DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Emrin e Ismail Qemalit nuk ka burrė nė botė qė ta heqė
Postuar mė datėn: 2008-07-29 02:40:00 nga admin2 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Laureta Petoshati

Mė datėn 26 korrik 2008 nė Vlorė, natėn, senati (si-nata) i Universitetit qė mban njė emėr tė nderuar “Ismail Qemal – Vlora”, nė mbledhjen e radhės, siē thotė dhe vetė rektori Shaska qė hedh njė shashkė, aprovoi propozimin me njė votim 8 pro dhe 6 kundėr nga 16 tė pranishėm, pėr ndryshimin e emrit tė Universitetit nga“Ismail Qemal-Vlora” nė Universiteti i Vlorės! Tė lumtė zoti Shaska pėr shashkėn! Them shashkė se as vetė nuk e ke kuptuar qė ishte njė bombė qė mė shumė se kushdo na goditi ne, tė zhgėnjyerit prej jush. Ju, zoti Shashka thoni me tė drejtė se “Universiteti i Vlorės nuk ėshtė as pronė e imja dhe as e senatit. Universiteti i Vlorės nuk i pėrket vetėm Vlorės, por po merr pėrmasat e njė prej universiteteve mė tė rėndėsishme tė gjithė trojeve shqiptare”. Thoni se keni kėrkesa qė nga Kina, Bangladeshi, Pakistani, vendet e Lindjes sė Mesme dhe thoni se emri “Universiteti i Vlorės” ėshtė mė i marketueshėm se sa “Universiteti “Ismail Qemali”, ku pėrmendni se “emrat e shkurtėr janė shumė mė efektivė se emrat e gjatė” dhe citoni konkkretisht se : “Unė dua t’ju sjell si shembuj se universitete si “Oksford University”, University of Michigan”, “University of Florida”, “University of California at Berkley”, “University of California at Los Angelos”, etj, sot njihen vetėm me emrat Oxford, Cambrige, UM, UF, Berkley, UCLA, etj.” Me qė unė tė kam ngritur nė piedestal pėr dijet e tua, zoti rektor, a nuk mė thoni se a e dini qė edhe vetė mbiemri i Ismail Qemalit ėshtė Vlora? A nuk mund ta bėnit shkurtimisht “I..Q. Vlora –University” apo “I..Q.V. University” “I..V. University” apo I.Q.V.U, apo I.V.U ? Pra ju zoti rektor, mjeshtėr i numrave dhe i matematikės, mund t’ja gjenit edhe shkurtimin, kaq mendjemprehtė sa jeni nuk mendoj se jeni mendjeshkurtėr qė tė hiqni shkronjėn “I”, sepse pėrsėri dilni nė argumente kontradiktore kur thoni se “historia e Vlorės ėshtė mijėravjeēare dhe asnjė individ nuk mund tė jetė mė i rėndėsishėm se Vlora vetė. Nė fund tė fundit edhe Ismail Qemali pėr Vlorėn e pėrpoq gjithė jetėn.” Atėherė nė kėtė kontekst po ju them zoti Shaska se Ismail Qemali mė shumė se pėr Vlorėn, u pėrpoq pėr shtetin e kombin shqiptar, sa e humbi dhe atė pjesė pasurie qė kishte nė Vlorė e nuk i ka mbetur veē njė varr. Mos doni qė edhe atė ta hiqni me argumentin se nuk ka varre nė mes tė qytetit??!! Dhe sė dyti edhe ju nuk jemi mė i rėndėsishėm se Vlora vetė, kjo edhe pėr njė fakt tjetėr se Vlora veē jush dhe senatit tuaj, pėr tė cilin do flas mė poshtė, ka plot akademikė qė kanė mbushur Universitetet e vendit. A u more mendim zotėri? Dua tu kujtoj pėr heqjen e shkronjės “I”, se qysh nė shkollėn fillore shqiptarėt e vegjėl mėsojnė njė poezi ku thuhet: “Pėr njė –m-/ qė ti s’e vė/ Fjala mik bėhet ik/ Ē’bėn kėshtu more Besnik?! / A i thuhet mikut ik?” Ju nuk po i thoni mikut ik, por ju doni tė na pėrzini babain e shtėpisė dhe tė kombit nga shtėpia, duke na bėrė shembuj me Amerikėn, kur vetė Amerika i ka dhėnė kryeqytetit tė saj emrin e babait tė kombit amerikan Washington , komb ky shumė herė mė i ri nė moshė se kombi shqiptar, mos duhet qė edhe Tirana tė ndėrrojė emrin dhe tė marrė emrin Ismail Qemal- Vlora? Thoni nė deklaratėn tuaj zoti Shaska se “ne duhet tė dalim jashtė mentalitetit ballkanas dhe patriotizmit tė fjalėve. Nuk ėshtė e thėnė qė ata qė bėrtasin shumė e duan mė shumė se ne tė tjerėt Ismail Qemalin.” Nuk e di se pėr kė thoni “ne tė tjerėt” dhe kush janė kėta tė tjerė? Kombi, apo mė mirė shteti-komb i njėrit prej anėtarėve tė senatit tuaj, para disa ditėsh hoqi emrin e Illyrisė nga hartat dhe thoshte konkretisht kėshtu nė deklaratėn e lėshuar nga ambasada e kombit-shtet tė tij nė shtetin tonė “Maqedonia klasike e periudhės sė Filipit dhe Aleksandrit tė Madh, nė drejtim tė veriut shtrihej nė territoret e Maqedonisė sė sotme greke, si dhe nė pak kilometra tė ish- Republikės Jugosllave tė Maqedonisė (FYROM).” Atėherė po Illyria ku ishte?!! Apo ajo dhe emri i Ismail Qemalit po u prishka punė, prandaj duhet t’i heqim??!! Ju thoni se “Patriotizmi mė i mirė ėshtė puna dhe pėrkushtimi qė universitetet tona tė ecin sa mė pėrpara”. Kėtė e duam tė gjithė me shpirt zoti Shaska, por duam tė dinė se nė se nuk punohet pėr kombin pėr kė do tė punohet??!! Kur ishit nė garė me zotin Spiro Caushi, i cili ėshtė kolegu juaj dhe anėtar i si-natės suaj, studentėt qė nuk e donin dhe e dinin kė pėrfaqėsonte me soj e sorollop, i varėn nė derėn e shkollės certifikatėn e lindjes ku i vendosėn dhe kombėsinė e tij greke. Shtrohej pyetja pėr kė do votohej pėr grekun apo pėr shqiptarin? Dhe u zgjodhėt ju ndaj u gėzuam tė gjithė, madje shkrova se duke fituar ju fitoi njė ideal kombėtar. Pyetja ime pėr ju zoti Shaska ėshtė kjo: Kush tė mėson tė bėsh kėtė testim pėr tė ndėrtuar kėtė psikozė kolektive pėr ndėrrimin e emrit tė Universitetit, sikur kjo tė mos ishte asgjė?Ju thoni se “Unė jam i hapur pėr idenė qė kjo ēėshtje tė diskutohet nė Vlorė e mė gjerė.” Atėherė pse nuk e diskutuat mė parė po i morėt vendimet natėn, nė kohėn kur po ndėrrohej ministri i shkollave greke, Genc Stefanaqi? Ēuditėrisht, kjo gjė, pėrkoi pikėrisht nė fund tė korrikut, fiks 95 vjet pas Konferencės sė Fshehtė tė Londrės, qė ndau trojet shqiptare? Pėrse nė fshehtėsi dhe pėrse kjo deklaratė si kofini pas tė vjeli?Ju thoni zoti rektor se “dua tė tėrheq vėmendjen e gjithė opinionit nė Vlorė dhe mbarė Shqipėrisė se Universiteti ynė ka probleme shumė tė mprehta. Ne jemi universiteti me kushtet mė tė kėqija tė infrastrukturės nė tė gjithė Shqipėrinė” dhe po aty shtoni se “Kėto janė nevoja urgjente qė rrezikojnė ekzistencėn e Universitetit nė Vlorė dhe atėherė nuk do tė kishim as Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorės dhe as “Universiteti i Vlorės”. Po mirė more zoti rektor, me qė shqiptarėt janė tė varfėr atėherė ata qė ndėrruan emrin nė Greqi pėr ekzistencė, bėnė mirė?!? Duam tė dimė kush do tė investojė dhe kujt nuk i pėlqen ky emėr?!! Pėrse nuk e kėrkuat ndihmėn mė pėrpara te shqiptarėt si po bėn tani?!!Me qenė se nė fillim hodhėt shashkėn e parė se emri i Ismail Qemalit nuk ka tė bėjė me akademinė, apo arsimin e botėn akademike, po ju kujtoj si-natėve tuaj disa fakte:Ismail Qemali, ka studiuar nė Zosimea tė Janinės, nė shkollėn mė nė zė tė kohės. Ka qenė njė nga akademikėt e parė tė kombit shqiptar, ka ditur shkėlqyeshėm disa gjuhė tė huaja, madje njohja e frėngjishtes e ka bėrė qė tė kishte miqėsi me Viktor Hygoin. Ju kujtoj faktin se edhe stadiumin e Dodonės nė Janinė e gjeti intuita e tij, ndaj mė vonė u bėn gėrmime dhe pėrkuan me mendjen brilante tė tij. Ka dashur pėrparimin jo vetėm pėr kombin e tij, por edhe pėr tė tjerė. Kur ka qenė nėpunės i lartė i Perandorisė Osmane nė vilajetin e Danubit, ai hapi shkolla dhe pėr popullin e atjeshėm, madje hapi dhe njė gazetė me emrin “Dunav”, botoi dhe njė reviste me titull “Burim Mendimesh” me karakter shkencor-kulturor. Nė gazetėn “Dunav” mė 21 maj 1867 ai lajmėroi publikun pėr qėllimin shkencor tė revistės, madje ai shkruante se “Themelonjėsit e shkencės dhe tė arsimit i kanė pėrkitur popullit tonė, kurse evropianėt i kanė pėrmirėsuar dhe shfrytėzuar zbulimet e tyre, pėr tė cilėt ata gėzohen dhe kėnaqen sot.” Pėr kėtė qėllim kur iu pėrkushtua kombit shqiptar dhe pavarėsisė sė tij, Ismail Qemali hodhi mė 1990 thirrjen pėr shkollat shqipe. Dhe kjo sipas studiuesit vlonjat Idajet Jahaj ėshtė reforma e parė nė arsim. Nė kėtė thirrje tė Ismail Qemalit thuhej: “Populli shqiptar, populli mė i lashtė i gadishullit Ilirik, nuk mund tė qėndrojė indiferent e duarkryq dhe tė shikojė pėrparimin e pėrmirėsimin e popujve tė tjerė, nuk mund tė mos pėrpiqet dhe tė orvatet qė tė ecė me nder e me vendosmėri nė rrugėn e diturisė dhe tė qytetėrimit. Njeriu duhet tė jetė fare i verbėr qė tė mos shohė nevojėn e shkollės kombėtare, duhet tė jetė tradhtar qė tė dėshirojė lėnien pas dore tė arsimit nė gjuhėn shqipe. Ata qė duan tė rrojnė nė errėsirėn e paditurisė, pa gjuhėn dhe kombėsinė e tyre, dėshirojnė t’i pėrgatisin Shqipėrisė njė vdekje tė turpshme....Shqiptarėt, qė pėrmes shumė rreziqeve dhe mė shumė sakrificave kanė ditur tė ruajnė heroikisht emrin e tyre gjatė shumė shekujve, do tė rrokin pa vonesė armėt e arsimit kombėtar, armė tė forta qė mund tė shpėtojnė jetėn e tyre ndaj ēdo pėrpjekje shkombėtarizimi.” Pėr tetė vjet rresht Ismail Qemali, i ndjekur nga armiqtė e kombit, punoi aq shumė dhe mė nė fund kur erdhi vetė nga mėrgimi, u hap shkolla shqipe nė Vlorė, u gėzua aq shumė sa nė gazetėn “Liria e Selanikut” mė 20 dhjetor 1908 shkruhet se:”Ismail Qemali vizitoi shkollėn shqipe nė Vlorė dhe u gėzua shumė kur pa se ajo po funksiononte nė rregull. I kėshilloi atdhetarėt tė mos rrinė me duar nė gji.. po tė punonin.”Pėrpos kėsaj, Ismail Qemali qė njihej me nofkėn “ai qė punon pėr Shqipėrinė” , kur shkonte fshat mė fshat shpėrndante abetare shqipe, tė cilave u thoshte “fara e Veqilharxhit”, abetare me tė cilat u mėsuan dhe bijtė e tij nė Stamboll nga patrioti Hamit Lumi. Nė kėngėn qė i kėndoi njė fshatar i thjeshtė nė 1908, ndėrmjet disa vargjeve i thotė: “O Qemal kur tė pėrzunė / Kur tė pėrzuri Turqia / Edhe pak e pa tė zunė / Erdhi tė mori gjemia / Brenda nė Paris tė shpunė / Atje ku ish