| » Opcionet për artikullin |
|
- Koment i Mekuli Press-
Prizren. Gjashtėmbėdhjetė vjeqari dhunon vajzėn pesėvjecare. Vellau vret vellane. Motra vret vellanė... Si ėshtė e mundur qė fėmiu tė shndėrrohet nė dhunues e vrasės? Pėr mentalitetin shqiptar duket sikur dhuna seksuale, psikologjike dhe ajo fizike tė ketė kaluar nė njė nivel tė zakonshėm ritual. Para ca ditėsh nė Kosovė ndodhi njė vrasje e rėndė, dhe e tmershme. Vėllau vret vėllan dhe tė bijen e tijė. Dorasi pas vrasjes, sipas mediave, dukej apatik dhe i ftohėt. Kėshtu ishte edhe debati instittucional mbi kėtė vrasje; i ftohėt dhe jo prodhues. Edhe nė Danimarkė para dy vitesh ndodhi njė krim i rėndė; motra vrau vėllanė. Shoqėria skandinave ishte e mpirė nga kjo ndodhi.
Vajza, sipas dėshmive tė shokėve tė saj, kishte qenė fuqimisht e interesuar pėr filmat me dhunė, agresivitet dhe konflikt. E shumpėlqente serialin "Nata e Maskave", ku ndėr tė tjera, aty, ėmbėlparaqitet se si vėllau vret motrėn e tij.
Me kėtė vrasje, kėtu, nė Skandinavi, u mobilizuan tė gjitha institucionet nacionale, u fol e u shkrua ēelurazi pėr dėshtimin e institucioneve daneze. Debati ishte i ngrohėt nga ana e institucioneve, dhe prodhues. Si? Pse ndodhi ky krim? Ndėr tė tjera edhe u diskutua dhe mbi temėn: Fėmijėt dhe TV-ja. Ndėr pyetjet e shumta qė tjerreshin ishte edhe ajo pėr lejimin "pa filtėr" apo edhe ndalimin e shfaqjeve tė filmave agresiv e me dhunė seksuale pėr publikun? Kohėn kur duhet qfaqur filmi. Dhe pėrmbajtja e filmit.
Nė ēshkallė ėshtė lidhshmėria nė mes filmit me dhunė dhe sjelljes agresive tė tė rinjve? Si ėshtė mbrojtja dhė kujdesi shpirtėror i fėmijėve dhe tė rinjėve shqiptar nga fotografia e fortė? Kėto janė pyetje qė do tė duhej tė tjerreshin hollė nga mediat tona.
Hulumtuesit e shkencave tė mediave luhaten tė kundėrshtojnė apo tė vėrtetojnė ekzistimin e njė lidhshmėrie dhe ndikimi midis filmit me dhunė (ose/dhe lojėrave elektronike) dhe sjelljes agresive tė fėmijėve. Por, pėr fat tė keq, gjithnjė e mė shumė, ekzistojnė shembuj mbi vrasje, tė cilat pėr ditė e mė shumė u pėrngjajnė skenave tė pėrgjakshme tė filmit. Teoria e ndikimt tė filmit me dhunė nė fėmijė sot ėshtė shumė e mbėshtetur shkenctarisht. Por, ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė se filmi me dhunė e gjak nuk ėshtėshkaku kryesor, e i vetėm, qė disa fėmijė dhe tė rinjė tė kryejnė krime tė atilla, si rasti i kėsaj nė Prizren, dhe i asaj nė Danimarkė. Natyrisht gjithnjė ekzistojnė faktorė dhe elementė tė tjerė nė shoqėri qė kanė ndikim tė pėrbashkėt, nė ēastin kur ndonjėri pėrdor filmin si referencė pėr tė kryer vrasje tė tilla. Por kjo nuk don tė thotė edhe lirim nga pėrgjegjėsia pėr tė monitorizuar dhe analizuar zhillimin dhe shtjellimin e formės dhe pėrmbajtjes sė filmit. Shoqėria jonė duhet tė hulumtojė dhe tė kėrkojė qė tė gjejė mundėsi pėr ndėrprerjen e spekulimeve tė tilla.
Studiuesit e filmit, qė herėt kanė arritur nė pėrfundimin tė qartė, se leximi i fotografisė, kryhet e kuptohet ndryshe nga fėmijėt, dhe ndryshe nga tė rriturit. Ku lexim i fotografisė se filmit kuptohet ndryshe ndryshe edhe nga fėmijėt me prindėr tė arsimuar dhe atyre mė pak tė arsimuar. Duke mos minimizuar edhe nivelin edukativo arsimor nė familje, do tė duhej qė prindėrit tė vendosin kufijtė, jashtė simpatisė dhe dėshirave qė kanė kėta pėr fėmijėt e tyre. Kufirin "e shėndoshė" pėr (mos)shikueshmėrinė e filmit dhe telenovelave erotike do tė duhej ta ndihmonin edhe analistėt dhe kritikėt e filmit, sociologėt, pedagogėt, gazetarėt e mirė tė kulturės dhe psikologėt.
Nė tė gjitha shoqėritė njerėzit e sėmurė, kur kėta kanė nevojė pėr tė shėruar, gjejnė trajtimin e duhur mjekėsor. E kjo duhet tė ndodhė edhe tek ne. Sepse fenomeni i dhunės dhe trrullosja nga seksi televizi ka zėnė rrėnjė nė psikologjinė tonė tė vockėl, dhe kėtė e dėshmojnė edhe vrasjet, ngatėrresat, ulurimat e partiakucėve, dhe dhuna e pėrgjithshme nė shoqėri.
Perpos dhunės serbe, dhe rrethanave tjera ekonomike sociale, pa dyshim "kontributin" ne kete zezditė, e kanė dhėnė edhe gazetarucėt shqiptar. Janė kėta gazetaruc partiak e impotent, qė kanė uzurpuar televizionet, gazetat, dhe radiot kombėtare. Janė kėta, qė fėmiut tonė i kanė fshirė kufirin nė mes te botės reale dhe asaj tė imagjiunuar. Mediat tona, e nė vecanti Televizioni i UNMIK-ut, e ka bėre tė padallueshėm botėn e ėndėrrave nga bota e zhgėnderave; Qe besa edhe pėr tė rriturrit. E, ēuditėrisht, kėto media i donė e i pėlqejnė fort politikanėt dhe politikanet tona.
Sepse pa kėto, shumė nga kėta, nuk do tė ishin politikan, por ēoban.
|
|