| » Opcionet për artikullin |
|
Pas ekzekutimit nga Avni Rustemi nė Paris, qeveria mbretėrore jugosllave ndihmonė financiarisht me mijėra franga ari familjen e Esat Pashės dhe bashkėpunėtorėt e tij
Nga:Astrit Kola
Burimet historike kanė evidentuar qartė marrėdhėniet e ngushta tė Esat Pashės me Serbinė gjatė LPB dhe Jugosllavinė Mbretėrore tė Versajės, tė drejtuara nga i njėjti personazh emblematik i politikės serbo-jugosllave tė dy dekadave tė fundit tė shek. 19 dhe ēerekshekullit tė parė pasues, miku i Esatit, Nikolla Pashiq, themelues dhe kryetar i Partisė Radikale tė Serbisė. Kėto marrėdhėnie, vetėm nė njė interval tė shkurtėr kohor kanė qenė marrėdhėnie partnershipi, dhe kryesisht gjatė viteve tė LPB, ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė kohės ato kanė qenė marrėdhėnie vasaliteti, pėrderisa Esati ėshtė paguar pėr shėrbimet. Rrjedhimisht, kanė qenė edhe marrėdhėnie interesash reciproke, ndėr tė cilat determinante kanė qenė ato tė pranimit tė restriksionit tė trojeve administrative shqiptare nė favor tė zgjerimit tė hapėsirave territoriale dhe interesave jetike tė Serbisė dhe, mė vonė, tė Jugosllavisė mbretėrore. Jo mė kot, nė letrėn e tij drejtuar kryeministrit francez, Mileranit, Pashiqi e cilėson Esatin kryetar i qeverisė sė Principatės sė Shqipėrisė, autoriteti administrativ i sė cilės shtrihej vetėm nė Shqipėrinė e Mesme, ndėrkohė qė kėrkesat aneksioniste tė Mbretėrisė SKS nė Paris shtriheshin mbi gjithė Shqipėrinė Veri-lindore, duke prekur shumė pak treva tė Principatės sė Esatit me rezidencė nė Durrės.
Nė dokumentacionin arkivor tė shfrytėzuar pėr kėtė dossier, jugosllavėt e pranojnė me plot gojėn faktin e shėrbimeve qė u kish kryer Esati, pa fshehur edhe financimin sistematik tė tij, tė mbėshtetėsve nė terren, e deri tė qeverisė sė tij fantazmė, e pėrbėrė nga njerėz qė bėnin pazhin dhe maxhordomin nė suitėn e Pashait zulmėmadh. Serbėt dhe Pashiqi, jo mė kot u treguan aq dorėlėshuar dhe e financuan Esatin me shuma marramendėse, qė arrinin nė 120 mijė franga ari nė muaj. Ndonėse nė planin politiko-diplomatik, Esati dhe qeveria e tij inekzistente, kishin dhe luajtėn njė rol modest, qė margjinalizohej edhe nga pesha tejet e papėrfillshme e faktorit shqiptar nė skenėn ballkanike e mė gjerė, nė planin ushtarak, brenda territorit shqiptar dhe hapėsirės shqiptare jashtė kufijve, mbėshtetėsit e Esatit ishin tė shumtė e mjaftueshmėrisht tė fuqishėm, sa pėr tia prishur qetėsinė ēdo qeverie brenda Shqipėrisė sė telefosur nga luftėrat dhe pushtimet. Ithtarėt e Esatit formonin njėsi tė tėra, tė drejtuara e tė armatosura mė sė miri. Ato ishin reparte avanguardiste qė shkaktonin trazira, panik e ērregullime, e qė gjithmonė u nxitėn dhe u shfrytėzuan nga fqinjėt shovenė. Pikėrisht tek kėta esadistė qėndronte edhe forca e Esatit. Pikėrisht prej tyre potencohej edhe karta e tij politike. Pra smbetet asnjė dyshim pėrse borderoja e Esatit kushtonte kaq shumė dhe konsumonte pothuajse tė gjithė fondin e buxhetit special tė kryeministrit Pashiq. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet qė, edhe pas vdekjes sė tij, shėrbimet e Esatit mbetėn kryekurora mbi varrin e Pashait. Mbetėn ēelėsi qė hapi buxhetin e Mbretėrisė SKS dhe e detyroi qeverinė e Pashiqit tė shpėrblente apo tė lidhte pensione tė pėrjetshme pėr familjen e Esatit dhe enturazhin e mbiquajtur Qeveria nė mėrgim e Esat Pashės.
Gjithėsesi, vlera e tij edhe pas vdekjes ishte aq e madhe sa tė shkaktonte andralla me thesarin qė ai, si koleksionist i stazhionuar i politikės, depozitoi nė sėndukun metalik, tė cilin e mbante pranė vetes me pėlqimin edhe tė vetė serbėve. Nė kėtė sėnduk qė alarmoi Beogradin, burimet arkivore serbe thonė se ishin depozituar dokumente sekrete dhe e gjithė korrespondenca e kryetarit tė Principatės sė Shqipėrisė, e ku natyrisht, mė e ēmuara ishte korrespondenca me Pashiqin dhe serbėt. Ndaj edhe Ninēiēi nga Beogradi, (qė nga zv/ministėr i Jashtėm ishte graduar asokohe kryetar i Kėshillit ministror tė Jugosllavisė), pothuajse gati e urdhėronte Pashiqin, tė cilit i drejtohej me telegramin e titulluar Pėr z.Pashiq!, qė tė shkonte menjėherė tek truproja personale e Esatit, njė djalosh me emrin Pashk, sa nuk ėshtė vonė!!!. Po pėrse vallė Esati, ky kryetar i Principatės sė Shqipėrisė autonome, tė njohur si e tillė nga Konferenca e Londrės mė 1913, duhej qė kėtė sėnduk tia jepte pėr ruajtje ambasadės sonė nė Paris, pra asaj jugosllave?!
Pėrgjigjen e jep vetė Ninēiēi, teksa e mbyll telegramin e tij tepėr sekret Nr. 3173, me paragrafin Nė asnjė mėnyrė ky sėnduk nuk duhet tė mbetet nė dorė tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Esatit (Terkės), sepse kjo do tė ishte diskretituese pėr ne (jugosllavėt shėn. i A. K.). Serbėt nuk e kishin hallin vetėm tek mbulimi i tė vėrtetave tė sėndukut tė Esatit, pėrmbajtja e dokumenteve tė tė cilit, ndoshta, nuk do tė bėhet kurrė e ditur pėr shqiptarėt. Gjithsesi, tė gjitha hamendjet dhe versionet e natyrshme lidhur me pėrmbajtjen e sėndukut, nuk e eklipsojnė dot faktin kokėfortė se njė pjesė e rėndėsishme e historisė sė Shqipėrisė fshihej nė sėndukun e Esatit dhe se kjo pjesė ėshtė kaq e dhimbshme e tragjike sa, kurrsesi, nuk duhej tė dilte e tė dalė nė dritė. Ndaj edhe serbėt, Pashiqi e Ninēiēi, ngarendėn pėr ta rrėmbyer nga duart e njėfarė Pashku dhe njėfarė Terkoje, qė, ndonėse ishin kaq pranė thesarit, nuk na ndihėn, por na privuan nga tė vėrtetat e mėdha qė gatuan serbėt, Pashiqi, Esati e tė tjerėt nė kurriz tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.
|
|