DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MOORE: SERBIA PREJ KOHĖSH KĖRKON COPĖTIMIN E KOSOVĖS
Postuar mė datėn: 2007-04-22 10:38:26 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Patrick Moore, analist i Radios Evropa e Lirė

RADIO EVROPA E LIRĖ Z. Moore, disa analistė thonė se nė pėrpjekje pėr tė sfiduar planin e Martti Ahtisaarit, Serbia duket sikur po e konsideron ndarjen e Kosovės. Disa liderė serbė thonė se "nėse shqiptarėt shpallin pavarėsi, atėherė Kosova veriore do ta bėjė tė njėjtėn". Ēfarė ėshtė komenti juaj? PATRICK MOORE Ata njė kohė tė gjatė e planifikojnė ndarjen. Na kujtohet mesi i viteve tė 80-ta kur disa shkollarė tė tyre pėrgatitnin plane pėr ndarjen e Kosovės, nė tė cilat kujdes tė veēantė u kushtuan minierave, e jo manastireve. Udhėheqėsit nė Beograd nuk janė tė marrė, dhe e dinė se e kanė humbur Kosovėn shumė mė parė. Nė veri u formuan struktura paralele, kėshtu qė pjesa veriore e Kosovės, nė shumė segmente drejtohet nga Serbia. Pra, mund tė themi se ndarja nuk ėshtė asgjė e re. Nė shumė mėnyra, ndarja jo vetėm qė ėshtė planifikuar, por ajo edhe po funksionon. Por, ēėshtja se si mund tė vihet nė jetė, ėshtė diēka tjetėr. Sipas meje, skenari mė i mundshėm ėshtė qė rusėt dhe serbėt tė vazhdojnė tė kėrkojnė ngecje tė procesit, duke bėrė thirrje pėr misione fakt-mbledhėse, pėr negociatorė tė rinj apo pėr rishikim tė rezolutės 1244, duke shpresuar se durimit do t'i vijė fundi, dhe shqiptarėt e Kosovės do tė provokohen qė njėanshėm tė shpallin deklaratėn e pavarėsisė. Rrjedhimisht, ajo do tė njihej nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe disa vende tjera. Por nė atė ēast serbėt e mbėshtetur nga Moska, do tė pohonin se do ta mbėshtesin rezolutėn 1244, e cila thotė se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė. Kėshtu, duke pohuar se e mbrojnė rezolutėn 1244, ata do t'i dėrgonin zyrtarėt serbė dhe forcat e sigurisė nė veri tė Kosovės. Kjo tingėllon mjaft e mundshme. Pyetja qė shtrohet ėshtė se ēfarė do tė ndodhė me enklavat gjetkė? Mendoj se nė rrethana tė atilla, ato enklava do tė ishin tė pambrojtura. Por, nėqoftėse Kosova njihet ndėrkombėtarisht nė bazė tė planit tė Ahtisaarit, atėherė do tė jetė e detyruar qė t'i mbrojė enklavat si pjesė e pavarėsisė sė mbikėqyrur. RADIO EVROPA E LIRĖ Grupi i Kontaktit e ka hedhur poshtė idenė e ndarjes. Ditė mė parė tė njėjtėn e tha nėnsekretari i Shtetit, Nicholas Burns, ndėrsa shqiptarėt e Kosovės e kundėrshtojnė tėrėsisht. Por kancelari austriak Alfred Gusenbauer javėn e kaluar sugjeroi aplikimin e modelit tė Tirolit Jugor pėr pjesėn veriore tė Kosovės. A do tė thotė kjo se Perėndimi nuk ėshtė unik pėr kėtė ēėshtje? PATRICK MOORE Mendoj se Perėndimi as qė ka qenė vėrtetė unik mbi kėtė ēėshtje. Kėtė e shohim nga kundėrshtimi i Greqisė, Sllovakisė dhe fatkeqėsisht, edhe i Italisė, nga e cila pritet ta njohė mė mirė Ballkanin. Por na kujtohet mirė se nė Romė gjithmonė ka patur njė traditė proserbe. Kjo zgjat prej para Luftės sė Dytė Botėrore, kur qeveritė italiane kishin probleme me Jugosllavinė, por mė sė shumti me sllovenėt dhe me kroatėt, se sa me serbėt. Nga ana tjetėr, nė Perėndim ka patur njė ndjenjė nervozizmi, apo do ta quaja ndjenjė frike. Kjo nė njė farė mėnyre ka bėrė qė pėr Ballkanin tė propozohen zgjidhje jorealiste. Thėnė shkurt, kėtu bėhet fjalė pėr mėnyrėn se si Shtetet e Bashkuara dhe Britania do tė jenė tė detyruara tė prijnė. Na kujtohet mirė nga vitet e 1990-ta se asgjė nė territoret e ish Jugosllavisė nuk ndryshoi pa lidershipin e Shteteve tė Bashkuara. RADIO EVROPA E LIRĖ Z. Moore, a mendoni se ideja e ndarjes sė Kosovės mund tė nxitė konflikt dhe madje probleme tjera nė Ballkan? PATRICK MOORE Unė jam skeptik pėr kėto teori tė dominos. Fakti se njė ndėr ata qė inkurajon kėtė ėshtė z. Koshtunica, mė bėn qė gjithnjė e mė shumė t'i vė nė pikėpyetje. Nuk mendoj domosdoshmėrisht se njerėzit nė Republikėn Serbe tė Bosnjės dhe ata nė Beograd e duan njėri-tjetrin. Ata kanė disa interesa tė ndryshėm, disa struktura tė ndryshme tė pushtetit dhe tradita tė ndryshme. Tė pėrkujtojmė se motoja e serbėve ėshtė se "vetėm solidariteti i shpėton serbėt", por ēdo serb do t'ju thotė se arsyeja pėr kėtė ėshtė se ata nuk kanė solidaritet tė duhur, andaj duhet ta nxitin atė. Nė vitin 2002, profesori serb Stefan Pavloviq, i cili jeton nė Britaninė e Madhe, e shkroi historinė e popullit tė vet me njė titull shumė interesant. Ai nuk e titulloi "Historia e Serbisė", apo "Historia e serbėve", por e titulloi "Serbia- Historia e njė Ideje". Me kėtė ai deshi tė tregojė se shtetėsia e Serbisė gjithmonė ka qenė nė pikėpyetje, sepse ka patur disa shtete nė kohėra tė ndryshme qė kanė patur kufij tė ndryshėm. Pavloviē gjithashtu u zbuloi dhe u hoqi maskat shumė miteve, tė cilat janė fort tė dashura nga nacionalistėt serbė. Prandaj, ndjenja ime personale ėshtė se njė lloj ndarje do tė jetė e pashmangshme, sepse nė 20-25 vitet e kaluara ka patur tepėr vrasje dhe pasione. Kjo filloi kur serbėt e Kosovės e ndihmuan Millosheviqin tė vijė nė pushtet dhe ta mbajė atė. Tė gjithė e dimė se ēfarė ndodhi mė pas. Shembujt e Kroacisė dhe Bosnjės gjatė viteve tė 1990-ta, gjithashtu tregojnė se nė pėrgjithėsi, klasa politike serbe jashtė Serbisė, e ka patur tė vėshtirė ta pranojė idenė se serbėt mund tė jetojnė tė qetė dhe me komoditet nė njė shtet ku tė tjerėt do tė ishin shumicė. Nuk mendoj se situata nė Kosovė do tė jetė e ndryshme. Ata mbase do tė pėrpiqen ta ndajnė territorin, me gjasė, siē thashė mė herėt, duke provokuar njė deklaratė tė njėanshme tė pavarėsisė, dhe pastaj duke u thirrur nė mbrojtje tė rezolutės 1244. Na kujtohet parulla qė serbėt e pėrdornin nė Kroaci mė 1991, kur thoshin: "Ne duam tė mbetemi nė Jugosllavi". Ngjashėm mund tė ndodhė kėtu, pra tė thonė se duan tė mbeten nė Serbi, ashtu siē e parasheh rezoluta 1244. Mendoj se do tė jetė shumė e dhimbshme pėr shumicėn shqiptare qė tė shohė njė ndarje tė kėtillė, por nė njė plan afatgjatė, nuk mendoj se shumė do t'i marrė malli pėr ish fqinjėt e tyre. Shqiptarėt do tė vazhdojnė me jetėn e tyre nė shtetin e ri, dhe mė nė fund do tė jenė nė gjendje ta marrin fatin nė duart e tyre.

Intervistoi Vullnet POSHKA
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Moore: Kosova - test pėr Bashkimin Evropian (2008-06-15 16:06:23 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Moore: Kosova rrezikon reprizėn e Berlinit tė viteve tė '70-a (2008-05-25 10:34:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Moore: Serbia interesohet pėr mineralet e Kosovės, jo pėr manastiret (2008-03-29 10:47:07 nga admin4)
[ Intervista ] Patrick Moore: DASHURIA E VERBĖR SERBE NDAJ RUSISĖ (2008-02-03 04:19:42 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Moore: Kėrcėnimet serbe-teatėr pėr pazarllėk (2007-09-06 12:19:58 nga admin4)
[ Intervista ] PATRICK MOORE: JAM SKEPTIK NDAJ TEORIVE TĖ DOMINOS NĖ BALLKAN (2007-08-18 10:22:42 nga admin2)
[ Intervista ] MOORE: "PĖRMES KOSOVĖS PUTINI SYNON PĖRĒARJEN E BE-sė dhe NATO-s" (2007-07-21 19:58:47 nga admin2)
[ Intervista ] MOORE:"KOSOVA NDĖRMJET SHANTAZHIT RUSĖ DHE ARROGANCĖS EVROPIANE" (2007-06-17 06:29:45 nga admin1)
[ Intervista ] MOORE: DUKE VEPRUAR NJĖANSHĖM KOSOVARĖT DO RREZIKONIN TĖ HUMBIN MBĖSHTETJEN E JASHTME (2007-06-04 01:55:15 nga admin4)
[ Intervista ] MOORE:"SHBA-tė ME ALEATĖT TĖ MARRIN ROLIN PRIJĖS NĖ KOSOVĖ" (2007-03-10 12:22:38 nga admin1)
[ Intervista ] PATRICK MOORE: RUSĖT SYNOJNĖ QĖ TĖ ARRIJNĖ MARRĖVESHJE TĖ MINUTĖS SĖ FUNDIT (2007-02-24 20:14:57 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster