| » Opcionet për artikullin |
|
Ilir KALEMAJ
Mbas shumė zhurme zgjedhore dhe paszgjedhore qė Maqedonia pėrjetoi veē pak kohė mė parė dhe ende nėn ethet e qeverisė sė re tė sapokrijuar tė Gruevskit, ku partneri shqiptar sapo ėshtė pėrzgjedhur, krahas IMRO-DPMNRE qė gjithsesi i ka kartonėt e maxhorancės nė Parlamentin e ri, ndėr pikėpyetjet mė tė mėdha (krahas ēėshtjes sė emrit apo hyrjes nė NATO), ėshtė edhe vazhdimi i implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, si dhe disa nga kushtet kryesore tė kėrkuara nga faktori shqiptar (si njohja e menjėhershme dhe pakushtėzuar e pavarėsisė sė Kosovės, statusi ende i pazgjidhur plotėsisht i ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė, pėrdorimi i gjuhės dhe simboleve kombėtare shqiptare nė institucione etj). Nga vullneti i shqiptarėve pėr tė tejkaluar ndasitė personale pėr hir tė interesave tė elektoratit qė pėrfaqėsojnė, varet edhe fati i aftėsisė sė tyre pėr t`u imponuar nė kėtė situatė post-elektorale me shumė pikėpyetje dhe njė mazhorancė solide sllave siē ėshtė ajo e pėrbėrė nga partia e Gruevskit.
Duke qenė se partitė shqiptare nė shtetin fqinjė, mė tepėr se tė pozicionuar nė barrikada ideologjike qė i detyrojnė tė bėjnė aleanca tė detyrueshme politike me njėrin spektėr tė partive sllave, axhendėn, por edhe programin e tyre politik e kanė tė bazuar kryesisht nė tė drejtat e popullsisė (shtetformuese), e kanė mė tė lehtė tė mbrojnė njė pozicion tė caktuar, madje edhe tė dalin matanė grindjeve tė vogla pėr pushtet dhe tė bashkėpunojnė pėr hir tė njė interesi mė madhor dhe tė kthehen nė forcė unike konstruktive.
Nė fakt, pėrsa i pėrket axhendės politike, pothuajse tė gjitha partitė shqiptare nė Maqedoni i shėmbėllejnė mė tepėr profilit politik nė tė cilin ėshtė pozicionuar partia turke e Bullgarisė, e cila ka arritur suksesshėm t`i grupojė tė gjithė turqit qė jetojnė nė kėtė shtet nė njė formacion politik tė vetėm, apo deri diku edhe PBDNJ-sė sė kėtushme qė ndonėse parti e minoriteteve, qartėsisht pėrbėhet nė masė dėrrmuese nga minoriteti grek dhe si njėra, si tjetra, pėrfaqėsohen gjithmonė nė qeveri tė tė dyja krahėve. I vetmi ndryshim ėshtė mungesa e kohezionit mes shqiptarėve dhe luftėrat e vogla meskine pėr pushtet personal, tė maskuara nėn dogmėn e pluralizmit. Shembulli turk nė Bullgari mund tė ishte edhe shembulli mė i arrirė pėr rastin e partive shqiptare nė Maqedoni, kur dihet se ato i marrin votat pothuajse ekskluzivisht nga e njėjta popullatė dhe i njėjti territor.
Gjithsesi, qėllimi kryesor i kėtij shkrimi, pėrtej vijave normative tė pėrgjithshme, ėshtė tė sjelli nė vėmendje, problemin e arsimit dhe tė edukimit tė shqiptarėve tė Maqedonisė si problemi mė akut dhe mė i rėndėsishėm qė do mundėsonte edhe implementimin me sukses tė Marrėveshjes sė Ohrit, sidomos tė atyre pikave qė flasin pėr njė pėrfaqėsim proporcional tė shqiptarėve nė administratėn qendrore dhe lokale. Njė nga handikapėt kryesorė nė rrugėn pėr realizimin e kėtij qėllimit, krahas rrudhjes sė pozicioneve nė administratė pėr shkak tė privatizimeve, apo refuzimin kategorik tė popullsisė sllave pėr tė hequr dorė vullnetarisht nga punėt e tyre (nė mėnyrė qė tė bėjnė vend pėr rritjen e numrit tė shqiptarėve), problemi i tretė mė kryesor, ėshtė fakti qė vetėm njė pėrqindje shumė e vogėl e shqiptarėve kanė shkollė tė lartė. Kjo, natyrisht, pėr arsye qė lidhen me diskriminimin dhe neglizhencėn e vazhdueshme me tė cilėn janė ndeshur si nė kohėn e Jugosllavisė, ashtu edhe gjatė kėtyre viteve tranzicion. Njė raport i UNDP-sė i vitit 2001 ėshtė shokues kur nėnvizon faktin qė edhe sikur tė gjithė shqiptarėt me arsim tė lartė tė punėsoheshin menjėherė, gjendja ekzistuese e punėsimit sipas pėrkatėsisė etnike, nuk do ndryshonte dramatikisht. Pėrfaqėsimi shqiptar do rritej vetėm nga 10.2 nė 10.7 pėr qind (UNDP, 2001a: 39).
Po ashtu, pėrdorimi i Gjuhės Shqipe nė administratė, ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht si me certifikimi profesional nga institucionet arsimore tė akredituara, ashtu edhe me rritjen e shkallės sė pėrfaqėsueshmėrisė nė administratė. Sikundėr autorėt Gerald, Bender and Cox, vėrejnė nė njė studim tė vitit 2002, tė pėrgatitur pėr Institutin e Iniciativės pėr Stabilitet Evropian, ...ēėshtja e gjuhės nė mėnyrė ultimative barazohet me ēėshtjen e pėrfaqėsimit shqiptar nė administratėn publike (f. 138). Ėshtė pra mjaft e rėndėsishme qė partitė shqiptare, si ato qė janė pjesė e pushtetit, ashtu edhe ato tė opozitės, tė pėrqendrohen nė rritjen e mundėsive reale pėr shkollimin e shqiptarėve nė gjuhėn amtare, si dhe kualifikimin e tyre pasuniversitar, ēka pashmangshmėrisht do sjelli edhe rritjen e pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė administratėn publike dhe pėr rrjedhojė dhe zbatimin mė tė plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe zbutjen e plagėve sociale pėr pjesėn mė tė diskriminuar tė popullsisė sė vendit fqinjė.
|
|