| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosova nė qendėr tė komenteve tė diplomatėve ndėrkombėtarė nė kryeqytetet evropiane |
| Postuar mė datėn: 2007-12-01 11:34:04 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Me afrimin e afatit tė 10 dhjetorit pėr dorėzimin e raportit tė treshes ndėrkombėtare tek Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Ban Ki Moon, diplomatėt e lartė ndėrkombėtarė, megjithėse pothuajse fare pa shpresa, po bėjnė thirrjet e fundit pėr njė bashkėpunim mes Prishtinės dhe Beogradit. Nė komente tė bėra nė vende tė ndryshme tė Evropės, zyrtarėt bėnė gjithashtu thirrje pėr pėrmbajtje.
Tė premten nė mbrėmje nė Vjenė, Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, pėrsėriti angazhimin e aleancės pėr sigurinė nė Kosovė, qė e shprehu edhe gjatė vizitės atje.
Duhet tė jetė shumė e qartė se angazhimi i NATO-s pėr tė garantuar sigurinė nė Kosovė nuk do tė pėrfundojė mė 10 dhjetor. NATO-ja do tė jetė aty edhe mė 11 dhjetor, mė 12 dhe pėrsa kohė tė jetė e nevojshme dhe do tė vazhdojė tė jetė njė prani kritike pėr ruajtjen e qėndrueshmėrisė nė rajon nė kėtė periudhė pasigurie.
Zoti Sheffer i bėri komentet nė njė konferencė pėr Kosovėn.
Si Prishtina, ashtu edhe Beogradi duhet ta kuptojnė se nė fund tė fundit suksesi i dialogut tė tyre nuk ėshtė thelbėsor vetėm pėr tė ardhmen e Kosovės, por edhe pėr integrimin e gjithė rajonit tė Ballkanit me pjesėn tjetėr tė Evropės.
Edhe ministrja e jashtme e Austrisė, Ursula Plasnik paraqiti pikėpamjen e vendit tė saj:
Ne duam qė Kosova tė jetė strehė pėr tė gjithė kosovarėt, qė ata tė jenė nė gjendje tė jetojnė atje me dinjitet, siguri dhe respekt.
Po tė premten nė Berlin, Ministri i Jashtėm Gjerman Frank Walter Steinmeier e pranoi se ka pak shpresa pėr arritjen e njė marrėveshjeje mes palėve pėr statusin e Kosovės dhe bėri thirrje pėr ruajtjen e gjendjes sė sigurisė pas 10 dhjetorit:
Kemi edhe 10 ditė nė dispozicion. Sigurisht qė ne nuk kemi iluzione. Pothuajse nuk ka mė asnjė shpresė pėr njė zgjidhje pėrmes negociatash. Tani duhet tė pėrqendrohemi qė ta mbajmė situatėn pas 10 dhjetorit nėn kontroll sa mė shumė tė jetė e mundur dhe pėr tė shmangur pėrshkallėzimin dhe dhunėn nė Ballkanin Perėndimor, tha ai.
Nė njė tjetėr kryeqytet evropian, nė Madrid, Organizata pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė tha se kishte bėrė pėrparim nė diskutimet pėr zgjatjen e mandatit tė misionit tė saj nė Kosovė, por nuk u mor ndonjė vendim pėrfundimtar pėr shkak tė pasigurisė pėr statusin. Nėnsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns komentoi pėr kėtė ēėshtje:
Pjesa dėrrmuese e vendeve (anėtare) besojnė se OSBE-sė, ashtu si edhe NATO-s dhe Bashkimit Evropian i takon qė tė jetė nė krah tė popullit tė Kosovės dhe jo ta braktisin atė.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duan qė organizata tė rinovojė mandatin e saj tė qėndrimit nė Kosovė, qė pėrfundon vitin e ardhshėm, pavarėsisht se cili do tė jetė statusi i saj.
Po dje presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se Franca do tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės, duke shtuar se shpreson qė kjo do tė ndodhė nė momentin e duhur. Ai i bėri komentet nė Nisė nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp me kryeministrin italian Romano Prodi. Udhėheqėsi francez u bėri thirrje udhėheqėsve tė Kosovės tė mos ndėrmarrin hapa tė shpejtuara duke deklaruar shpalljen e pavarėsisė.
Ndėrsa nė Shtetet e Bashkuara, senatorja Hillary Clinton, kandidate demokrate pėr presidente tha nė njė deklaratė pėr shtyp se nė rast se qeveria e Prishtinės vendos tė shpallė pavarėsinė, Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin atė menjėherė. Zonja Clinton i bėn thirrje Bashkimit Europian tė veprojė nė tė njėjtėn mėnyrė.//kk//
VOA
1.12.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|