| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Presidenca, dekretohet Ligji pėr Akademinė e TVSH-ja mbi librat |
| Postuar mė datėn: 2008-01-23 03:24:46 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Topi dekreton dy ligjet e kontestuara nga opozita, shoqėria civile dhe akademikėt
TIRANĖ- Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje njė sėrė ligjesh, mes tė cilėve edhe dy ligje mjaft tė kontestuar nga grupet e interesit. Projektligji pėr "Akademinė e Shkencave" dhe projektligji pėr vendosjen e TVSH mbi librin janė dekretuar dje nga Presidenti, duke i dhėnė fund shpresave akademikėve dhe tė botuesve pėr njė reflektim nga kreu i shtetit, pėr njė kthim sėrish nė Parlament nga ana e tij. Pavarėsisht kundėrshtimeve tė vazhdueshme tė kėtyre dy grupeve tė interesit pėr ligjet nė fjalė, kėrkesave tė tyre drejtuar vetė Presidentit pėr tė mos dekretuar ligjet, kryetari i shtetit i dha"OK" pėrfundimtar ligjit pėr akademinė e shkencave dhe TVSH-sė mbi librin. Veēanėrisht projektligji pėr vendosjen e TVSH mbi librin ka ngjallur ditėt e fundit njė debat tė gjerė, ku pėrveē botuesve janė pėrfshirė intelektualė tė shquar, qė kanė kundėrshtuar ashpėr kėtė projektligj.
Ėshtė Lėvizja Mjaft e ka kundėrshtuar projektligjin pėr vendosjen e TVSH-sė mbi librin dhe i kanė kėrkuar Presidentit Bamir Topi tė mos e dekretojė atė. Madje, pėrfaqėsuesit e Mjaft kanė kėrcėnuar me nisjen e protestave qytetare. Nė kėtė debat tė gjerė janė pėrfshirė edhe partitė politike, ku Partia Socialiste, ashtu si Mjaft, i ka dėrguar tė njėjtėn kėrkesė Presidentit Topi, tė mos e dekretojė ligjin, duke pretenduar se ai diskriminon lexuesit dhe pėrbėn njė barrė tė rėnda fiskale qė do tė rėndojė mbi taksapaguesit shqiptar. Dekretimi i ligjit nga Presidenti do tė rivendosė tatimin mbi vlerėn e shtuar pėr tė gjithė librat e botuar jashtė dhe qė tregtohen nė Shqipėri. Pėrsa i pėrket ligjit tė akademisė sė shkencave, akademikėt e kanė quajtur atė diskriminues, edhe pas ndryshimeve qė qeveria i bėri draftit fillestar tė paraqitur nė komisionin e Medias. Po ashtu, edhe partitė e opozitės kanė paraqitur kontestimet e tyre, duke mos marrė pjesė as nė miratimin e tij nė komisionin parlamentar.
Shekulli
22.01.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|