| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOSOVA DHE MISIONET DIPLOMATIKE |
| Postuar mė datėn: 2008-07-15 15:29:55 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Reshat SAHITAJ
Ēka mund tė pritet prej personaliteteve qė merren me rrjetin mafioz te drogės e madje nė bashkėpunim me vrasėsit tanė?
Ēka mund tė pritėt prej personaliteteve tė korruptuara qė Brenda ditės bėhėn milionerė?!
Ēka mund tė pritėt prej pėrkthyesve tė thjeshtė tė dikurshėm tani ne poste kyēe qeveritare?!
Ēka mund tė pritet prej atyre qė deri dje ishin bashkėpunėtorė tė armikut e tani ne vende vendimarrėse?!
Formimi i shtetit tė Kosovės dhe njohja e saj nga vendet me tė fuqishme tė planetit, shqiptarėt i ka zėnė nė gjumė. Mendim absurd do te thonė tė gjithė. Nė njė aspekt ėshtė absurd, sepse me rastin e shpalljės se pavarėsisė tėrė Kosova ditė e net tė tėra bėri festė, dhe pakkush bėnte gjumė ato ditė. Madje mijėra vjet e pritem pavarėsinė dhe rasti i shpalljes se saj nga gėzimi askend nuk e zuri gjumi. Gėzimi masovik ishte energjia e pozitive e ndrydhur shekuj me radhė qė nė mėnyrė gjenetike e pėrcjellur brez pas brezi, pėr tu zbarzur mė nė fund nė ditėn e pavarėsisė. Euforia masovike ishte zbrazja e energjisė pozitive tė masės popullore qė u manifestua me dinjitet jo vetėm nė Kosovė, por nė tėrė planetin ku kishte shqiptar.
Kjo ditė historike pėr 80% tė shtresės politike ishte njė ditė sikur ēdo ditė tjetėr. Tė tillėt shtetin mė tė ri nė botė filluan ta quanin bastard madje edhe kopil sepse sipas kesaj shtrese filozofėsh, shqiptarėt nuk e kanė dėshiruar kurrė shtetin e vetė tė pavarur, por tjeret na e dhanė me dhunė. Kėta filozofė, kėshilltarė politikė te strukturave qeveritare, Kosovėn e trajtojnė si njė lavire e cila me dhunė ka mbetur shtatėzėnė nga amerikanet dhe evropianet, dhe tash lindja e shtetit me te ri nė botė na qenka kopil! Keta madje edhe mburren , edhe nuk frikėsohen nga askush ta quajnė Kosovėn kopil. Nuk frikėsohen nga gjaku i derdhur me shekuj, nga viktimat e luftės se fundit, jo keta nuk kanė frikė. Pjesa dėrmuese e kėsaj shtrese politike as qė e kanė dėshiruar pavarėsinė, sepse kurrė mė parė nuk e kanė vu njė gurė nė themelet e shtetit tė Kosovės, mirėpo pikėrisht kėta ishin ata qė ia vunė ēatinė edhe pa dėshirėn e disave prej tyre. Ēatinė e ndėrtuan rrezistenca e armatosur gjenratė pas gjenerate ndėrsa e kurorėzuan luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare bashkė me aletatėt e NATO-s.
Atdhengrėnėsit
Menjėherė pas luftės vėrshuan atdhengėrnėsit nė Parlament, nė Qeveri, nė zyra komunale e nė ēdo bire ku derdhej diēka pėr tė vjedhur dhe harruan se duhet bėrė himni i Kosovės, duhej bėrė flamuri, duhej tė rregulloheshin planprogramet mesimore ku mė historia duhej tė mesohej ndryshe, harruan tekstet shkollore pėr shkolla, harruan dėshmoret, harruan luftėtarėt, tė zhdukurit , harrun aktivistėt tė cilėt kontribuan pavarėsisė, harruan ēdo gjė qė kishte tė bėnte me krijimin e shtetit tė mirėfilltė.
Ēuditėrisht, pėr ta ngrėnė atdheun gjer nė palcė, atdhengrėnėsit e ndėrruan fjalorin dhe profesionin dhe u shndėrruan nė personalitete politike. Ata nuk ngopėn me pak sepse sa mė shumė tė kesh aq mė shumė kėrkon. Pasi siguaruan kolltuket pėr vete, u kujdesėn pėr dashnoret, pėr tezet, pėr kusherinjtė dhe tani krejt kah fundi i njė fillimit tė ri, pa fije turpi dėshirojnė ti rehabilitojnė edhe ish padronet e tyre ne zyrat diplomatike tė Kosovės. Po tė bazohemi nė debatin televiziv qė u transmetua nė RTK tė enjtėne kaluar nė mbrėmje, pa asnjė dilemė e frikė tregojnė se paskan zhvilluar biseda edhe me disa diplomatė qė dikur sherbenin ambasadave jugosllave. Kėta e arsyetojnė vetėn se ish diplomatėt janė me pėrvojė. A ėshtė e vertetė se ata kanė pėrvojė? Pėrgjigjja ime do tė ishte:jo. Arsyetimi im ėshtė ky: qė njė shqiptar tė shkonte nė ambasadėn jugosllave fillimisht ai duhet ta donte Sėrbinė mė shumė se vetė serbet. Pėr te qėnė tė sigurt nė karakterin dhe dashurinė ndaj Serbisė diplomati nga Kosova duhet te shkonte disa muaj kurse nė Komrovc apo vende tjera. Shqiptari qė emėrohej konsul, ambasador , sekretar i parė a i dytė etj nė ambasada jugosllave, ai nuk ka shkuar kurrė nė cilėsinė e diplomatit por ne atė tė spiunit. Diplomatėt e tillė pėr detyrė kishin ti pėrēanin dhe spiunonin shqiptarėt e diasporės dhe zyrtarė tė lartė tė politikės botėrore tė cilet eventualisht ndonjėri prej tyre shprehte simpati pėr shqiptarė.
Diplomatėt e djeshėm
Spiunimi ishte detyrė primare e diplomatėve tė sistemit te shkuar , mirėpo krahas kėsaj diplomatėt tanė sherbenin si fakte se Jugosllavia ishte demokratike dhe se shqiptarėt i kanė tė gjitha tė drejtat, madje edhe pjesėmarrje ne shtet si ēdo republikė. Pra, diplomatėt e sistemit tė kaluar kurrė nuk kanė pasur qasje nė diplomaci, e as qė kanė ditur ēėshtė diplomacia. Kėta kanė sherbyer si dekor diplomatik ne sherbim te shtetit dhe interesave serbe e asnjėherė shqiptare. Nuk duhet tė mendojmė se ish-diplomatėt nga Kosova janė tė barabartė me ish diplomatėt e Shqipėrisė sepse ata edhe nėse kanė kryer misione tjera e kanė bėrė pėr shtetin e tyre, ndersa tanėt kurrė jo. Madje nė Shqipėri bėhėn aq shumė debate pėr hapjėn e dosjeve tė ish funksionarėve tė tyre tė cilėt nė fund tė fundit i kanė sherbyer interesave shqiptare. Po pse nė Kosovė askush nuk kėrkon hapjėn e dosjeve se pakut tė hapėn dosjet e atyre qė janė tė kyēur nė strukturat politike si deputetėt, ministrat e zyrtarė tjerė?! Nė Slloveni e vende tė tjera postkomuniste asnjė deputet nuk mund tė zgjedhet deputet nėse e ka pasur njė tė kaluar kolaboracioniste me armikun. Nė Kosovė e kundėrta.
Si ėshtė e mundur qė njerėzit tė cilėt mendojnė ti kontaktojnė ish diplomatėt nuk dojnė dhe nuk u shkon ndėrmend ti kontaktojnė aktivistėt qė i kanė brenda nė Kosovė, dhe qe kanė rrezikuar jetėn e tyre?! Si nuk u shkon ndėrmend ti takojnė aktivistėt e diasporės tė cilėt vite tė tėra kanė trokitur dyerve te qeverisė gjermane, franceze, angleze, zyreve tė Parlamentit evropian e NATO-s?! Pikėrisht aktivistėt e tillė ishin ata qė e internacionalizuan dramėn kosovare e qė diplomatėt tanė ne amabasada jugosllave tė atyre kohėrave, ishin zė mbrojtės tė sistemit jugosllav. Disa prej kėtyre militantėve Sherbimi sekret jugosllav i vrau si: Jusuf Gėrvallėn, Kadri Zekėn, Bardhoshin, Vehbi Ibrahimin e Enver Hadrin. Pse nuk u shkon ndermend ta kontaktojnė ndonjėrin prej aktivistėve tė tillė tė mbetur gjallė?! Si nuk iu shkon ndėrmend ta kontaktojnė Behare Rexhepin (edhe pse tė gjithė personalitetėt politikė aktuale e dijnė veprimtarinė e saj) me ndihmen e sė cilės janė aprovuar dhjetra rezoluta nga Parlamenti Evropian. Po tė shkohet ne arkivat e Paktit Verio-Atlantik (NATO) , nė Senatin Belg etj do tė gjenden dokumente tė dėrguara nga Behare Rexhepi. Pse nuk iu shkon ndermend ti kontaktojnė edhe aktivistė tjerė tė cilėt me veprimtari diplomatike janė tė konfirmuar vite e vite tė tėra. A duhet qė kėta tė vdesin qė tu jemi mirėnjohės pėr punėn e tyre?! Apo ndoshta duhet tė kesh biografi kolaboracioniste me armikun qė tjeret te interesohen te ti fusin ne struktura qeveritare?! |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|