| » Opcionet për artikullin |
|
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, pritet tė vizitojė Beogradin javėn e ardhshme, vizitė kjo qė synon fillimin e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje teknike, siē edhe parasheh plani i Ban Ki-Moonit, bėn tė ditur Radio Evropa e Lirė.
Vizita e Zannierit nė Beograd, shėnon kėshtu vizitėn e parė pas dy vjetėsh tė njė shefi tė UNMIK-ut nė kryeqytetin serb. Siē ka thėnė sekretari i pėrgjithshėm nė raportin e tij, PSSP do tė lehtėsojė dialogun Prishtinė-Beograd. Kėshtu qė PSSP do tė shkojė nė Beograd, javėn e ardhshme, por nuk kemi datėn e saktė ende, ka thėnė zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko.
Nė planin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki Moon, parashikohet qė Prishtina dhe Beogradi tė bisedojnė pėr ēėshtjet qė lidhen me fushėn e policisė, drejtėsisė, doganave, trashėgimisė fetare dhe transportit.
Vizita e Zannierit organizohet nga Zyra e Kombeve tė Bashkuara nė Beograd, zyrė kjo qė pati nisur pas shpalljes sė pavarėsisė bisedime pėr Kosovėn me Beogradin, e tė cilat qenė kundėrshtuar nga Prishtina.
Ndėrkohė, Prishtina zyrtare pranon qė tė bisedohet pėr ēėshtje teknike, por hedh poshtė nė mėnyrė kategorike ēdo mundėsi tė dialogut pėr statusin.
|
|