DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2013

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kromi, loja multimilonere e vdekjes
Postuar mė datėn: 2007-07-11 19:29:12 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

Ervin Qafmolla

Dhurata e Vitit tė Ri, tė minatorėve tė Bulqizės nga DARFO, nė vitin 2002, ishte njė spumanto bodrumi, qė nė atė kohė kushtonte 80 lekė nė treg shumice dhe njė tortė “parafabrikat”. Tani qė minierėn e morėn nė kontroll, ruso-austriakėt e Deca Metal, ata nuk morėn asgjė pėr vit tė ri. Pak muaj mė vonė 21 minatorė hynė nė grevė urie, ndėrsa njėkohėsisht, dy kolegė tė tyre grevėthyes, u bėnė copė-copė nga eksplozivi qė u plasi nė dorė, si pasojė e cilėsisė sė keqe tė fitilit.
Kėto ditė ata shkaktuan trazira deri nė dyert e Kuvendit tė Shqipėrisė, pėr tė pėrfituar detyrimet kontraktuale tė nėnshkruara me Darfo-n, tė cilat i trashėgoi Deca Metal. Rritje pagash 50% dhe plotėsim tė kushteve tė tjera qė koncesionari duhet tė zbatojė. Kėrkesat e tyre arsyeton kollaj. Minerali nxirret nga galeritė me karroca dore dhe me kova, si nė mesjetė, tunelet nuk kanė ventilim, ndėrsa as Darfo e as pronarėt e rinj, nuk kanė denjuar t’i pajisin as me pajisje sigurie, minimalisht me kaska. Nė minierėn e Bulqizės vdesin mesatarisht 1-2 vetė nė vit. Kėtė vit, kanė vdekur tre, ēka ėshtė “diē mbi mesataren”. Por, kostoja e njė apo mė shumė minatorėsh tė vdekur, ėshtė mė e vogėl se kostoja e sigurimit teknik. Por, kjo situatė me shkelje tė shumėfishta ligjore, do tė kėrkonte sė paku, ndėrhyrjen e ministrit pėrkatės. Por, ky i fundit duket se e ka pak tė vėshtirė tė ndėrhyjė.
Loja e madhe
Shqipėria zotėron rreth 4% tė rezervės botėrore tė kromit. Sė fundmi eksportet e kromit janė shumėfishuar. Vendi nė fakt, eksportoi mbi 17 milionė dollarė krom nė vitin 2006, ndėrkohė qė tendenca vjen nė rritje. Arsyeja ėshtė rritja drastike e kėrkesės nga Kina qė ka rritur edhe ēmimin nė treg ndėrkombėtar. Rritja galopante e industrisė kineze, nga industria e rėndė, te ajo e automobilave e deri te prodhimet mė tė vogla me karakter industrial. Si rrjedhojė e boom-it tė kėrkesės nga Kina, ēmimi i kromit nė bursė sot, llogaritet nė rreth 350 dollarė pėr ton, nga 60 dollarė pėr ton qė ishte para 7 vjetėsh. Ndėrkohė qė kėrkesa pėr krom nė tregjet botėrore do tė vijė duke u rritur nga viti nė vit, bashkė me ēmimin rezervat botėrore janė tė kufizuara dhe nė shumicėn e vendeve janė drejt shterimit. Vetėm Rusia vazhdon tė ketė rezerva tė bollshme, por as ato nuk konsiderohen tė pashtershme. Ndaj, aktualisht, ēdo gram i pėrpunuar i kėtij metali cilėsohet veēanėrisht i ēmueshėm, ēka automatikisht i jep njė vlerė po kaq tė madhe ēdo kilogrami krom tė saponxjerrė nga nėntoka.
Rritja e ēmimit nė nivel ndėrkombėtar ka bėrė qė edhe eksportues tė vegjėl si Darfo, apo blerėsit e rinj Deca Metal, tė arrijnė tė gjejnė treg. Bėhet fjalė pėr njė industri me premisa tė shkėlqyera zhvillimi, nėse nxjerrja e kromit nė sipėrfaqe do tė automatizohej dhe nėse do tė kryheshin edhe investime tė tjera, por ndoshta ky nuk ėshtė qėllimi kryesor. Por, jo tė gjithė ata qė blejnė industri kanė ndėr mend tė prodhojnė e tė shesin normalisht. Rusėt pėr shembull, prodhojnė vetė krom, duke qenė gati monopol nė nivel botėror, ndaj kanė interes tė blejnė burimet prodhuese nė Shqipėri, me qėllim bllokimin e konkurrencės. Kjo shpjegon arsyen pse nė Bulqizė punohet ende me teknologji mesjetare, ngaqė firma nuk investon nė automatizim tė nxjerrjes sė kromit tė gėrmuar jashtė miniere. Gjithashtu, ky mund tė jetė njė shpjegim pse qeveria shqiptare e ka kaq tė vėshtirė tė ndėrhyjė nė konfliktin aktual, mes minatorėve dhe firmės.
Por, sė fundmi, pėr kromin shqiptar janė interesuar edhe kinezėt, tė cilėt kanė interes real, sepse aktualisht janė importuesit kryesorė tė mineraleve shqiptare, veēanėrisht kromit. Por, njė koncesion kinez nė kėtė industri ka pak shpresa tė ngjasė. Kur ministri aktual i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, sapo ishte vendosur nė postin e tij, nė 2005-ėn, gazeta “Biznesi” (tashmė e mbyllur) botoi njė lajm: “Ber Oner nuk respekton planin e investimeve”. Ruli dėrgoi kontrolloret pėrkatėse dhe... ēėshtja u mbyll aty.
Kjo tablo flet qartė pėr interesa tė pėrziera ekonomike nga ato me karakter kombėtar, deri te ato me karakter individual nė industrinė shqiptare tė kromit. Dhe sigurisht... edhe loja e madhe politike, pėr sa kohė bėhet fjalė pėr njė mineral qė vjen duke u mbivlerėsuar jashtėzakonisht shumė nga viti nė vit.
“Komplikacione” tė tilla qė pėrfshijnė interesa kaq tė forta, pjesė e njė loje tė madhe e tė rrezikshme, janė nė gjendje tė stepin qeveritė nga ndėrhyrja pėr tė mbrojtur jetėt e shtetasve tė tyre. Pėrplasja e fundit, ende pa zgjidhje ndėrmjet minatorėve dhe qeverisė, mund tė jetė thjesht njė efekt anėsor i kėsaj pėrballjeje tė madhe ekonomiko-politike.
Shkėlqimi dhe kolapsi i industrisė
Shqipėria vlerėsohet se ka pasur rezerva nė mė shumė se 20 milionė tonė krom, tė ndodhura kryesisht pranė Korēės, Matit, Elbasanit dhe Kukėsit. Eksporti i kromit dhe nėnprodukteve tė tij, siguronte njė nga rezervat mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė nė valutė perėndimore. Megjithatė, industria shqiptare e kromit nuk arriti ndonjėherė tė pėrmbushte planin edhe gjatė viteve tė regjimit komunist. Megjithatė, aty nga vitet ’60, kemi qenė madje, prodhuesi i dytė i kromit nė nivel botėror, me njė vėllim prodhues qė llogaritej nė mbi 1 milion ton nė vit.
Njė dhjetėvjeēar mė vonė, ramė nė vendin e katėrt nė botė, duke qenė tė tretėt nė renditjen evropiane, sepse edhe pse prodhonim tė njėjtėn sasi, nevojat pėr kėtė material nė botė u rritėn ndjeshėm, ndėrsa kapacitetet shqiptare nuk mund tė ofronin mė shumė. Kjo solli fuqizimin e industrive konkurruese nga vende tė tjera, kryesisht Bashkimi Sovjetik, i ndjekur nga Italia. Industria shqiptare e kromit, arriti t’i ruante kuotat prej rreth 1 milion tonė nė vit, deri nė fillim tė viteve ’80, kohė kur prodhimi filloi tė shėnojė rėnie.
Vlerėsimet zyrtare tė prodhimit tė kromit nė vitin 1989, variojnė nė shifra ēuditėrisht kontradiktore, nga 500 mijė nė 900 mijė tonė. Shkurtimet e forta tė energjisė elektrike pėr sektorin energjetik nė vitin 1990 dhe kaosi ekonomik i 1991-it, detyruan mbylljen e ndėrmarrjeve tė ferrokromit nė Burrel dhe Elbasan, ndėrsa qeveria kėrkonte mė kot kapital tė huaj pėr tė investuar nė kėtė sektor industrial, me qėllim pėrmirėsimin e teknologjisė. Nė fakt, rezervat shqiptare tė kromit tė cilėsisė sė lartė kanė shteruar qė nga viti 1990. Cilėsia e dobėt e asaj ēka mbetet, ndikoi nė pozicionimin e keq tė vendit nė tregjet ndėrkombėtare. Pėrveē problemeve me lėndėn e parė, situata u pėrkeqėsua edhe nga sistemi i dobėt i nxjerrjes sė mineralit nga minierat dhe teknologjia antike kineze qė pėrdorej pėr pėrpunim. Gjithashtu, industria shqiptare e kromit vuajti edhe pasojė qė lidhen me degradimin e mjeteve transportuese. Gjatė viteve ’80, filloi ndėrtimi i njė linje hekurudhore ndėrmjet Bulqizės dhe portit tė Durrėsit, duke pėrgatitur edhe njė lidhje hekurudhore me Jugosllavinė. Projektet dėshtuan.
Nė kėtė periudhė, Shqipėria eksportonte krom, kryesisht drejt Suedisė, Shteteve tė bashkuara dhe Republikės Federale tė Gjermanisė. Gjithashtu, klientė ishin Jugosllavia dhe disa vende tė tjera tė Evropės Lindore. Nė vitin 1980, shitjet e kromit shqiptar drejt Shteteve tė Bashkuara llogariten nė rreth 75% tė totalit tė tregtisė ndėrmjet dy vendeve, ēka nė vetvete vlerėsohet nė rreth 20 milionė dollarė. Pavarėsisht pėrfitimeve tė pretenduara, industria e kromit vuajti nga njė mungesė e theksuar e forcės sė punės, pasi shpesh minatorėt paguheshin shumė keq. Nė vitin 1991, ekonomistėt e vendit pranuan se vendi nuk kishte fituar kurrė mė shumė se 60 milionė dollarė nė vit nga industria e kromit.
Nė fakt, kolapsi i vėrtetė fillon nė vitin 1992, kur pėr shkak se u hap tregu rus i prodhimit, kromi shqiptar doli nga tregu. Qeveria shqiptare vendosi tė mbyllė industrinė minerare dhe e shpalli tė falimentuar. Nė vitin 1998, kur socialistėt u rikthyen nė pushtet, vendosėn ta rihapin kėtė industri, duke pėrdorur transferim tė detyrueshėm fitimesh nga kompanitė e tjera shtetėrore, pėr tė krijuar kapitalin pėr AlbKromin dhe AlbBakrin. Shoqėritė filluan tė prodhojnė, por nuk arritėn tė shesin. Si pasojė, nė vitin 2001 u detyruan tė shpallin falimentin pėr herė tė dytė, por kėsaj radhe kishin grumbulluar borxhe nė miliona dollarė. Pashmangshmėrisht, industria e kromit nė Shqipėri u dha me koncesion.
Dy tė tretat e kėsaj industrie i mori Darfo, njė kompani gati anonime nga zona e Torinos, e cila nė Itali njihet nė humorin folklorik pėr kopracllėk tė pakonkurrueshėm. Njė e treta e industrisė iu dha me koncesion, kompanisė turke Ber Oner. Vazhdimisht koncesionarėt e industrisė minerare shqiptare janė pėrfolur pėr korrupsion tė zyrtarėve tė lartė nė nivel ministrash, por deri mė sot, nuk ka pasur asnjė informacion zyrtar apo gjysmė zyrtar. Qėllimi ėshtė qė t’u krijohet mundėsi kėtyre kompani tė pėrfitojnė nga koncesioni, por pa kryer investimet e parashikuara nė kontratė.

Industria shqiptare
Aktualisht, industria e kromit shfrytėzohet nga kompanitė e mėdha qė kanė marrė me koncesion vendburimet kryesore tė kėtij minerali dhe rreth 109 subjekte kryesisht tė vogla qė kanė leje shfrytėzimi. Pjesa mė e madhe e prodhimit sigurohet nga kompania ruso-austriake Deca Metal, e cila bleu asetet e italianes Darfo, qė prej vitesh kishte marrė nė pėrdorim vendburimet kryesore tė kromit nė Bulqizė, Pojskė dhe Katjel dhe Uzinėn e Ferrokromit nė Elbasan. Mbi tė gjitha disponon edhe Bulqizėn, e cila ndonėse nuk ėshtė e “jashtėzakonshme” nė llojin e mineralit qė gjendet e aty, i cili rezulton 45% i pastėr, pėrsėri ka njė rėndėsi tė madhe nė industrinė minerare shqiptare.
Kompania italiane Darfo ishte shfrytėzuesi i vetėm i kėsaj industrie, e cila para viteve ‘90 zinte vendin e parė nė eksportet shqiptare. Niveli i rezervave vetėm prej shfrytėzimit tė vendburimeve tė kromit nga subjektet e vogla arriti gjatė periudhės sė fundit nė rreth 100 mijė tonė. Mirėpo prodhimi i siguruar nga kėto subjekte nuk ka shanse tė shitet me ēmime tė favorshme, sepse blerja realizohet vetėm nga kompania Deca Metal (ish Darfo), e cila nė kushtet aktuale tė tregut tė kėtij minerali nė vendin tonė, kur mungojnė blerės tė tjerė ka mundėsi tė diktojė ēmimin. Kompania i blen tonėt e kromit nga subjektet dytėsore me jo me shume se 70 dollarė, ndėrkohė qė ēmimi nė bursa luhatet nė rreth 360 dollarė pėr ton.
Qeveria shqiptare pėrfiton nga shfrytėzimi i metalit, vetėm 2 pėr qind tė vlerės mujore tė shitjeve. Nga ana tjetėr, burime nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės thonė pėr “MAPO”-n, se vendburimi i kromit nė Bulqizė pėr nga cilėsitė mbetet unikal nė tė gjithė Evropėn, ndaj ata nuk arrijnė tė shpjegojnė mungesėn e investimeve nė kėtė zonė. Nė fakt, akuzat kryesore nė historinė e koncesioneve industriale dhe minerare nė Shqipėri lidhen pikėrisht nė masėn e investimeve tė realizuara krahasuar me ato tė kontraktuara. Pėrjashtim bėn vetėm kompania turke Kurum, e cila operon nė fushėn e pėrpunimit dhe tregtimit tė hekurit dhe ēelikut. Kurum e ka tejkaluar masėn e kontraktuar tė investimeve me disa milionė euro.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] PLATFORMAT SERBE PĖR PLOJAT DHE MASAKRAT MBI SHQIPTARĖT NĖ FUNKSION TĖ TRAGJEDISĖ GJENOCIDALE (2008-12-21 07:43:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Loja "Ani… nasht!" (2008-05-18 05:01:35 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Keshilli i Sigurimit del nga loja (2008-04-28 03:42:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FBKSH: NDARJA E KOSOVĖS DHE LOJA DOMINO….! (2008-03-01 13:19:51 nga admin4)
[ Kultura ] Loja me libra (2008-02-09 05:10:40 nga admin4)
[ Opinione ] DORĖHEQJA E EQĖS DHE LOJA E LDK-sė ME SEJDIUN SI KRYETAR?! (2007-12-06 05:03:03 nga admin4)
[ Opinione ] LOJA BAM-BAM (2007-10-05 13:30:48 nga admin4)
[ Histori ] Kina kundėr BRSS dhe loja pėr tė fituar Shqipėrinė (2007-07-06 20:30:14 nga admin2)
[ Opinione ] FUNKSIONIMI I SHTETIT JURIDIK E MUNDĖSON HAPJEN E „DOSJEVE“ (2009-01-04 01:41:44 nga admin4)
[ Opinione ] Shtohen tė papunėt, shqiptarėt mė tė varfėr (2009-01-03 11:40:17 nga admin4)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2013 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster