DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SEKRETET E MARRISĖ
Postuar mė datėn: 2008-03-24 08:51:34 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Tafil DURAKU

A ka mė zi sesa kur i marri e pėrshpallė veten gjeni? A ka mė zi sesa kur hajni zyrtar e pėrshpallė veten tė ndershėm? A ka mė zi sesa kur gėnjeshtari, plaēkitėsi e pirati zyrtarė mbulohen me mediat e tyre “shqiptare”, me policinė e tyre, me gjyqėsinė e tyre tė sė shkuarės “shqiptaro”-titiste, duke e pėrshpallur botėrisht punėn e tyre si, kinse, pozitive dhe veten pozitivist? A ka mė zi?... Po, a ka mė zi sesa kur i marri ėshtė gazmor edhe kur ėshtė i mbytur nė marritė e tij? A ka mė zi sesa kur i marri shitet e imponohet nė tregum e diturisė, pa kritere, pėr gazmor, i ditur dhe i pasur, e, tė varfėrin (edhe pse pėr miliona herė mė i memēur se ai) e bėn fajtor e tė mjerė pėr varfėrinė qė pėson vazhdimisht me fajin e dredhive tė tij e tė rrethit tė tij “pozitiv”?...

Madje, a ka mė marri publike sesa kur i marri bėhet trim e shet trimėri, pėrherė, nėn sqetull tė huaj, si plesht dhe morr i madh e i zi...? A ka mė zi sesa kur i marri ndihet krejt i sigurt nė punėn e keqe qė bėn, dhe, fare pa pėrpjekje minimale pėr t’u pėrmirėsuar njė ditė, vazhdon vetėm me mashtrime e dredhi, dhe, me bindje e besim tė plotė nė sojesorollapin e tij, arrin “rezultate” tė mėdha e krijon pasuri pėrrallore, si dhe kur u predikon tė tjerėve pėr “fisnikėrinė” e “ideve” tė tij “pozitive”?... A ka mė marri sesa kur i marri ėshtė i sėmurė kronik dhe nuk i njeh sėmundjet kronike tė trupit e trurit tė tij? Dhe, vėrtetė, a ka mė marrėzi sesa kur i marri jeton nė kurriz tė punėtorit dhe vazhdon ta mjelė ende punėtorin si nė kohėn e Titos sė dashur tė tij?... A ka mė marri, mė keq e mė zi sesa kur i marri thirret nė dilpomat qė ka blerė dhe ka marrė me njoftėsi (nė emėr tė LKJ-LKK-LDK) dhe nė emėr tė tyre uzurpon vende pune nė shoqėri?... Dhe, njėmend, a ka mė zi e mė marri?...

Kudo nė botė, jeta ka teposhtėzet dhe pėrpjetat e veta. Por, sikurse qė ndodhė kėtu e me shqiptarėt, nuk ndodhė askund. Pėrpjeta e teposhtėze tė kėtij lloji nuk ka askund nė botė. Dhe, cili ėshtė shkaktari i krejt kėtyre pėrpjetave e teposhėzeve tė jetės njerėzore shqiptare nė to? Kujt i jep krah sot “media e paanshme shqiptare” e “shqiptaro”-titistėve tė papėrmirėsueshėm?... Po, ēfarė dėshirohet tė arrihet me dhėnien krah strukturave mė “atdhetare” tė “shqiptaro”-titistėve tė pėrbetuar, sekreteve tė “lavdisė” sė tyre “shqiptare”?... Nėse duam ta saktėsojmė e ta pėrzbardhim shkaktarin kryesor tė pėrpjetave e teposhtėzeve tė jetės njerėzore, sidomos, tė jetės shqiptare nė trojet e veta tė pushtuara dhe jashtė tyre, nuk kėrkohet shumė punė, pos mendim dhe veprim i drejtė parimor e njerėzor. Bile, nuk duhet as mjeshtri. Por, duhet thjeshtėsi dijeje, realitet, vėrtetėsi dhe guxim mbinjerėzor pėr t’i pėrzbardhur tė gjitha tė “mirat” qė u erdhėn e po u vinė shqiptarėve, prej “shqiptarėve” qė udhėhiqnin e nuk kanė pushuar tė udhėheqin me ta, me tė gjitha nismat “pozitive” tė “shqiptaro”-titistėve... Nė radhė tė parė, duhet njohur e studiuar tėrė jetėn njerėzore, sekretet e marrisė sė saj “njerėzore e shqiptare”...

Dhe, sot, pėr t’i rehabilituar tė gjitha zezditat e sekreteve tė “lavdisė” sė “shqiptaro”-titistėve, pėrdoret “media e paanshme shqiptare”, e cila, nė kėtė rreth vicioz, gjuan gurin e gjuajtur mė parė, dmth, gurin qė ka gjuajtur gjithmonė, dhe fsheh dorėn e mendjekeqėsinė e qėllimshme dy herė...

Kur, populli shqiptar ka thėnė:

Puna e jote tė nderon dhe puna e jote tė shanė,
Nuk ka mal pa kafshė e pa shpendi,
Nuk ka shtėpi pa derė,
Asnjė pleqni nuk ndahet drejt me dredhi,
Po, ku t’kallxon hajni qė t’ka vjedhė a don me t’vjedhė?!...

Nė rrafshin e parė hynė tė gjithė ata “shqiptaro”-titistė qė kurrėnjėherė nuk e kanė ditur kuptimin e fjalės punė, prandaj, sot, pėrpiqen t’i ruajnė sekretet e marrisė sė tyre, madje-madje, duke hedhur gurė e dru drejt secilit qė nuk mendon sikurse ata, ose, qė do t’ua qesė nė shesh tė palarat dhe hajnitė e tyre (dje e sot) gupore e kolektive, prandaj, i sheh edhe nė kėtė kohė duke i thurur vetes lavde, sikurse i pat mėsuar Tita i tyre i dashur...

Nė rrafshin e dytė, hynė tė gjitha kafshėt dhe shpezėt, dėmtore e jodėmtore... Thitė janė mė tė dėmshmit e kulturave njerėzore..., e, ndėr mė tė padėmshmit e mė fisnikėt janė drerėt... Po ashtu, nga shpendėt, laraskat janė mė tė dėmshmet pėr kulturėn njerėzore, por, janė mė tė padėmshme dallėndyshet... E, bleta, nė gjithė kėtė mes, ėshtė mė fisnikja dhe mė punėtorja...

Nė rrafshin e tretė hynė njerėzit dhe “njerėzit”. Pėr kategorinė e parė dera ėshtė gjithmonė e hapur, ndėrkaq, pėr kategorinė e dytė, nuk ka dyer tė hapura, sepse, kjo ėshtė ajo kategoria “udhėheqėse” e njimėtare, ajo kategoria qė po i kushton mėse shtrėnjti popullit shqiptar...

Nė rrafshin e katėrt, fatkeqėsisht, qėndrojnė, ende, ata qė “pleqnitė” dhe tė “drejtėn” e ndanė pėrherė me sherr, me dredhi e me hile, dhe, pėr ta nxjerrė nė pah pėrherė “atdhetarinė”, “dashamirėsinė” dhe “dashurinė” e tyre “njerėzore” e “kombėtare”, vazhdimisht i ndihmon “media e paanshme shqiptare e ‘pozitive’” dhe jo vetėm kjo...

Nė rrafshin e pestė hynė tė gjithė ata “shqiptaro”titistė e paci(t)fistė hermetikė qė ua kanė ditur dhe ua dinė mėse miri kuptimin vetėm fjalėve mashtrim, hajni, plaēkė... dhe kurrė nuk ua kanė ditur ose duan t’ua dinė kuptimin fjalėve punė, nder, njerėzi... Prandaj, ende vazhdojnė tė ēmohen e tė stimulohen njerėzit (shqiptarėt), sipas hileve tė tyre, dhe, jo sipas punės qė bėjnė e meritave qė kanė, duke harruar vazhdimisht se hohorisjet, haharisjet dhe kokorisjet e buzėqeshjet e tyre pispillosėse, vazhdimisht u kanė dalė shqiptarėve krrokama sorash tė larme e tė zeza qė i ka vendosur Tita nė Shpat tė Shkieve... prej nga nuk pushojnė se hedhuri gurė kurėdo qė u vjen ndoresh... Ata e kėta “shqiptaro”-titistė, paci(t)fistė e hermetikė, lisat i bėjnė pisa, e, pisat i bėjnė lisa... Nuk ėshtė ēudi, ēka nuk dėgjon njeriu nė kėtė mesgrumbulli “shqiptarėsh patriotė e pozitivistė”...

Po, cilėt janė shkaktarėt e kėtyre tė “mirave”, shkaktarėt e kėtyre sekreteve tė “lavdisė” ‘njerėzore’?... Prandaj, sot, “pozitiviteti” i shumė mendimeve “pozitive” ėshtė shkaktari i tė gjitha tė kėqijave njerėzore nė rrethin tonė dhe mė gjerė... Kur e gėnjenin vazhimisht njeriun tonė, ata qė nuk kanė pushuar sė gėnjyeri e sė mashtruari atė edhe sot, populli u thoshte, siē po u them edhe unė sot e kėtu: rrej pėr toke, e, mos rrej pėr q’elle, se, pėr toke t’i m’loj rrentė diqysh, e, pėr q’elle kur t’rrejsh, nuk mund tė t’i mbulojė rrenat kurqysh!...

Nė kėtė rrafsh urtoro-shkencor pozitiviteti e pozitivizmi duhet kundruar gjėrat dhe ėshtė koha qė tė mos lejohet mė qė ai dhe ky “pozitivitet”, “pozitivizėm” e “patriotizėm” plehėrash tė pėshtyrė “shqiptaro”-titistėsh tė triumfojė e tė pėrhapet kaq paturpėsisht e me amoralitet tė skajshėm “patriotik” dhe tė mos lejohet edhe mė qė tė shndėrrohet nė sėmundje kronike mentale nė tė besuarit primitiv “pozitiv”... Po, ēfarė u arrit deri mė sot me ato mendime “pozitive” tė kastave tė pėrbetuara “shqiptaro”-titiste?... Besimet, thjesht, janė bestytni tė trashėguara “pozitive” tė “pozitivistėve” tė njohur, kur, sot, mė tepėr se kurrė po shihet pėrfushėsia e tyre “pozitive”... Nga kėtu shihet se krejt ēka i ka dhėnė natyra njeriut, keqmenaxhohet, keqdrejtohet e keqpėrdoret nga sekretet e marrisė, tė shtresuara nė kategoritė mė “pozitive” tė “pozitivistėve” demagogė, tė cilėt pa pikė turpi orvaten ta pėrhapin edhe mė farėn e sė keqes egjėrore dhe farėn e sherrit tė tyre “pėrparimtar” e “njerėzor”, gjithnjė, nė emėr tė Titos sė tyre tė dashur, nė emėr tė Zotit, i cili, sipas mendimtarit e filozofit tė madh gjerman, Fojerbahut, nuk ekziston (Zotin e kanė krijuar njerėzit pėr ruajtjen e interesave tė veta), prandaj, del se, interesi, mė shumė ėshtė pjellė e atyre e kėtyre “pozitivistėve”, sesa kategori shkencore e tė menduarit dialektik dhe e tė vepruarit njėsoj pėr tė gjithė nė rrethin natyror-shkencor tė bashkėkohėsisė njerėzore, tė cilėn bashkėkohėsi vazhdojnė ta pushkatojnė e ta vrasin sekretarėt e “lavdisė” ‘pozitive’...

Ndėr sekretet e marrisė sė “shqiptaro”-titistėve hyn edhe pėrralla e sistemuar bajate e tė menduarit tė tyre “pozitiv” pėr Lopėn e quajtur Jugosllavi, pushtuesen e tokave shqiptare.

Me apetit tė pashuar “pozitiv” pėrhapet ajo pėrrallė, gjithmonė e plasuar dhe e analizuar pėr sė prapėti dhe si u ka shkuar e u shkon pėr shtati “patriotėve pozitivė” ‘shqiptaro’-titistė, tė cilėt, edhe sot e plasojnė nė tregun shqiptar tė tė menduarit bajat “pozitiv”, pėrrallėn e tyre “pozitive”, duke “harruar” gjithmonė porosinė reale tė saj. Pra, ata tregojnė dhe t’i shurdhojnė veshėt sė treguari pėrralla tė tilla bajate e bajatshėm sesi “shqiptaro”-titistėt kinse kanė ditur ta mjelin Lopėn e quajtur Jugosllavi, tė cilės, kinse (sipas tyre), shqiptarėt i kanė dalė para brirėve dhe se nuk u ka faj, tash, askush atyre shqiptarėve qė i kanė dalė asaj lope para brirėve, dhe, pastaj, ajo i ka marrė pėrpara me brirėt e saj tė mprehtė “shqiptar”, i ka torturuar e burgosur shqiptarėt, siē i torturon e burgosė edhe sot, pa asnjė pėrjashtim...

Por, sikurse atėherė, edhe sot, “patriotėt” ‘shqiptaro’-titistė “harrojnė” faktin se Lopa, ēfarėdo qoftė ajo lopė, e njeh mirė viēin e saj dhe e lė vetė ta thithė e ta mjelė sa herė tė dojė e t’i teket viēit, ndėrsa, nuk e don dhe nuk e duron kurrė viēin tjetėr, viēin qė nuk ėshtė i saj, qė nuk ėshtė pjellė e saj. Prandaj, pėrherė e mban nė brirė, duke e ndjekur e torturuar, viēin qė nuk ėshtė i saj, pra, qė ėshtė i huaj pėr lopėn, siē ishin shqiptarėt tė huaj pėr Lopėn Jugosllavi dhe loparėt tjerė “shqiptarė”, e, nė kėtė rast, pėr tė nuk ishin tė huaj tė gjithė vjetat qė e thithnin dhe e mjelnin nė emėr tė “patriotizmit” tė tyre “pozitiv” e “shqiptar” ...

Prandaj, ėshtė ēudi e madhe sesi u besohet edhe sot pėrrallave tė tilla bajate e “pozitive” tė tė menduarit “pozitiv” tė “shqiptaro”-titistėve mė tė mėdhenj “shqiptarė”..., thuase, shqiptarėt nuk kanė ditur nga mjelet lopa, kur ata kanė ditur mėse miri pėr kultivimin jo vetėm tė lopės, dhisė, deles..., por, edhe pėr mėnyrėn e mjeljes dhe kujdesit pėr to... E, nuk ėshtė sot koha qė t’u besohet me pietet dogmave tė sekreteve “pozitive” tė marrisė, pėrrallave bajate e tė sistemuara “bashkėkohore” dhe paramesjetare tė “shqiptaro”-titistėve e demagogėve mė “shqiptarė” nė historinė e stėrhidhėt shqiptare...

Ndėrsa, kėtu, duhet shtuar se nuk ėshtė aspak sekret pėr tė thėnė se marria pėrherė e mbulon veten, sidomos, ku e gjen vendin e pėrshtatshėm, me sekretet e veta tė tė menduarit “pozitiv”, “njerėzor” dhe “human” (gjithmonė: me “burrni”), dhe, nėse nuk i thuhet stop njėherė e pėrgjithmonė, ajo, do tė vazhdojė me mėnyrėn e saj “pozitive” deri nė pakufi, sesi tė gjitha krijesat e kanė skicėn gjenetike, duke “harruar” dhe duke mos dashur tė thotė (thonė) se edhe tradhtia e ka vijėn e vet gjenetike, bile, qė nga gjeneza e sojit tė tij (tyre) tradhtar... qė janė tė detyruara ta ndjekin vetėm skicėn gjenetike tė tradhtisė, gjeneratė pas gjenerate, sepse, tradhtari pas tė cilit fshihet “pozitiviteti” ėshtė dhe mbetėt vetėm tradhtar dhe asgjė tjetėr.

Po, kush e shėmtoka lirinė dhe njerėzinė shqiptare kėsisoji? Madje, sot dhe kėtu? Po, kush dashka t’i thyejė NJERĖZIT nė rrugėn e tyre NJERĖZORE , KOMBĖTARE e ATDHETARE SHQIPTARE?... Ata qė bazėn e tė menduarit pozitiv orvaten ta zhvendosin diku tjetėr, kur bazėn e tė menduarit pozitiv e kanė te tė parėt e tyre fisnikė e njerėzorė shqiptar?... Kastravecat e tė mėnduarit “pozitiv” tė Titos?... Dokrraxhinjtė e njėpasnjėshėm “atdhetarė”?... Babė e bir tradhtar... Ata qė gėrvallen e pėllasin me “parimet e tyre pozitive” gazetė mė gazetė e media mė media? Madje, emėrohen edhe nė Kėshillin pėr Media... Ata e kėta qė nuk ua dinė kuptimin e fjalėve: punė, nder dhe njerėzi?!... Ata e kėta, pra, janė ata qė shėmtojnė jetėn e njeriut tė ri nė kėtė fillimshekull tė mendėsisė sė re shqiptare, kudo trojeve shqiptare, ku bukės i thonė bukė dhe ujit ujė...

Ėshtė e gjatė fletėshėnia me emrat e atyre e kėtyre sekretarėve tė sekreteve tė marrisė dhe, pėr tė mos e stėrlodhur lexuesin me ata e kėta “patriotė” e “pozitivistė” ‘shqiptaro’-titistė, po e pėrmbyllim me thėnien e urtė shqiptare: mos i rafshin kujt ‘hise’ “pozitivistė” si kėta, qė fshehin me fanatizėm tė paparė sekretet e marrisė sė tyre, gjithmonė tė papėrmirėsueshėm dhe nėn vellon e “partriotizmit” tė pėrjetshėm “shqiptaro”-titistė, tė cilėt, gjithė ditėn e kanė gojėn plotė me fjalėn Liri dhe gjithė natėn rrinė, me thika nė duar (qė ua prehin pėrherė tė huajt), duke e prerė nė fyt Lirinė njerėzore e kombėtare tė shqiptarėve, dhe, gjithmonė, nga passhpina. Po, ē‘kuptim ka fjala pozitive, kur veprimi i vepruesit “pozitiv” shkon nė drejtim tė kundėrt tė fjalės qė lėshohet nė qarkullim tė lirė?!...

Jetėn njerėzore nė rreth vicioz, zakonisht, e pėrbėjnė tri kohė “atdhetare” tė “menēurish”, tė “diturish” dhe tė “lumturish”: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja “atdhetare” e “patriotėve” mė tė mėdhenj “shqiptaro”-titistė, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e tė cilėve mbetėt tmerrėsisht tradhtare e “shqiptare”, sepse, thėnė urtisht, ajo nuk lė qė tė zhvillohet jeta njerėzore e shqiptare, ashtu siē di, do dhe siē mund ta zhvillojė njeriu pėrparimtar shqiptar.

Thėnė shkurt e shqip, njeriu i djeshėm “pozitiv”, qė ėshtė i pranishėm kėtu e tash me “pozitivitetin” e tij, nuk ėshtė njeri, por, ėshtė dokrraxhi dhe mik i tė gjithė shakaxhinjve tjerė paci(t)fisto-hermetikė tė “Pavarėsisė”, qė ku mundet dhe pas ēdo shpine shanė tre shkronja tė arta tė Lirisė shqiptare. Dhe, jo vetėm ato...

Prandaj, kujdes! Kujdes, ė!...

Nuk ėshtė krejt siē duket nga e thėna, nga e shkruara, sidomos nga e shkruara me kahe mashtruese shenjash drejtuese. Edhe urimi qė drejton nganjėherė nėna, ndoshta, fare padashur, del prej shinave tė drejtimit tė tij urimor...

Populli i ynė ka thėnė:

T’u kėnaqtė loēka e e shpirtit!
T’u kėnaqtė loēka e mendjes!
T’u kėnaqtė loēka e zemrės!
T’u kėnaqtė syri i dritės!
T’u kėnaqtė loēka e barkut!...

Po tė shikohen dhe analizohen kėto thėnie urimi, shtrohet pyetja: Mos ka edhe ndonjė nėmė nė kėtė mes urimesh e dėshirash. Natyrisht, ka. Ka, sepse, ėshtė bėrė ndėrrimi i qėllimshėm i kuptimeve tė tyre reale, si pasojė e tė menduarit “pozitiv”, si pasojė e pangopėsisė sė hienave dhe sekreteve tė tyre tė marrisė kolektive. Gjithmonė, zemra e bardhė dhe zemėrbardhėsia njerėzore janė shumė kulmore, ndėrsa, kėnaqėsia e barkut ėshtė, thjesht, plancore. Pushtetarėt dhe ata e kėta qė e kanė qitur barkun para koke, i takojnė kategorisė sė fundit. Prandaj, tash dhe kėtu, qėllimet e sekreteve tė marrisė po i nxjerr nė shesh barku “pozitiv” qė motikohė ka dalė para koke, i prin kokės, dhe, sot, shtrohet si domosdo e ngutshme ruajtja dhe mbrojtja njerėzore e njerėzve dhe e njerėzores kombėtare e shtetėrore nga ide e qėllime tė tilla tė tė menduarit “pozitiv”, ku, fatkeqėsisht, prin barku qė pėrmes mediash del aq i fryrė dhe “pozitiv” dhe mėton ngulmėrisht tė dalė para mendjes sė ndritur shqiptare e njerėzore, para arsyes njerėzore dhe para kombėtares njerėzore. E, ato e kėto sekrete tė marrisė sė koordinuar nuk i duron mė asnjė kohė qė ėshtė obligim dhe duhet tė jetė pėrjetėsisht e jona, pėrjetėsisht shqiptare, nė njė SHQIPĖRI.

Prandaj, “pozitivizmi” qė orvatet tė imponohet e pėrhapet kėtu nga “pozitivistė” tė njohur e suhari tė tyre, tė emėruar vazhdimisht dhe tash edhe nė Kėshillin pėr Media e gjetkė, ėshtė shėmtia vetė pėr shoqėrinė e re shqiptare, dhe, nė kėtė vazhdė, ėshtė mėse e nevojshme dhe e domosdoshme qė tė kėputet nė rrėnjėt e tij tė sekreteve tė marrisė “pozitive” – “pozitivizmi” qė shihet sheshit dhe imponohet pambarimisht, pa asnjė vonesė, sot dhe kėtu.

Poshtė sekretet e marrisė!... Poshtė tradhtarėt e “lavdisė”! Poshtė!...

Burojė, mars 2008

(Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Sekretet e NAT0-s pėr Kosovėn i shkonin Rusisė pėmes Estonisė (2008-11-21 15:23:16 nga admin1)
[ Opinione ] Sekretet e lidhjes tė Delijorgjit me Mytilineos, tė cilit Millosheviēi i dha Trepēėn dhe bashkėpunėtorėt Majko - Berisha (2008-03-26 04:26:00 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Sekretet e Ahtisarit (2007-02-22 13:11:19 nga admin4)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster