Shkruan: Rasim Selmanaj
Ish Kryeprokurorja e TPI-sė Carla Del Ponte duke folur pėr krimet e luftės nė hapėsirat e ish Jugosllavisė citonte novelistin danez pėr fizikė Niels Bohr qė thoshte se e kundėrta e njė tė vėrtete tė thellė mund tė jetė gjithashtu njė e vėrtetė e thellė.
E vėrteta e Ramush Haradinajt dhe e popullit tė tij, tė nėnshtruar masave gjenocidale tė regjimit fashist serb nė udhėheqjen e kriminelit Sllobodan Millosheviq, qė u quajt po nga kjo bashkėsi ndėrkombėtare si Kasapi i Ballkanit, ėshtė po ashtu e kundėrta e tė vėrtetės sė Tribunalit tė Hagės dhe e vetė Carla Del Pontes!
UĒK-ja dhe Haradinaj kanė bėrė vetėm atė qė do ta bėnte secili popull dhe secili njeri i botės sė lirė, pra tė rezistonte kundėr fashizmit.
Jo vetėm sipas shumė ekspertėve kosovarė dhe botėror, por edhe nėse shikohet me vėmendje rjedha e gjyqit ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, del se Tribunali nuk ka arritė ta arsyetojė pėrndjekjen dhe stigmatizimin e UĒK-sė. Sipas avokatit kryesor nė procesin kundėr Haradinajt me bashkėpunėtorė, Michael ORally, Prokuroria ka dėshtuar tė vėrtetojė fajėsinė e ish Kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj, dhe pėr kėtė arsye, ai beson se Haradinaj do tė shpallet i pafajshėm.
Tė gjithė kosovarėt, tė gjithė liridashėsit kudo nė botė, besojnė nė pafajėsinė e Haradinajt, sepse lufta pėr liri ėshtė e ligjshme dhe e drejtė, kudo nė rruzullin tokėsor. Fundja, ajo pėr ēka luftoi ai, kundėr njė regjimi, mė tė egrin nė shekullin 20 dhe ajo pėr ēka u angazhua politikisht ai, u realizua mė 17 shkurt 2008 dhe Kosova e lirė, e pavarur dhe sovrane fitoi njohje ndėrkombėtarae nga shumica e vendeve demokratike dhe tė fuqishme botėrore. Pra lufta e tij solli rezultate tė pranueshme ndėrkombėtarisht. Po ashtu, bashkėsia ndėrkombėtare gjeti tek personaliteti i Ramushit njė bashkėpunėtor tė sinqert e tė shkathėt, njė tribun dhe diplomat, qė balanconte midis shoqėrisė kosovare dhe bashkėsisė ndėrkombėtare nė mbrojtjen e pakicės serbe nė Kosovė dhe posaēėrisht duhet theksuar kontributi i tij gjatė trazirave tė marsit 2004. Haradinaj ėshtė njė ndėr garantėt mė tė besueshėm tė sigurisė dhe stabilitetit nė Kosovė, pra edhe nė garantimin e lirisė dhe tė drejtave tė qytetarėve serbė nė Kosovė.
Tri janė arsyet madhore historike, demokratike dhe morale pėrse qytetarėt e Kosovės dhe institucionet e saj duhet ta mbrojnė denjėsisht luftėn ēlirimtare dhe Ramush Haradinajn nė raport me Tribunalin e Hagės.
1. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk e ka njohur luftėn e ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės si tė tillė, luftė ēlirimtare, por si konflikt tė armatosur;
2. Po kjo bashkėsi ndėrkombėtare ka ngritė aktakuza kundėr komandantėve dhe pjesėtarėve tė UĒK-sė pėr operacionet e saj gjatė vitit 1998, nė periudhėn kur janė bėrė masakrat mė tė tmerrshme mbi shqiptarėt civilė tė Kosovės (Ēirezi, Likoshani...) kurse tė gjithė zyrtarėt e fashizmit serb tė cilėt janė arrestuar nga ky Tribunal, akuzohen pėr krimet e kryera gjatė vitit 1999;
3. Meqė zyrtarisht, Tribunali i Hagės pėr krime lufte pushon sė ekzistuari sivjet, dhe nėse gjatė kėtij viti drejtėsia ndėrkombėtare nuk arrin ti sjellė nė bankėn e zezė kriminelėt e luftės, tė akuzuar pėr gjenocid nė Bosnjė, Ratko Mladiēin dhe Radovan Karagjiqin, atėherė ky Tribunal e humb kredibilitetin e paanshmėrisė dhe bie nė humnerėn jo vetėm tė gjyqėsisė politike, por nė hone tė errėta propagandistike!
Kėto arsye janė tė drejta historikisht, pėr arsy se e drejta ishte nė anėn e shqiptarėve tė Kosovės, tė persekutuar, depėrtuar, vrarė e rrahur pėrgjatė tėrė shekullit 20 dhe kjo e drejtė historike mė nė fund edhe u njoh ndėrkombėtarisht, nisur nga Kreu VII i Kartės sė OKB-ve pėr tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje.
Ėshtė e drejtė demokratike, sepse qytetarėt e Kosovės dhe UĒK-ja luftoi kundėr njė regjimi despotik, nacional-socialit pėr shtet qytetar, plural dhe qė bazohet nė tė drejtat e njeriut dhe sundim tė ligjit.
Dhe ėshtė e drejtė morale, sepse shqipatrėt e Kosvės u ngritėn kundėr fashizmit serb, qė po kryente gjenocid nė tėrė hapėsirėn e ish Jugosllavisė, pra shqipatrėt kosovarė, tė prirė nga UĒK-ja, Jasharėt, Haradinajt dhe shumė e shumė ēlirimtarė tė tjerė u rreshtuan me tė gjithė botėn demokratike kundėr kėtij fashizmi monstruoz, pra u rreshtuan me vlerat e qytetėrimit perėndimor.
Prandaj, tė gjithė qytetarėt e Kosovės duhet tė shprehin solidaritetin me Ramushin, nė kėto ēaste kur pritet verdikti e gjyqėsisė ndėrkombėtare pėr pafajėsinė e tij. Marshi paqėsor mė 13 mars 2008 (e enjte nė ora 12) nė kryeqytetin e Republikės sė Kosovės do tė dėshmonte se Kosova ka ditur ta fitojė luftėn dhe di ta fitojė edhe paqen, pėrmes mbėshtetjes sė tė drejtės, pėrmes mbėshtetjes pėr Ramushin.
Kosova pėrgjatė tėrė shekullit 20 ka luftuar vetėm pėr drejtėsi dhe pret qė drejtėsia tė vendoset fuqishėm dhe pa ngjyrime politike dhe pa balance tė paqėndrueshme.
Nisur nga kjo, qytetarėt liridashės tė Kosvės, koalicioni qeveritar dhe Kuvendi me pozitė dhe opozitė, partitė tjera politike dhe OJQ-tė, organizatat e veteranėve tė luftės e tė punės, ato studentore, madje edhe lėvizja VETĖVENDOSJE! Duhet ti bashkėngjiten marshit paqėsor Kosva - pėr Ramushin, pėr ta mbrojtė vetėn, Kosvėn dhe kėtė tė drejtė sublime, historike, demokratike dhe morale...
Liria e Kosovės dhe pastėrtia e luftės ēlirimtare, kalon edhe nėpėr Hagė dhe aty, besohet se do tė marrė pafajėsinė Ramushi me shokė, pra tė fitojė e drejta: Kosova e lirė me njerėzit e lirė tė saj, qė e ēliruan!
Ramushin e mirėpret Kosova shtet me rezon jo vetėm patriotik e qytetar, por edhe shtetėror!
(Autori ėshtė deputet
nė Kuvendin e Kosovės)
|