| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Makinat fluturuese |
| Postuar mė datėn: 2007-03-12 07:55:35 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kompania e quajtur Aeronautika Urbane ka projektuar njė lloj makine fluturuese pėr tė cilėn thotė se kur tė hidhet nė treg do ti bėjė bllokimet e trafikut diēka qė i pėrket sė kaluarės.
E keni vėshtirė tė gjeni parkim? Ky nuk do tė jetė fare problem me makinat fluturuese. Njė makinė tė tillė mund ta porosisni pėr 6 milion dollarė, por thotė, Rafi Yoeli, themelues i kompanisė, mos prisni ta merrni atė shpejt.
Pėrdorimi i tyre do tė jetė kryesisht si makina shpėtimi, makina pėr ushtrinė, pėr policinė dhe mė pak pėr individė privatė. Pra ky ėshtė njė treg i kufizuar, i cili do tė pėrdoret pėr shėrbimet e urgjencės mjeksore, pėr ambulancat, zjarrfikėset e kėshtu me radhė. Treg i madh do tė jetė edhe siguria kombėtare. Por revolucioni i dytė i kėsaj teknologjie mund tė vijė pas 30-40 vitesh kur tė ulim ēmimet e kėtyre makinave, qė njerėzit tė mund ti pėrballojnė.
Nė fillim Yoeli ndėrtoi kėtė makinė fluturuese tė quajtur Kolibri. Qė atėhere, ai ka projektuar 2 prototipe, njėra e quajtur X-Hawk dhe njė model mė tė vogėl tė quajtur Mule. Ato janė mė shumė helikopterė se sa makina.
Ky ėshtė njė helikopter, vetėm se nė vend qė tė ketė njė helikė tė madhe, e kemi modifikuar paksa dhe e kemi shndėrruar me dy helika tė vogla qė vendosen brenda trupit tė avionit. Kjo makinė harxhon shumė karburant, ka njė kapacitet mė tė madh se zakonisht, por pėrveē kėtyre, ky ėshtė helikopter si tė gjithė helikopterėt e tjerė.
X-Hawks zbret vertikalisht, dhe projektuesit thonė se ai do tė mund tė qėndrojė nė ajėr rreth 2 orė, mund tė ngjitet rreth 36 metra dhe tė fluturojė me shpejtėsi 250 kilometra nė orė. Me helika tė mbyllura, X-Hawk mund tė lėvizė pranė objekteve, duke u bėrė kėshtu mjaft i manovrueshėm nė zonat urbane ose terrenet e rrėshqitshme.
Nė rastet e ndonjė frenimi tė fortė, X-Hawk jo vetėm qė reagon nė kohė, por mund ta mbajė dhe ta shpėtojė njeriun drejpėrdrejt nga dritarja.
Kostot janė ende tė papėrcaktuara qartė. Ato fillojnė me 1.5 milion dollarė pėr projektin Mule dhe arrijnė deri nė 6 milion pėr modelet mė tė mėdha ushtarake.
Kur situatat ecin me shpejtėsinė e minutave, X-Hawk mund tė shpėtojė jetė njerėzish.
Kompania Urban Aeronautics thotė se modelin X-Hawk mund ta shohim nė treg pas afro 8 vjetėsh.
Zėri i Amerikės
11-03-2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|