DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Pėrkujtim pėr Dr. Lutfi Turkeshin
Postuar mė datėn: 2008-05-09 05:07:42 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Nekrolog lexuar gjatė homazheve tė varrimit.

(PĖRKUJTOJMĖ DYVJETORIN E VDEKJES)

Mė 9 maj 2006, porsi rrufe dhe me indinjim tė papėrshkruar e me lot nė sy morėm lajmin e kobshėm pėr vdekjen e menjėhershme e tė papritur tė kolegut tim shumė tė dashur, tė doktorit tė parė dibran nė lėmin e gazetarisė, tė kryetarit tė Art Klubit tė Shkrimtarėve nė Dibėr, Dr.Lutfi Turkeshi; tė kryeredaktorit tė Radio-emisionit tė Shkupit nė gjuhėn shqipe, tė publicistit e historianit dhe tė njeriut tė mirė, humanistit dibran e me zemėr tė Madhe.


Shkruan: Ibrahim Egriu

Ti ishe ndėr dibranėt qė mė sė shumti i nderoje kurbetēinjtė, o Lutfi! Ti, ishe i pari qė nė maj tė vitit 1969 erdhe tė mė vizitosh nė Kaēanik dhe atė papritur e pa kujtuar mu afrove, urove e pėrqafove plot mall me rastin shfaqjes sė Premierės sė dramės “Nora“!
Ti ishe i pari qė ngrite zėrin kundėr pushtetit aktual maqedonas, me rastin e maltretimeve qė kryente policia maqedone sa herė qė e kaloja familjarisht kufirin shqiptaro-shqiptar. Pra, Ti organizove Konferencė shtypi e jo subjektet politike shqiptare, ftove gazetarėt: Nefail Spahiu, Atli Dema dhe tė ndjerin Nexhmi Dibra qė pėrmes RTV Shkupi, masmedive dhe shtypit, tė ngrenė zėrin kundėr masave represive qė dhe sot e kėsaj dite, pushteti aktual maqedon pėrdor ndaj meje dhe gazetarėve shqiptarė nė Diasporė.
Ti, sa herė qė vija pėr vizitė nė Dibėr, gjithmonė na intervistoje dhe nė vazhdėn e ngjarjeve mė dramatike nė Iliridė, rreth 6 muaj pa ndėrprerje pėr radio-emisionin ”Shkupi” nė gjuhėn shqipe, tė raportoja rreth tė dhėnave dhe aktiviteteve nė Diasporė e Skandinavi...
Ti bėre dhe Parathėnien e librit tim me titull: „Buēet plot sythe jete“ dhe kishe dėshirė tė zhuritur qė tė botohet sa mė shpejt, por vdekja tė mori para kohe, mu atėherė kur mė sė shumti kishim nevojė dhe pėr Ty.
Ditėn e kobshme qė vdiqe, gjithė tė afėrmit, miqtė e shokėt nga Dibra, Kosova, Shqiperia e Ilirida, me nderime ta dhėnė lamtumirėn e fundit, por jo, Ti do jetosh i gjallė pėr jetė nė zemrėn dhe shpirtin e secilit, ashtu siē ishe: i mirė, i buzėqeshur, i dashur, zemėrgjerė dhe veprimtar mbarėkombėtar.
Dheu i Nėntė Maleve tė Dibrės sė Madhe tė qoftė i lehtė! Pusho i qetė, o Lutfi! Lavdi veprės sate dhe shpirti tė bėftė gjithmonė dritė!
Me pietet e respekt deri nė amshim: I. Egriu dhe shokėt nga Dibra, Shqipėria, Kosova e mėvetėsuar dhe Diaspora.


NGA MBRĖMJA PĖRKUJTIMORE

Turkeshi lindi mė 1947, nė Dibėr. Shkencat politike, degėn e gazetarisė i ka mbaruar nė Zagreb, ndėrsa studimet postdiplomike dhe doktoratėn pėr historiografi nė gazetari e mbaroi nė Tiranė, ku fitoi titullin Doktor i Historiografisė sė Gazetarisė.
Turkeshi ėshtė i njohur me veprat e shumta nė publicistike. Ai ka botuar librat: “Pena pėr ēėshtjen kombėtare”, “Nga fjala nė fjalė metaforė”, “Dibra nėpėr shekuj”, “Historia e shtypit shqiptar”, “Evenimente”, “Nė rrjedhė”.
Ēmimin pėr publicistikė e ka marrė pėr veprėn “Dibra nėpėr shekuj”.
Turkeshi ishte edhe kryetar i klubit tė shkrimtarėve shqiptarė “Art klub” nė Dibėr. Nė gazetari ėshtė i njohur pėr nga fejtonet e shumta tė publikuara nė gazetat “Flaka”, “Fakti” dhe gazetat tjera shqiptare nė Shqipėri dhe Kosovė. Lutfi Turkeshi ka shkruar qindra recensione librash, artikuj dhe reportazhe.
Kryeredaktori i Radio Shkupit, Haki Mustafa tha se ndarja e Turkeshit ėshtė njė humbje e madhe pėr institucionin e tyre. “Doktor Lutfi Turkeshi u nda nga ne, kur mė sė shumti iu desh kėtij programi. Ne planifikonim qė kėtė vit tė startonim me 17-tė orė program, njėherėsh ai ishte dhe shtylla e programit, sepse vinte me shumė emisione, programe tė ndryshme. Ai ka qene bartės kryesor i redaksisė sė kulturės qė vite tė tėra ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė kėtė program”. Sipas Mustafės, puna dhe fjala e tij e bukur ende ėshtė e incizuar nė Radio Shkupi. “Ne humbėm njeriun qė mė sė shumti na duhej nė kėtė moment historik tė Radio Shkupit”.
Nuri Koleci, anėtar i “Art klub”-it qė drejtohej nga Turkeshi, tha se klubi letrar humbi kryetarin e saj tė devotshėm, i cili nuk kurseu as kohė, as dije pėr mbarėvajtjen e tė gjitha aktiviteteve tona. “I tillė ka qenė edhe nė mbarė pėrpjekjet e tija pėr avancimin e ēėshtjes kombėtare nė pėrgjithėsi. Me dhimbje tė thellė po lajmėrojmė se Dibra humbi qytetarin e saj, intelektualin, doktorin e shkencave, Radio Shkupi humbi doajenin, aktivistin, i cili mbi tri dekada ka dhėnė kontributin e tij nė tė gjitha lėmenjtė, humbi njeriun mė tė mirė, prindin mė tė devotshėm”. I tronditur pėr kėtė tė papritur, Koleci tha se ngushėllohen me atė qė vepra e tij nė tėrėsi do tė mbetet e pashlyeshme. – Gazeta “Fakti”, 9 maj 2006


Suedi, 9 Maj 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Tubim Pėrkujtimor nė Kosovėn Lindore (2008-07-14 09:24:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nė pėrkujtim tė Dritan Hoxhės (2008-05-25 16:04:43 nga admin4)
[ Kultura ] DIN EGRIU: NE SHENJĖ PĖRKUJTIMI (2008-04-26 04:18:44 nga admin4)
[ Kultura ] DITĖLINDJA DHE PĖRKUJTIMI (2008-03-24 16:28:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pėrkujtim kushtuar pedagogut e atdhetarit tė paepur pėr liri e bashkim kombėtar, z. Bedri Kyēykut (1940-1994) (2008-03-15 04:37:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PĖRKUJTIM DĖSHMORIT - NAXHI EGRIU (2007-12-19 10:57:13 nga admin4)
[ Histori ] Nė Pėrkujtim tė Dėshmorit Fadil Talla (2007-12-03 05:00:33 nga admin1)
[ Opinione ] PĖRKUJTIM PĖR TĖRMETIN E DIBRĖS MĖ 30 NĖNTOR 1967 (2007-11-30 03:15:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė Pėrkujtim tė Mon Balajt dhe Arben Xheladinit (2007-09-13 14:30:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Perkujtim per te gjithe... (2006-12-09 11:32:48 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Perkujtim:KOMBI SHQIPTAR SA MĖ JEP KRENARI, PO AQ MĖ KĖRKON EDHE SAKRIFICĖ (2006-12-09 11:28:22 nga Flori Bruqi)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster