DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MEDITIM RRETH LIBRIT TĖ PROFESOR MEIDANIT
Postuar mė datėn: 2007-03-13 09:47:43 nga admin1 :: Kategoria: Opinione
"Kurdhet e shtetit-komb".

Prof. Dr. Hulusi HAKO,
Zv. Kryetar i Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbareshqiptar :

Nuk ėshtė vetėm motivimi vetiak,por edhe vetė autori qė, me korektėsi e sinqeritet, na fton pėr debat, mirėpret "ēdo nxitje, vėrejtje apo kritikė" (Parafjalė, f. 9), qasje kjo e denjė pėr intelektualė qė mbeten gjithėnjė krijues e kėrkues. Idea qėndrore qė pėrshkon pėrmbajtjen e kėtij libri ėshtė vėnia e shtetit-komb pėrball globalizimit qė karakterizon rendin e ri botėror dhe kurthet qė i ngre a mund t'i ngrejė ky "shteti-komb" klasik, proceseve globalizuese e integruese, sikurse, nga ana tjetėr, dhe sfidat qė i bėjnė kėto procese "shtetit-komb" nė Evropė dhe nė mbarė botėn. Na jepet kėshtu panorama dhe prognoza planetare, por pikėrisht bazuar nė sfodin e kėsaj pėmbajtjeje, na lindi natyrshėm dhe pyetja : "Po njė shtet-komb i pritshėm shqiptar, a do tė ishte edhe ai njė kurth i tillė, apo kėto procese po synojnė ta fshijnė edhe nga mendja e shiptarėve, ta mbysin qė nė embrion?"
Ja, kjo ėshtė pyetja ngacmuese, e cila na ēoi dhe nė kėtė meditim.
Me dy opsione e qėndrime tė kundėrta, a nuk dėmtohet zgjidhja e ēėshtjes sonė kombėtare?.
Nuk kemi fare ndėrmend, as reēensionimin, as evidentimin e vlerave tė padiskutueshme, tė ideve, mesazheve dhe prognozave qė pėrcjell ky libėr mbi proceset globalizuese e integruese planetare, tė cilat autori i ka bėrė objekt hulumtimi. Pėr mė tepėr, me pėrkthimin spanjisht e promovimin e tij kėtė vit nė Madrid, i ėshtė dhėnė mundėsia edhe botės demokratike, tė vėrė nė kandar kontributin, tė pėrcjellė dhe konsideratat adekuate. Nuk kemi fare ounė as me literaturėn e bollshme e autoritetet shkencore, qė u ėshtė referuar kolegu. Atyre vėshtirė se u ka shkuar ndėr mend t'i referohen historisė tragjike tė njerit prej popujve mė tė vjetėr tė Ballkanit. Kjo ėshtė ēėshtje dhe disponibilitet' i tyre. Ndryshon puna me autorin bashkėkombas, ai vėrtet ka bėrė strumbullar globalizimin botėror, por, nė kėtė sfond e kuadėr, ai i hedh nga njė sy edhe "ēėshtjes shqiptare", e ka vokacionin dhe pėrkushtimin qė ajo tė zgjidhet sa mė drejt. Po si?
Ideja dhe tabloja e paraqitur nė kėtė libėr, posaēėrisht rreth fateve historike tė shtetit-komb nė mbarė Planetin, ėshtė ajo e njė misioni tė tij gati tė shterruar e tė konsumuar. Prandaj dhe problemi i pazgjidhur i shqiptarėve pėr ribashkim kombėtar, sot e tutje, nuk qėndroka mė si problem i shtruar pėr zgjidhje nė kuptimin e mėparshėm historiko-klasik, nuk ka mė kuptim e bazė kėrkesa shekullore e tė krijuarit dhe tė shijuarit prej tyre tė shtetit-komb. Se Planeti ka hyrė tanimė vendosmėrisht nė njė epokė tė re, janė vėnė fuqishėm nė lėvizje mekanizmat, instrumentet, levat e forcat gravitacionale tė globalizim-integrimit dhe shqiptarėve u mbetet vetėm tė brohorasin: "Rroftė integrimi euro-atlantik!", "Kalo nė legjendė, ti moj aspirata jonė pėr ribashkim kombėtar!?"


Tė kuptohemi, nė botėn shqiptare, nuk ėshtė vetėm libri nė fjalė qė nuk tregon mė ndonjė interes pėr ribashkimin e shqiptarėve nė njė shtet politik. Janė tė vetėkėnaqura e tė pa interesuara vetė politikat zyrtare shqiptare, janė edhe jo pak intelektualė e qytetarė, tė cilėt kanė krijuar nė mėndje postulatin e veēantė se tė kėrkosh sot ribashkimin e shqiptarėve nė njė shtet-komb, tė synosh sot Shqipėrinė Natyrale, do tė thotė t'i vėsh shkopinj rrotave tė globalizimit e tė integrimit!


Ky ėshtė njeri opsion i tė ashtuqujturės perspektivė tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, i cili mbahet dominues e parėsor, se ashtu ėshtė pozicinuar fatkeqėsisht institucionalisht vetė politika zyrtare..


Por ėshtė i pranishėm nė botėn shqiptare edhe njė zė tjetėr, i fuqishėm, po themi, nė shoqėrinė civile, nė pėrfaqėsues dinjitozė te mendimit e argumentimit, janė subjekte, shoqata e grupime tė shumta, qė e gjejnė legjitime e jetike synimin e ribashkimit kombėtar territorial. Edhe nė kėtė trase lėvizet, veprohet, pėrdoren disa instrumente demokratike drejt kėtij qėllimi imperativ. Themi se janė nė kėtė linjė e trase edhe fjalėt e gjeneralit Kutusi Lama nė librin e tij madhor "Kosova dhe Ushtria Ēlirimtare" : "Po nuk arritėm tė marrim nė duart tona fatet kombėtare dhe tė krijojmė mundėsine e rritjes sė pėrgjegjėsisė pėr ēdo gjė qė ėshtė e shqiptarėve dhe u takon atyre, nuk mund tė arrijmė objektivat qė i kėrkohen njė kombi pėr tė qenė unik, i zhvilluar dhe modern nė tė ardhmen e tij" (f. 213). Kėtu e nxirte idenė edhe muratori 50 vjeēar Syrja Metolli (Kavajė), qė tha nė njė bisedė :"E po, s'jemi lėndė e parė qė tė futemi nė thesin e Globalizmit, do tė hyjmė, por tė jemi si komb i kompletuar e me identitet tė qartė, se i kemi tė gjitha ē'duhen, gjuhėn, historinė, tė veēantat tona. Edhe shtetin-komd nuk e kemi tė tepėrt".


Lexojmė librin e profesorit dhe na turbullohet mendja: "Mos e ka fare kot ky krahu i dytė, ku ėshtė pėrfshirė dhe vetė medituesi? Mos jemi duke rahur kot ujė nė havan?"


Shkurt, nė trajtimin e perspektivės sė zgjidhjes sė ēėshtjes tonė kombėtare, tė vetmes e tė pėrbashktės, kanė precipituar dy opsione, qė shpalosen me dy qėndrime krejt tė kundėrta. Ose, mė saktė, njėri opsion ėshtė pėr "njė rrugė e dy punė" -me integrimin, qė do tė na sjell vetvetiu si pasojė edhe Bashkimin; kurse opsioni i dytė i mshon Bashkimit pėr t'u integruar denjėsisht. Nuk janė dy nuanca, por dy orientime me ndryshime tė theksara tė rezultateve.
Njė hallakatje dhe ēoroditje e pakuptimtė. Nuk mundet tė vazhdohet edhe mė tutje me kėto gėrryerje tė vetvetes, nuk ka kuptim qė disa t'i bien gozhdės dhe tė tjerėt patkoit! A janė mė nė fuqi klauzolat kushtetuese dhe idetė e Platformės sė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė (1998) etj. etj. apo ato u shkruan formalisht dhe tanimė janė bėrė demode?! A i duhet bėrė oponencė konstruktive politikave zyrtare, qė nuk ngrihen dot nė nivelin e interesave kombėtare, qė e anashkalojnė apo e sfumojnė zgjidhjen adekuate tė ēėshtjes shqiptare? Kėto dy lloj opsionesh, duke i lėnė secilin nė "qejfin" e vet, vetėm se dobėsojnė njeri-tjetrin dhe nuk i shėrbejnė asnjė progresi e imazhi tė duhur. Bashkimi reth njė opsioni ėshtė tjetėr gjė. Le tė triumfojė e tė na udhėheqė platforma e qartė, bazuar nė llogjikėn e hekurt, e cila tė pėrcaktohet bazuar nė filozofinė tonė kombėtare!


Njė ēoroditje konceptuale midis nesh, qė duhet shmangur medoemos.
Nė kėtė kontekst, autorit tonė, intelektualit nga mė potencialėt, me reputacion tė konsiderueshėm, me peshė specifike tė lartė tė pėrmbajtjes sė fjalės, ideve e zėrit, i shquar nė fushėn e fizikės, me publicistikė social-politike tė parreshtur, me aktivitet e pėrkushtim politik qytetar deri nė postin e ish Presidentit tė vendit nė vitet kur u firmos Kushtetuta e Republkės sė Shqipėrisė (1998), nė Preombolėn e sė cilės flitet edhe pėr "identitetin e bashkimin kombėtar", i takonte tė mos e lėnte thjesht tė nėnkuptueshme, nė mėnyrė deduktive faktin, se shtetit-komb i paska mbetur sahati edhe pėr shqiptarėt, por, duke mbetur idhtar i vendosur i globalizimit, t'u thoshte, mė shkoqitur bashkėkombasve dy fjalė: "Vėllezėr, ėshtė njė fat i lumtur pėr ne qė na erdhi epoka e globalizimit dhe integrimit, qė po i afrohemi ditės tė jemi vėllazėrisht tė bashkuar nė Bashkimin Evropian, pa asnjė kufi tė trojeve tona, tė shėrrojmė, kėshtu, njė herė e pėrgjithmonė, plagėn e brengės sonė shekullore".Po jo vetėm kaq. Se deri kėtu ai ka arritur. Ky mesazh del tej pėr tej librit. Duhej doemos tė sillte sidomos argumentet bindėse pse pikėrisht integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perėndimor, do tė jetė i mjaftueshėm dhe do tė ezaurojė adekuatisht edhe vetė integrimin tonė kombėtar tė shumėdėshiruar, se do tė jetė ai ēelės i artė i zgjidhjes sė problemit tonė jetik.


Le tė pėrqėndrohemi shtruar dhe tė evidentojmė : ka apo s'ka dallime parimore midis kėtyre dy opsioneve tė pranishme?! Vallė tė integruarit si komb unikėshtė njėlloj me atė hyrjen copa-copa tė shqiptarėve nėpėr trojet e kolonizuara? Atėhere, vallė, do t'u zgjidhet goja njerėzve e tė flasin gjuhėn amtare tėshqipes nė Manastir apo nė Greqi?


Se, pėrsembull, nė duart e shqiptarėve sot janė dy libra, qė sfidojnė njeri-tjetrin nė kėtė pikė, ėahtė ideja e Shtetit-komb tė munguar tė "Shqipėrisė Natyrale" tė Koēo Danajt dhe ky i dyti me titull "Kurthet e shtetit-komb". I pari e konsideron realizimin e shtetit-komb shqiptar njė tė drejtė tė padisktueshme; pėr tė dytin, problemi ėshtė ineksistent, i sfumuar,as zihet nė gojė, sepse dukurinė socialo-politike tė shtetit-komb, epoka e re, tanimė, po e trajton si njė "kurth" pėr tė gjithė popujt e Planetit, pra edhe pėr shqiptarėt.. Krijohet kėshtu kjo ēoroditje konceptuale dhe ne shqiptarėt vazhdojmė t'a mbajmė vetė veten mbrapa historisė.

Edhe nė konsideratėn e vlerėsimin sintezė qė i bėn kėtij libri adashi i autrorit, akademik Qosja, nė faqen e fundit, nuk gjejmė ndonjė replikė, sado kalimthi, rreth kėsaj ēėshtjeje qė ai i ka kushtuar kaq shumė prej jetės dhe veprės sė vet, qė meritoi dhe piedestalin e rilindasit.

Po, ani. Le tė plotėsojmė njeri tjetrin. Populli dhe Kombi Shqiptar, bashkėkombasit, vėllezėrit e motrat tona, kudo qė jetojnė, kėrkojnė nga bijtė e vet intelektualė, orientim e platformė tė qartė, tė argumentuar, bindėse, qė tė mund tė unifikohen vullnetet, forcat dhe veprimet atdhetare. Duhet ta ndajmė prerė mendjen: "na takon apo nuk na takon ta kemi dhe ta synojmė shteti-komb?! Nuk e realizojmė dot se nuk na lejojnė forcat madhore, apo mund e duhet t'a ngrejmė edhe ne zėrin deri nė kupėn e qiellit demokratikisht?! Kėto i kėrkohen, nė radhė tė parė, intelektualėve vizionarė! Duhet konceptimi unik nė nivel akademik-intelektual, me llogjikė tė hekurt, mandej edhe me injektimin e imponimin e tij edhe nė nivelin politik, qė tė krijohet njėsimi edhe me ndėrgjegjen popullore!



"O Planeti ynė, a e ke pėr shpejt gjetjen e rrugės sė drejtė?"


Autori ynė, me librin nė fjalė, prezantohet si idhtar i apasionuar dhe entuziast i papėrmbajtur i proceseve globalisto-integruese planetare. Me mėnyrėn dhe pėrmasat e shtjellimit tė temės, tė lė pėrshtypjen sikur vrojton nga njė pikė e hapėsirės, gjendjen social-politike tė krejt Planetit, evidenton mozaikun e larmishėm e shumėngjyrėsh, qė i rezulton i bukur dhe gėricės, kėrkues, krijues dhe konservator, frymėzues e kėrcnues, ėndėrrues, vizionar dhe mediokėr etj. Ai mediton pėr tė, ndėrhyn aktivisht e sugjeron, duke patur gjithėnjė si "yll karvani" rendin botėror, globalizimin e integrimet, tė pėrfytyruara si procese intensive; gjėmton dhe zanafilla mė tė hershme tė kėtyre tendencave, qė qėnkan, "nė thelb me njė histori mbi 5ooo vjeēare" etj. dhe shtyn, me mendim, kud dhe vetėm pėr integrimin.
Tė gjitha nocionet e kategoritė themelore, qė i pėrgjigjen kėsaj gjendjeje e perspektive, i vulos si "prirje e pakthyeshme e ecjes pėrpara dhe emancipim tė mė tejshėm"; lėvizjen e ideve, njerėzve, kapitaleve dhe tė tė mirave materiale, i vlerėson si dukuri "me njė rėndėsi madhore pėr tė ardhmen e pėrbashkėt" dhe dėshiron fuqishėm shtrirjen, intensifikimin dhe rrjedhjen sa mė tė shpejtė e tė lehtė tė tyre, ndėrhyn me "gjuhėn globale" nė ēdo skut tė Planetit; e cek dhe negativizmin e koercitimit kulturor bashkė me problematikėn hantingtoniane tė "pėrplasjes sė qytetėrimeve"; mban qėndrim, komenton e interpreton ēdo fakt, ngjarje, dukuri e proces qė bie ndesh me perspektivėn social-politike tė projektuar pėr Planetin tonė. Njė nga ato dukuri frenuese, konservatore ėshtė pėr kėto tendnca edhe shteti-komb, apo, mė saktė, atributet klasike, tradicionale tė tij..


