DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ ETNIKE MIDIS OPTIMIZMIT RUS DHE UTOPIZMIT SHQIPTAR
Postuar mė datėn: 2007-11-26 19:05:09 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Pavarėsisht se kush e pohon tė vėrtetėn, ajo ėshtė e pranueshme nga tė gjithė ata qė e mbrojnė dhe thirren nė emėr tė saj, sepse ajo ka karakter universal njerėzor.


*** Aleksandar B. Harēenko politikisht mė i sinqertė, mė objektiv, mė vizionar dhe mė realist sesa Ismail Kadre, Alfred Moisiu dhe Sali Berisha, kur ėshtė fjala pėr procesin e domosdoshėm dhe tė pashmangshėm tė ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballakan. Me gjithė pėrdorimin e gabueshėm tė termit “Shqipėri e Madhe”, qė ėshtė pjellė dhe produkt kuazi historik, politiko-prapagandistik dhe diplomatik shekullor i Serbisė sė Madhe, sepse nė asnjė aspekt dhe, nė asnjė kuptim nuk ėshtė i barasvlershėm, as sinonim i Shqipėrisė Etnike.

*** Aleksandar Bocan-Harēenko, i deleguar i Rusisė nė “Treshen” e Grupit tė Kontaktit tė BE-sė pėr Kosovėn, nė intervistėn dhėnė gazetės serbe tė Beogradit “Blic” tė dates 26 nėntor 2007, ka deklaruar NJĖ TĖ VĖRTETĖ TĖ MADHE (edhe pėr miqtė, edhe pėr oponentėt e diplomacisė ruse) se “Nuk e pėrjashtoj mundėsinė e krijimit tė Shqipėrisė sė Madhe, pavarėsisht se ēfarė thuhet kundėr bashkimit tė territoreve shqiptare nė dokumentin zyrtar tė Grupit tė Kontaktit”.



Prof. Dr. Mehdi HYSENI

(A) Fenomenologjia e paradoksit antibashkim


Pparadoksin politik dhe kombėtar shqiptar: -Tanimė, e ka pėrgėnjeshtruar nė mėnyrė flagrante edhe diploamti rusi Alakesandar Bocan-Harēenko, sepse nė vend tė mosbesimit dhe tė skepticizmit antibashkim tė utopistėve politikanė shqiptarė, ai e ka kuptuar dhe tėrėsisht i beson procesit tė ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, kurse “elita politiko-demokratike” zyrtare e Tiranės me nė krye Alfred Moisiun (ish-kryetar) dhe me Sali Berishėn(kryeministėr aktual) ėshtė dekalruar kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, ashtu sikurse, edhe Ismail Kadare, para ca vitesh. Ky paradoks me pėrmbajtje ANTI- politiko-kombėtare dhe ANTI-diplomatike, “ėshtė justifikuar” me kėrkesėn prioritare tė integrimit rajonal dhe evropian tė gjysmė Shqipėrisė sė pavarur(1912). Mirėpo, me gjithė parashikimet, me iluzionet dhe me efektet e deritashme negative tė procesit tė integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian (BE), politikisht dhe diplomatikisht ėshtė e gabueshme teza strategjike e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė, sė pari, bashkim me shtetet fqnije nė rajon dhe nė Evropė, e pastaj (ndoshta), edhe me gjysmėn e Shqipėrisė sė kolonizuar(50%)?! Tė menduarit dhe tė vepruarit e kėtillė nė disfavor tė injorimit tė mėtejmė tė ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė territoreve me status kolonial serbosllav, ėshtė gabim katastrifik pėr interesin nacional gjithėkombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.

Njė filozofi e tillė e teorisė dhe e praktikės sė tė deritashme (pothuaj se 20-vjeēare) e politikės dhe e diplomacisė sė Tiranės, ėshtė e papranueshme pėr interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė Etnike, sepse me “njėrėn kėmbė” nė BE, dhe me “tejtrėn kėmbė” nėn: Serbi, “Maqedoni”, Mal tė Zi dhe Greqi, kjo do tė thotė vetėmashtrim, vetėkapitullim dhe vetėkolonizim, pajtim dhe solidarizim me politikėn pushtuese, grabitēare dhe kolonialiste dhe neokolonialiste tė aksit serbosllav nė dėm tė zgjidhjes sė problemit kolonial shqiptar nė Ballkan.

Ja, ky ėshtė thelbi i kontrastit politik dhe kombėtar i utopistėve dhe i utopizmit shqiptar antibashkim.

Mirėpo, njė gjykim dhe deklarim i tillė politik ėshtė sa absurd aq edhe paradoksal, sepse ėshtė i menduar keq dhe, i shprehur praptė e gabimisht si nė kuptimin e sė veēantės, ashtu edhe tė sė pėrgjithshmes, sepse poltikanėt utopistė demagogė liberalė, sė pari, do tė duhej tė ishin angazhuar nė krijimin e paltformės sė pėrbashkėt politiko-strategjike shtetėrore (Tiranė-Prishtinė-Tetovė), tė aktualizuar dhe tė komanduar drejtėpėrdrejt nga Tirana, duke shtruar kėrkesėn imediate pėr RIBASHKIMIN E BRENDSHĖM GJITHĖSHQIPTAR nė shkallė kombėtare dhe shetėrore, e pastaj, si hap tė dytė, tė shtronin kėrkesėn reale dhe tė justifikueshme pėr integrimin nė shkallė rajponale dhe evropiane.

Sipas parimit logjik, metodologjik, pedagogjik, politiko-filozofik, kombėtar dhe demokratik, kėshtu do duhej logjikuar, shprehur, angazhuar dhe vepruarkonkretisht, sė pari, integrimi pėrbrenda shqiptar, e pastaj integrimi me aleancat e tjera tė jashtme rajonale, evropiane dhe ndėrkombėtare. Jo, anasjelltas, sė pari, duke filluar nga e largėta te e afėrta?! Ēfarė paradoksi ky?! Ēfarė kėrkese e mbrapshtė kjo?! – Sė pari, integrim me tė panjohurėn, me tė huajėn, me irealen, me tė pakapshmen, e pastaj me tė njohurėn, me realen, me arsyen dhe me tė domosdoshmen?!

Pikėrisht, njė kėrkesė e tillė abstrakte, paradoksale dhe kontradiktore me interesin e pėrgjithėn nacional dhe shtetėror gjithėshqiptar tė Shqipėrisė Etnike, ka ndikuar dhe, po ndikon negativisht edhe nė realcionet e sistemit shtetėror tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, duke i vėnė nė dyshim dhe, duke krijuar dilema tė panevojshme, edhe tek aktorėt e bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilėt, ndėr tė tjera, patėn debatuar edhe variantin e “Qipros Dyshe” si paradigmė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės?! Mirėpo, fal ngulmės dhe vendimit tė prerė tė SHBA-sė dhe tė palės shqiptare, njė “formulė e tillė qipriote”, e as “formulat” e tjera autonomiste “honkongiste” serbomėdha tė Beogradit, nuk do tė vijnė nė shprehje, qė tė realizohen nė praktikė, pos sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės.

Vetėm njohja e plotė e pavarėsisė sė Kosovės, do tė jetė ĒELĖSI dhe hapi i parė drejt realizimit dhe konkretizimit tė procesit, tė aspiratės dhe tė idealit realist shekullor tė ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė territoreve tė Shqipėrisė Etnike. Ndryshe, do tė vijė nė shprehje ajo, qė ne nuk e preferojmė, por qė do jemi tė detyrar ta pėrdorim, e ajo ėshtė e drejta e kryengritjes sė pėrgjithshme pėr tė ralizuar tė drejtėn historike dhe tė drejtėn e vetėvendosjes. Kuptohet, njė tė drejtė tė tillė, do ta pėrdorim vetėm atėherė pasi tė jenė shteruar tė tė gjitha mjetet dhe mundėsitė e zgjidhjes sė konfliktit me mjete paqėsore, nė frymėn e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuar, si dhe nė marrėveshje tė ngushtė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe me aleatėt e saj tradicionalė.

Pse armiqtė kolonialistė serbosllavė dhe mbėshtetėsit e tyre me nė krye Rusinė janė deklaruar dhe po veprojnė konkretisht dhe, nė mėnyrė intensive (sa botėrisht, aq edhe fshehurazi pėrmes politikės, propagandės dhe diplomacisė sė tyre) pėr tė pėrfituar sa mė shumė aleatė nė anėn e tyre pėr bllokimin e pavarėsisė sė Kosovės nė favor tė sovranitetit kolonial tė Serbisė, kjo nuk ėshtė fare befasuese as e papritur, sepse historikisht dhe tradicionalisht, shekuj mė parė, ėshtė e ditur se Rusia ka meritat kryesore jo vetėm pėr mbėshtetjen e gjithanshme politike ,ekonomike, diplomatike dhe ushtarake, por edhe pėr formimin e vetė shtetit tė Serbisė sė madhe nė Ballkan.

Mirėpo, ėshtė absurd dhe i papranueshėm fakti se, si ėshtė e mundur qė, politikanėt dhe politikat utopiste liberaliste dhe kozmopolite shqiptare nė krye me “mohikanėt” e tyre, siē janė Alfred Moisiu(ish-kryetar), Sali Berisha(kryeministėr aktual), si dhe shkrimtari ynė me famė botėrore, Ismail Kadare janė deklaruar para opinionit publik kombėtar dhe ndėrkombėtar, se nuk duan bashkim as me Kosovėn e as me territoret e tjera tė Shqipėrisė sė kolonizuar etnike (Ilirida, Ēamėria, Malėsia e Madhe e Mbishkodrės, Anamorava).

Kėtė logjikė tė varfėr dhe naive tė politikės sė tyre simuluese dhe vardisėse nė favor tė mbėshtetjes sė faktorit tė jashtėm ndėrkombėtar,(shumė e dėmshme pėr inetetresin jetik dhe tė domosdoshėm tė ēėshtjes sė ribashkimit gjithėkombėtar shqiptar brenda kufijve tė Shqipėrisė Etnike), e demanton jo vetėm krijimi i realiteteve dhe i rrethanave tė reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike nė Ballkan, tė cilat, nė praktikė kanė krijuar mundėsinė dhe kushtet reale, qė tė sensibilizohet dhe tė riaktualizohet, edhe ēėshtja e zgjidhjes kombėtare shqiptare nė Ballkan, por edhe pikėpamjet dhe vizioni mė i ri optimist i diplomatit rus, Aleksandar Bocan-Harēenko (anėtar i “treshes” sė Grupit tė Kontaktit tė BE-sė pėr Kosovėn, i cili, me gjithė pėrdorimin e shprehjes sė gabuar tė termit “Shqipėri e Madhe”, me tė drejtė dhe, nė mėnyrė realiste ka deklaruar nė intervistėn e tij, dhėnė gazetės serbe “Blic” tė Beogradit se :” Plotėsisht mund tė paramendoj se, do tė vijė deri te procesi i integrimit, pa marrė parasysh se nė dokumentin e Grupit tė Kontaktit ėshtė shkruar, se nuk do tė lejohet procesi i bashkimit tė territoreve shqiptare. Ekzistojnė shumė shembuj, kur nė dokumente janė shkruar variante tė ndryshme, mirėpo, prakitika jetėsore ka vėrtetuar tė kundėrtėn. Integrimi i shqiptarėve, tė cilėt jetojnė nė territoret e vendbanuara me kėtė popull, do tė zhvillohet gradualisht. Nuk them se ky proces, do bėhet shpejt, brenda njė apo dy vitesh, por do bėhet patjetėr. Diē e kėtillė nuk mund tė pėrjashtohet.”(Blic,26.11.2007-Intervistė dhėnė gazetares, Tanja Trikiq).

Pėr habi tonėn (sepse, nė njė mėmnyrė, diplomati rus, A. Harēenko na ka befasuar nė kuptimin pozitiv tė zbutjes sė paragjykimeve tona tė bazueshme, ngase botėrisht “ e ka“ thyer kodin sekret” tė politikės sė jashtme dhe tė diplomacisė tradicionale proserbe tė Rusisė, duke ua tha troē e pa dorėza miqve serbė, se ėshtė i pandalshėm procesi i ribashkimit tė shqiptarėve dhe i territoreve tė tyre nė Ballkan), Aleksandar B. Harēenko u dėshmua mė i sinqertė, mė objektiv, mė vizionar dhe mė realist sesa Ismail Kadre, Alfred Moisiu dhe Sali Berisha, kur ėshtė fjala pėr procesin e ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballakan, edhe pse ai e ka pėrdorur gabimisht nocionin “Shqipėri e Madhe”, tė fabrikuar dhe tė servuar nga historiografia falsifikatore dhe politika propagandistike e Serbisė sė Madhe. Mirėpo me gjithė kėtė gabim, diplomati rus e ka pohuar njė tė VĖRTETĖ TĖ MADHE se, “bashkimi i shqiptarėve dhe i territoreve tė tyre, ėshtė i pashmangshėm, edhe pse ai nuk do bėhet brenda njė apo dy vitesh, por do bėhet dhe, ėshtė i paevitueshėm.”(Blic,26.11.2007).

Tė pėrfillet e drejta historike dhe Kushtetuta pėr bashkim gjithėkombėtar shqiptar

- Ata qė e shkelin dhe nuk e respektojnė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė nė fuqi, tė miratuar me referendum, mė 22.11.1989 ku, ndėr tė tjera, thuhet se : “ me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar…” (Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, “Pegi”, Tiranė, 2002, f.5)., moralisht, ligjėrisht dhe, sipas kėsaj Kushtetute nuk mund tė ushtrojnė funksionin as tė kryetarit e as tė kryeministrit tė shtetit.

Ėshtė turp qė, ne vetė, ta kontestojmė, ta dėnojmė, ta vėmė nė pikėpyetje, ta cilėsojmė si utopi, si anakronizėm, ta mohojmė dhe ta kundėrshtojmė tė drejtėn dhe vullnetin e popullit shqiptar pėr pavarėsi dhe pėr ribashkim nė njė shtet tė pėrbashkėt-Shqipėrinė Etnike, e nė rastin konkret, njė diplomat rus, nė mėnyrė tė sinqertė dhe realiste (pėrkundėr aversionit serbomadh etnocentrist) tė na vėrė nė dijeni se, gjendja faktike e shqiptarėve nė terren imponon dhe kanė vėnė nė lėvizje procesin e pashmangshėm dhe kėrkesn e tyre tė drejtė dhe tė ligjshme pėr ribashkim.

Nė kėtė kontekst, nuk duhet tė jenė nė vonesė as Tirana, as Prishtrina, as Tetova, as Presheva, as Ulqini, as Tuzi e as Ēameria, por duhet t’i intensifikojnė dhe t’i harmonizojnė dhe t’i bashkėrendojnė qėndirmet dhe pikėpamjet e tyre tė kėtij objektivi parėsor historiko-politik kombėtar dhe atdhetar, me qėllim qė t’iu bėjnė tė qartė institucioneve dhe organizmave relevantė tė bashkėsisė ndėrkombėtare se procesi i shkolonizimit dhe i ribashkimit tė shqiptarėve, ėshtė detyrė dhe objektivė prioritare strategjike e politikės sė jashtme dhe e diplomacisė sė Shqipėrisė.

Tirana ėshtė nė potez, duhet tė deklarojė botėrisht se pronė e kujt ėshtė Kosova, Ilirida, Anamorava, Malėsia e Madhe e Mbishkodrės dhe Ēamėria? Kush ėshtė titullar i ligjshėm i kėtyre territoreve dhe i shqiptarėve, qė pėrbėjnė 50% tė territorit etnik shqiptar? – Po qe se heshtet kjo pyetje me peshė tė rėndėsishme historiko-politike, kombėtare dhe shtetėrore pėr tėrė Shqipėrinė Etnike, atėherė, s’ka dilemė se, ne vetė, me gabimet tona nė disfavor tė ribashkimit, do t’iu hapim rrugėn dhe shtigjet e mundshme dhe tė pėrshtatshme ringjalljes dhe riaktivizimit tė doktrinave, tė praktikave dhe tė vendimeve tė vjetra, tė padrejta shekullore antishqiptare tė Kongresit tė Berlinit (1878), tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės (1912-1913), tė Konferencės sė Versajės (1919) etj., do tė ngelim tė ndarė, tė ricop⌂tuar dhe tė rikolonizuar nėpėr “kėnetat moēalike” tė sundimit tė egėr kolonial serbosllav, sikurse kėtu e 100 vjet mė parė.
____________________





---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Opinione ] PLANI BAN KI MONN I KS TĖ OKB DHE RIBASHKIMI KOMBĖTAR! (2008-11-29 13:07:11 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ MOS HUMBASIM KOHĖN KOT, POR TĖ PUNOJMĖ PĖR RIBASHKIMIN KOMBĖTAR…! (2008-10-08 15:46:56 nga admin1)
[ Opinione ] RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ NIS NGA VERIU I KOSOVĖS (2008-06-29 16:43:10 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA, DIKUR KOLONI E SERBISĖ (1912-1999), SOT NĖ RRUGĖN E RIBASHKIMIT ME SHQIPĖRINĖ ETNIKE (2008-05-06 12:03:23 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI NĖ EVROPĖ ĖSHTĖ DEMAGOGJI POLITIKE PA RIBASHKIMIN E MITROVICĖS DHE TĖ TROJEVE TĖ TJERA SHQIPTARE! (2008-03-30 13:04:36 nga admin4)
[ Opinione ] PSEUDOSHKENCĖTARI I SHITUR NERITAN CEKA DEL HAPUR KUNDĖR RIBASHKIMIT KOMBĖTAR! (2008-03-26 18:07:39 nga admin4)
[ Opinione ] KADARE PRO ET CONTRA RIBASHKIMIT (2008-03-17 14:29:05 nga admin1)
[ Opinione ] AMANETI I YJEVE TĖ PASHUAR - OBLIGIM PĖR NE – RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ NATYRALE ĖSHTĖ AMANETI I TYRE! (2008-02-07 10:10:16 nga admin4)
[ Opinione ] POLITIKANĖT SHQIPTARĖ ME VIZIONE DRITĖSHKURTRA DEKLAROHEN KUNDĖR RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-01-27 04:12:47 nga admin4)
[ Opinione ] Z. KRYEMINISTĖR I SHQIPĖRISĖ LONDINEZE, TREGOHU I PĖRMBAJTUR RRETH RIBASHKIMIT KOMBĖTAR (2008-01-21 16:11:42 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster