DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Sulmohet integriteti dhe dinjiteti i akademikut tonė emblematik, Rexhep Qosja (Koment redaksional i Radios-Kosova e lirė)
Postuar mė datėn: 2007-08-31 08:01:54 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Tetė vjet pas ēlirimit tė Kosovės nga barbarėt serbė dhe nga regjimi kriminal i Milosheviqit, ende nė vendin tonė kanė mbetur dhe po veprojnė shpenguar mbeturinat e kėtij regjimi. Dhe, mjerisht, kėto mbetje tė ish regjimit kolonialist tė Serbisė i gjen tė postuar kudo nė vendet kyēe, ku mė shumė e ku mė pak, nė tė gjitha institucionet e Kosovės, nė tėrė hierarkinė sunduese, nė tė gjitha ministritė, nė SHPK, nė tė gjitha qeveritė komunale, madje disa syresh edhe nė TMK, e cila tashmė po shpėrbėhet, falė “angazhimit” tė kėtij segmenti nga kėto radha. Dhe, pikėrisht pėr kėtė, regjimi aktual i Beogradit kėrkon tė bisedojė me shqiptarėt lidhur me pėrcaktimin e statusit, me qėllim pėr t’ i bindur ata tė bashkėjetojnė, ashtu sikur paskan “bashkėjetuar” me decenie tė tėra. Fakti se nė Nish brenda muajit lėshohen mbi 10 mijė pasaporta serbe pėr qytetarėt shqiptarė,“besnikė” tė Serbisė, tė cilėt e pranojnė kėtė shtet si tė vetin, ėshtė njė ilustrim tjetėr i kėsaj situate kaotike, e cila po mbretėron nė vend. Nė kėtė situatė ndodhin edhe akte tė ndryshme vandale, sikur ėshtė rasti i fundit me dhunimin e Zyrės sė akademikut emblematik tė kombit shqiptar, Rexhep Qosja, mbajtja nė arrest e dhjetėra ish-luftėtarėve dhe eprorėve tė UĒK-sė, burgosja dhe ndėshkimi i qindra tė tillėve, largimi nga vendet e punės me pėrgjegjėsi i kuadrove me prejardhje politike antijugosllave etj.

Recidivet e masave tė dhunshme

Futja e masave tė dhunshme nėpėr institucione ka qenė praktikė dhe vepėr e sistemit tė kaluar komunist jugosllav. Nėn tė tilla masa kundėr interesave tė kombit shqiptar, sidomos prej vitit 1981 kanė vepruar edhe njė plejadė e tėrė komunistėsh shqipfolės projugosllavė, tė cilėt kanė mbėshtetur, e mjerisht disa prej tyre edhe sot e kėsaj dite e mbėshtesin regjimin e Serbisė okupatore.
Njė rast i tillė na rikthen nė kujtesė futjen e masave tė dhunshme nė Ferizaj, nė fillim tė viteve 90, kur asokohe punonte edhe njėfarė Ismail Hasani, deri atėherė i panjohur. Ai, brenda natės u bė i njohur me qėndrimin e tij pro masave tė dhunshme, duke kritikuar e fyer tė gjithė ata shqiptarė, tė cilėt nuk po iu bindeshin masave tė tilla. I mbetur i vetmuar, ndėrkohė ky njeri iu bashkua radhėve tė LDK-sė ku edhe do tė shquhet pėr “veprimtari” politike dhe jo vetėm politike. Do tė ishte harruar ky njeri, ky Ismail Hasani, ashtu sikur edhe shumė tė tjerė tė sojit tė tillė, po tė mos ishte rikthyer sėrish nė skenė, si instrument i zbatimit tė masave tė dhunshme, atje ku ministri i arsimit, (bokseri i LDK-sė nė kuvendin e fundit, Agim Veliu), nuk kishte arritur sukses. Ai kishte provuar me vjet tė tėra ta merrte nė dorė Institutin Albanologjik, por nuk gjente dot njė person tė pėrdorshėm dhe tė pėrshtatshėm pėr ta ndėrsyer nė kėtė drejtim. Ndėrkohė, ai gjeti mė tė pėrdorshmin dhe mė tė pėrshtatshmin, pėr tė vėnė nė jetė metodat e tij policore kundėr Institutit Albanologjik tė Prishtinės. Ismail Hasani i dikurshėm, i treguar tejet i suksesshėm nė vendosjen e masave tė dhunshme nėn regjimin e Milosheviqit, arriti qė pėrmes policėve tė tij tė uniformuar apo tė pauniformuar, ta atakojė dinjitetin e njėrit prej akademikėve dhe veprimtarėve mė tė merituar tė kombit tonė.
Ky turp dhe kjo vepėr e damkosur antikombėtare, ndodhi mė 29 gusht 2007, nė Prishtinė, me ē’ rast akademik Rexhep Qosja u kėrcėnua tė dorėzonte ēelėsat e Institutit dhe tė largonte sa mė parė veprat dhe gjėsendet e tij nga atje. Duke parė se Qosja nuk thyhej, ashtu sikur nuk ishte thyer asnjėherė nė tė kaluarėn e tij, policia e Agim Veliut, dhunoi Zyrėn e kėtij institucioni duke shkaktuar rrėmujė dhe duke lėnė prapa damkėn mė tė zezė qė i ėshtė bėrė ndonjėherė kėtij institucioni meritor tė gjuhės dhe kulturės sė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.
Nė komunikatėn e tij lidhur me kėtė ndėrhyrje vandale, akademik Rexhep Qosja, veē tjerash, ka deklaruar: “ Pas shumė viteve tė fyerjeve dhe poshtėrimeve tė ndryshme, qė mė bėri pėrmes disa medieve qė i kontrollon njė taraf partiak i LDK-sė, me ndikim nė Ministrinė e Arsimit, tė mėrkurėn mė 29 gusht 2007, bėri tani pėr tani hapin e fundit nė cenimin e integritetit e tė dinjitetit tim dhe nė rrezikimin e jetės sime. Pėrmes njė individi, i quajtur anėtar i njė firme private pėr sigurim, mė ndaloi hyrjen nė Institutin Albanologjik, kurse pak mė vonė ky taraf e theu zyrėn time nė kėtė Institut...”
Sulmi kundėr akademikut, Rexhep Qosja dhe kundėr Institutit Albanologjik tė Prishtinės nė pėrgjithėsi, nga ky tash pėr tash janė dėbuar edhe katėr punėtorė shkencorė tė kėtij Instituti: Fadil Graiēevci, Jahir Ahmeti, Hysen Matoshi dhe Arben Hoxha, duhet tė dėnohet me forcė nga tė gjitha forcat pėrparimtare nė vend dhe nuk duhet lejuar, qė kjo praktikė e UDB-sė tė zbatohet nė kėtė mėnyrė dhe me kėtė lloj tė vrazhdėsisė dhe destrukcionit tipik serb, tetė vjet pas ēlirimit tė Kosovės me gjakun e derdhur rrėke tė mijėra dėshmorėve e martirėve tė kombit.
Cenimi i dinjitetit dhe integritetit tė akademikut Rexhep Qosja dhe Institutit Albanologjik nė pėrgjithėsi nga individė dhe tarafe me prejardhje ideologjike projugosllave, ėshtė njė tregues tjetėr i vazhdimėsisė sė agonisė dhe i pamundėsisė sė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės.
Po tė mos i kishte Beogradi lidhjet e veta tė pashkėputshme me shumė kuadro besnike tė veta nė Kosovė, po tė mos ishte nė pyetje ruajtja dhe begatimi i atyre interesave pėrmes grupeve tė ndryshme tė bashkėpunėtorėve, po tė mos ishin qindra mijėra shqiptarė qė pėr tė nxjerrė njė pasaportė me vulė tė kėtij shteti, pranojnė se janė qytetarė lojalė tė Serbisė, Beogradi nuk do tė kishte pėrse tė insistonte nė rikthimin e sundimit kolonialist nė vendin tonė.
Pikėrisht sepse nuk janė ndėrprerė me kohė kėto lidhje tė rrezikshme tė bashkėpunimit nė shumė segmente, jo vetėm tregtare e ekonomike, pikėrisht sepse sundimi 87-vjeēar serb nė Kosovė ka krijuar lidhje tė thella kumbarie e vėllazėrie nė mesin e njė pjese tė shqiptarėve lojalė, shkėputja definitive nga Serbia po bėhet me shumė vėshtirėsi, e ndoshta njė ditė do tė eskalojė edhe me rreziqe tė reja dhe pasoja tė paparashikueshme.
Sulmi kundėr Rexhep Qoses dhe Institutit Albanologjik, nuk do tė ndalet me kaq, pėr shkak se nė Kosovė, nė mėnyrė perfide po restaurohen segmente tė praktikave tė policisė sekrete serbe, tė dirigjuara me mjeshtėri nga Beogradi.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ENVER HOXHA U SULMUA DHE PO SULMOHET PAMĖSHIRĖ NGA QARQET REAKSIONARE, POR KĖTO SULME KURRĖ S“DO T“IA HUMBIN VLERAT E TIJ REVOLUCIONARE! (2008-10-25 17:26:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mitrovicė sulmohet “Taxi Albania“, plagoset kosovari (2008-09-28 07:41:18 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPONJA SHQIPTARE PO SULMOHET NGA HIENAT ARMIKE GREKO-SLLAVE! (2008-05-08 18:13:41 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] AKSH DO TĖ VEPROJ NĖSE "REPUBLIKA E KOSOVĖS" DO TĖ SULMOHET NGA SERBIA DHE BANDAT E SAJ...! (2008-05-05 15:02:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sulmohet nga hakeret Mekul Press (2008-03-07 07:51:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MONA ANAGOROAIEI PO SULMOHET PADREJTĖSISHT! (2007-11-17 06:52:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sulmohet policia nė Gjirokastėr (2007-09-07 10:22:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sulmohet Mona Agrigoraiei (2007-05-25 15:09:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kosove, sulmohet me arme makina e kryetarit te ARTK, Anton Berisha (2007-02-28 07:55:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] ISG-ja ripohon pėrkushtimin e respektimit tė plotė tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės (2008-11-21 15:18:36 nga admin1)
[ Opinione ] PSE PO RICĖNOHET KĖSHTU INTEGRITETI TERRITORIAL I SHQIPĖRISĖ ETNIKE ? (2008-07-04 14:31:12 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster