| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ANALIZĖ REALE E GJENDJES POLITIKE |
| Postuar mė datėn: 2008-02-24 07:33:56 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: ABDULLAH PRAPASHTICA
PLANI I (BE) AHTISARIT ĖSHTĖ NJĖ ZGJEDHJE E PADREJTĖ DHE E IMPONUAR, POR EDHE NJĖ HAP PĖRPARA
SHQIPTARĖT E ISH-KSA TĖ KOSOVĖS PĖRFUNDIMISHT KALUAN NĖ PERĖNDIM, POR PA TĖ DREJTĖ NE VETĖVENDOSJE DHE NĖN SUNDIMIN E DYFISHTĖ FAKTIK TĖ BRUKSELIT DHE BEOGRADIT!
Nė Kosovė mė 17 Shkurt 2008 Populli e festoi pavarėsinė ndėrsa institucionet e shpallėn pavarėsinė, e cila nuk bazohet nė parimin e vetėvendosjes sė popujve!
Dita e 17 Shkurtit 2008 gjithsesi do tė mbetet njė datė historike edhe pėr Kombin Shqiptar edhe pėr Evropėn edhe pėr mbar botėn. Se sa zhvillime pozitive dhe zhvillime negative do tė sjellė kjo ditė pėr tėrė kėta faktorė qė janė tė implikuar nė projektimin e frytit tė kėsaj dite, do tė tregojė e ardhmja e afėrt. Kjo nuk do tė thotė se duhet pritur pasivisht rezultatet spontane tė zhvillimit tė kėtyre rrjedhave, por ėshtė e nevojshme qė aktivisht tė ndikohet nė kėto rrjedha!
Nė njė gjendje teje e tė elektrizuar dhe tė polarizuar do tė haset sė pari vet brenda opinionit shqiptar ne relacionin pro dhe kundėr njė zgjedhje politike qė solli kjo ditė. Argumente tė mjaftueshme do tė kenė edhe njėra edhe tjetra palė. Prandaj ėshtė urtėsi qė tė bėhen vlerėsime racionale edhe argumentet e njėrės edhe tė palės tjetėr dhe ato argumente qė peshojnė mė shumė duhet bėrė pėrpjekje me i sintetizuar nė njė projekte tė vetėm pėr planifikimin e tė ardhmes drejtė realizimit tė objektivave madhor kombėtar.
Kur e them ketė e kam parasysh se edhe mė tutje pėrshkallėzimin e luftės tonė drejtė realizimin e kėtyre objektivave duhet sinkronizuar me raportin e forcave reale tė brendshme dhe tė jashtme! |
|
Nė kėtė relacion i drejtohem me apel edhe atyre qė janė kategorikisht kundėr njė zgjedhje tė tillė edhe atyre qė janė vetėm pėr njė zgjedhje tė tillė qė tė jenė tė vetė pėrmbajtur tė mos polarizohen skajshmėrisht, sepse kjo do tė ēonte deri e realizimi i njė skenari kundėrshqiptar, i cili pret nga kjo tė bej njė konflikt mes shqiptarėve. Kjo nuk ėshtė thirrje pėr oportunizėm, por pėr racionalitet.
Gjendja aktuale politike tregon se opinioni politik shqiptar ėshtė i ndarė nė njė krah, i cili pėrbėhet nga elita politike shqiptare nė pushtet dhe parakushtet, e cila ėshtė plotėsisht e dėgjueshme dhe e pėrkulur para diktatit tė fuqive tė mėdha perėndimore, pa bėrė diferencime mes atyre qė nė perėndim janė miq tanė dhe atyre qe nuk janė tė tillė.
Ky krah pėrbėhet nga titistėt dhe nga krahu i pėrkrahėsve tė ish UĒK, tė etshėm pėr pushtet, ēfarėdo qoftė ai, tė cilėt krijuan bashkėrisht njė koalicion pas zgjedhjeve tė 17 Nėntorit 2007. Kjo kategori e politikanėve e miratoi Pakon e Ahtisarit, i cili ne tersi vjen nė kundėrshtim me tė drejtėn dhe parimin nė VETĖVENDOSJE, si njeri nga parimet themelore tė Kartės sė OKB mbi njohjen e tė drejtave tė popujve tė kolonizuar nė shtet tė pavarur e sovran! Pakoja e Ahtisarit ėshtė njė zgjedhje e padrejtė dhe e imponuar nga ana e BE, e cila aneksimin e Kosovės qendrore mendon ta qeverisė pėr mes elitės sė korruptuar. Tani imponimi i njė Pavarėsie nga Serbia, por me sundim real nė relacionin Bruksel-Beograd tė varur nga BE qė e zėvendėsoi rolin e ish-federatės jugosllave. Ata kėtė pėrpiqen tė maskojnė me akte formale institucionale deri ne atė shkallė sa edhe Kushtetutėn, Ligjet, simbolet e flamurin e imponuara nga (BE) Ahtisari ti prezantojnė si vepra tė autorėve vendorė! BE me Planin e Ahtisarit e shkeli tė drejtėn e Popullit Shqiptar nė ish RSFJ nė VETĖVENDOSJE, duke i ruajtur kufijtė armiqėsor qe ndanin Kosovėn mes Serbisė, Maqedonisė e Malit tė Zi dhe nga shteti Amė. Ky, sigurisht se nuk ka qenė vullneti i Popullit Shqiptar tė Kosovės! Mė 10 Shkurt 2007 nga policėt e BE u vranė dy dhe u plagosen mbi 80 veta pse kėrkuan qė e drejta nė VETĖVENDOSJE jetė parim kryesor nė zgjedhjen e Ēėshtjes sė Kosovės! Megjithatė, edhe nė kėta krahė politikė ėshtė evidente edhe prezenca e njerėzve konstruktiv, tė cilėt po bėjnė pėrpjekje qė tė shtyjnė proceset pėrpara nė drejtimin pozitiv dhe nga ata nuk duhet tė hiqet dorė.
Krahu i dytė ėshtė ekstremi tjetėr, i cili pėrbėhet nga luftėtarėt e lirisė qė me as njė ēmim nuk pranojnė tė jenė tė dėgjueshėm dhe as tė pėrkulen para askujt e as tė bėjnė lėshime nė dėm tė ēėshtjes kombėtare. Ata paraqesin pjesėn me tė vendosur tė kombit dhe si tė tillė duhet ēmuar dhe respektuar, por ata edhe duhet ruajtur e frenuar nga veprimet e shpejtuara qė mund tėt vinė si rezultat i pėrkushtimit dhe emocioneve tė tyre tė sinqerta.
Krahu i tretė politikė qė nuk ėshtė shumė i zėshėm, por qė gjithnjė e mė shumė po shfaq prezencėn e vet, ėshtė duke u pozicionuar nė mes kėtyre dy ekstremeve nė atė formė se pranon kompromise jokapitale si zgjedhje kalimtare dhe si pozicionim pėr tė bėrė hapin e ardhshėm. Ky pėrshkallėzim racional i marshimit hap pas hapi drejtė realizimit tė objektivave kombėtare, ndoshta edhe duhet tė zė vend dominues nė tė ardhmen e afėrt me kusht qė paralelisht tė punohet nė mėnyrė aktive nė shthurjen e iluzioneve se Bac, u krye duke mobilizuar forcat reale tė brendshme pėr ta marr drejtimin dhe udhėheqjen e vendit drejtė lirisė dhe bashkimit kombėtar nė njė shtet unik tė pavarur e sovran me subjektet tjera nė bashkėsinė e shteteve tė barabarta kombėtare! Kjo tani ėshtė detyra e gjeneratės sė re qė shprehjen mė tė lartė e ka nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE, pėrderisa gjenerata aktuale politike ka filluar vendnumėrimin.
Mendoj se do tė ishte racionale qė mes kėtyre tre krahėve tė arrihet njė kompromis dhe njė sinkronizim i veprimeve drejt arritjes sė qėllimeve madhore! Pra, kėrkohet bashkėpunimi mes kėtyre tre krahėve ,e jo konflikti, tė cilin e kanė programuar forcat kundėrshqiptare! Mes shqiptarėve duhet tė zotėrojė paqja e qetėsia edhe kur ata i kanė mendimet e ndryshme! Polarizimet duhet amortizuar, por jo nė dėm tė parimeve!
Njė polarizim i tillė vėrehet edhe brenda Evropės dhe edhe nė gjithė Botėn. Armiqtė e haptė i njohim dhe ua dimė qėllimet. Prandaj duhet pas kujdes nga ata qė nuk prezantohen si tė tillė sepse rreziku mė i madh vjen nga shpina! Me rėndėsi ėshtė qė tani e dimi se edhe brenda BE kemi miq tė sinqertė dhe duhet punuar tė shtojmė numrin e tyre.
Gjenerata e re e politikės shqiptare nė tėrė hapėsirėn kombėtare duhet dalė nė skenė me guxim, jo vetėm me kritika, por edhe me program tė qartė kombėtar e demokratik pa imitacione fals tė shablloneve pseudodemokratike - as tė lindjes dhe as tė perėndimit. Shqiptarėt do tė hynė tė respektuar nė rrjedhat pozitive globale vetėm nėse e ruajnė identitetin dhe individualitetin e vet nacional mes kombeve tė bashkuara mbi bazėn e pavarėsisė dhe tė barazisė reciproke!
24.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|