kadimija! (Kadimija ishte Akademija e Shkencave L.P.) Seē u ngrit mbreti nė gjunjė / Mbretėresha dhe e bija / Cili je ti more burrė / Qė don pallatet e mija ? Unė jam Smail Qemali /Prapa mė vjen historia / Tė lutem nėmė njė vulė/ Tė vendosetė kufija/ Tė gjashtė vulat ia dhanė/ Po do mos dojė Turqia/ Do dojė se s’ėshtė punė: / Ėshtė jona Shqipėria,/ Sazan dhe Karaburunė / Janė vatanit e mija / Anames ėshtė njė lumė / Nga jugu bie Greqia / Nga frynė era mė shumė/ Andej bije Serbija,/ Nga vjen deti me furtunė / Andej ėshtė Italija.!” Tė gjitha kėto, se si Ismail Qemali shkonte nėpėr akademitė e botės dhe shtronte ēėshtjen shqiptare i dinte mė mirė njė ēoban me dhi, se sa si-nata e sotme e Vlorės! Ismail Qemali ishte njė akademi e gjallė dhe kudo qė shkonte linte me gojė hapur jo vetėm gazetarėt nė konferenca shtypi, por edhe akademikėt mė tė zotė pėr njohuritė e tij. Ju kėshilloj tė lexoni librin “Kujtime” ,aty do tė mėsoni se ēfarė akademiku ishte Ismail Qemali. Nė njė dokument arkivor mėsojmė njė fakt tė madh historik, se qeveria e Pėrkohshme e Vlorės e drejtuar nga Ismail Qemali i mbylli shkollat e huaja sidomos ato greke “tė cilat ishin hapur nė Shqipėri me fondet dhe propagandėn e qeverisė greke dhe nėn mbikėqyrjen e peshkopėve.” Kuptohet qė ky vendin bėri tė pakėnaqur mitropolitėt ortodoksė, sidomos peshkopin e Beratit, i cili shkoi derė mė derė tė popullsisė ortodokse duke i mallkuar dhe duke bėrė propagandė kundėr Qeverisė sė Vlorės, duke thėnė se do tė durojmė dhe ca, sa tė vijė koha kur tė valojė kryqi. Ismail Qemali ndėrtoi shkollė laike shqipe, ndaj peshkopi thoshte se ortodoksi i vėrtetė duhet tė shikojė kryqin e grekut “prandaj do tė lėvdohet nga eprori i tij greku” (AQSH. Fondi 58, dosja 23). Njė poshtėrsi tė tillė e bėri pėrsėri Kisha Ortodokse e Vlorės mbas 10 vjetėsh tė Shpalljes sė Pavarėsisė. Po e nis foton e kėtij materiali tė marrė nga shtėpia e patriotit Ibrahim Shyti. Skandali mė i madh i Kishės Ortodokse u bė nė prag tė 95 vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare kur nė Bulevardin Vlorė –Skelė, qė mban emrin e Ismail Qemalit, qysh kur ishte kryetar Bashkie Ali Asllani, ( por nuk e pohojnė kėtė fakt, se dhe dokumenti nuk po gjendet, por populli ėshtė gjallė dhe e ruan nė kujtesė) tek lulishtja e Kuzum Babasė donte tė ndėrtonte njė Katedrale. Vlora kėshtu tė mos identifikohej mė me Monumentin e Pavarėsisė, por me katedralen e tipit grek. Tentativa ishin bėrė mė pėrpara edhe tek vendi para stadiumit “Flamurtari” nė lagjen “Pavarėsia”. Kėto tentativa u shkuan huq. Ashtu si u ka shkuar huq edhe fakti qė Dukatin tė na e bėjnė grek, aq sa mbesa e njė si-natoriqė ka bėrė pėrkthimin e Ballanos ma quan kushėririn me mbiemrin Hamiti -Hamitis dhe Llogoranė me emrin Llogoras dhe Tragjasin e quan Tragos. E kush pra dhe ardhacakėt? Mendohet se ky klan ka hedhur idenė e ngritjes sė njė dege pėr orthodhoksinė nė Universitetin “Ismail Qemali”, por bie ndesh emri me pėrmbajtjen. Prandaj, kam frikė zoti Shaska si njeri “globalist”, “kozmopolit” qė je dhe ke jetuar gjatė larg Shqipėrisė, tė mos jesh peshkuar nga kėta refugjatė-renegatė. Kur ishte duke ardhur pėr nė Vlorė Ismail Qemali pėr tė shpallur Pavarėsinė, i del pėrpara njė tabor turk dhe i thotė se do ta arrestonte. Por Ismail Qemali tha: “Shqiptarėt s’e kanė zakon qė tė shesin shqiptarin. A ka shqiptarė nė taborin tėnd? Unė nuk po pyes pėr ata arnautė qė u ėshtė bėrė gjaku ujė, por pėr shqiptarėt qė kanė besė, shqiptar e bir shqiptari!” Dua tė di kush ishte nė si-natin tuaj? Mė vjen turp nė se e ka bėrė kėtė gjė edhe Meri Gjoleka e bija e Mėnos, ndryshe do tė ketė futur nėn dhé emrin e tė atit qė nuk do ta duronte dot kėtė turp. Vetėm njė gjė di, qė zoti Qarri paska thėnė se “le tė mbajė ndonjė shkollė 8 vjeēare, emrin e Ismail Qemalit”, mė vjen keq se i ka ikur trari i doganės qė ka punuar bashkė me trarin e mendjes, mė vjen keq qė aderon nė njė parti ku lideri i sė cilės tėrė natėn e tėrė ditėn thotė se “pėrtej tė majtės e tė djathtės ėshtė Shqipėria”, por Shqipėria, liderit tė tij shpirtėror nuk i duket nė Himarė, andej nga ka dhe nėnėn me origjinė.

Dhe sė fundmi zoti Shaska me qė nė letrėn tuaj ju thoni qė “njė votė midis gjithė studentėve dhe pedagogėve tė Universitetit do tė ishte njė zgjidhje e pranueshme,”pėr cilėt pedagogė flisni, pėr ata mediokėr qė mezi mbajnė vendin e punės, apo pėr ata studentė qė e marrin notėn me parį apo me servilizėm? Emrin e Ismail Qemalit, nuk ka burrė nė botė as ta heqė e as ta diskutojė sepse nuk i pėrket vetėm Vlorės, por tėrė kombit, qė ai e beri shtet dhe sot e kėsaj dite me idenė e vetėvendosjes po i bėn Shqiptarėt tė lirė nė trojet etnike. Para se tė bėsh pyetjen a duhet ndėrruar emri i Ismail Qemali, bėj pyetjen qė i bėri Ismail Qemali turkut: A ka shqiptarė e bir shqiptari kėtu?Do ta marrėsh pėrgjigjen si po e merr nga unė qė nė tė njėjtėn kohė jam dhe Kryetare e Shoqatės pėr Identitet dhe Bashkim Kombėtar dega-Vlorė.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Vlora ia heq universitetit emrin Ismail Qemali (2008-07-29 23:29:49 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Senati i heq emrin Ismail Qemali universitetit tė Vlorės (2008-07-28 00:46:16 nga admin2)
[ Opinione ] VETĖM FEDERALIZMI SHPĖTON KRIJESĖN ARTIFICIALE ME EMRIN "MAQEDONI" (2008-05-31 04:45:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtine, tubim nen emrin “Fati i te zhdukurve ne Kosove” (2008-05-15 02:41:30 nga admin4)
[ Opinione ] MOS LUANI ME FATIN DHE ME EMRIN E KOMBIT SHQIPTAR! (2008-03-10 16:36:09 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PAVARĖSIA E KOSOVĖS DHE PENGU ME EMRIN “TREPĒĖ” (2008-01-15 13:35:17 nga admin4)
[ Histori ] ENVER HOXHA (2008-10-15 17:04:40 nga admin1)
[ Histori ] DEVIZA E TITISTĖVE: TĖ NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA - TĖ ELIMINOHET ENVER HOXHA (2008-10-15 16:58:21 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Unioni Paneuropian nė Münih tė Gjermanisė mbajti mbledhjen e radhės (2008-10-15 16:30:01 nga admin1)
[ Opinione ] ĒETNIKĖT QENĖ KAMUFLUAR NĖ PARTIZANĖ, JU TITISTĖT NĖ „DEMOKRATĖ“ (2008-10-15 15:43:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fillojnė pėrgatitjet pėr GJND-nė (2008-10-15 14:49:26 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster