DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MITROVICA ENDE PO RĖNKON!
Postuar mė datėn: 2008-03-02 08:15:37 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Kaluan kaq vite pas luftės ēlirimtare, tė sė famshmes UĒK, qė kur trupat ndėrkombėtare, pas “ēlirimit” tė Kosovės me vise u vendosėn mbi urėn famėkeqe tė Lumbardhit (ish-Ibrit), qė me rrethimin e saj i ngjajnė njė aneksi tė burgut modern dhe prej asaj kohe dhjetėra mijėra shqiptarė janė detyruar t“i lėshojnė vatrat e veta me dhunė, nga sulmet e egra tė bandave ēetnike serbe, ose janė detyruar doemos t“i shesin trojet e veta pėr ca para tė pista tė Serbisė; them kėshtu, sepse Serbia me ato para ka investuar qė tė kryhet njė spastrim i qetė etnik mbi shqiptarėt e veriut tė Kosovės. Duke pranuar tė bėjnė kėtė lojė djalli, shumė shqiptarė kanė rėnė pas dhunės, nė kthetrat e mashtrimit. Mbase, pėr kėtė janė konsideruar nga shumė njerėz dhe qarqe atdhetare me nofkėn “tradhtarė”, pra shitės tė vendit…


Shkruan: Fadil SHYTI

Lidhur me kėtė, ata “dorėlirė” tė trojeve tė tyre etnike, sot o nesėr do tė pendohen, kur ta shohin se atdheu ynė po gllabėrohet egėrsisht ēdo ditė e mė tepėr. Por, pėr kėtė gjėmė plage, qė me siguri do tė rėndojė sė paku mbi ndėrgjegjen e tyre, fajtorė nuk janė vetėm ata (bile, kėtė as mė ka rėnė ta dėgjojė as lexoj) , sepse njerėzit janė tė prirė e nė veēanti pushtetmbajtėsit, tė cilėt qerren e kanė tė lidhur pas tė huajve, siē thotė populli “fajin ta lėnė jetim. Me kėtė rast fajtorėt kryesorė, pse ngjau kjo shpėrngulje masive e shqiptarėve janė faktori ndėrkombėtar, tani mė po dihet se qenka udhėhequr nga diplomacia franceze qė nga Rambujeja (1999) e deri nė Vjenė (2007).
- Por, pėr fatin e keq tė shqiptarėve, politika shqiptare nga tė gjitha qendrat e Shqipėrisė Natyrale, nuk u tregua vigjilente qė ta kuptonte se pas krimeve tė tmerrshme tė fashizmit serbė, po vinin krimet e tmerrshme tė diplomacisė evropiane me nė krye shtetin e Francės e cila nė njė kohė jo fort tė largėt e ka shtypur e kolonizuar Algjerinė, prandaj, si duket i erdhi momenti i pėrshtatshėm, qė me pėrvojėn e saj si kolonizatore, ta ndihmojė miken e saj tė vjetėr, Serbinė tė cilėn e njohu e para si shtet nė vitin 1918, pra mbretėrinė gjakatare, serbo-kroate-sllovene, (SKS)
Kjo, politikė mizore franceze e aprovuar nga Evropa “demokratike” bėri qė sot Mitrovica tė mbetet e plagosura e Kosovės sė Shqipėrisė, bėri qė Mitrovica tė bėhet si Dibra iliridiane e ndarė nė dy pjesė.



Nė momentin e ngjarjes tragjike tė historisė sė re tė Mitrovicės janė vendosur ushtarėt francezė tek ura, me atė rast tė gjithė ata qė kishin sadopak mend nė kokė e kanė kuptuar se “djalli evropian” e rrėmbeu njė pjesė tė atdheut tonė, pėr t“ia dhėnė pastaj si dhuratė Serbisė. Pėrse atėbotė trupat e KFOR-it, nuk u vendosėn nė kufirin Kosovė - Serbi , pra atje pėrtej Albanikut, ish-Leposaviqit, por u vendosėn tek ura?! Nga ajo vendosje stacionimi trupash ushtarake aty nga qarqet reaksionare ndėrkombėtare u vu padrejtėsisht kufiri nė mes tė qytetit, sikur vullnetarisht u vendos qė dhe mė tutje tė derdhej gjaku liridashės shqiptar. …Dhe , kjo pastaj ngjau sa e sa herė; kur rinia heroike dhe populli ynė u pėrpoq ta thyejnė kėtė kufi tė zi! Qėllimi duhej tė ishte i ditur, i qartė, por kėtė nuk e kuptonin dot as syleshėt politikė, as ithtarėt e tyre… Pastaj, si i thonė fjalės kur ka fatkeqėsi: kjo u bė si u bė…
Prandaj shtrohet pyetja: pėrse politika shqiptare nuk veproi me kohė qė kjo plagė tė shėrohej shpejt, trupi i atdheut tė ruhej nga ndarja?! Pse nuk u morėn masa me kohė qė tė bėhej siguria e madhe e shqiptarėve atje - duke e krijuar njė mbrojtje tė fuqishme qė ata tė ishin tė sigurt nga sulmet e huliganėve serbė, qė vėrshonin mbi urė, “pa iu munguar as qimja e flokut”, pse nuk u mor qėndrim urgjent qė tė derdheshin shuma tė mėdha parash pėr rikthimin e shqiptarėve, nė trojet e tyre?! Pėrkundrazi, kėto masa qė nga fillimi i invadimit serb atje, fuqishėm, me tėrė potencialin e saj u pėrqendrua Serbia!
Serbia ndėrtoi dhe po ndėrton pallate nė ato anė, madje duke u vėnė rrugėve dhe emra provokues si lagjja: “ Beogradi i ri”, pastaj serbėt atje lart mbi kodrat e Mitrovicės, e kanė vendosė flamurin e Serbisė, i kanė vendosur afishe tė telefonisė serbe etj. etj., me tė vetmin qėllim pėr tė “dėshmuar” para botės se ja kėndej ėshtė Serbia, njėkohėsisht tė provokohen shqiptarėt se ja ku keni arritur ju me pavarėsinė tuaj?! Kėto gjėra do tė duhej tė luftoheshin me kohė! Kėto lėshime tė pafalshme nga qeveritė “kosovare” e kanė pėrforcuar idenė edhe tek ndėrkombėtarėt se ja serbėt qenkan tė pathyeshėm, ushtarakisht dhe ekonomikisht, kurse me shqiptarėt pėr Mitrovicėn po merremi vesh mė lehtė, pra pėr faktin se janė mė tė gatshėm pėr kompromise - mbase kartėn e morėn nė dorė nga “shpikja” e organizimit komunal sipas variantit “dy komuna” nė njė qytet; kjo “alternativė fenomenale” apo jo pėr t“ua dorėzuar qytetin kolonėve serbė, madje kjo tė bėhet pas “fitores” sė “pavarėsisė” kur tė gjithė diplomatėt ndėrkombėtarė po ēirren dhe po betohen deri nė qiell se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės as tė Mitrovicės!!!
Nė kohėn kur tani protestat e serbėve pėr ndarje tė Mitrovicės nuk kanė tė ndalur, ende po vazhdohet me avazin e vjetėr: ata lejohen t“ķ fyejnė shqiptarėt, t“i sulmojnė me gurė e mjete tė tjera rreth kufijve tė Kosovės tė djegin pikat kufitare; po kalohen ēdo ditė nga krajlėt e rinj serbė, si Nikoliqi e tė tjerė, kurse kryeministri Thaēi, ende po sheh ėndrra nė diell duke i deklaruar se: “ kufijtė e Kosovės janė kufijtė mė tė sigurt nė botė”, se “nuk ka Mitrovicė jugore dhe veriore se vetėm njė Mitrovicė ka”; ndėrsa kryetari i Mitrovicės nuk ėshtė nė gjendje qe 9 vjet t“i ushtrojė funksionet e tij nė anėn veriore, madje, tani atje nuk po kanė guxim tė qėndrojnė nė zyret e tyre as qarqet ndėrkombėtare tė EULEX-it, pėr ta shtrirė kontrollin mbi serbėt, ashtu siē e kanė marrė kontrollin mbi shqiptarėt, pas shpalljes sė “pavarėsisė dhe sovranitetit” tė Kosovės.
Pushtetarėt servilė tė Kosovės pėr krah UNMIK-ut, pėr vite tė tėra, kanė bėrė thirrje pėr kthimin e serbėve, por kurrė nuk u interesuan pėr kthimin pėr mė tepėr se 60.000 shqiptarėve tė dėbuar nga shtėpitė e tyre. Vallė, a paska ndarja e qytetit brirė?!
Qeveritė e Kosovės , po japin shuma tė mėdha parash nga fondi i Kosovės, pėr ndėrtimin e shtėpive pėr serbėt, por nuk japin para pėr ndėrtimin dhe kthimin e shqiptarėve nė Mitrovicė dhe gjetiu. Pa tė shohim tani e tutje a po ndryshon pėr tė mirė, kjo praktikė e gabuar?!
Kujtoj, kėtu faktin e hidhur se Haraēenko - gjatė bisedimeve tė “Grupit tė Unitetit” nė Vjenė, e pat deklaruar hapur mundėsinė e ndarjes sė Mitrovicės, pėr t“ia ndalur turrin kėtij “marshimi” serbo-rus, kėrkohet t“i qasemi mė shumė se kurrė kėsaj pjese tė begatshme e tė pasur me minerale si ar, argjend, zink ,nikel etj, nga minierat atdheut tonė. Mbase, pikėrisht pėr kėto resurse tė mėdha po bėnė kėtė kėmbėngulje Serbia kolonizatore, duke i zgjuar nga gjumi me zor o me hatėr kolonėt e saj.
Tani, po dihet nga tė gjithė qartė se: duke u bazuar nė faktet e cituara nga lart, Mitrovica do tė jetė pika mė neurologjike e konfliktit, qė mundet tė kthehet nė pėrmasa tė njė zgjerimi luftarak. Kjo, pastaj do tė konsiderohej nga qarqe tė analistėve brenda dhe jashtė Kosovės, me tė drejtė si njė degė e plasur ballkanike, si njė Palestinė tė dytė!

Suedi, mė 2 mars 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] MITROVICA EDHE PAS “PAVARĖSISĖ” SĖ KOSOVĖS PO PĖRFLAKET DHE PO PĖRGJAKET!... (2008-07-27 17:43:54 nga admin1)
[ Opinione ] MITROVICA E NDARĖ PASQYRĖ E VĖRTETĖ E UNMIK-ut DHE EULEXIT NĖ KOSOVĖ (2008-03-15 18:40:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mitrovica sot ne proteste, STOP hyrjes se shtetasve serbe ne Kosove (2008-02-22 08:18:07 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mitrovica - qyteti i ndarė (2008-02-03 09:39:39 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Lėvizja VETĖVENDOSJE! me studentėt mitrovicas (2008-01-11 11:43:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SAMARXHIQ, NĖ SHOQĖRI TĖ AMBASADORIT RUS, DĖRGON MESAZHE LUFTE NGA MITROVICA (2007-11-09 03:13:56 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] PRONONCIMI NR.1 I KRYETARIT TE FBKSH, PROF. DR. BASHKIM MITROVICA (2007-10-08 16:24:09 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ēeku: Mitrovica ėshtė pjesė e pandarė e Kosovės (2007-08-07 16:35:39 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mitrovica, peng i statusit tė pazgjidhur (2007-05-22 06:38:41 nga admin4)
[ Histori ] REXHEP MITROVICA – MISIONAR I KOMBIT, NJĖ JETĖ PĖR SHQIPĖRINĖ ETNIKE (2007-02-19 13:28:10 nga admin1)
[ Histori ] Mitrovica nėpėr shekuj (2007-02-06 22:29:10 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster