DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Sejdiu e Thaēi marrin mbėshtetjen pėr pavarėsi nga shumica e anėtarėve nė KS
Postuar mė datėn: 2007-12-19 12:56:28 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i ardhshėm i Kosovės, Hashim Thaēi kanė marrė mbėshtetjen e plotė tė shumicės sė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė prag tė mbledhjes sė sotme tė Kėshillit ata kanė zhvilluar disa takime tė rėndėsishme me shumicėn e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit. Zėdhėnėsi i Ekipit tė Unitetit Skėnder Hyseni tha se nga tė gjitha takimet ėshtė vėrejtur njė pėrkrahje nė rritje pėr pavarėsinė e Kosovės.
Ndėr takimet mė tė rėndėsishme mund tė veēohen takimet me zyrtarė tė Kombeve tė Bashkuara, si nėnsekretari e pėrgjithshėm pėr misionet paqėsore Jean Marie Guehenno, ministrin e Jashtėm tė Italisė, Massimo D'Alema, pastaj me diplomatė, si Albert Rohan, zėvendės i ish-kryenegociatorit pėr statusin e Kosovės dhe Stefan Lehne, i dėrguari i posaēėm i BE sė pėr statusin e Kosovės, dhe pėrfaqėsues-ambasadorė tė vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit, tė Kinės, Kroacisė, Kosta Rikės, Libisė, Vietnamit, etj. Zėdhėnėsi i Ekipit tė Unitetit Skėnder Hyseni tha se nė tė gjitha takimet ėshtė diskutuar rreth vendimit dhe kohės pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. “Kemi pasur takime tė ndryshme dhe tė gjitha konsistojnė me njė temė dhe ajo ėshtė kur do tė bėhet shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe ēfarė hapash duhet tė ndėrmerren nė kėtė kohė para nesh. Pra, do tė thotė nė javėt apo mė mirė me thanė njė muaj apo njė muaj e gjysmė”, tha Hyseni. Ai vlerėsoi se tashmė ekziston njė gatishmėri nė rritje pėr mbėshtetjen e pavarėsisė. “Disponimi tregohet mė sė miri mė faktin se Kėshilli i Sigurimit pėrfundimisht ka vendosur qė Kosovės t’i lejojė fjalė nė sesionin zyrtar tė KS dhe kjo mė sė miri tregon pėr disponimin qė ėshtė dhe unė kėtė do ta pėrkufizoja si njė pėrkrahje nė rritje pėr pavarėsinė e Kosovės”, tha Hyseni.
Sidoqoftė, zėdhėnėsi Hyseni tha se roli i KS mbetet shumė i rėndėsishėm nė procesin e njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsinė. “Pavarėsisht se ēfarė roli do tė ketė KS nė statusin e Kosovės nė procesin afatgjatė KS ėshtė institucion i rėndėsishėm me pėrkrahjen e tė cilit Kosova llogarit nė procesin e njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė saj”. Faktorė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė dhe analistė kanė deklaruar se nuk presin asnjė rezultat nga mbledhja e sotme e Kėshillit tė Sigurimit. Nuk pritet tė tejkalohen dallimet ndėrmjet perėndimit dhe Rusisė pėr pavarėsinė e Kosovės.

RTK
19.12.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Sejdiut e Thaēit iu dorėzua Deklarata e Brukselit pėr vendosjen e misionit EULEX (2008-11-28 17:07:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi e Sejdiu: Nuk pranojmė planin Moon, presim mbėshtetjen e aleatėve (2008-11-26 07:07:46 nga admin1)
[ Opinione ] ZOTRI SEJDIU, 4 PIKAVE TUAJA PO U MUNGON PIKA E 5 (2008-11-18 17:56:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu e Thaēi: Nuk ka presione, ka diskutime me miqtė ndėrkombėtarė (2008-11-14 15:24:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu dhe Thaci: Pas shperthimit qendrojne armiqte e Kosoves (2008-11-14 15:15:35 nga admin1)
[ Opinione ] Zgjimi i vonuar i Sejdiut dhe Thaqit ! (2008-11-13 15:29:30 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rezoluta serbe ndaj Kosovės, Sejdiu takon Scheffer (2008-09-24 08:57:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Paga e presidentit Sejdiu 3 mijė e 400 euro nė muaj (2008-09-04 09:02:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu: UNMIK s'mund tė ndėrmjetėsojė nė dialogun me Serbinė (2008-09-04 08:51:38 nga admin1)
[ English ] Remarks by President Bush, President Sejdiu of the Republic of Kosovo, and Prime Minister Thaci of the Republic of Kosovo after Meeting (2008-07-21 15:31:35 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu: Takimi i nesėrm nė Shtėpinė e Bardhė - kulmim i qėndrimit tė SHBA-ve ndaj Kosovės (2008-07-20 07:45:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster