| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Doli nga shtypi libri me poezi i autorit Mehmet Bislimi |
| Postuar mė datėn: 2008-05-18 15:57:49 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Prishtinė, 2008
Kjo pritje e gjatė, me shekuj e gjatė
Shumė herė e larė me gjak
A do tė shpaguhen tė gjitha
Me kaq pak
Tė gjitha
Me kaq pak...
|
|
- Autori
PARATHĖNIE
Poezinė e Mehmet Bislimit e pėrcjelli tashti e sa vjet me radhė. Ėshtė kjo njė poezi e natyrshme, e thjeshtė, emocionuese dhe plot me ndjenjė. Kjo poezi pėr subjekt ka njeriun e thjeshtė dhe i drejtohet pikėrisht njeriut tė thjeshtė. Nė thjeshtėsinė e saj, poezia e tij pėr motiv qendror ka dhembjen e thellė pėr popullin, urrejtjen e madhe kundėr pushtuesit dhe shėrbėtorėve tė tij si dhe shpresėn e sigurt pėr tė ardhmen e ndritshme nė liri.
Mehmet Bislimi i takon plejadės sė liridashėsve tė viteve tė tetėdhjeta, tė atyre viteve tė stuhishme qė shqiptarin e ngritėn nė lartėsinė e emrit dhe nė lartėsinė e tokės sė vet. Ai i takon gjeneratės sė studentėve tė atyre viteve tė mėdha qė zbritėn nga shtiza flamurin e urryer tė pushtuesit serb dhe nė vend tė tij e ngritėn flamurin fitimtar kuq e zi, flamurin e lirisė, tė cilin me guxim e nisen nė ballė tė betejave tė ardhshme drejt ēlirimit dhe bashkimit kombėtarė. Ai i takon plejadės sė tė burgosurve politikė tė cilėt qėndruan tė patundur para sprovave tė mėdha tė historisė me besimin e paluhatshėm nė diellin e lirisė sė popullit tė vet. Ai i takon gjeneratės sė artė tė veprimtarėve, tė cilėt «luksi» i perėndimit nuk i tjetėrsoi, pėrkundrazi, ai sė bashku me shokėt e idealit vepruan natė e ditė me qėndrim tė drejtė e tė paluhatshėm pėr tė dhėnė gjithēka nė shėrbim tė ēlirimit tė atdheut qė u kurorėzua me luftėn heroike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Mehmet Bislimi i ndėrgjegjshėm pėr misionin e tij tė luftėtarit tė lirisė, dėshmoi edhe njė dhunti tjetėr e cila atė e radhiti nė rreshtin e luftėtarėve qė pėr armė kanė penėn dhe fjalėn e shkruar analitike dhe artistike.
Poeti Mehmet Bislimi shkruan lehtė sepse e njeh jetėn nė thellėsinė e saj shumėdimensionale, kurse nė veēanti i njeh tė dyja faqet e saj: tė bardhėn edhe tė zezėn. Pėr autorin Bislimi, roli i poetit ėshtė mision, ndėrsa ai i poezisė ėshtė mjet sendėrtimi i qėllimit, armė dhe flamur nė duart e popullit:
Kalorės
Mbi shpinė i kam hipur kėsaj nate
Deri me tė zbardhur do ta shalojė
Mbase do ta arrijė cakun
Kohėn e largėt ta afroj
Me kėtė vlerėsim tė lartė tė autorit pėr muzėn poetike, ngadalė e pa zhurmė, kjo poezi po bėhet pronė e lexuesit tonė tė rėndomtė, por edhe pronė e kulturės sonė tė pėrgjithshme.
Kadri REXHA
Doli nga shtypi libri mė i ri me poezi i autorit Mehmet Bislimi
Botoi shtypshkronja Shkrola prill, 2008 Prishtinė |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|