Sė pari dua tė them se unė kam qenė emigrant nė Greqi dhe si i tillė kam njohur nga afėr hallet problemet, shqetėsimiet, punėn, racizmin ndaj tyre, por mbi tė gjitha dėshirėn e tyre tė madhe pėr tė pasqyruar denjėsisht cilėsitė dhe vitytet mė tė mira tė shqiptarit pavarsisht se nė momente tė caktuara ata luftohen padrejtėsisht nga Media, dhe qarqe tė caktuara ekstremiste raciste. Emigrantėt janė njerėzit e sakrificės, tė cilėt i japin njė ndihmė tė jashtzakonshme ekonomike atdheut, duke e lehtėsuar atė nga shumė probleme sociale. Ata njėkohėsisht kanė sjellė dhe sjellin ekperienca nga ,ė tė ndryshmet duke investuar nė bisnese tė vogla dhe tė mesme duke i dhėnė ekonomisė shqiptare njė performancė moderrne dhe pse nuk kanė gjetur gjithmonė mbėshtetjen e duhur. Shumė sportistė, aktorė, kėngėtarė, shkencėtarė shqiptarė kudo nė botė me punėn dhe fjalėn e tyre i kanė dhėnė aq emėr Shqipėrisė sa zor se do tė mund ta jepte politika shqiptare e tė gjitha viteve, ku mun tė vecoj Inva Mula, Vitore Stefa, futbollistėt tanė nė Greqi dhe Itali, shtangistėt, Llemadeon nė Gjermani. Alida Hiskun, Kėze Zylon nė Amerikė, Tedi Papavrami, Parashqevi Simaku, piktorėt, Bakiun nė Rumani, Simsian dhe shkrimtarėt shqiptarė nė Amerikė, Naum Prifti, D Greca, L Shkodrani, qė do ditė ti rendisėsh... . Pa punėn dhe mendjen e emigrantėve problemet e Shqipėrisė do tė ishin disa herė mė tė mėdha. Ata meritojnė vėmendje tė madhe dhe unė e ndje veten gjitjmonė pjesė tė tyre. Prandaj mundohem tė jap njė ndihmė sado modeste pėr numrin e tyre tė madh. Tė mos harrojmė emigrantėt pėrbėjnė 1/3 e popullsisė shqiptare, duke e bėrė vendin me emigracion mė tė madh nė europė pėr frymė tė popullsisė.

-Cilat janė problemet mė tė mėdha tė emigrantėve tanė kudo nė botė”

-Ato janė shumė, por unė do tė vecoja tre: Sė pari-Politikat e ndryshme migratore tė vendeve tė ndryshme qė kanė bėrė dhe bėjnė qė shumė emigratė tė jenė ende jashtė procesit tė legalizimit dhe tė flenė gjithmonė me ėndrrėn e frikshme rė deportimit. Sė dyti-Mospasja e mundėsisė si nga ana e shtetit dhe e vetė atyre pėr mėsimin e gjuhės shqipe fėmijėve, e cila po bėn pėrhapjen e njė analfabetizmi masiv(pėr gjuhėn e nėnės). Sė treti: Pėrcarja qė ekziston ende te emigrantėt mbi bazėn e bindjeve politike apo krahinore, e cila ndikon nė gjetjen e gjuhės sė pėrbashkėt pėr shumė probleme me karakter kombėtar apo tėtė drejtave tė tyre.

-Ju mendoni se kėto nuk ekzistojnė tek komuniteti i emigrantėve tė tjerė:

-Jo . Ekzistojnė por jo nė kėto pėrmasa, Pastaj pėr probleme madhore emigrantėt e vendeve tė tjera e gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt. Kėshtu po tė marrin polakėt, rusėt, rumunėt, por edhe kurdėt nė Greqi. Komunitete e tjera nė botė janė pėrpjekur dhe kanė arriutr tė krijojnė lobe tė fuqishme nė interes tė cėshtjes kombėtare. Tė gjithė e dimė se si ėshtė organizuar diaspora greke, serbe, hebreje etj... Dhe kėtu flitet pėr vedne fqinje tė cilat ne duhet ti marrim shembull , Shqipėria ka shumė problene nė kėto momente dhe oragnozime tė tilla nė diasporė janė shumė tė domosdoshme dhe sinjifikative. Ato janė njė bėrthamė e fuqishme nė inters tė cėshtjes kombėtare qė dali mbi politikėn e ditės dhe aspirojnė pėr tė ardhmen e kombit. Orgamizime tė tilla dalin mbi intersat vetjake, mbi intersat e grupimeve tė vogla qoftė partiake apo shoqatash krahinore.

-Mos vallė e kėsaj natyre ishte dhe takimi i fundit nė Lezhė i Konferencės sė Lidhjes Shiptare nė Botė, ku ju ishit Zėdhėnės i Shtypit ?

-Po. Tashmė po bėhen mbi 5 vjet qė diaspora shqiptare lėviz. Njė diasporė qė po ndjen pėrgjegjėsinė ndaj cėshtjes kombėtare. Ishte njė nismė e vėllezėrvė Kushnini me banim nė Zagreb (nga Kosova), tė cilėt duke parė problemet e kombit shqiptar, duke bėrė ballafaqimin me organizimin e diasporės serbe, morėn vite mė parė njė udhėtim nėpėr botė pėr tė bėrė nėj organizim qė mori emrin Lidhja Shiptare Botėrore, nė kėtė rrugetim, nuk mund tė mos theksohet dhe puna organizuese, sensibilizuese, e veprimtres dhe tadhetares Vitore Stefa-leka. Ajo mbetet shembulli i gruas shqiptare nė emigracion nė inters tė cėshtjes kombėtare. Konfernca e Lezhės, pėrcaktoi platformėn dhe datėn e mbledhjes sė Kongresit tė dytė tė LSHB-sė i cili do tė zhvillohet nė Tiranė nė datėn 27-28, tetor. Ky ėshtė njė ogur i mirė pėr gjithė bashkombasit tanė kudo qė janė. Ndoshta ora e bashkimit pa dallim bindjej politike apo fetare po afron. Sot mė tepėr se kurrė ne duhet tė jemi tė bashkuar pėr vetė problemet nė Kosovė ku pritet me padurim statusi pėrfunsimtar.

- Ju nė disa organe shtypi si dhe nė media vizive jeni pėrpjekur tė bini tė rejat mbi emigracionin. Cilat janė vėshtirėsitė nė kėyė ndėrmarje ?

-Kur flasim pėr vėshtirėsi nė radhė rė parė duhet tė flasim pėr hapėsirat qė duhen kėrkuar nė mediat shiptare. Megjithėse kam drejtuar disa gazeta shqiptare hapėsirat qė kanė lėnė botuesit pėr emigrantėt nuk kanė qenė nė ato tė nevojshmet, tė domodoshmet. Media shqiptare (dhe nė disa raste ndoshta kanė tė drejtė se nė disa raste po bėhet konkurencė e pandershme) rend pas sensacionit, kronikės, sepse media tashmė ėshtė njė biznes , si fruta-zarzavatet nė treg. Shihet lajmi bombastik dhe tė tilla pėrbėjnė interes vetėm ato brenda vendit, emigrantėt lihen nė dorė tė fundit. Unė nė radhė tė parė doja tė falėmderoja Radio Tiranėn qė mė hapi pėr 7 vjet njė dritare komunikimi tė rėndėsishėm. Dhe kjo pati efektin e vet, pasi emigrantė nga gjithė europa filluan lidhjet e pėrditėshme, ashtu si mė vonė kjolidhje kaloi nė TVSH pėr 2 vjet. Kėto dy dritare ishin tė vogla nė raport me kėrkesat dhe hallet e emigrantėve sidomos tė atyre nė Greqi dhe Itrali tė cilėt punonin dhe punojnė nė zonat rurale dhe nuk kanė asnjė informacion pėr zhvillimet e proceseve tė legalizimit. Gazetat nė Shqipėri lėnė pak hapėsirė (pėr ato qė thashė mė lart) dhe mė shumė i shohin me dhembshuri pa ditur se ata janė mė dinjitosė dhe informacionin ndaj tyre duhet ta ndjejnė si detyrė. Ndėrsa Emigranti zė njė vend tė rėndėsishėm nė mediat shqiptare pėr emigrantėt nė Greqi.

-Cili ėshtė mendimi juaj pėr tė ardhmen e emigrantėve. A do tė kthehen ata nė atdhe ?

-Pyetja ėshtė shumė e pėrgjithshme. Nėpėrnjet Instituti tė Emigracionit qė unė drejtoj kemi bėrė disa sindazhe. Dhe nė tė gjitha del njė pėrfundim, 13-15% e emigrantėve mund tė kthehen. Shumė janė stabilizuar me punė, tė tjerė janė lidhur nga fėmijėt sepse vazjdojnė shkollat apo fėmijėt nuk duan tė kthehen, tė tjerė nuk kanė besim se Shqipėria do tė rimėkėmbet ekonomikisht, apo se politika do ti uli tonet e gjaknxehtėsisė. Dritat, uji, papunėsia janė problemet qė i stepin mė shumė emigrantėt. Ata tashmė tė inkuadruar plotėsisht nė jetėn qytetare tė vendbeve ku janė nuk mund ti imagjonijnė dhe jo mė ti shijojnė probleme tė tilla.

-Cilėt emigrantė shqiptarė kanė mė shumė probleme sot nė botė:

-Emigrantėt nė Greqi. Ata pėrbėjnė dhe numrin mė tė madhe tė emigrantėve tanė kudo nė botė rreth 700 mijė afėrsisht gjysma e emigrantė ve nėpėr botė. Problemi mė i madh ėshtė legalizimi i emigrantė ve tė palegaliuar , ku asnjėherė politikat qeveritare emigratore greke nuk janė ngitur nė nivelin e vedne tė tjera tė europės. Shembulli mė i mirė pėr qeverinė greke duhet tė jetė ajo italiane , e cila tashmė mund tė meret si shebull apo promotor i politikave liberalizuese nė ineres tė emigrantėve tė palegalzuar. Nė kėtė proces thembra e Akilit pėr Greqinė ngelen gjithmonė sigurimet shoqėrore (ensimat) ku vendet e tjera nuk e kanė si kusht. Numrin e blerjes sė tyre qeveritė greke e kanė vendosur pėr tė mbushur arkėn e boshatisur tė shtetit. Sė dyti fenomeni i racizmit nė Greqi ndaj emigrantėve ėshtė mė i theksuar se cdo vend tjetėr i BE apo nė botė. Kėtė nuk e them unė por raportet e Organizmave Ndėrkombėtarė tė specilaizuar nė kėtė fushė dhe qė bėjnė bilace serioze vjetore.

-Po shteti shqiptar a i ka ktheyr sytė nga emigrantėt?

-Tė jemi realist duhet tė themi se nga viti nė vit shihet njė rritje e interesit tė shtetit pėr tė drejtat dhe pėr ndihmėn ndaj emigrantėve. Mundėsitė janė pėr mė shumė. Sa mė shumė tė kujdeset shteti aq mė shumė vendet pritėse do tė angazhohen pėr tė drejtat e emigrantėve.
-sa shoqata e migrantėsh ka sot nė botė dhe a kanė lidhje me njėra tjetrėn “
-Personalisht kam lidhje me 23 shoqata, Por mos harrojmė se vetėm nė Greqi me sa di unė ka 13 shoqata, nė Itali 6 e kėshtu me radhė. Numri nuk pėrbėn problem, problem ėshtė gjuha nė aktivitete dhe pėrfqsimet e pėrbashkėta nė interes tė komunitetit dhe cėshtjes kombėtare. Sa mė tė bashkuara tė jenė shoqatat aq mė shumė do tė ndihet roli, puna dhe kėrkesat e tyre. Njė fjalė e urtė thotė se po se nderove veten stė nderon njeri. Nė sndėrton dot gjė tė paktėn mos prish.

-Mendon se ke arritur tė bėsh dicka pėr emigracioni ?

-E sotmja ėshtė nxėnėse e sė djeshmes. Nė rast se unė kam bėrė dicka mė shumė se tė tjerėt, kjo vetėm se jam mbėshtetur mbi supet e punės sė emigrantėve. Puna e tyre e shmėzon me zero pėrpjekjen time.

-Ndonjė gjė tė vecantė ?

-Uroj gazetat shqiptare qė kanė bėrė dhe bėjnė dicka nė inters tė emigrantėve. gazetėn Emigranti, Ndryshe etj.... Nqs shumė gazeta tė tjera do tė kishin vepruar kėshtu hallet e tyre do ishin sfumuar gradualisht. Atė qė bėn shtypi nuk e bėn dot politika. Nė politikė pėr zgjidhjen e problemeve duhet talent, nė gazetari sakrificė dhe talent.

Intervistoi Andi Bica


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin dhe publicistin nė Bruksel, Jeton Kelmendi (2007-07-12 16:38:26 nga admin1)
[ Intervista ] “DRENICA” E DURRĖSIT- TEMPULL ATDHETARIE (2008-08-27 17:05:55 nga admin1)
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Medvedev nenshkruan Dekretin per njohjen e pavarsise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut (2008-08-26 12:12:10 nga admin1)
[ Opinione ] Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar (2008-08-26 11:22:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjendja nė Mitrovicė dhe statusi i Trepēės (2008-08-25 12:11:21 nga admin1)
[ Opinione ] LIGJĖSITĖ NATYRORE DHE “NJERĖZORE” (2008-08-24 07:34:38 nga admin4)
[ Kultura ] Kanceri dhe unė! Si e mposhta Kancerin? (2008-08-23 17:15:26 nga admin4)
[ Opinione ] Ēka duhet tė ndodhė, qė tė bashkohen shqiptarėt?! (2008-08-22 10:41:08 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster