| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SERBĖT VOTOJNĖ KRIMIN |
| Postuar mė datėn: 2008-05-15 16:31:11 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
(Po fundja pėr ēfarė distinkcioni a filli ndarės bėhėt fjalė midis eurofilėve dhe prorusėve kur dhe i mėkuari brukselian, Tadiqi i demokratėve tashmė filloi vardisjen e tėrbuar pikėrisht ndaj forcės politike mė tė kompromituar serbe: mbetjes testamentale tė Millosheviqit famkeq! Dhe u tretėn befas zotimet solemne, firuan si tė mos kishin qenė kurrė kundėrshtitė parimore dhe u shkrinė shpejtėsisht e tė bėra njėsh epokat divergjente.
Pėr personelin politikė serbė me gjasė ka , siē kishte pėrherė, njė tė vetme epokė: epokėn e pushtetit dhe, ngjizur nė imanencėn e tij, tė serbizmit mbi gjithēka!)
|
|
Shkruan: Rexhep KASUMAJ
Serbia me shumicė votoi krimin etnocidal. Si u shpall tashmė, blloku eurofob (PRS PDSS+SR PSS) me gjithsej 128 mandate pėrfaqėsimi parlamentar, fitoi mazhorancėn e qartė kundruall kampit proeuropian, i cili, edhe po supozuam gravitimin e minoritarėve: tė hungarezėve, boshnjakėve po dhe tė shqiptarėve tė shkretė, nuk arrijnė as mesin kuantumit kuvendor serbian.
Ndaj urimet qė vijnė nga qendra tė botės sė lirė, nuk janė veēse njė spekulim, njė Wunschdenken si thonė gjermanėt, ose mendim dėshirak, njė ėndėrr pėr tė qenė ashtu si ndjejnė e duan tė kishte ndodhur...
Por ja qė mrekullia, megjithė preferencialet e pakursyera, nuk erdhi me prakverėn!
Qė kėtej, Europa dyshimtare dhe njeriu politik i saj kalkulues i ftohtė e racionalist i qėmotshėm, si e tipizonte Terzani, duhet tė pėrceptojė realitetin ashtu siē ėshtė e assesi ashtu siē do tė duhej tė ishte. Dhe ai duket i tillė qė pema e butė shartuar nė trungun serb, nuk sythoi ende dot. Do tė rezultonte, prandaj, krejt i natyrshėm ndėrrimi i pozicionit qė, kėshtu siē afishohet tash, pėrgjėrues, i kadifenjtė e iluzor do tė vijojė tė thyhet ndanė ashpėrsisė sė nacional-shovenizmit atavist dhe virulent nga i cili lėngojnė tė gjithė nė hapsirėn e tendosur serbe.
Po fundja pėr ēfarė filli ndarės bėhėt fjalė midis eurofilėve dhe prorusėve , kur dy blloqet njohin formalisht postulatat e demokracisė: tregun e lirė nė ekonomi dhe zgjedhejt e lira nė politikė, pastaj kur betohen patetikisht se i duan nė pako edhe Europėn edhe Kosovėn dhe kur, nė fund, nuk i vringėllojnė hapur armėt e luftės pėr objektivat kombėtar.
Madje i mėkuari brukselian, Tadiqi i demokratėve tashmė filloi vardisjen e tėrbuar pikėrisht ndaj forcės politike mė tė kompromituar serbe: mbetjes testamentale tė Millosheviqit! Ky bashkim politik qė dikur ishte ngritur bolshevikisht e meteorshėm nė parti-ide (identifikonte mesianizmin serb), mandej nė parti-shtet (shteti ishte ajo vetė) dhe nė parti-shtab ( soldateska serbe ishte, thjeshtė, pronė e saj) bėnte referencėn negativiste dhe mallkimin mė tė zi, pozicionin fillimtar dhe sharmin zgjedhor tė demokratėve tadiqjanė nė tė gjithė dekadėn e parė tė shekullit tė ri. Tani, ndėrkaq, ajo qenkėsh bėrė levė e lakmuar e tyre nė afshin e rrėmbyer pushtetmarrės. U tretėn befas zotimet solemne, firuan si tė mos kishin qenė kurrė kundėrshtitė parimore dhe u shkrinė shpejtėsisht e tė bėra njėsh epokat divergjente.
Pėr personelin politikė serbė me gjasė ka , siē kishte pėrherė, njė tė vetme epokė: epokėn e pushtetit dhe, ngjizur nė imanencėn e tij, tė serbizmit mbi gjithēka!
Pėrse ėshtė kėshtu?
*Klauzola e munguar e fajit!
Gjermaninė e pasluftės sė dytė tė pėrbotshme do ta shoqėronte pėr 50 vjet radhas, si thotė Hobsbawn, e ashtuquajtura klauzolė e fajit pėr bestialitetin makabėr qė i kishte shkaktuar gjthė Europės. Ajo klauzolė do ta coptonte atė nė njė anė dhe nė anėn tjetėr, gjysmėn perėndimore tė saj, atė qė do tė merrte pėrsipėr fajin e, njėherėsh, rol Piemonti tė ribashkimit kombėtar a, mbase, dhe tė Europės pėrgjithsisht do ta bėnte mė tė fisme, mė tė paqėtuar dhe, gjithsesi mė reflektive pėr interesin e ligjshėm tė tjetrit.
Por ē'ndodhi vallė me Serbinė qė poashtu, ndonėse mė pak pėr shkak tė fuqisė mė tė vogėl, dogji gjithė gadishullin ilirik?
A do t'i imponohej asaj e mrekullueshmja klauzolė e fajit?
Jo!
Ajo trajtohet me merakosje dhe pėrkujdesje tė veēantė si njė kreatyrė e bukur e brishtė!
A iu diktuan Serbisė kushtet kapitulante tė paqes si palė luftėhumbur?
Jo!
Ajo asnjėherė nuk u kualifikua e, aq mė pak u dėnua, si shtet agresor, ēfarė ishte njėmendsisht!
A u coptua ajo territorialisht si ndėshkim pėr rrezikimin e paqes nė shkallė botėrore, e cilėsuar kėshtu nė frymė dokumentesh tė ligjit ndėrkombėtar nga instanca qė reprezentojnė atė?
Jo kurrsesi!
Kosova e dalė mė vete nuk mund tė quhet e tillė sepse, thjeshtė, ajo nuk ka qenė kurrė tokė etnike serbe!
A u instalua nė strukturat politike tė Serbisė pasmillosheviqjane, njė institucion deferencimi prerjethellė e riedukimi demokratik kolektiv nė formėn e komisionit tė
denacifikimit?
Jo!
Ideologjia e Rajhut serbomadh, duke bėrė aksin programatik tė formacioneve politike predominante, kultivohet akoma publikisht e triumfalisht si vlerė e serbizmit tė kulluar!
A u ndaluan dy partitė luftėnisėse e idejshmėrisht popullvrasėse nė Serbinė e sotme?
Jo!
Radikalėt e Sheshelit dhe socialistėt e Millosheviqit, tok me serbo-demokratėt e Koshtunicės, bėjnė tash sa kohė shtyllėn vertebrale tė masės sė elektorėve serbė. Madje, tani, kur kanė nisur aranzhmanet pėr formimin e qeverisė sė re belgradase, aleanca e grupime politike, desh thyejnė kėmbėt pėr tė fituar afeksionin pozitiv tė kėtyre gogolėve tė frikshėm tė skenės politike serbiane.
A u inaugurua atje njė Gjykatė krimesh, njė Nyrnberg i ri nė tokėn serbe dhe vetėm pėr krimi serb?
Jo! Mjerisht jo!
Tribunali i Hagės nuk ngjan aspak i tillė. Pėrkundrazi. Ai ishte konceptuar fillimisht pėr tė kundėrtėn: pėr njėjtėsimin e fajit dhe, nė mision politik eminent, pėr tė arritur pajtimin historik mes palėve mes agresorit tė pėrgjakshėm dhe viktimės sė pambrojtur!
Ja, pra, pėrse nuk zė rrėnjė e nuk hedh dot shtat europeizmi nė Belgrad!
Sėrish: ja pėrse shoqėria e kontaminuar serbe nuk kėndellet nė udhė normaliteti e ledhatimesh qė i vijnė nga Europa e sprapsur.
Dhe, sė mbrami, ja pėrse votohet gjithnjė krimi nė tė gjitha Serbitė e tė gjitha kohėve.
* Krimi i votuar testamental!
Europa nė orvatjet pėr ta shpėtuar atė nga shndėrrimi nė rezervat gjeopolitik e militarist rus dhe pėr tė ruajtur sedėrhollėn e prekur, zgjodhi taktikė e strategji tė gabuar. Ajo do t'i ofronte asaj favore tė veēanta qė nė vitin e largėt 2000, kur dukej se kishte ngjarė pėrmbysja e madhe ose prerja treaktshe: katarsisi popullor ose distanca nga kauza e luftės, mandej, i dyti, disvazhdimsia e megaloidesė garashaninjane dhe i treti, njohja e realitetit tė ri, e tani e pavarsisė sė Kosovės.
Por tetori i atėhershėm, vetėm pėr mosnjohėsit e duhmave serbe, ishte zhgėnjimtar.
Lėvizja e mohimit apo e kundėrshtimit serb do tė niste atėbotė, me tė mbaruar tė luftės, njė ditė tė lodhshme vere me njė simbolikė tė errtė e tė pashpresė!
Njė grup oficerėsh rezervė tė ushtrisė sė Slobodanit, siē na kujtohet, kishin ndėrmarrė aherė demonstrimin arrogant udhėve tė Serbisė. Kėrkesa e tyre, nė dukje, ishte krejtėsisht e thjeshtė: ata kėrkonin t'u paguheshin mėditjet e premtuara tė luftės.
Nė brendinė e saj, ndėrkaq, ajo ishte e rrallė dhe e ēuditshme. Lufta pėr tė cilėn ata lypnin mėditjet, duke mos qenė aspak atdhetare, po pėrpjekje konsolidimi tė sistemit kolonial, i bėnte mėditjet dhe mėditorėt njė botė makabre krimi qė stoliste me dafinė turpi fytyrėn e popullit serb.
Kishin vrarė e prerė nė Kosovė e nė fushėkrime tė tjerė ballkanikė, sikundėr qė, sėrish pėr mėditjet e zeza tė krimit, do tė mund tė vrisnin edhe serbėt e vet dhe tani shpalleshin opozitarė! Dhe pikėrisht ky kompendium tragjik bėnte tharmin e lėvizjes sė kundėrshtimit serbė qė, mė pas, do tė avansonte nė riqarkullim kotnar elitash me po tė njėjtin skenar inferlnal tė hijeshuar nga bizhutė mondane tė kohės.
Pra, serbėt i kthenin kėshtu, fjala vjen, mirėdashjen Europės, me vrasjen e premierit qė, pėr tė pasur qetėsi nė oborr, kish guxuar t'i liferonte Hagės kryekriminelin Millosheviq dytsin e vocėrr tė ariozofit berlinez!
Ajo gėzoi favore dhe kur do tė merrte ujdinė pararendėse tė asocijimit, e mė pas tutje, liberalizimin e regjimit tė vizave pėr civilėt serbė dhe, si kurorė jomeritore, nėnshkrimin e marrėveshjes sė stabilizim-asocijimit komunitar por ata, pėr pasojė, si pėr tė qenė mirėnjohės pėr kėtė, votojnė prapė djathtizmin radikal apo frymėn e vjetėr qė polli murtajėn e viteve 90-tė tė mijėvjetit tė ikur.
Fundja, le tė bjerė ku tė dojė fitorja, do tė thoshte Emerson, ne nuk jemi nė atė krah. Dhe vėrtetė, epilogu po dhe vetė paktimet paszgjedhore, sikur e bėjnė tė paveēantė e, prandaj, tė parėndėsishėm, krahun fitimtar...
A nuk ėshtė, pra, ēasti i arrirė qė hemisfera atllantike tė rimendohet pėr tė braktisur karrotėn llastuese dhe pėr tė tundur, nė vend tė saj, shkopin disiplinues?
Serbia dhe mentori i saj, Moska e ringjallur, aspirojnė ( Nikoliqi evokonte njė ditė me adhurim politikėn dybinarėshe tė Titos) njė status tė dyzuar: paratė e Europės, por njėherėsh sigurinė e Rusisė me tė cilėn, nė ekulibristikėn gjeostrategjike, protektori tradicional i pėrtejuraleve do tė kompensonte ombrellėn e mundshme raketore nė Ēeki dhe Bondstilin e madh nė Kosovė.
Ndaj, frika nga ngulitja e Rusisė nė qendrėn e truallit ballkanik, nga njėlloj Kube e dytė e motit tonė nė zemėr tė krahut jugor tė Paktit veriatllantik, ėshtė kėsodore e arsyeshme dhe reale.
Dhe sedra e cėnuar europiane poshtu!
Por, ndryshe nga aleatėt e tij tė vonė qė kanė zgjedhur ndanė Serbisė udhėn e pėgjėrimit, ligshtisė sė pashpresė a tė butėsisė sė kadifenjtė, Kenedi atėbotė, e kishte zgjidhur burrėrisht krizėn kubaneze duke mbrojtur edhe interesin edhe sedrėn e atakuar nacionale me kėrcėnim-forcėn e armėve. Natyrisht nuk bėjmė ftesė pėr revandikimin e luftės sė ftohtė. Ka njė arsenal tė pambarim formash ku demonstrohet fuqia e tyre...
Qė kėtej perėndimi i bashkuar (Europa e vetme vijon tė jetė njė xhuxh ushtarak) rreth verave dhe interesit unik, duhet, njėsoj si nė Kubėn e vitit tė largėt, tė demontrojė fuqinė sipėrane, kėtė mjet tė sprovuar nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe gjuhė tė njohur sė cilės i pėrfalet me bindje tandemi rrjeshtuar nė anėn e kundėrt tė lirisė!
Gjermania vete e humbur, por ideologjia ime, kujton, nė njė libėr memoaresh, sekretarja e fundit e Hitlerit Traudl Junge fjalėt e fyhrerit pak para se tė ikte nga kjo botė, do tė rikthehet njė ditė me forcė religjioni!
Ndoshta nė rastin gjerman, kjo profeci e zezė, pėr arsye tė ditura si mund tė jenė: ndjesia e ēiltėr e fajit, pastaj kultivimi i thellė i shpirtit demokratik dhe, sė fundi, frika e europianėve prej vetėvetes apo e tė gjithėve tok nga zvoglimi i kontinentit tė tyre pėrballė kolosėve nė rritje (Rusia, Kina, India), nuk do tė jetėsohet kurrė!
Por kėshtu s'mund tė thuhet pėr liliputėt rusofilė dhe filozofia sllobodanjane e vdekjes, a paluftuar deri nė fund, mund tė rikthehet nė njė kohė tė dytė me joshjen e magjishme tė religjionit. Qysh tani dėgjohen thirrjet e intelektualėve tė fantaksur serbė pėr marrėzinė e rishfaqjes sė njė Garashanini tė ri dhe tė Naēertanies sė tij, kėtij programi etnocidal pėr t'i ringjitur nukleusit tė rrudhur serbė toka e popuj tė tėrė nė rrethimin e tij natyror.
Ėshtė mė mirė tė jesh i qartė pa rezervė se sa i rezervuar pa qartėsi thoshte qėmoti urtaku Konfuēie dhe europianėt qė kanė apsolvuar gjithė filozofinė e botės, sikur kanė neglizhuar kėtė mėsim tė vyer nga Morgenlandi ose vendlindja e diellit.
Ndaj qartėsia pa rezervė ndaj ultradjathtistėve tė koduar ende nė ideologjinė shtetomadhe e, sidomos ndaj kriptonacionalistėve serbė me prirje tė dyshimtė komunitare, do t'i bėnte mirė atyre dhe Europės vetė.
Tė ardhmes sė saj tė turbullt veēanėrisht!
Berlin, maj 2008
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|