| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė |
| Postuar mė datėn: 2008-08-28 15:46:26 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Rusia ka hedhur poshtė njė projekt-rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr Gjeorgjinė qė u propozua nga Franca duke thėnė se ėshtė nė kundėrshtim me kėrkesat e armėpushimit tė ndėrmjetėsuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy. Projejkt-rezoluta riafirmon integritetin territorial tė Gjeorgjisė dhe i bėn thirrje Rusisė qė tė tėrheqė trupat nė pozicionet qė mbante pėrpara konfliktit. Por Rusia thotė se armėpushimi qė pranoi javėn e kaluar, u lejon trupave qė tė tėrhiqen nė njė zonė sigurie nė anėn gjeorgjiane tė kufirit me Osetinė Jugore.
Duke folur gjatė njė takimi nė OKB, ambasadori rus, Vitaly Churkin, u pyet nėse Rusia do tė vendoste veton mbi rezolutėn. "Do tė shohim. Sinqerisht ata mund ta hedhin nė votė nėse duan, - do tė shohim se ēfarė do tė ndodhė. Ėshtė humbje kohe, humbje kohe". "Procesi i tėrheqjes sė forcave ruse do tė vazhdojė, normalizimi i situatės do tė vazhdojė, ushtria jonė do tė marrė pozicionet si paqeruajtės nė kėtė zonė tė sigurt," tha Churkin. Mė herėt Moska hodhi poshtė njė paralajmėrim tė NATO-s se marrėdhėniet normale ishin tė pamundura pėr sa kohė qė trupat e saj mbeteshin brenda Gjeorgjisė.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka thėnė se Rusia nuk do tė lejohet qė tė parandalojė qė disa vende evropiane t'i bashkohen Aleancės. Rusia thotė se presidenti Dmitri Medvedev i ka thėnė presidentit Sarkozy se deri tė premen, trupat ruse ose do tė kthehen nė shtėpi, ose do tė tėrhiqen prapa nė Osetinė Jugore, ose nė njė zonė neutrale pėrgjatė kufirit. Ditėn e martė, trupat ruse u panė tė largoheshin nga qyteti Gori, por korrespondentėt thonė se kanė ende disa pozicione tė artilerisė. Operatorėt nė qytetin Poti tė Detit tė Zi thanė se forcat ruse kanė marrė kontrollin e portit komercial. Mė herėt tė dyja palėt shkėmbyen tė burgosur nė post-blloqet pranė kryeqytetit, Tbilisi.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|