| » Opcionet për artikullin |
|
Kreu i administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, Lamberto Zanier, pas takimit me Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiun, konfirmoi tė ketė marrė dritėn e gjelbėr nga sekretari i pėrgjithshėm i OKB sė, Ban Ki Mun, pėr rikonfigurimin e mėtejshėm tė misionit. Zanier theksoi se "procesi i ristrukturimit" tė UNMIK ut do tė sjellė ndryshime tė theksuara nė strukturėn aktuale tė kėsaj administrate, reduktim tė madh nė numrin e UNMIK ut si edhe ndryshimin e dukshėm tė rolit, qė do tė bazohet edhe nė rrethanat e reja tė krijuara nė Kosovė. "Disa departamente tė UNMIK ut do tė mbyllen. Tė tjerat do tė vazhdojnė tė funksionojnė. Mė duhet tė flas me stafin tim qė t'i njoftoj se njė pjesė e tyre duhet ta pėrfundojė punėn", njoftoi Zanier. "Kam filluar tė pėrgatis kėtė proces, i cili do t'i analizojė proceset dhe fushat e pėrgjegjėsisė, se cilat do tė modifikohen e cilat fusha do tė mbeten ende nė pėrgjegjėsi tė UNMIK ut. Njė pjesė e tyre do tė harmonizohen edhe me BE nė - EULEX in", shtoi Zanieri. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu i ka mirėpritur instruksionet pėr rikonfigurimin e UNMIK ut, dhe ka shtuar se "ky proces i shėrben ecjes stabile tė Kosovės". "Kishte njė informatė pėr atė qė mund ta quajmė proces tė rikonfigurimit qė do tė ketė UNMIK u nė Kosovė, pėr tė cilin natyrisht se do tė ketė nevojė te komunikimit edhe me tutje, plus mund tė kemi edhe sqarime mė tė bollshme nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB sė", theksoi Presidenti Sejdiu. Ai tha se Kosova mbetet me pėrkushtimin e bashkėpunimit tė mirė me mekanizmat ndėrkombėtarė edhe me OKB nė, kėtė rast edhe me EULEX dhe ICO.
|
|