| » Opcionet për artikullin |
|
Pjetėr Jaku
Gjatė udhėtimit nga Detroiti pėr nė New York, nga ku mė sė shumti ishin demonstruesit e 9 Majit, do tė pyesnin disa herė njėri tjetrin pėr udhėtimin. Ata po udhetonin me tė vetmen kėrkesė; lirimin pa asnjė kusht tė burgosurve politik tė 9 shtatorit 2006, nė mes tė tė cilėve ka edhe qytetarė shqiptaro-amerikan. Shumica e tyre ishin nis nga Kisha e Shėn Palit, si pikė e pėrhershme nisje pėr nė sheshin para OKB-se, ku dot ė bėhej tubimi protestues. Gjokė Martini, si njė nga protestuesit e pėrhershėm, i kishte marrė masat, edhe pse ne nuk e besonim se tė nesėrmen do tė binte shi. Nė makinėn me tė cilėn udhėtonim, ai i kishte marrė nja 5-6 ēadra, disa dhe tė mėdha, veē flamujve dhe pankartave tė tjera, qė do tė pėrdoreshin nė demonstratė. Nė disa ndalesa, gjatė natės dhe nė mėngjes, u takonim tė gjithė sė bashku, ndėr tė cilėt tė binin nė sy nga tė gjitha moshat, qė nga 5 vjeēari Gjon Luigji Gjokaj dhe i vėllai Leka, tė veshur nė kostum kombėtar, deri te mė shumė se 80 vjecari Prek Marash Uci dhe tė moshuar tė tjerė si Shtjefėn Gjeku Dedvukaj, tė cilit Lekė Camaj do ti servirte kafen e parė pranė selisė sė OKB, kur sapo kishim mbėrritur. Ekipi me tė cilin udhėtova unė e kishte mėsėmiri pėrvojėn e kėtyre lloj aktiviteteve. Gjatė gjithė rrugės u diskutua pėr zgjatjen tej ēdo parashikimi, tė mbajtjes nė burgun malazez tė shqiptarėve tė burgosur. Po bėhen afro dy vjet dhe autoritetet malazeze tė drejtėsisė i mbajnė tė burgosur, vetėm pėr mendime qė kanė pas nė kokėn e tyre dhe, vetėm pse janė malėsorė, ashtu siē edhe e kanė deklaruar tė burgosurit, disa herė gjatė seancave tė gjykimit, i cili po ngjan me njė maratonė tė pafund. Rrok Dedvukaj, do tė dėrgonte nga qelia e burgut, poezitė e para tė krijuara nėn kushte tė jashtėzakonshme, nė jetėn e tė burgosurit. Ndonjėri prej tyre, qė pati mundėsinė tė dilte, rrefeu jetėn e atyre varrezave tė gjalla dhe keqtrajtimin mizor tė policisė malazeze, mbi qytetarėt e vet. Pėr tė gjitha kėto, shtypi ka shkruar, aq sa mundėsi dhe tė dhėna ka pasur, por kohėt e fundit ka mund tė sigurojė edhe nje listė me disa nga emrat e policėve, qė i kanė keqtrajtuar tė burgosurit. Pikėrisht kėtu, thoshte me tė drejtė aktivisti dhe strategu i demonstratave, siē i thonė shqiptarėt nė Amerikė, Gjokė Martini, duhet ndaluar edhe ne, duke bėrė aktpadinė nė shkallėt mė tė larta tė gjykimit pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut. Gjoka , me eksperiencėn e tij, kishte shumė tė drejtė nė gjykimet e kėtyre veprimeve, kur kujtonte se para Shtėpisė sė Bardhė nė Washington dhe nė disa vende tė tjera, kanė dalė ne demonstrata mė pak se dhjetė vetė, e prapė ajo e kishte rėndėsinė e saj, e prapė ne luftuam aty ku duhet dhe si duhet, duke sensibilizuar nė vendin dhe nė kohėn e duhur, e jo duke punu pėr tu duk vetė. Mund tė jenė me qindra e qindra udhėtime tė tilla, me net tė tėra pa gjumė, me shpenzime materiale aq tė shumta, sa njė zot e di! Edhe Agron Martini, i biri i Gjokės, tashmė i burrėruar, kishte ētė kujtonte pasi, qė 5 vjeē i ati e kish marrė me vete. Kur po kthehesha e kujtova thėnien e Gjokės: Ne nuk kemi demosntruam pėr tu dukur!
Teksa e pyeta se pse nuk pėrshėndeti nė demonstratėn e sotme, ai mu pėrgjigj; Mė kishin vėnė nė listė pėr tė pėrshėndetur, por unė u thashė tė pėrshėndes Xhevat Limani, ėshtė mė i ri se unė, ne kemi fol boll. Tė tjerėt nuk do e kishin lėnė kėtė rast, pa u ngjit nė tribunė, ashtu siē edhe nuk e lanė, edhe kur ndonjėri nuk kishte ētė thoshte.
Demonstrimi nė njė kohė me shi
Pak afėr orės 10:00, bash kur do tė fillonte tubimi tė mirrte jetė, njė shi i dendur dhe njė pėrzierje ere tė vrullshme, nuk u nda pėr mė shumė se tri orė. Podiumi ishte improvizuar nė anė tė rrethimit tė OKB-se, ose aty ku ishte vendosur kėtu e 30 vjet mė parė. Aty do tė takoheshim me gazetarėt e njohur Beqir Sina e Dalip Greca, me drejtorin e radios Zėri i Atdheut nga Detroiti, Marash Nucullaj dhe aktivistin Enver Isufi, Me Petrit Musollin e Gjergj Ivezaj, me ish ushatrin e UCK-se, Nikoll Perkaj, me drejtuesin e kėtij tubimi Gjeto Sinishtaj, me Masho e Martin Ulaj, Palok Camaj e Rrok Lulgjuraj e shumė e shumė tė tjerė qė, edhe pse nė ato kushte tė vėshtira e tė mbuluar me qadra, veshur me flamuj e rroba plastike mbrojtėse, nuk harronin tė shihnin e gjenin njėri tjetrin, qoftė edhe vetėm pėr tu pėrshendetur. Veteranėt Vasel Ujkaj dhe Nikollė Ivezaj, me flamuj tė mėdhenj do tė qendronin si ushtarėt, pėr afro tri orė nė shi dhe pa asnjė lloj mbrojtjeje. Ajo qė mė ra mė shumė nė sy, ishte pjesėmarrja nga tė gjitha trevat shqiptare dhe, tė gjithė tė njė mendimi, saqė sa herė flisnin me njėri tjetrin thonin, se ndoshta pėr kėtė problem skishin pse tė vinin mė, pasi ata duhej tė liroheshin tashmė, edhe sikur tė ishte ndonjė e vėrtetė, nga gjithė ato akuza qesharake qė u kishin montuar! Nė podiumin e ngritur pėr kėtė rast do tė ngjiteshin me radhė, Gjeto Sinishtaj drejtues i kėtij tubimi, Luigj Gjoka aktivist nga komuniteti i shqiptarėve tė Detroitit, pėrfaqėsuesi i kongresistit Eliot Engell, avokati shqiptar Gjokė Dedvukaj, aktori Xhevat Limani, Skėnder Isaku, Naim Balidemaj, Rrok Juncaj etj. Gjeto Sinishtaj, do tu drejtohej tė pranishmėve nė gjuhėn shqipe dhe anglisht, me njė pėrshkrim tė shkurtėr tė kėsaj historie, qė tashmė po bėhėt vėrtetė histori, duke u ndaluar tek padrejtėsitė e vazhdueshme qė janė bėrė mbi kurrizin e shqiptarėve, vetėm pse kanė mbrojtur tokėn dhe flamurin e tyre, vetėm pse janė shqiptarė. Luigj Gjokaj, nė njė pėrshėndetje tė shkurtėt do tė kujtonte veten e tij, kur ishte ngjitur pėr herė tė parė nė atė podium dhe, bash nė atė vend. Ishte viti 1983, dy vjet pas vitit 1981 dhe po demonstronim nė pėrkrahje tė vėllezerve tanė kosovarė, -thotė folėsi,- por prej kėtu nuk rri pa pėrmend demostruesit e pėrhershėm si Ahmet Zherkaj, Gjokė Martini, Ndue Camaj, Tahir Kėrrnaja, Gjeto Sinishtaj etj.. Ne po u drejtohemi institucioneve mė tė larta ndėrkombėtare, pikėrisht pėr tė vėnė nė vend padrejtėsitė qė na janė bėrė vazhdimisht, ne shqiptarėve,- do tė pėrfundonte Luigji. Pėrfaqėsuesi i Kongresmenit Eliot Engell, do tė siguronte mbėshtetjen e vazhdueshme tė mikut tė shqiptarėve, nė emėr tė tė cilit kishte ardhur. Avokati Gjokė Dedvukaj do ti kujtonte botės sė qytetėruar, se nuk mund tė ecet mė tej me njė shtet, qė hapur shkel tė drejtat e njeriut, pa i hyrė ferr nė kėmbė, siē ėshtė ai malazez. Njė shtet i korruptuar si ai, duhet vėnė nėn presion tė institucioneve serioze ndėrkombėtare, sa mė shpejt tė jetė e mundur. Me tė burgosurit malsorė ėshtė dhėnė njė shembull negativ i pashoq i drejtėsisė malazeze - do tė pėrfundonte avokati. Artisit Xhevat Limani, ish ushtaraku i lartė, Skėnder Isaku dhe ish ushtari i UCK-se Nikollė Perkaj, do tė pėrsėrisnin padrejtėsitė e vazhdueshme qė u janė bėrė shqiptarėve, nga kombe e popuj tė ashtuquajtur tė mėdhenj, por edhe nga popuj tė vegjėl, qė kanė mbėshtetje tė madhe, siē ėshtė ai malazez. Paudhėsitė e sllavėve nėpėr shekuj, do ti pėrmendin edhe folėsit e tjerė, tė cilėt nuk ngurruan ti vėnė nė dukje me njė patos e thirrje tė veēantė. Prel Sinishtaj dhe disa aktivistė tė tjerė , herė mbas here interesoheshin pėr mbarėvajtjen e tubimit, pasi edhe mjetet fonike, nė kushtet e njė dite tė tillė kishin vėshtirėsi tė funksionoin normalisht. Lulash Palushaj, Lukė Junēaj, Tomė Gjokaj, Malot Ivezaj, Pashko Gjokaj, Pjetėr Berishaj, Ruzhdi Gjokaj, i riu Adrian Gjokaj etj. kishin zėnė vend nė rreshtat e parė, duke iu ekspozuar hapur shiut dhe erės, qė nuk po dinin tė pushonin. Luigj Gjoka pėrshėndeti edhe nė emėr tė Shoqatės Malėsia e Madhe, njėra nga shoqatat mė funksionale nė diasporė dhe kryetarit tė saj, qė ishte i pranishėm, Lukė Junēaj.
Pjesa e dytė e demonstratės
Siē ishte e parashikuar nė programin e kėsaj dite, tubimi nė orėn 12:00 do tė zhvendosej, pak mė nė pėrndim, tre-kater rrugė mė tutje, pėr tu vendosur para konsullatės malazeze. Demonstruesit, gjatė gjithė asaj shetitje tė imponuar do tė thėrrisnin kundėr padrejtėsive tė shtetit malazez, duke i artikulluar qartė dhe fort kėrkesat e tyre, mė zė tė lartė , dhe me mjete tė zhurmshme, qė tė tėrhiqnin vėmendjen e kalimtarėve. Edhe aty, organizatorėt do tė organizoheshin mu nė rrugėn para godinės dhe do tė thirrnin nė anglisht kundėr padrejtėsive, tė cilat u theksuan edhe ne takimin e mėparshėm tė po kėsaj dite. Kėtu do tė pėrshendeste edhe Rrustem Lulani Dinosha, i cili do tė fliste me forcė kundėr atyre (nėse ka), qė janė pėrpjekur tu bėjnė keq shqiptarėve. Poashtu, nje grup fėmijėsh, do tė demonstronin me thirrje tė gjata pėr lirimin e tė afėrmve tė tyre. Pas njė dite tė lodhshme, demonstruesit u shpėrndanė secili nė punėn e tij, me mendimin se kanė bėrė aq sa munden pėr vėllezrit e tyre tė burgosur, duke uruar qė tė jenė sa mė shpejt pranė familjeve.
Nė kthim
Pas njė dite tė lodhshme dhe ende tė patharė nga shiu i vazhdueshme qė vazhdonte tė binte, Luigji na dha mundėsinė tė provonim sanduiēėt mė tė mirė, qė mund tė bėheshin nė ndonjė restorant tė botės, Katzs Deli. Nė pamje, njė restorant, mė pak se i zakonshėm dhe aspak i mbajtur, por me njė klientelė qė tė habiste. Edhe pse ishte pas orės 2:00 pm, duhej tė prisje rreth gjysmė ore pėr tė pas vendin tėnd. Me mijėra fotografi tė vendosura nė muret e tij, tregonin se kush pėrsonalitete tė botės sė artit, sportit dhe politikės e kishte provuar njė sanduiē tė kėtij restoranti. Pas njė dreke tė ngishme, shiun qė sna kishte lėnė pėr mė shumė se tri orė, po e linim ne nė New Yorkun e rrėmujshėm dhe tė lagur nė kėtė shi pranveror, qė tė kujtonte mė shumė vjeshtėn. Agroni nuk do ti besonte tė atit tė voziste as nė kthim, me justifikimin se nuk kishte fjetur mbrėmė, edhe pse Gjoka kishte vozitur me qindra herė nė kėtė rrugė edhe nė ditė tė akullta. Ėshtė e bukur,- thotė Luigji,-deri para dy vjetėsh nuk i besonte Gjoka Agronit, ndėrsa tani nuk i beson Agroni Gjokės. Gjithsesi, ēdo prind don qė fėmija tė bėhet mė i zoti se ai, edhe pse nė njėfarė mėnyre i duket gjithė jetėn fėmijė. Tė dielen dhe tė hėnėn demonstrata tė tilla do tė bėheshin edhe nė Malėsi, pėrkatėsisht nė Tuz dhe nė Podgoricė. Atje kishte shkuar pėr tė ndjekur aktivitetin edhe Televizioni i Komunitetit Shqiptar, pėrkatėsisht Armando Shtiza dhe Edvin Hoti, prej ku do na sjellin ato dy manifestime.
12.05.2008 |
|