| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shqiptaret ne Norvegji: Filmi norvegjez Blodsbånd ofendon dhe nencmon familjen dhe shqiptaret ne pergjithesi |
| Postuar mė datėn: 2007-03-10 05:52:56 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gezim Mekuli, Oslo
Ne filmin e produksionit norvegjez te regjisuar nga Marijus Holst, shqiptaret duke u pergjithesuar paraqiten si popull qe i perket kultures dhe tradites orienatele. Filmi fokusohet ne elemente te nje religjioni; atij islam. Regjisori perjashton fete, vlerat dhe kulturen tjeter qe kane shqiptaret. Ne menyre eksplicite regjisori perjashton shqiptaret si pjese te Europes. Kjo veqanerisht te bie ne sy ne muziken (voice over) e sfondit, ku degjohet diku ne largesi zeri dhe muzika qe vie nga nje xhami e qytetit. Ky ze dominon tere skenen prej disa sekondash.
Perderisa ne filmin Blodsbånd, shqiptaret paraqiten si mafioz, gangster dhe njerez qe shfrytezojne sistemin dhe shoqerine norvegjeze, ne anen tjeter, norvegjezet, ketu paraqiten si nje komb i padjallezuar, i sinqerte, naiv, besnik, puntor dhe mikeprites.
Po ashtu eshte me rendesi te ceket se gjuha shqipe ne kete film eshte e dhunuar dhe nuk ka pastertine dhe vokalin artikulues. E kjo per shume shkaqe: ne nje ane per shkak se ne rolin kryesor luan artisti italian Enriko La Verso, ku siq duket ky nuk di te flet gjuhen shqipe por komunikimi i tije ne gjuhen shqipe i mundesohet nga sinkronizimi i dobet, e ne anen tjeter gjuha shqipe nuk ka qartesi as nga aktori i ri, djaloshi 15 vjecar, Nazif Muharemi, Mirushi. Filmi dominohet nga nje e gjuhe dialektikor dhe nuk i ipet aq shume rendesi shprehjeve gjuhesore, sintakses dhe as gramatikes se gjuhes shqipe.
Duhet nenvizuar se i riu Nazif Muharremi shkelqen per mrrekulli ne kete film.
Edhe ne anen teknike e artisitke filmi ka mekatet e veta dhe qalon: regjisori i filmit tenton te imitoj sekuencat e filmit brasilian City of God. Veqanerisht kjo shifet ne sekuencat filmike ku ne plan te dyte e te larget paraqitet nje qytet i Kosoves, e ndare me ndertesa te bukura, me ngjyra shume dhe te larta, e ne afersi parqiten shtepite e varfera, te pangjyra e te vjetra. Nepermes kesaj simbolike (te imituar) regjisori tenton qe ti ofroj opininit norvegjez se kufiri ne mes te varferes dhe te pasures ne Kosove eshte i forte dhe se varferia eshte shume e afert, ndersa pasuria dhe mireqenja eshte e larget e pa aritshme.
Nje kritike e qarte i drejtohet po ashtu regjisorit Marijus Holst i cili ne filmin e tije nuk tentoj te krijoj nje barazpeshe apo nje zbutje ne mes te keqes dhe se mires. Filmi qe nga hyrja, pra qe nga shtjellimi i ngjarjes, (konflikti, dramatikja dhe zgjidhja e konfliktit) paraqet familjen shqiptare si djalle dhe te keqe, e ndersa ne anen tjeter, si engjell dhe te mire paraqiten te tjeret", pra norvegjezet.
E keqja eshte se filmi me plot paragjykime, Blodsbånd, pergjitheson dhe nuk ka aftesi artistike e dramatike qe te izoloj krimin si dukuri individuale prej asaje kombetare.
Si rrjedhim mund te themi se ky film nuk eshte ndihmese per komunikim ne mes kutlurave te ndryshme qe jetojne ne norvegji: ky film nderton mure ne vend se ti rrenoje keto.
Shqiptaret ne pergjithesi si etnikum reflektohen si agresiv, dhunues, mashtrues, vrases, mafioz dhe plackites. Dhe ky qendrim dhe vleresim vetem sa perforcohet ne mbarim te filmit. Publiku nuk ka mundesi qe te kete nje alternative per te simpatizuar dhe per te pase meshire per shqiptaret.
Mashtrimet, jo burreria, kurveria dhe krimi paraqiten si veqori dhe element perberese dhe kulture e familjes shqiptare. Babai dhe prindi shqiptar paraqitet si vrases e kriminel, ndersa rinia dhe nena norvegjeze si e paster dhe bujare; pra nje shoqeri e komb qe rrespekton sistemin politk e demokratik bashkekohor.
Perseri porosia nga ky film artisitk na del se femra dhe nena shqiptare eshte e shfrenuar dhe genjeshtare, dhe se mbi te gjitha ne kete shoqeri mbijeton deshira per para dhe per boten materiale. Kjo me se miri paraqitet ne skenen kur e ema e Mirushit zihet ne shtrat nga dashnori i saj, dashnori i cili blene trupin e saje me nje televizin te lire e te vjeter. E, ne anen tjeter nena norvegjeze paraqitet si shtylle e familjes e cila di te pret mysafiret dhe te shtroje dreken edhe armiqeve te birit te saje te cilit ia thyen gishterninjet pa hak e pa hile.
Norvegjezet ne Blodsbånd paraqiten si tolerant, bukedhenes dhe te edukuar.
Si perfundim do e citoj nje mik norvegjez i cili pas shiqimit te filmit me telefonoj dhe me tha: nuk e kuptoj se si mund te krenohen shqiptaret me nje film te tille norvegjez. Ky eshte film perjashtues dhe diskriminues
Sllavo maqedonasit Kristian Ristevski dhe Lupēo Todorovski ishin pėrgjegjės pėr kasting nė filmin kontravers e perjashtues Blodsbånd.
Ndarja e roleve, ne filmin norvegjez kontravers e me mesazh antishqiptar ka qenė objekt i kastingut Katena Mundi nga Maqedonia. Bashkėdrejtorė tė kėtij produksioni filmik janė sllavo maqedonasit Kristian Ristevski dhe Lupēo Todorovski.
*********************************
Gėzim MEKULI
www.mekulipress.com
Information Agency
www.mekuli.com
Oslo - Norway
*********************************
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|