Shkruan: Sheradin BERISHA
Si ndodhi rrethimi dhe ekzekutimi i burrave tė Reēakut mė 15 janar 1999.
Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė datės 15 janar 1999, ashtu siē ishte planifikuar nė Beograd, fshati Reēak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisė speciale, militare dhe paramilitare serbe tė shoqėruar edhe me mjete tė shumta tė motorizuara. Sipas dėshmitarėve qė kanė mbijetuar krimin, aty rreth orės 6.30 minuta forcat serbe me artileri tė rėndė kanė filluar tė gjuajnė me granata fshatin, prej vendeve tė quajtura Pishat, Gėshtenjat, Rrasa e Ēallakut dhe nga Ēesta pėrmbi Reēak. Pas ndėrprerjes sė granatimeve forcat kriminale serbe janė futur nė fshat dhe kanė filluar bastisjet shtėpi pėr shtėpi. Nė kėto momente mjaftė tė rėnda, fshatarėt janė pėrpjekur tė largohen nga fshati apo tė gjejnė njė vendstrehim mė tė sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bėrė tė pamundur njė gjė tė tillė.
Forcat policore serbe qė ishin futur pėrmes rrugės kryesore tė fshatit kishin arrestuar nė oborrin e shtėpisė (afėr xhamisė) Banush Azem Kamberin, ndėrsa familja e tij pak kohė mė herėt kishte braktisur shtėpinė. Forcat kriminale, Banushin pasi e torturojnė fizikisht e ekzekutojnė me rafal automatiku nė oborrin e fqinjit tė tij Rashit Rashiti. Kėta barbarė tė mesjetės, nuk e lėnė me kaq, pas ekzekutimit Banushit ia kėpusin edhe kokėn, e cila nuk ėshtė gjetur dot nė vendin e krimit.
Shikoni kufomėn e Banushit pa kokė - Formacionet kriminale, nė tė cilat janė radhitur edhe serbėt lokalė, nė kėtė operacion shfarosės nuk lanė vend nė fshat pa kontrolluar, djegur e shkatėrruar.
Drama me e tmerrshme nė kėtė ditė, pėr banorėt e Reēakut u zhvillua nė shtėpinė e Sadik Osmanit. Qysh nė orėt e para tė mėngjesit ishin tubuar shumė familje nė podrumin e shtėpisė dhe nė ahurin e lopėve tė tij pėr t“u mbrojtur nga granatimet e artilerisė sė rėndė. Kriminelėt pasi kishin hetuar strehimin e banorėve tė fshatit nė kėtė shtėpi, fillimisht nga largėsia prej shtėpisė sė Ragip Jahir Bajramit dhe shitores sė Lutės, (siē e quajnė fshatarėt) gjuajnė me armė tė kalibrave tė ndryshme dhe nė kėtė moment vrasin plakun Nazmi Nuha dhe mė pastaj hidhen nė sulm, rrethojnė shtėpinė e Sadikut dhe futen nė oborr.
Dėshmitarėt okular: Ramė Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, nga kjo ditė tragjike rikujtojnė: Rreth orės 8:30, jemi tubuar nė bodrum tė shtėpisė sė Sadik Osmanit, pėr t“u mbrojtur nga granatimet. Aty kanė qenė rreth 30 gra me fėmijė, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramė Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djem tė rinj. Ndėrsa burrat tjerė, rreth 30 veta, kanė qenė tė vendosur nė ahurin e lopėve tė Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrė jashtė nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur njė polic i maskuar dhe ka hapur derėn e bodrumit, ka kėqyr brenda dhe ka dalė jashtė. Ndėrkohė, ka ardhur komandanti i policisė sė Shtimes dhe e ka pyetur policin e maskuar:Ēka ka kėtu brenda?.Polici i pėrgjigjet:Gra dhe fėmijė. Komandanti ia kthen: Pse po gėnjen? Kėtu paska edhe burra. Na kanė nxjerrė nė oborr dhe na i kanė marrė letėrnjoftimet
, ndėrsa gratė dhe fėmijėt i kanė mbyllur me dry (ēelės) nė bodrum.
Ndėrkaq dėshmitari Bilall Sadri Avdiu, i cili ka qenė i strehuar nė ahurin e lopėve thotė: Dy tre policė e ēelėn derėn e ahurit
dhe thanė: Ima ovde mnogo iredentista, majko im jebem (Kėtu ka shumė irredentistė, he nėnėn ja u qivsha). Na urdhėruan tė dalim pėrjashta me duart pėrpjetė, dhe kur dolėm pėrjashta ata kishin qenė shumė - 30 deri nė 40 policė tė renditur prej kodre, krejt tė armatosur deri nė dhėmbė e tė mėdhenj, disa me maska e disa pa to. I kanė tubuar nė oborr dhe ia kanė marrė letėrnjoftimet e dokumentet tjera.
Nė oborrin e Sadikut nė kėtė moment kritik ishin kėta mashkuj: Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemė Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovė, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramė Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani.
Sipas dėshmitarėve qė kanė mbetur gjallė, kriminelėt serbė pasi i kanė legjitimuar burrat e zėnė, i kanė shtri pėr toke dhe kanė filluar t“i rrahin mizorisht duke pėrdorur kondakėt e armėve, shqelmat, dru, zinxhirė dhe gjėsende tjera tė forta. Gjatė rrahjeve nė oborrin e Sadikut, dėgjohej gjėma dhe britmat e burrave, ndėrsa nė bodrum qanin e lemerisnin gratė e fėmijėt e mbyllur nė ēelės.
Pas kėsaj drame tmerruese, kriminelėt sipas skenarit tė pėrgatitur mė herėt kalojnė nė fazėn e dytė tė veprimit. Dėshmitarėt gjatė rrahjeve brutale nė oborrin e shtėpisė sė Sadik Osmanit kanė dėgjuar njė komunikim me radiolidhje tė drejtuesve tė kėtij operacioni. Pas njė orė e gjysmė rrahjesh pėr vdekje, dikur nė mesditė, kėta burra i marrin dhe nė rresht (kolon) pėr njė i nisin nė drejtim tė malit dhe te Gropa e Bebushit ndalohen nga njėsitė tjera kriminale serbe, me tė cilėt pak kohė mė parė nga oborri i Sadikut ėshtė biseduar nė radiolidhje.
Pikėrisht nė rrugicėn e Gropės sė Bebushit ashtu siē kanė qenė duke ecur nė kolonė, njėsitė kriminale serbe me rafal automatiku nga afėr i ekzekutojnė pamėshirshėm 24 burra, ndėrsa me kėtė rast (meqė ishin tė fundit nė kolonė) arrijnė tė shpėtojnė: Ramė Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Immer Imeri.
Kush u ekzekutua masakrua mė 15 janar 1999 nė Reēak?
Mė 15 Janar 1999, nė kėtė ditė tė kobshme, nė Reēak u vranė e u masakruan barbarisht 45 shqiptarė tė paarmatosur, nė mesin e tė cilėve ishte edhe njė grua.
1. Lute ASLLANI
2. Banush AZEMI
3. Ragip BAJRAMI
4. Halim BEQIRI
5. Rizah BEQIRI
6. Zenel BEQIRI
7. Lutfi BILALLI
8. Ajet EMINI
9. Bujar HAJRIZI
10. Myfail HAJRIZI
11. Skėnder HALILI
12. Haqif HYSENAJ
13. Hajriz IBRAHIMI
14. Hakip IMERI
15. Murtez IMERI
16. Nazmi IMERI
17. Mehė ISMAJLI
18. Muhamet ISMAJI
19. Ahmet JAKUPI
20. Eshref JAKUPI
21. Hajriz JAKUPI
22. Mehmet JAKUPI
23. Xhelal JAKUPI
24. Jashar JASHARI
25. Raif JASHARI
26. Shukri JASHARI
27. Fatmir LIMANI
28. Nexhat LIMANI
29. Salif LIMANI
30. Bajram MEHMETI
31. Hanumshah MEHMETI
32.Arif METUSHI
33. Haki METUSHI
34. Ahmet MUSTAFA
35. Asllan MUSTAFA
36. Muhamet MUSTAFA
37. Sadik OSMANI
38. Jashar SALIHU
39. Shukri SALIHU
40. Bajrush SHABANI
41. Ahmet SMAJLAJ
42. Sheremet SYLA
43. Shyqėri SYLA
44. Bajram XHELADINI
45. Njazi ZYMERI
Woker: Nga ajo qė pash nuk ngurroj tė pėrshkruaj ndodhinė si masakėr dhe krim kundėr njerėzimit (!)
Tė nesėrmen, mė 16 janar aty rreth orės 13:30 minuta nė Reēak do tė shkojė ish-shefi i misionit tė OSBE-sė z. William Woker, pėr tė parė nga afėr kėtė ngjarje tė tmerrshme kriminale. z.Woker pasi vizitojė fshatin u ngjitė lartė te Gropa e Bebushit dhe derisa po i afrohej luginės sė ngushtė u tmerruar kur i pa kufomat e tre meshkujve tė moshuar dhe nė kėto momente deklaroi: Pėr nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerėzit pa kurrfarė vlere pėr jetėt e njerėzve kanė vrarė kėta njerėz, qė mua me duken si bujq, si punėtorė, si fshatarė, qė definitivisht nuk kanė merituar tė vdesin kėshtu..
Mė pastaj z. Woker vazhdoi rrugėn drejt luginės sė vdekjes, ku po qėndronin tė shtrirė me duar tė shtangur e trupa tė sakatosura kufomat tjera tė civilėve tė ekzekutuar barbarisht. T“i shohėsh kufomat kėshtu me fytyra tė shkatėrruara, qė si duket janė bėrė nga armėt qė janė mbajtur afėr kokave tė tyre, t“i shohėsh 15 nė njė gropė, dhe nė njė mėnyrė tė ekzekutuar, mendoj se mė nevojiten disa minuta para se tė pėrcaktohem se ēka dua tė them, pohoi z.Woker. Dhe, menjėherė nė konferencėn me gazetarė pa ngurrim ai do tė deklarojė: Nga ajo qė pash nuk ngurroj tė pėrshkruaj ndodhinė si masakėr dhe krim kundėr njerėzimit (!)
kjo ėshtė ngjarja mė trishtuese nė jetėn time
.
Betejat e pėrgjakshme tė UĒK-sė
Nga data 15 deri mė 19 janar 1999 nė Reēak dhe nė rrethinė ėshtė zhvilluar njė luftė e pėrgjakshme. Njėsitė e UĒK-sė gjatė kėtyre ditėve zhvilluan disa beteja tė pėrgjakshme me forcat kriminale serbe pėr ta mbrojtur popullatėn e gjithė rajonit nga operacionet shfarosėse .
Dhe nė kėtė luftė tė pabarabartė ranė dėshmorė kėta luftėtarė tė lirisė:
1. Ahmet Kaēiku
..1964 1999
2. Ali Beqa
1973 1999
3. Ismail Luma
.1975 1999
4. Mehmet Mustafa
.1938 1999
5. Sadik Mujota
1939 1999
6. Shaqir Berisha
.1969 1999
7. Kadri Syla
.1967 1999
8. Nazim Kokollari
1974 1999
9. Vezir Jashari
1975 1999
10. Skėnder Qarri
1975 1999
11. Enver Rashiti
.
.1974 1999
12. Lutfi Bilalli
..1957 1999
13. Sadik Osmani
....1957 1999
14. Nexhat Ramadani
.1978 1999
15. Ragip Bajrami
... 1978 - 1999
Kush mori pjesė nė ekzekutimin masakrimin e burrave tė Reēakut?
Nė masakrėn e Reēakut morėn pjesė njėsitė speciale tė policisė dhe forca tė shumta paramilitare serbe, ku ishin tė pėrfshirė edhe serbėt lokalė, punėtorė tė Kuvendit Komunal tė Shtimjes, tė postės, tė pylltarisė etj.
Mė 10 qershor 2005 Lėvizja KAN tani Vetėvendosje, sė bashku me familjarėt e Reēakut kanė identifikuar shumė kriminelė serbė qė morėn pjesė nė masakrimin e burrave tė Reēakut dhe kėtė fakt e kanė bėrė publike pėrmes njė ēarēafi tė vendosur pėpara selisė sė UNMIK-ut, nė tė cilin ishin skalitur emrat e kriminelėve serbė.
Nė kėtė ēarēaf ishin shkruar emrat e kėtyre kriminelėve:
1. Bozhidar Marinkoviq
2. Ēedomoir Aksiq
3. Zhivorad Stojēetoviq
4. Bogdan Nojiq
5. Jovica Stojkoviq
6. Momir Ristiq
7. Zvonko Ristiq
8. Ljubomir Nojiq
9. Nenad Marinkoviq
10. Pavle Marinkoviq
11. Zoran Nedelkoviq
12. Sllavisha Marinkoviq
13. Vojisllav Janiēijeviq
14. Milivoje Ēanoviq
15. Jovica Jovanoviq
16. Stojan Aksiq
17. Milorad Kostiq
18. Dragisha Kostiq
19. Dragan Tasiq (
)
Ndonėse janė publikuar emrat e kėtyre kriminelėve, deri mė sot askush nga pėrgjegjėsit e sigurisė nė Kosovė, as policia e UNMIK-ut, KFOR-i, SHPK-ja
, as institucionet tjera ndėrkombėtare: UNMIK-u, BE
por, as edhe lidershipi politik e institucional i Kosovės, duket qartė se nuk kanė shprehur interesim, pėr mė tepėr janė treguar skajshmėrisht neglizhent dhe tė papėrgjegjshėm pėr kėtė ēėshtje.
Par, kėta kriminelė barbarė, nuk i ndjek, as UNMIK-u, as KFOR-i, as Policia vendore - ndėrkombėtare, as gjykatat, as institucionet e Kosovės
, askush, askush i gjallė nė Kosovė!!!
Si pėrfundim
Njė gjė ėshtė e sigurt, bota e di se nė Reēak dhe gjithandej nėpėr Kosovė janė bėrė krime tė tmerrshme ndaj shqiptarėve, ( shiko lokacionet e varrezave masive: prandaj pa arrestimin e kriminelėve dhe vėnien e tyre pėrpara drejtėsisė, si dhe pa realizimin e aspiratės sonė kombėtare, s“ka dhe s“mund tė ketė paqe tė qėndrueshme nė Kosovė, as nė Ballkan.
DOKUMENTAR NGA MASAKRA E REĒAKUT
14.01.2008 |