DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Nė veri, atmosferė e pėrshtatshme pėr krimin
Postuar mė datėn: 2008-09-27 02:59:33 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Autoritetet e Prishtinės dhe ato ndėrkombėtare janė nė rrugė tė mirė qė tė instalojnė institucionet legale nė pjesėn veriore, ku gjendja aktuale ėshtė e papranueshme, ka thėnė ministri i Punėve tė Brendshme i Kosovės, Zenun Pajaziti.


Nė pjesėn veriore tė Kosovės ka njė atmosferė mė tė pėrshtatshme pėr krimin, sesa pėr rendin, ka thėnė sot ministri i Punėve tė Brendshme nė Qeverinė e Kosovės, Zenun Pajaziti.

Kėto komente, Pajaziti i bėri gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr media, ku merrnin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e pranisė civile e ushtarake ndėrkombėtare nė Kosovė.

Ministri Pajaziti tha se institucionet e Kosovės nė bashkėpunim me ato ndėrkombėtare vazhdojnė tė angazhohen pėr kthimin e rendit dhe ligjit edhe nė kėtė pjesė tė Kosovės.

Prania simbolike e institucioneve, shtoi Pajaziti, nuk do tė jetė e mjaftueshme pėrderisa atje tė mos vendoset edhe zbatimi i rendit e ligjit.

Sidoqoftė, ministri Pajaziti tha se veprimet e autoriteteve tė Prishtinės dhe atyre ndėrkombėtare duhet tė jenė shumė tė kujdesshme, duke pasur parasysh ndjeshmėrinė e gjendjes nė kėtė pjesė tė Kosovės.

“Ju e dini se ka shqetėsime tė qytetarėve atje, sidomos nė atmosferėn qė ėshtė krijuar, njė atmosferė mė e pėrshtatshme pėr krimin, sesa pėr rendin. Jemi nė rrugė tė mirė, kemi njė bindje edhe si institucione, edhe si partnerė me ndėrkombėtarėt, se shumė shpejt do tė jenė tė instaluara institucionet qė kanė qenė dhe ato qė duhet tė krijohen atje”, tha Pajaziti.

Ndėrkohė, zyrtari pėr informim nė misionin e EULEX-it, Nicholas Hawton, tha se Bashkimi Evropian mbetet i pėrkushtuar qė misionin e vet policor e gjyqėsor ta shtrijė nė gjithė territorin e Kosovės pa dallim, pėrfshirė edhe veriun.

Hawton tha se momentalisht EULEX-i mbetet ende nė fazėn e shtrirjes dhe nuk ka filluar ende me funksionimin si mision.

“Siē dihet, EULEX-i nuk ėshtė operacional ende dhe qėllimet tona janė qė ky mision si i tėri tė shtrihet deri nė fund tė vjeshtės apo nė fund tė vitit, kur edhe do tė jetė plotėsisht funksional”, tha zėdhėnėsi Nicholas Hawton.

Pėrderisa EULEX-i tė mos jetė gati, autoriteti i vetėm ndėrkombėtar nė veri tė Kosovės mbetet administrata e UNMIK-ut. Ndėrkohė qė atje ka edhe njė prani tė theksuar tė strukturave paralele serbe qė mbėshteten nga Beogradi.

Edhe pse nė procesin e rikonfigurimit dhe pakėsimit tė numrit tė stafit, administrata e Kombeve tė Bashkuara ka marrė sot mbėshtetjen e ministrit tė brendshėm tė Kosovės, Zenun Pajaziti, pėr rolin dhe angazhimin qė po luan nė kėtė pjesė tė Kosovės, nė pėrpjekjet pėr kthimin e rendit dhe ligjit dhe ruajtjes sė tėrėsisė territoriale tė Kosovės.
Zijadin Gashi
REL
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Diaspora ] Nė Heidelberg tė Gjermanisė u kremtua 28 nėntori (2008-12-01 15:37:02 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH JANĖ DIFEKTET TONA…?! (2008-12-01 15:25:12 nga admin1)
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
[ Opinione ] DIPLOMACIA EVROPIANE DHE NDĖRKOMBĖTARE NĖ SHĖRBIM TĖ SERBISĖ KOLONIALISTE (2008-12-01 07:53:13 nga admin4)
[ Intervista ] Nedim Vlora: Veprimet e mira tė shumė njerėzve bashkė, bėjnė kombin (2008-11-30 18:01:40 nga admin2)
[ Diaspora ] Tė shtunėn me 6 dhjetor 2008 para selisė sė OKB-sė nė Gjeneve (2008-11-30 16:29:13 nga admin2)
[ Opinione ] "Republika e Iliridės" e Nevzat Halilit- "federalizėm" tė pastėr alla "brastvo-jedinstvo" (2008-11-30 11:26:25 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster