| » Opcionet për artikullin |
|
Ish deputeti nė parlamentin e Maqedonisė, Xhezair Shaqiri i njohur me emrin e luftės si komandant Hoxha ka thėnė se tė enjten nė fshatin Tanushė, fshat i cili gjendet nė brezin kufitar me Kosovėn, ka patur tė shtėna armėsh midis banorėve tė kėtij fshati dhe policisė.
Sipas Xhezair Shaqirit nė kėtė aksion kanė marrė pjesė mbi 600 policė maqedonas.
Nė vend qė tė vijnė dhe tė kėrkojnė falje qė me dialog tė zgjidhet problemi, ata sulmojnė, kanė prurė forca tė mėdha afėr fshatit Tanushė, kėshtu qė ne i kemi paralajmėruar se nėse ato kanė guximin ta thejnė dhe tė mos e respektojnė ligjin, askush nuk ka tė drejtė qė kėtė tė na e ndalojė neve.
Njė zėdhėnės i policisė ka mohuar se ka patur ndonjė aksion nė kėtė fshat dhe ka thėnė se nuk i komenton deklaratat e Xhezair Shaqirit.
Partia shqiptare nė pushtet, PDSH, rastin e Tanushės e ka quajtur si veprim tė dėmshėm pėr ēėshtjen shqiptare.
"PDSH-ja e sheh tė arsyeshme qė tė gjykohet dhe tė distancohet nga aktet e krijimit tė krizės dhe pa hamendje tė njėjtit ti dėnojė si antishqiptare, aventureske dhe nė interes tė qarqeve tė cilat janė tė interesuara qė tė rrėnojnė pozitėn e shqiptarėve," tha Imer Aliu, nėnkrytar i PDSH-s, njėherėsh edhe zėvendėskryeministėr.
Nga ana tjetėr, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik pėr Integrim deri nė orėt e vonshme tė natės ka diskutuar pėr sjelljen e policisė maqedonase ndaj pjesėtarve tė ish Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.
Kjo parti i ka akuzuar forcat e sigurisė pėr destabilizim tė vendit.
"Ministria e punėve tė brendshme, pjesėtarė dhe struktura tė caktuara tė saja tanimė ėshtė evidente se dėshirojnė ta destabilizojnė Maqedoninė dhe rajonin, nė kėto momente shumė pėrcaktuese pėr statusin final tė Kosovės, " tha Teuta Arifi nėnkryetare e BDI-sė.
Kėto fėrkime vijnė vetėm disa ditė pasi udhėheqėsit mė tė lartė shtetėrorė dhanė vlerėsime se situata e sigurisė nė Maqedoni ėshtė e qėndrueshme, por njėherazi u kėrkua njė vigjilencė mė e madhe nga forcat e sigurisė.
|||Lajme.Net|||
|
|