DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Plumbat e “demokracisė” pėrgjaken rrugėt e Prishtinės
Postuar mė datėn: 2007-02-14 20:58:18 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Bedri Tahiri

Demokracia.
Njė fjalė e bukur, e ėmbėl dhe e butė, tė cilėt ne shqiptarėt nė pėrgjithėsi e kemi ėndėrruar me shekuj. Dhe, mė nė fund, pas gjithė atyre sakrificave, sikur e arritėm tė uruarėn. Madje-madje, ne nė Kosovė njė demokraci tė shumėfishtė. Demokracia e gjithė botės u zbraz si me gurgule nė Kosovėn tonė tė vockėl sa njė lagje kushėrinjsh nė periferinė e Pekinit. -Lum kush do ta pres e do ta gėzojė atė ditė!- shpreheshin ata qė dhanė edhe jetėn pėr tė.
-Lum pėr ne!- uruam ne mjeranėt e gjallė, pa e ditur se do tė na dilte pėr maje tė hundės.
Vallė, nga i gjithė ky si mallkim?!!!
Mbase morėm nė thua herėt, kur po bėnim ēapin e parė tė foshnjėrisė. Po, po, mu atėherė nė tė feksur tė ditės sė bardhė. Njė hoxhė i vjetėr drenicar, qė nė ditėt e para u kishte thėnė luftėtarėve tė lirisė se, edhe pse ėshtė e ndaluar, po tė mė rrokte zori, do tė shkelja edhe mbi Kur’anin dhe mbi bukėn, por kurrė nuk do tė shkelja mbi gjakun e dėshmorėve tė lirisė! -Po ju ē’zor patėt, ore tė uruar, qė gati me tė dy kėmbėt shkelet mbi atė gjak!- do tė pyeste hoxha, po tė qe gjallė, sepse edhe ai vetė ra dėshmor.
-Hiē fare!- do tė gjegjeshim, mė shumė me rrudhje krahėsh, pa ditur t’i japim pėrgjigje, edhe pse mbi kurriz po e ndjemė atė si mallkim qė po na pėrcjell si ogur ndjellazi.
-O popull liridashės e liribėrės, kėndellu, bėji sytė katėr dhe merre rrugėn e mbarėsisė, sepse Atdheu ėshtė nė rrezik!!!
Kėshtu sikur mė vegohen ca zėra nga nėndheu, nga varret e tė parėve. Odiseu dėgjonte zėrin e sirenave magjepse qė e ftonin nė ishullin e vdekjes, por tė tjerėt i kishin mbyllur veshėt me dyllė dhe ēanin pėrpara. Bjeri kah tė duash dhe prapė nuk ke derman pa u takuar me tė madhin Faik Konica, i cili thoshte: Shqipėrinė e krijuan idealistėt, e ruajtėn rastet dhe e fundosėn politikanėt!
Aman, aman sa keq! Tė vije pėr tė plasur nga marazi i shkretė me ca politikanė tanė kokėgdhe. Qė nuk kanė gjė nė dorė, e dimė tė gjithė, edhe kalamajtė, dhe i arsyetojnė. Por, kur krekosen dhe tė pispillosur si gjelat e detit, duke na dhėnė dushk pėr gogla, nuk durohen dot, ore tė keqen vėllai.
Dhe, pika-pika mbushet pusi!
Pavarėsia jonė- mollė sherri e dardhė me bisht.
Pakoja e z. Ahtisari si Kutia e Pandorės. Nga gjithė ato folje e pėrfolje, ngeli vetėm ajo e fundit- Shpresa! Shpresa dhe ėndrrat.
Obobo!!!
A jetohet me to?!
Jo, ore jahu, jo!
Ah, mė falni, se u nxitova. Jetohet, si nuk jetohet. Me shpresė jeton populli, ndėrkaq me ėndrra jetojnė politikanėt!
Ama gjaku qė vlon nuk duron shumė. Ai shpėrthen e brufullon si vullkan i pashuar kundėr padrejtėsive, sepse nuk beson
nė ėndrrat syhapur e ditėn pėr diell.
Jo negociata- Vetėvendosje!
Kjo ėshtė motoja e atyre qė pėr datėn 10 shkurt 2007 organizuan demonstratė tė qetė e paqėsore nėpėr rrugėt e kryeqendrės sonė.
Asgjė e keqe, do tė logjikonte ēdo mendje normale e botės sė qytetėruar. Kėshtu veprohet kudo nė globin tokėsor . Njė shprehje e pakėnaqėsisė nė mėnyrė demokratike.
Dhe, nė orėn 14, sheshet dhe rrugėt e Prishtinės gumėzhinin nga njerėzit e moshave, gjinive e profesioneve tė ndryshme. Tė gjithė kishin njė hall e njė brengė: Fati i Kosovės martire, qė pas njė shekulli robėrie, sėrish ishte vėnė nė shtratin e Prokrustit! Mirėpo, sakaq shkrehu si moti pėr se kthjelli. Turmės sė qetė ia kishin zėnė rrugėn forca tė shumta policore. O Zot, ēfarė paradoksi! Sėrish tė huajt, nė bashkėpunim me tanėt, po na e cenonin lirinė e lėvizjes e tė shprehjes. Jo vetėm kaq. Ata po kėrkonin edhe sherr. Si duket do tė hakmerreshin nė djelmoshat me tė bardha, tė cilėt mė 28 nėntor 2006 kishin skuqur muret e ndėrtesave qeveritare. Hajde mendjekrisur, hajde! Ata me ngjyrė e kėta me gjak! Keni parė kėshtu?! Jo, as nė filma horror! Kontrast ēmendurak: Ngjyra dhe Gjaku!
Dhe, pa njė, pa dy, plasėn bombolat me gaz lotėsjllės, krisėn armėt me plumba sferikė. Njė armatė e tėrė, me mjetet mė tė pėrsosura kundėr njerėzve duarthatė...
Nė fillim gati nuk mė besohej. Fėt e fėt mendja mė fluturoi nė Pranverėn ’81 e nė vitet e mėvonshme, kur demonstronim kundėr regjimit shtypės serbsllav. Njė copė herė i blova dhe i krahasova nė mendjen time. Pėr ēudi, ato mė dilnin si tė klonuara, identike. Madje, shikuar hollė e hollė, edhe ua kalonin atyre, ishin mė tė sofistikuara e mė tė pėrsosura. Ta zėmė atėbotė nuk qe pėrdor shumėtytėshi dhe rrallėherė ėshtė qėlluar me plumba drejt nė kokė e nė fytyrė...
Tek kur mė ranė njerėzit e pėrgjakur para kėmbėve, erdha nė vete dhe mora kthesėn e parė pas hotel “Ilirisė”.
Sheshi “Nenė Tereza” pėr tri orė rresht u shndėrrua nė arenė gladiatorėsh. Kudo tym, flakė, gjak...Autoambulancat bartnin sa mundnin tė plagosur pėr nė Emergjencė. Gjaku i rinisė sonė skuqi asfaltin e zi. Plumbat e “demokracisė” shitonin mė keq se ata tė tiranisė. Policėt ndėrkombėtarė,
tė ardhur nga anė e botės e tė dalė nga gjene tė prishura fisesh endacakėsh, lėviznin si robotėt pa ndjenja dhe shfrenin pamėshirshėm mbi njomėzakėt sypatrembur, qė nuk kėrkonin gjė tjetėr pos atė qė na takon: PAVARĖSINĖ.
Rrugėt dhe sheshet u skuqen nga plumbat e demokracisė.
Por, nuk e di a u skuqen ata qė pėrdorėn dhunėn, ata qė morėn jetėt e ata qė plagosen mbi tetėdhjetė veta!!!
Athua a do t’i vete mendja ndonjėrit nga eprorėt a qeveritarėt qė tė skuqen, makar kur tė shkojnė nė varrimin e tė vrarėve e nė ngushėllimin e familjarėve tė tyre, apo, Zoti mos e dhėntė, tė ofrojnė dorėheqje nga postet e tyre?!!!
Kurrė nuk e besoj njė gjė tė tillė! Ata qė kanė ardhur janė tė pacipė fare e tanėve ka zėnė t’u griset. Si zakonisht, edhe kėsaj here, do tė luhet loja e strucit dhe do tė vije nė shprehje logjika sllaviste: secila
ēudi zgjat veē tri ditė!
Edhe kėta rreshta, qė mė dolėn nga zemra gjatė pėrjetimit tė skenave tmerruese, besoj nuk do t’u pėlqejnė atyre qė e kanė mizėn nėn kėsulė dhe, nėse pranon t’i botojė ndonjėra gazetė, e do tė lexohen nga ata, ka gjasa tė prekėn nė “sedėr”...

Drenice, 12 shkurt 2007.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] NE IU DHAMĖ VOTAT ATA NA I DHANĖ PLUMBAT (2007-11-10 10:06:03 nga admin4)
[ Opinione ] Burgjet e gjykatave qė i vazhdojnė plumbat e policisė (2007-05-13 07:26:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PROKURORI DEAN: PLUMBAT E GOMĖS U SHKREPĖN NGA POLICĖT RUMUNĖ (2007-04-17 11:38:46 nga admin1)
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosachev: S'ka lidhje mes Kosovės dhe Osetisė (2008-10-04 18:37:11 nga admin4)
[ Kultura ] "LAVDI ENVER HOXHĖS” pushtojnė Gjirokastrėn (2008-10-04 18:04:22 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster