| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosovė: Nė prag tė bisedimeve tė 30 gushtit |
| Postuar mė datėn: 2007-08-29 07:36:08 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ndėrkohė qė afron 30 gushti pėr takimin e ardhshėm tė treshes me delegacionet pėrfaqėsuese tė Prishtinės dhe Beogradit, udhėheqėsit nė Serbi dhe Kosovė nuk ndjehen shumė entuziastė pėr mundėsinė e ndonjė marrėveshjeje nė kėto negociata.
Nė bisedat me banorė nė Prishtinės dėgjohen nota padurimi nga vazhdimi i gjendjes sė pazgjidhur. Pajazit Halimi ėshtė njė i papunė 39-vjeēar: "Boll mė. Shtyrje, shtyrje. Besoj qė kėtė vit do tė ndodhė ky proces."
Bajram Kastrati nuk ėshtė aq optimist. "Kėto bisedime ndoshta janė shtesė dhe shtyrje kohe. Kurrgja tjetėr nuk do tė ketė risi, dhe mendoj qė s'do tė ketė risi fare."
Ylber Hysa, pjesėtar i ekipit negociator, i shikon negociatat mė tepėr si mundėsi pėr perėndimin pėr tė sheshuar mospajtimet mes tyre: "Kėto 120 ditė janė ndoshta njė mundėsi e mirė pėr unitetin transatlantik, nė mėnyrė qė Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian tė bien dakord tė pranojnė ta zgjidhin ēėshtjen e Kosovės jashtė Nju Jorkut (Kėshillit tė Sigurimit) pasi tė kemi shfrytėzuar tė gjitha mėnyrat dhe rrugėt e mundshme pėr kėtė problem."
Zoti Hysa paralajmėron se kjo duhet tė jetė etapa e fundit nė procesin e statusit: "Kemi tetė vjet nėn administrimin e Kombeve tė Bashkuara dhe para kėsaj periudhe gjatė regjimit tė Sllobodan Millosheviēit thuajse njė gjeneratė tė tėrė duke luftuar pėr liri. Ka ardhur koha qė ky brez tė gėzojė rezultatet e qėndresės sė tyre. Besojmė se ky ėshtė momenti i duhur dhe ky ėshtė pėr ne raundi i fundit i bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Mendoj se populli i Kosovės nuk duron mė."
Por nė kėndvėshtrimin e serbėve tė Kosovės, ende nuk janė pjekur kushtet pėr njė zgjidhje. Rada Trajkoviē ėshtė pėrfaqėsuese politike e serbėve tė Kosovės: "Tė them me plot sinqeritet, nuk parashikoj qė kėto bisedime tė sjellin ndonjė zgjidhje apo kompromis mes serbėve dhe shqiptarėve. E kemi tė qartė se nė kėtė fazė Beogradi nuk ėshtė nė gjendje tė mbėshtesė ekonomikisht, politikisht apo ti ofrojė siguri serbėve tė Kosovės ose ti integrojė ata. Nga ana tjetėr, udhėheqja dhe institucionet e shqiptarėve nuk kanė kapacitetin pėr tė pėrballuar asnjė formė pavarėsie."
Negociatat 120 ditėshe ndėrmjetėsohen nga njė treshe ndėrkombėtare e pėrbėrė nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia, e cila do ti raportojė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė mė 10 dhjetor mbi rezultatet e bisedimeve. //ad//
28-08-2007
Burimi: VOA |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|