| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Gjuhėt nė botė dhe mbijetesa e tyre |
| Postuar mė datėn: 2007-03-23 16:46:41 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Megjithėse njė gjuhė duhet tė shuhet me vdekjen e personit tė parafundit qė e flet atė, kjo nuk ndodh gjithmonė. Disa gjuhė nė buzė tė shuarjes sė tyre kanė mundur tė rigjallėrohen ndėrsa tė tjera janė edhe pėrtėrirė plotėsisht. Sidoqoftė, shumica e gjuhėve zhduken dhe nyjet lidhėse tė kulturave tė tyre humbin pėrgjithmonė. Sipas revistės Etnologu (Ethnologue) tė botuar nga Instituti i Gjuhėsisė SIL International, nė vitin 2001 gjendeshin 6809 gjuhė tė gjalla, ndėrkohė qė nė vitin 1996 gjendeshin 6703 gjuhė tė gjalla. Pra pėr ato katėr vjet janė shtuar 106 gjuhė dhe mund tė duket qė gjihėt nuk janė tė kėrcėnuara. Megjithatė kjo nuk ėshtė e vėrtetė.
Ndonėse revista Etnologu gjykohet si mė e mira nė botė, shifrat qė jep ajo nuk mund tė thuhen si plotėsisht tė sakta. Askush nuk e di saktė sa gjuhė fliten nė botė. Njė nga arėsyet ėshtė se vėshtirėsia pėr tė dalluar dryshimin midis njė gjuhe dhe njė dialekti. Njė arėye tjetėr pėr numrin e shtuar tė gjuhėve ėshtė se herė pas here zbulohen gjuhė tė panjohura mė parė. Kryeredaktori i revistės Etnologu thotė se shumica e gjuhėve tė reja, tė botuara nga revista Etnologu, u gjetėn nė Papua - Guinea e Re, Nigeri dhe Indonezi. Kjo nuk ėshtė per tu ēuditur sepse mė shumė se 800 gjuhė janė tashmė tė folura nė Papua Guinea e Re. Ky vend ka njė popullsi mė tė vogėl se 5 milion dhe ėshtė i mbuluar nga xhungla tė dendura dhe pa rrugė (e vetmja mundėsi ėshte tė fluturosh ose tė ecėsh pėr nje kohė tepėr tė gjatė), gjė qė i ka lėnė fiset e shumta plotėsisht tė izoluara. Biles, fise tė reja zbulohen fare rastėsisht nė kėtė ishull tė madh. Organizata ndėrkombėtare Terralingua me zyra nė Miēigan, ShBA, beson se bota mund tė ketė edhe 4000 gjuhė tė tjera qė duhet ti shtohen listes sė botuar nga revista Etnologu. Shumica e ketyre gjuhėve shtesė janė tashme gjuhė tė shuara dhe nuk kanė qenė pėrmendur mė parė nga shkollarėt. Kjo organizatė parashikon se nė fund tė shekullit XXI mund tė jenė te shuara deri 90% e gjuhėve tė tanishme tė botės, domethėnė mbijetesa mund ti pėrkasė 700-1000 gjuhėve. Nėse ky parashikim ėshtė i saktė, ai do tė thotė se tė paktėn njė gjuhė do tė shuhet ēdo javė.
Lind pyetja: Pse gjuhėt shuhen? Njė nga shkaqet ėshtė globalizimi qė ka shekuj qė thellohet. Nė njė botė qė bėhet gjithnjė e mė shumė e ndėrvarur, gjuhėt mė tė vogla rrezikojnė tė shtyhen derisa madje edhe tė shuhen nga dukja. Disa gjuhė janė shtypur prej qeverive tė cilat pėlqejnė vetėm njė gjuhė kombėtare nė shtetet pėrkatėse. Profesori Majkėl Kraus i Universitetit tė Alaksės dallon qė vendet me shumllojshmėrinė mė tė madhe gjuhėsore janė Indonezia dhe Papua Guinea e Re, ku tė paktėn ato qė sundojnė mbėshtesin pėrhapjen e gjuhėve kombėtare dhe zvoglimin e shumllojshmėrisė. Kėrcnime tė tjera pėr gjuhėn janė edhe vrasjet e racave shoqėrore dhe sėmundjet ngjitėse shfarosėse.
Lind pyetja: A mundet qė njė gjuhė nė buzė tė shuarjes tė gjallėrohet? Pėrgjigja pėr kėtė nuk ėshtė e qartė. Kreyredaktori i revistės Etnologu spjegon se kjo pyetje dhe pėrgjigja e saj ėshtė njė fushė shumė e gjėrė diskutimesh midis gjuhtarėve.nė botė. Disa gjuhtarė janė optimistė dhe thojnė se njė gjuhė mund tė mbijetojė nga njė mbėshtetje e duhur e bashkėsisė pėrkatėse shoqėrore, ndėrsa tė tjerė thojnė se kjo nuk ka qenė provuar tė jetė e vertetė. Megjithėse gjuhtarėt janė tė ndarė nė lidhje me pyetjen nėse egzistojnė mėnyra frutdhėnėse pėr tė gjallėruar njė gjuhė qė po shuhet, pėrpjkjet janė duke u bėrė. Kreyredaktori i revistės Etnologu ka njė pikpamje otimiste nė lidhje me kėtė ēeshtje dhe thotė se tani ndodhen disa rezervate tė Indianėve Amerikanė ku mėsues janė punėsuar nė shkolla nate pėr tė dhėnė mesimet e gjuhėve qė rreziojnė tė shuhen. Gjuha ēifute ėshtė shėmbulli mė i suksesshėm i gjallėrimit. Pas mė shumė se 1000 vjet si gjuhė fetare dhe literature, ajo u gjallėrua si njė gjuhė e folur nė fund tė shekullit XIX dhe tani ėshtė gjuha zyrtae e Izraelit. Nė vitin 1995, ajo ishte gjuha e parė e 4.5 milion Izraelitėve dhe e 500000 tė tjerėve si gjuhė e dytė. Nuk ka gjuhė tjetėr e pėrtėrirė nė kėtė mėnyrė. Njė tjetėr gjuhė, Kaurna nga Australia, u gjallėrua nė vitet 1990 shumė kohė pasi folėsi i fundit pat vdekur, tregon Dr. Rob Ameri i Univesitetit tė Adelaidės. Kjo gjuhė ka qenė pėrdorur ēdo ditė pėr 130 vjet dhe ka tė paktėn 70 vjet qė nuk flitet rrjedhshėm nga dikush. Pėr fat tė mirė, kjo gjuhė ėshtė dokumentuar dhe tani janė duke u bėrė pėrpjekje pėr tė bashkuar pjesėt nė njė tė tėrė dhe pėr ta zhvilluar si njė gjuhė tė folur dhe tė shkruajtur qė tiu pėrgjigjet nevojave tė tanishme.
|
|
Renditja sipas folėsve (1999)
Gjuha Milion Folės
Kineze Mandarine 1075
Anglisht 514
Hindu 496
Ruse 275
Arabike 256
Bengale 215
Portugeze 194
Malaj-Indoneziane 176
Frėnge 129
Gjermane zyrtare 128
Japoneze 126
Urdu 105
Panxhabe 94
Koreane 78
Kineze Vu 77.175
Javaneze 75.5008
Telugu 76
Tamile 74.075
Marati 71
Gjuhė tė reja kanė lindur gjithashtu gjatė shekujve tė fundit. Njė nga kėto ėshtė gjuha Tok Pisin, e cila ėshtė njė gjuhė e zhvilluar prej njė zhargoni tė largėt tė Anglishtes dhe Gjermanishtes dhe tani ėshtė gjuha kombėtare e shtetit Papua Guinea e Re. Kjo gjuhė ėshtė shumė imagjinuese, sepse thotė pėr shembull: Nambawan pikini bilong Mrs. Kwin, qė pėrkthet: fėmija numėr njė qė i pėrket zonjės mbretėreshė. Si shembuj krahasues tė shpėrndarjes gjuhėsore pėrmenden Evropa me popullsi 661 milion dhe 225 gjuhė tė ndryshme, Irian Xhaja nė Indonezi me popullsi 1641000 dhe 265 gjuhė tė ndryshme dhe Papua Guinea e Re me popullsi 4553000 dhe 817 gjuhė tė ndryshmė. Pra, pėr Evropėn janė pėrafėrsisht 3000000 njerės pėr ēdo gjuhė tė saj, ndėrkohė qė nė Papua Guinea e Re janė 5700 njerės pėr ēdo gjuhė tė saj.
Ėshtė dėgjuar ndokush tė flasė Udihe, Ejak or Arikapu? E mundėshme ėshtė qė raste tė tilla nuk do ti keni kurrė. Njė arėsye ėshtė se pritet qė 50-90% e gjuhėve tė tanishme tė zhduken nga fundi i kėtij shekulli. Arėsyė tjetėr ėshtė se gjysma e gjuhėve tė tanishme fliten nga jo mė shumė se 2500 njerės, spjegon Instituti i Vrojtimit Botėror (Worldwatch Institute). Njė gjuhe i nevojiten tė paktėn 100000 folės pėr ta pėrcjellur atė nga njė brez nė tjetrin, pohon njė raport i UNESCO. Luftrat, shfarosjet etnike, fatkeqėsitė natyrore vdekjeprurėse, pengesat qeveritare dhe zbatimi i gjuhėve sunduese, tė tilla si gjuha Kineze dhe Ruse, ēojnė gjithashtu drejt shuarjes sė tyre. E ardhmja e gjuhėve Udihe, Ejak dhe Arikapu, qė fliten pėrkatėsisht nė Siberi, Alaska dhe xhunglėn e Amazonės, ėshtė e pashpresė. Rreth 100 njerės flasin Udihe, 6 njerės flasin Arikapu dhe njė njeri i vetėm mund tė flasi Ejak, dokumentohet prej Institutit tė Vrojtimit Botėror. Maria Smith, 83 vjeē me banim nė Ankorixh tė Alaskės, ėshtė e vetmja qė flet gjuhėn Ejak sipas vėrtėtimeve tė gjuhtarėve. Ēeshtja rėndohet mė shumė, sepse zhdukja e gjuhėve ndikon jo vetėm tek populli pėrkatės, por edhe tek antropologėt dhe shkencėtarėt e tjerė. Kėta nė kėto raste humbin burimet e tė dhėnave materiale pėr punėn e tyre qė dokumenton historinė dhe njohuritė popujve pėrkatės, apo lėvizjet e tyre nga njė rajon nė tjetrin. Sipas Institutit tė Vrojtimit Botėror, disa nga tė dhėnat pėr gjuhėt e kėrcėnuara pėrmblidhen mė poshtė:
Amerika e Veriut Rreth 80% e 260 gjyhėve vendore qė akoma fliten nė Shtetet e Bashkuara dhe Kanada nuk janė duke u mėsuar prej fėmijve. Pėr shembull, gjuha Ejak nė bregun e Alaskės ka mbetur vetėm me njė folės.
Amerika e Jugut Qindra gjuhė u shuan si pėrfundim i pushtimit Spanjoll. Rreth 80% e 640 gjuhėve tė ngelura nė kėtė kontinent fliten nga mė pak se 10000 njereės; nga keto 27 gjuhė pėrballen me zhdukjen.
Afrika Nė vendin e lindjes tė pothuaj 1/3 e gjuhėve botės, 54 gjuhė besohet se janė zhdukur dhe 116 tė tjera po pėrballen me zhdukjen.
Azia Mė shumė se gjysma e gjuhėve vendore tė Azisė kanė mė pak se 10000 folės secila.
Australia Rreth 90% e 250 gjuhėve tė saj vendore pėrballen me zhdukjen.
Evropa Afėrsisht 90% e Rusėve flasin Rusisht. Domethėnė, shumica e 100 gjuhėve tė tjera vendore tė Federatės Ruse, pothuajse tė gjitha gjuhė Siberiane, janė afėr zhdukjes.
Saimir Lolja
Shekulli 29-10_19-11-2003 ILLYRIA 08-06-2004
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|