| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Muhamet KRASNIQI
Tė ashtuquajturit politikanė aktual tė Kosovės kaherė kanė dhėnė prova se nuk do tė qajnė hallin e popullit e as tė Kosovės, mbase kjo po vėrtetohet pėr ēdo ditė e mė shumė, duke u dėshmuar tė papergjėgjshėm dhe tė pandėrgjėgjshėm, tė korruptuar e tė shantazhuar dhe duke u pasuruar nė mėnyrė enorme nė kurriz tė popullit. Nė kėtė kontekst duhet rikujtuar dokumentet fatale qė ata kanė nėnshkruar apo pranuar pėr Kosovėn, siē janė dokumenti i Rambujesė, Korniza Kushtetuese, marrėveshja Hakerup- Ēoviq etj. Tė gjitha kėto kanė kulmuar me pakon e Ahtisaarit e cila ngėrthen nė vete projekte tė dėmshme, siē janė decentralizimi, dhe atė vetėm nė vija etnike (qė legjitimon ndarjen e Kosovės), eksterritorialitetin (qė ia uzurpon trashėgėminė kulturore dhe historinė shqiptarėve) etj. Prandaj nuk duhet befasuar pėrse jemi katandisur aq shumė kur tė kihet parasysh se me kėto institucione kukulla udhėheqin liderėt e shantazhuar. Por, befasia qėndron te populli i cili naivisht dhe nė mėnyrė verbale vazhdon tiu besojė kėtyre politikanėve pėrkundėr se kėta asgjė nga premtimet gjatė fushatave parazgjedhore nuk i kanė realizuar. Pikėrisht kėtė naivitet tė popullit klasa aktuale politike po e shfrytėzon mjeshtėrisht pėr interesa tė saj, duke e mashtruar opinionin se nė bisedat shtesė me Serbinė nuk do tė diskutohet statusi i Kosovės por vetėm ēeshtjet teknike, derisa nė anėn tjetėr pranojnė se kanė bėrė shumė kompromise, qė jep tė kuptohet se koncesionet i kanė bėrė nė dėm tė pavarėsisė sė Kosovės.
Shpresat nuk duhet humbur pėr sa i pėrket pavarėsisė, sepse ajo pėrveē qė na takon si njė e drejtė univresale, atė populli ynė edhe e meriton nė rend tė parė pėr faktin se ka derdhur gjak gjatė historisė sonė mijėravjeēare. Por, megjithatė duhet pasur parasysh edhe njė fakt tjetėr se liria dhe pavarėsia nuk vijnė vetvetiu, as nuk dhurohen nga askush. Pavarėsia, liria dhe sovraniteti fitohen pėrmės organizimit tė fuqishėm, vendosmėrisė dhe kėmbengulėsisė, duke mos pėrjashtuar edhe luftėn ēlirimtare nėse Serbia nė ēfarėdo mėnyre pretendon tė kthehet nė Kosovė. Vendosmėrinė dhe kėmbėngulėsinė pėr pavarėsi duhet manifestuar edhe para faktorit ndėrkombėtar, madje edhe para miqėve tanė. Pra, faktorit ndrkombėtar duhet ti bėhet e ditur se populli shqiptar pėrkundėr faktit qė ka manifestuar njė durim tė madh, megjithatė kjo pritje e gjatė njė ditė do ta ketė edhe fundin e saj. Prandaj miqėt tanė duhet tė marrin parasysh sakrificat e shumta tė popullit tonė dhe sidomos argumentin qė ka tė bėjė me autoktoninė e popullit shqiptar nė kėto troje nė mėnyrė qė tė neutralizojnė pengesat e Rusinė dhe aleatėve tė saj kur ėshtė nė pyetje pavarėsia e Kosovės, e qė ėshtė njė kompromis i madh, ngase zgjidhja mė e drejtė ėshtė ribashkimi i tė gjitha trojeve shqiptare nė njė Shqiperi etnike. Nė tė kundėrtėn, Rusisė dhe aleatėve tė saj duhet bėrė e ditur se mund tė ndodhin trazira tė cilat do ta destabilizonin jo vetėm Kosovėn por tėrė rajonin, madje edhe Evropėn.
Duke pasur parasysh se jo vetėm shtyrja e statusit ėshtė e dėmshme pėr popullin e Kosovės, ngase do tė ndikojė nė zhvillimin jo tė mjaftueshėm ekonomik tė saj, por madje edhe kur kėsaj i shtohet skepsa se ēfarė pėrmbajtje do tė ketė statusi, atėherė dilemat dhe skepticizimi qė mbretėrojnė nė opinionin tonė janė tejet tė arsyeshme. Shi pėr kėtė, populli ynė ndoshta, pikėrisht pėr shkak se duke qenė i bindur (mashtruar) se statusi nėnkupton pavarėsinė e plotė dhe sovrane tė Kosovės, edhe nuk ka reaguar apo nuk ka kundėrshtuar aq shumė ndaj proceseve tė stėrzgjatura tė negociatave dhe ndaj shtyerjeve tė njėpasnjėshme lidhur me definimin e statusit politik tė Kosovės. Por tanimė kur pothuajse shumica janė bindur se pakoja e Ahtisarit ėshtė tejet e dėmshme pėr tė ardhmen e Kosovės dhe kur tė kihet parasysh se i ashtuquajturi grup i unitetit po e mbron pikėrisht kėtė pako nė negociatat shtesė tashmė tė filluara, qė, sipas tė gjitha gjasave dhe provave tė deritashme, nuk do tė jetė asgje tjetėr pėrveē legjitimim i ndarjes sė Kosovės nė dy entitete (shqiptare dhe serbe), atėherė reagimi i popullit do tė jetė tejet i fuqishėm dhe nė pėrmasa mbarėkombėtare mbase edhe me implikime rajonale. Kėshtu qė edhe nė rastin tonė do tė vlente thėnia e filozofit Jim Morrison, se mė i mirė ėshtė njė fund i dėshpruar sesa njė dėshprim pa fund.
Pra nė rastin tonė mė mirė do tė ishte njė fund i dėshpruar (pėr ata qė kanė pasur iluzione se negociatat na shpiejnė nė pavarėsi, qė do tė nėnkuptonte ndėrprerjen e negociatave) sesa njė dėshprim i pafund (vazhdimi i negociatave dhe i iluzioneve), qė rrjedhimisht do tė ēonte deri te revolta e fuqishme e qytetarėve me qėllim tė realizimit tė vullnetit tė popullit dhe amanetin e mijėra dėshmorėve tė rėnė nė fushėn e nderit pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar. Nė mėnyrė qė reagimi i popullit tė ketė edhe pėrkrahjen ndėrkombėtare, populli do tė duhej tė rreshtohej krahė-pėrkrahė liderit shpirtėror kombėtar Adem Demaēi, kėtij tribuni dhe legjendė e gjallė e kombit, i cili ka njė kapital tė pakontestueshėm kombėtar, fitues i shumė ēmimeve ndėrkombėtare, siē ėshtė ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian etj. Po ashtu edhe atdhetari dhe vizionari tashmė i dėshmuar Albin Kurti, si dhe shumė veprimtarė tė ēėshtjes kombėtare, por qė aktualisht nuk janė tė kyēur nė tė ashtuquajturat institucione tė Kosovės, meritojnė pėrkrahje tė fuqishme nė rrugėtimin e pėrbashkėt drejt sendėrtimit tė amanetit tė dėshmorėve tė kombit.
Po qe se nuk do tė pėrkrahej ky koncept demokratik dhe paqėsor, nė mėnyrė qė zgjidhja e drejtė tė bėhet nėpėrmjet referendumit si e drejtė e natyrshme e popujve, atėherė eventualisht do tė mund tė paraqiteshin nė skenė forca ēlirimtare tė armatosura pėr tė penguar destruktivitetin dhe tradhėtine eventuale qė do tė mund ti bėhej popullit shqiptar pėrmes zvarritjes sė pafund tė negociatave dhe pakove tė disfavorshme. Me njė fjalė ka mundėsi qė do tė pasonte edhe kryengritja gjithėpopullore pėr bashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare, qė do tė ishte opsioni i fundit, pasi tė jenė shterur tė gjitha format demokratike pėr arritje tė synimit mbarėkombėtar.
|
|