| » Opcionet për artikullin |
|
Tafil DURAKU
LETĖR E HAPUR PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS, DR. IBRAHIM RUGOVA
KUSH IA MBRON SHPINĖN SERBISĖ ?(!)
Zotėri president,
nuk ėshtė kjo rrjedhojė e ndonjė ambicieje nga motive tė ulta e primitive pėr t'u nėnēmuar e minimizuar, por puna juaj e gjertanishme dhe angazhimi i juaj, qė t'u drejtohem nė kėtė mėnyrė e nė kėto kohė kaq tė rėnda pėr popullin shqiptar, tė cilat janė pasojė e punės suaj dhe kabineteve tuaja nga mė tė ultat qė ka ndonjė popull nė botė, tė njė seleksionimi shumė negativ e klanor.
Nė post partiak e shtetėror erdhėt nė saje tė njė organizimi grupor (klanor) e destruktiv tė sistemeve tė shkuara.
Krejt kjo "politikė" ēoi ujė nė mullirin e Serbisė milosheviqiane, duke ia ruajtur asaj shpinėn. Ja, faktet:
1. Kur Serbia (e vetėquajtura "RFJ") kishte frontet e hapura nė Kroaci dhe Bosnjė‑Hercegovinė, me politikėn tuaj paqėsore (pasive), me vetėdije tė lartė patriotike ia ruajtėt shpinėn Serbisė, duke e vėnė popullin nė gjumė tė plotė, pėr ē'gjė mė sė shumti u ndihmoi shtypi "demokratik" shqiptar (i pėrditshėm dhe periodik /me ndonjė pėrjashtim/.
2. U bė (shpall) shteti i Kosovės, u miratua edhe Kushtetuta e Republikės sė Kosovės. Ēfarė bėtė ju nė jetėsimin e saj? Mos e formuat Parlamentin, Ministrinė e Mbrojtjes...? Jo.
3. Me se dėshmuat gjer mė sot shtetėsinė e Kosovės? Me mbajtjen e rregullt tė konferencave pėr shtyp(je), me promovimin e funksioneve tuaja (tok me miqtė klanorė) nė tė pėrditshmet dhe nė periodikun shqiptar?(!).
4. Mos u mungoi ndonjė qime floku nga aparati "demokratik" i Serbisė pse shatė dhe fyet atė nė shtypin tuaj "shtetėror" (lexo: tė privatizuar tėrėsisht/!/), ku plasohen vetėm mendimet tuaja "tė ndritura" pėr terr tė vazhdueshėm kombėtar?
Jo, zotėrinj.(!)
5. Me vetėdije tė lartė penguat ēdo propozim a ndėrmarrje pozitive qė do tė rezultonte formimin e institucioneve pėrkatėse dhe tė mekanizmave tė domosdoshėm shtetėror tė Republikės sė Kosovės.
6. Ēfarė kufijsh tė Jugosllavisė ruani ju, me politikėn tuaj tė hapur (ēaraveshur) si ndaj Serbisė, si ndaj Shqipėrisė, kur Jugosllavia u zhbė dhe nuk i ka mė kufijt e Jugosllavisė sė shkuar? E dini ēfarė duhet tė bėni, zotėri president? (!)
7. Apo, ėshtė koha qė ende t'i vini shėrbėtorėt e UDB‑ės nė krye tė institucioneve tona shtetėrore, kulturore, qytetare e kombėtare?(!)
8. Ēfarė bėtė nė planin e brendshėm dhe tė jashtėm, pos punės sė organizuar destruktive pėr t'i forcuar edhe mė pozitat tuaja pėr pushtet fiktiv, mė tė errėt se nė sistemet e shkuara? (!)
9. U kanė vėnė president tė Republikės sė Kosovės, duke e vėnė nė lajthitje popullin shqiptar, ēfarė bėtė ju pėr tė? Vetėm se lejuat qė njė shtet tjetėr, pėrkatėsisht Serbia, t'i ndjekė dhe t'i dėnoi edhe mė qytetarėt shqiptarė dhe t'i "trajtoi" ata me aparatin e saj represiv.
10. Ēfarė menduat tė arrini me veprimet e tilla paqėsore, pasive?(!)
11. Mos u bėtė qytetarėve tuaj letėrnjoftimet, pasaportat dhe formalitetet tjera juridike tė Republikės sė Kosovės?(!)
12. Mos e bėtė monedhėn kombėtare tė Republikės sė Kosovės (ta zėmė: DARDANIN), me tė cilėn do tė shėrbeheshin qytetarėt e saj?(!)
13. Ēfarė arritėt me afrimin e plaēkitėsve tė koordinuar tė UDB‑ės rreth veti, duke u dhėnė e ridhėnė atyre pozita tė rėndėsishme shtetėrore?(!)
14. Populli shqiptar nuk ėshtė mė nė mesjetė, apo harruat, zotėri president!
15. A mund t'i thoni kėtij populli tė pėrkėdhelur tė kujt ishit ju Rugovėt, Rrahmanėt, Hamitėt, Aganėt, Osmanėt..., qė keni uzurpuar tė gjitha pozitat shtetėrore tė Kosovės, duke e mashtruar edhe opinionin shtetėror e qytetar tė shtetit amė, Shqipėrisė, tė cilėn e solli para katastrofės soji i juaj, soji i shėrbėtorėve tė UDB‑ės?(!)
16. Nėn sqetullėn e kujt u rritėt, zotėri president? Edhe pse i fshehni gjėrat me perfiditet lukunor, nuk mund ta fshehni Sherif Balėn, Adem Llukėn, Ali Rugovėn, Bajram Vuthajn etj. etj.
17. E zgjodhėt Drenishtėn (Drenicėn) pėr ta djegur dhe shkatėrruar tok me Serbinė, pėr tė mbetur edhe mė nė pushtet tė zgjedhurit tu: Rugovėt, Rrahmanėt, Hamitėt, Aganėt, Osmanėt, Zenelėt (lexo: Qenelėt)...; tė cilėt nė kėto kohė kaq tė rėnda pėr popullin e Drenishtės i sheh natė‑ditė nė "Alenė e Shpėtimtarėve tė Kombit"(nė "Qafė") etj. tok me lavirėt dhe laviret qė kryejnė punėt e tyre.
18. Ē'pasqyrė tjetėr duhet pėr t'u parė juve kaq akraballėkēe e kaq klanėrisht?(!)
19. Luljeta Pula‑Beqiri u pėrpoq ta promovoi veten para 400 mijė qytetarėve tė tubuar pėr varrimin e 25 kufomave tė masakruara nga ushtria elite serbe, nė Likoshan e Qirez.
20. Redaktorėt dhe gazetarėt e rrahur me porosi (shumica v.i., T. D.), poashtu, e promovuan veten nė shtypin e tyre tė pėrditshėm, pėrkundėr, edhe pse u rrahėn me qindra qytetarė tjerė pjesėmarrės tė protestės sė 2 marsit, emrat e tyre nuk u pėrmendėn.
21. As ju, zotėri president, ditėn kur bombardohej Drenishta (Prekazi, lagjja JASHARAJ‑QĖNDRESĖ E GJALLĖ), nuk harruat ta promovoni veten se presidenca ishte e "rrethuar nga snajperėt serbė"(!)
22. Shtypi i juaj (shtetėror e privat) ia mbron shpinėn Serbisė, duke u kujdesur qė tė mos e ngarkoi atė para Bashkėsisė Ndėrkombėtare, pėr krimet e organizuara shtetėrore qė bėjnė forcat e saj elite ushtarake, tė veshura me rroba tė ndryshme, e, mė se shumti me ato tė policisė, duke mos botuar asgjė qė shkon nė dėm tė saj.
23. Krimet qė i bėn Serbia nė Drenishtė dhe kudo nė Kosovė, zotėri president, janė krime tė koordinuara shtetėrore‑ushtarake, tė cilat i kryejnė njėsitet elite ushtarake serbosllave, e, kjo duhet t'i thuhet botės nga ju si president, nė radhė tė parė, e, edhe me mjetet e informimit publik.
24. Po ashtu, shtypi i juaj "demokratik" kujdeset nė veēanti qė tė mos e ngarkoi Serbinė para organeve ndėrkombėtare, me mosbotimin e fotografisė sė gruas sė masakruar shtatzėnė nė faqet e para tė tij, sepse opinioni demokratik botėror do tė kishte argumente edhe mė bindėse pėr ndėshkimin e Serbisė.
25. Do t'u pyesja: nė ē'masė ia ka prezentuar "Rilindja" masakrat e Drenishtės opinionit tė jashtėm?
26. Nė Drenishtė u masakruan fėmijėt, gratė, pleqtė dhe qytetarėt e pafajshėm, duke mbrojtur pragjet e shtėpive tė tyre, familjet dhe pasurinė, nga krimi i organizuar dhe i parapėrgatitur serb, mos doni tė kaloni edhe ju mbi gjakun e tyre siē kaluan gjeneratat shqiptaro‑titiste?(!)
27. Mendojmė se as OKB, as OSBE, as BE, as NATO dhe organet e institucionet tjera ndėrkombėtare nuk duhet ta hanė karremin e shqiptarėshkijve dhe tė shqiptarėhuajve, sikurse qė jeni ju nė pozita (tė shkuara e tė tashme), sepse, ju jeni fajtorė pėr tė gjitha dhe fajėsinė tuaj s'e lanė asgjė.
28. Ēfarė bėtė nė planin ndėrkombėtar qe sa vite tė pushtetit tuaj fiktiv? Mos arritėt ta bindni faktorin ndėrkombėtar pėr terrorin e organizuar serbo‑rus mbi shqiptarėt.
29. Atė qė nuk arritėt ta bėni ju, e bėri Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK), ushtri‑popull, e cila nė mėnyrė tė organizuar (veēmas nė Drenishtė) po qėndron nė mbrojtjen e pragjeve tė shtėpive, duke e vėnė urgjentisht ēėshtjen e Kosovės nė plan tė parė tė tė gjitha agjendave ndėrkombėtare.
30. Kina dhe Rusia po dalin haptas nė anėn e Serbisė fashiste milosheviqiane dhe po orvatėn koordinuarisht ta bindin botėn se kinse shqiptarėt na qenkan terroristė, ēfarė jeni duke bėrė ju kundėr politikės sė koordinuar antishqiptare serbo‑sllave?
31. Krimet tjera tė saj, tė kryera edhe nė katunde tjera tė Drenishtės, Serbia dėshiron t'i mbulojė me krimet qė i bėri nė Likoshan, Qirez dhe Prekaz, deri sa, njėkohėsisht, ka vėnė nė shtetrrethim tė egėr ushtarak (vetėm policor assesi) edhe shumė katunde tjera tė Drenishtės martire, siē janė Aēareva, Llausha, Buroja, Turiēefci, Vojniku, Kopiliqi i Epėrm, Kopiliqi i Poshtėm, Tushila, Rezalla e Re, Rakinica, Abria, Likofci, Tica, Plluzhina etj. Ēfarė po bėni ju si kryetar shteti, mos duhet pritur qė edhe kėto katunde tė bėhen si Prekazi?...(!)
32. Duhet ta dini dhe ta kuptoni, zotėri president, se nuk mund tė kalojė mė asnjė politikė e shqiptarėhuajve mbi gjakun e Drenishtės martire, mbi gjakun mė tė ēmuar tė bijve dhe tė bijave tė saj.
33. Nė kėtė shkallė tė zhvillimit ushtarak Serbinė e solli Rusia, Amerika dhe shtetet tjera anėtare tė OKB‑sė, ēfarė bėtė ju me "politikėn" dhe "diplomacinė" tuaj tė korruptuar klanore, qė tė pengohej njė zhvillim i tillė i Serbisė?... Natyrisht, asgjė.
34. Po, ēfarė bėtė nė planin e mbrojtjes kombėtare, pse e latė duarthatė kėtė popull?
35. E shihni veten, zotėrinj, nė ē'shkallė keni rėnė, poltron pas poltroni qė u shtien dhe u nxjerrin lapsave tė huaj, duke prodhuar dhe emėrtuar kėshtu poltronė serikė qė nuk i hynė nė punė askujt, pos armiqve tė shumtė tė kėtij populli.
36. E shihni veten, zotėrinj, se jeni shndėrruar nė lodra loje, nė lodra statiko‑komike qė ruajnė kopshtiet e dėmtuara shkatrrimisht?!...(!)
37. Ēudi! Si mund t'i lejoni vetes qė me njė komoditet tė paskajshėm tė shndėrroheni nė mbrojtės tė plaēkitėsve tė koordinuar qė ushtroi UDB‑a serbosllave pėr dėmtimin politik, ekonomik, kulturor etj. tė shqiptarėve pėrgjithėsisht, veēanėrisht tė kėtyre nė Kosovė.
38. Mos nuk u ngopėt ende me gjakderdhjen qė i shkaktoi kėtij populli politika pacifiste e pashkėve, podrimėve, hamitėve, rrahmanėve, dedajve e ish‑ėve tjerė nė krye tė Kosovės, qė ta vazhdoni edhe ju!?(!)
39. Ēfarė Jugosllavie ruani tė gjithė ju nė pozita, tok me bakallėt, vllasėt, ganijasharėt etj., kur kufijt e Jugosllavisė nuk ekzistojnė mė?(!)
40. Mjerim i llojit tė vet! Ende, nė periudhėn e mbretėrisė suaj tetėvjeēare, pėr fat tė keq tė kėtij populli, janė nė pozita udhėheqėse UDB‑ashėt federativė tė tipit tė Nazmi Rrahmanit, Zejnullah Rrahmanit, Sabri Hamitit, Rexhep Osmanit, Abdyl Ramajt e shumė e shumė tė tjerėve.
41. Ku e gjetėt kėtė kohė qė t'i mbani zgjedhjet e "lira" e "demokratike", kur kallet flakė e tėrė Drenishta, me pėrkrahjen e verbėr tė disa satelitėve tuaj tė teledirigjuar qė u vjen nga atje?(!)
42. A nuk u ngopėt ende me pacifizmin qė deri dje i ndoqi shqiptarėt kudo dhe ua mbylli atyre tė gjitha dyert e prosperitetit njerėzor e kombėtar, qė t'i detyroni edhe sot, me pacifistėt e dėshmuar nė krye, qė lirinė kombėtare ta thėrrasin sėrish nga ilegaliteti?
43. I skadoi afati i caktuar nga Grupi i Kontaktit Serbisė pėr t'i tėrhequr tė gjitha forcat nga Drenishta, ndėrkohė qė Serbia e forconte me intensitet edhe mė tė shtuar rrethimin e hekurt tė Drenishtės, prej ku, nga ēasti nė ēast, presim lajme tė reja pėr masakrime tė popullsisė, siē ndodhi mė parė nė Likoshan, Qirez dhe Prekaz. Ēfarė po bėni tė gjithė ju qė keni uzurpuar pushtetin dhe grindeni nė dy e mė shumė taborre pėr pozita tė reja?(!)
44. Kam njė lutje prej intelektuali, zotėri, t'i kthehemi vetvetes dhe tonės sa nuk ėshtė bėrė shumė vonė.
45. Qėndrimet tuaja janė histerike, zotėri president, tok me klanorėt dhe miqtė qė ke ofruar rreth vetes. Nuk arsyetohen krimet ndaj popullit tėnd.
46. Qėndrime antishqiptare vėrejmė jo vetėm te Grupi i Kontaktit dhe nė deklarata tjera tė tė huajve dhe tanėve pėr shtyp(je), por edhe nė kėtė qė po ua pėrkujtojmė kėtu, sipas "Kohės ditore" tė dt. 19 mars 1998, Verdine, ndėr tė tjera, deklaron: "Ne nuk mundemi qė a priori tė definojmė statusin e Kosovės pėr tė cilin duhet tė vendosin palėt e interesuara." Ēfarė palėsh tė interesuara? Edhe Vedrines edhe tė tjerėve duhet intensivisht t'ua pėrkujtoni se paraardhėsit e tyre politikė e ushtarakė ishin fajtorėt kryesorė tė copėtimit tė tokave shqiptare, tė Shqipėrisė.
47. Edhe nė kėto ditė tė vėshtira tė popullit shqiptar, sidomos tė asaj pjese tė Drenishtės, tė cilės i ėshtė vėnė rreth i hekurt nga hordhitė elite ushtarake e policore serbe dhe po e djegin atė flakė e po e masakrojnė barbarisht, nė pikė tė ditės edhe njeriu i rėndomtė i sheh tė zgjedhurit tu pacifistė duke u ahenguar kafeneve tė "Qafės", tė Prishtinės dhe kudo tjetėr. Pėr ēdo lėvdatė, zotėri!
48. Mos i lejoni vetes qė edhe nė kėto kohė tė rėnda ta mashtroni popullin, pėr ēfarė zgjedhjesh e keni fjalėn?
49. Tri javė tė plota luftohet nė Drenishtė, Bashkėsia Ndėrkombėtare dhe organet e saj humanitare ende nuk arritėn tė ofrojnė ndihmė tė duhur nė rajonin e rrezikuar nga Serbia luftėnxitėse, duhet ta definoni cila ėshtė loja e saj qė bėhet me ne?
50. A ka hije tė uzurpohen postet shtetėrore pėr kėnaqėsi personale e lukunore, kur digjet pjesa mė e shėndoshė e trupit?
51. Ē'janė gjithė kėto vrape tė tė zgjedhurve tuaj, a ka mė ndonjė kuptim qė tė bisedohet pėr ēėshtjen e arsimit, pas gjithė kėtij gjaku dhe pas gjithė kėtyre masakrave?(!)
52. Pse, zotėri president i Republikės sė Kosovės, nuk shkuat t'i vizitoni vatrat e krimeve serbe nė Drenishtė, president i kujt jeni? (!)
53. Sė paku, si nuk e patė tė arsyeshme, zotėri president, t'i ngushėlloni familjet drenishtare dhe t'i ngushėlloni familjet e tė masakruarve nė Drenishtė, bile, "sa pėr sy e faqe", me njė telegram ngushėllimi? (!)
54. Sapo e nėnshkruat marrėveshjen e arsimit, i bėtė koncesion tė ri politikės antishqiptare tė Milosheviqit, i cili fill pas nėnshkrimit tė saj u turr me gjithė ēka pat nė dispozicion nė djegien e katundeve tė rrethuara tė Drenishtės (Drenicės), me ushtri e polici.
55. Pastaj, nxituat marramendthi tė shkoni tė bisedoni nė Beograd, pas njė trysnie ndėrkombėtare tė sojit dhelpėr, duke i ribėrė koncesione Serbisė dhe politikės luftėnxitėse tė saj e tė Milosheviqit, i cili fill pas atij takimi "historik" vazhdoi ta djeg Drenishtėn (Drenicėn) dhe Rrafshin e Dukagjinit deri nė kufirin shqiptaro‑shqiptar, me zjarr e hekur ushtarak, cili ėshtė roli i juaj kėtu? (!)
56. Janė pikasur me kohė pėrpjekjet tuaja djallėzore pėr tė futur pėrēarje tek studentėt, pėrgjithėsisht nė popull e edhe nė radhėt e UĒK‑sė, kryesisht pėrmes shėrbėtorėve dhe sahanalėpirėsve tuaj mė besnikė, qė keni nė Drenishtė (Drenicė) dhe kudo tjetėr.
57. Mjafton qė njeriu mė i thjeshtė t'i shohė e t'i analizojė deklaratat tuaja publike, qė t'u kuptojė plotėsisht me kė jeni. Ndėr shumė sosh po ua pėrkujtojmė kėtė tė fundit, sipas "Koha Ditore" e dt. 13. 6. 1998, kur thoni: "UĒK‑ja, nė mesin e popullatės, nuk ka pėrkrahje tė gjerė". Pse futni huti e pėrēarje nė popull me deklarata tė tilla? (!) E gjithė bota duhet ta dijė dhe ta ketė tė qartė se UĒK‑ja e ka pėrkrahjen e plotė tė popullit shqiptar kudo qė jetojnė shqiptarėt (natyrisht, shqiptarė) dhe, poashtu, jemi tė vetėdijshėm se nuk e ka pėrkrahjen e asaj pjese mė tė stėrkequr tė po kėtij populli, qė ishte dhe mbeti dorė e djathtė e Serbisė dhe e UDB‑ės, e cila pjesė sėrish don ta tradhtojė popullin pėr tė mbetur nė pushtet pėrjetėsisht, aq tradhtisht e larg.
58. Pse gėnjeni botėn dhe pse futni huti e pėrēarje nė popull kur e dini se i gjithė populli shqiptarė ėshtė UĒK. Kėtė konstatim e mbron e dhėna se nė tė gjitha protestat gjithėpopullore ėshtė brohoritur me tė madhe se "gjithė populli shqiptar ėshtė UĒK!" dhe, njėherit, sipas disa anketave tė bėra mbi 8o e 9o% tė tyre janė pėrgjegjur nė favor tė UĒK‑sė?(!)
59. Ēfarė prisni zotėri president, pse nuk e shpallni gjendjen e luftės nė Kosovė, kur Kosovės iu imponua lufta nga ana e agresionit serb, e cila vazhdon qe katėr muaj dhe kėrcėnon ta pėrfshijė tėrė rajonin? Pse?...(!)
Francezėt e kanė njė fjalė tė urtė enciklopedike, qė thotė: Gjithēka qė shkėlqen nuk ėshtė ar.
Prandaj, ky ėshtė edhe shkėlqimi i juaj dhe i politikės suaj tė gjertanishme "kombėtare", destruktive gjer nė fund.
Ka edhe shumėēka qė tė thuhet, zotėri president i Republikės sė Kosovės, por as ėshtė koha e as momenti kombėtar.
Prishtinė, mė 15. 6. 1998
Tafil DURAKU, poet,
anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės
P. S.:
Kjo letėr e hapur, qė mban vulėn e kohės, nuk u botua nė asnjėrėn prej gazetave ditore e periodike tė Kosovės, edhe pse u ėshtė ofruar pėr botim tė gjithave, nuk u botua as pas luftės, tash kur shqiptarėt po trokasin zėshėm nė dyert e demokracive evroamerikane, kur mjetet e informimit duhet ti shmangen censurės, por, fatkeqėsisht, kjo nuk po ndodh falė angazhimit tė titistėve tė pėrbetuar nė krye tė LDK-sė dhe tė partive tė tjera simotra, tė dala nga ish sistemi komunist serbo-titist. Nuk po ndodh, pėr shkak se autori i kėsaj letre nuk iu bind kurrė veglave dhe veglarive tė shumta tė UDB-ės nė Kosovė, tė cilat vegla dhe veglari flasin shqip dhe botojnė pa pushim krejt ēka u teket dhe krejt ēka u bie ndėr mend, kur veglat dhe veglaritė e huaja shqipfolėse editojnė gazeta e revista tė ndryshme, formojnė institucione tė panumėrta radiodifuzive, vetėm e vetėm qė ta mashtrojnė dhe ta manipulojnė opinionin shqiptar, kur bėjnė ēkado qė u teket dhe nuk japin pėrgjegjėsi para askujt, kur janė pėrgjegjės para kėtij populli dhe para kėsaj klase tė mjerė punėtore, vetėdija e sė cilės nuk bėn hap pėrpara, pėrkundėr pranisė ndėrkombėtare dhe pėrpjekjeve tė pareshtura tė intelegjencės sė pėrvuajtur shqiptare pėr ta ndryshuar atė, qoftė edhe nė kėtė kohė kur nuk duhet tė shkelet e tė nėpėrkėmbet gjaku i derdhur pėr lirinė e kėsaj toke dhe tė pasardhėsve tanė, mjetet e informimit ende nuk po e kryejnė misionin e tyre tė duhur kombėtar. Mbi kėtė autor, mė 4 nėntor 1999, u krye atentati i parė politik i udhėhequr nga LDK-ja ose nga ish LKJ-ja, qė ishte dhe mbeti dorė e zgjatur e Beogradit nė Kosovė dhe asnjė prej mjeteve tė informimit nuk e dha as tė vetmin lajm pėr atentatin politik mbi poetin, shkrimtarin dhe publicistin Tafil Duraku, madje, as e dėnoi kush atentatin mbi fjalėn e lirė shqipe, e, as Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės, anėtar i sė cilės jam tash e njė dekadė, as ndonjė institucion tjetėr shqiptar. Kėtė qė duhej ta bėnin tė gjithė, e heshtėn. E heshtėn, sepse Tafil Duraku nuk ishte argat i UDB-ės dhe i udbashėve tė Kosovės, sepse, po tė ishte i tillė do tė shkruanin tė gjitha gazetat kombėtare tė Kosovės dhe do tė informohej opinioni kombėtar e ndėrkombėtar. Por, kėtė atentat Lidhja Demokratike e Kosovės dhe argatėt e saj e bėnė me marifet, urdhėruan tė bėhet atentat mbi mua siē urdhėruan tė vriten edhe komandantėt mė tė njohur tė UĒK-sė. Dihen me emra e mbiemra kryesit dhe punėdhėnėsit e atentatit, tė cilėt janė nė deklaratėn time dhėnė policisė sė UNMIK-ut, nė Prishtinė, por, pse UNMIK-u nuk ndėrmerr diē kundėr vrasėsve zyrtar rugovistė tė Kosovės, tė cilėt i instaloi Serbia kėtu, ėshtė diē e habitshme dhe e ēuditshme pėr opinionin e gjerė shqiptar dhe pėr mua si poet. Kjo qė po ndodh tash nė Kosovė dhe me Kosovėn pėr mua ėshtė absurde. Ėshtė absurde sepse 60% e kėtij populli po e shkel luftėn dhe gjakun e bijve dhe tė bijave mė tė mira tė popullit shqiptar nė historinė e tij, gjakun simbol kombėtar, dhe po dėshiron tė pėrfitojė nga lufta e tjetrit, gjė qė nuk ėshtė aspak e ndershme dhe aspak njerėzore dhe kjo ėshtė ajo kasta e favorshme e Serbisė. Kėtė tė dhėnė duhet ta dijė bota, UNMIK-u, KFOR-i, OSBE-ja dhe tė gjitha organizatat tjera simotra nė Kosovėn e pasluftės sė UĒK-sė. Shpresoj se kjo letėr e hapur do ta gjejė shtegun e botimit nė letrat e mirėfillta shqipe dhe do tė botohet e pacensuruar tok me post scriptum-in.
AUTORI
|
|