Synon qė kėrkesat dhe diferencimet e domosdoshme mikroskopike tė mos mund tė dalin jashtė rregullsive makroskopike. Relativizimi i pavarėsisė dhe absolutizimi i ndėrvarėsisė sė vendeve, popujve e shteteve-kombe, serviret si njė domosdoshmėri historike, trajtohet nė frymėn e determinizmit, gati si tė njė reaksioni fizik. Procesin e globalizimit e sheh aktualisht si mjaft premtues. Idetė dhe mesazhet merren, kryesisht, nga e ardhmja dhe i drejtohen gjithėnjė asaj. Flitet pėr atė lloj rendi botėror tė qytetarit tė lirė e sovran, qė ka pėr strumbullar dhe merrak tė drejtat e njeriut, "internacionalizimin" e lirive dhe tė drejtave njerėzore, tė cilat, sugjerohet tė ligjėrohen e mishėrohen edhe si "orientim politiko-filozofik i shekulit qė jetojmė" (f. 215); ėndėrrohet tė arrijė dhe ajo ditė qė Planeti do tė jetė i shkėputur nga epokat kur "kombet e mėdhenj kanė vepruar edhe si gangsterė, ndėrsa kombet e vegjėl janė sjellė si prostituta" (pėrcaktim i amerikanit Stenli, i cituar, f. 217) etj.Bukur!


Por, Planeti mbart aktualisht nė shpinė gati tėrė fazat social-politike tė shtegėtimit tė vet historik (pėrfshi dhe shkallėn e maturimit dhe tė ezaurimit tė vetė shtetit, tė kombit, shtetit-komb etj.), kėshtu qė lėvizja dhe ndryshimi praktik i tablosė reale tė tij, ėshtė shumė mė i vėshtirė se sa operimi deduktiv me konceptet dhe kategoritė logjike. Jemi ende nė njė epokė kur jo mė Planeti, por edhe vetė Evropa, ndonėse pararojė, nuk e ka perspektivėn e vet nė pėllėmbė tė dorės!


Me prognozėn e mėsipėrme, shtetit-komb i atribuohet roli i kurtheve, sepse, me sa duket, nga proceset globaliste, ai rezulton mė i kėrcėnuari nė atributet e tij klasike, por, sidomos, dhe mė i rezistueshmi! Prandaj ėshtė vėnė, si tė thush, edhe nėn goditjen e shigjetave shumėplanėshe.
Po shteti-komb shqiptar i munguar, dėshirojmė tė theksojmė nė kėtė debat, a nuk meriton trajtimin e vet konkret, pa u parė me atė sy, qė shihen shtete-kombet e tjera tė stazhionuara, qė u bėnė dhe strumbullari e themelues tė Europės sė Bashkuar? Kjo do tė thotė qė nė vend tė metodės deduktive tė trajtimit tė realiteteve, do tė duhej tė vėnim nė pėrdorim mėnyrėn induktive, tė themi, tė shtjellimit konkret tė dukurisė sė shtetit-komb shqiptar e t'a ballafaqojmė atė, mandej, edhe mė prirjet, parimet, funksionet dhe perspektivėn pėrkatėse nė trasenė integruese. Pse mos t'i themi: " Moj Evropa jonė e dashur,:na shlyej padrejtėsitė e mėdha historike tė kohės tėnde imperialiste, tė tė demonstrojmė tė gjitha vlerat bashkėkohore komunitare!".
Pastaj, po iu dorėzuam pa kushte axhendave euro-atlantike tė fateve dhe perspektivave tė Kombit Shqiptar, duhet tė nėnkuptojmė me kėtė qė ato tė jenė njėherazi integrale e kufizės "europiane" dhe asaj "atlantike".
Parė nė tėrėsi nė libėr spikasin qartė idealizmi dhe optimizmi, fisnikėria dhe humanizmi planetar i autorit, ndėrsa kompetentėt dhe koha do tė dėshmojnė edhe pėr forcėn shkencore apo pėr doza tė utopizmit nė prognozat e perspektivės.
"Kjo rrota e historisė, moj Shqipėria jonė, a mos synon edhe mė tej tė tė zhysė?!"
Por, qė tė kthehemi te ēėshtja qė shtrojmė pėr debatim. Autori i librit vėren se njė nga kurthet, nė mos dhe kryesori i tėrė kėtij vrulli demokratik e human tė njerėzimit ėshtė shteti-komb, kjo dukuri shoqėrore rreth katėr shekullore, e pėrligjur nė Europė nė formė mė klasike prej Traktatit tė Vestfalisė (1648). Janė vėnė nė shėnjestėr "mbetjet" ende tė theksuara ideologjike-nacionaliste tė shtetit-komb. Shteti-komb, klasik, me ato atributet e sovranitetit absolut, e ka kryer tanimė msionin e vet, e hėngri ēairin; evidenton elementė, tė cilėt "synojnė tė revolucionarizojnė, madje, tė "godasin", bazėn e "integritetit" territorial, tė sovranitetit nė kuptimin klasik dhe tė vetė konceptimit tė vjetėruar tė shtetit-komb" (f. 212-213): Nė se duam tė mishėrojmė ėndrrėn e lirisė dhe tė barazisė njerėzore dhe rendin e vėrtetė botėror, duhet tė mos vazhdojmė ta konceptojmė atė mė si njė rend tė shteteve-kombe. Sepse "Ky ėshtė dhe "kurthi" gati 400 vjeēar qė ai na ka ngritur, duke vazhduar tė mbijetojė me konservatorizėm deri nė ditėt tona..." (f. 218). Tani e tutje po hyjmė nė erėn e njė pavarėsie gjithėnjė e mė relative, kur po fitojnė tė drejtė qytetarie ndėrvarėsia dhe pėrgjegjėsia ndėrkombėtare. Autori pohon se aktualisht realiteti vėrtetė ėshtė ende ai i shteteve-kombe, por ai konfirmon edhe atė "vėshtrim optimist e probabilitar qė Europa e shteteve-kombe,... duhet e mund tė jetė edhe realisht e para qė ta zbehė deri nė "zhdukje" kėtė rend gjeopolitik" (f.103)
Ja, nė kėtė kontekst, na rezulton sikur jemi ne shqiptarėt ajo "dallėndyshja e parė" e sakrifikimit tė shtetit-komb, e "zhdukjes" sė tij pa arritur dhe pa mundur ta shijojnė e ta gėzojnė! Me njė "shtet-komb", ende tė ėndėrruar e tė hallakatur, sikur po bėhemi ne shqiptarėt mė tė pėrshtatėshmit dhe mė tė disponueshmit pėr globalizim e integrim! Shqiptarėve u thuhet tani : "Pėr deri sa nuk arritėt ta bėni shtetin-komb, shumė mirė, nga sote tutje, lėreni kėtė mesele, kthehuni nga Integrimi e globalizimi!"


Po a nuk do tė jetė mė e udhės, qė ta kemi, mė nė fund, edhe ne shqiptarėt shtetin-komb dhe tė hyjmė denjėsisht nė familjen e kombeve europiane? Kėtu ka hasur sharra nė gozhdė. Nė kėtė pikė ne divergojmė. Nė kėto kushte, na vret veshin fakti qė nė shpalljen publike tė rolit kurthor tė shtetit-komb sot nė rang botėror, mbytet edhe idea e shtetit-komb shqiptar, qė nė dėshirė e mendje, pa qenė realisht i sendėrtuar! Mandej, ėshtė dhe njė paradoks i mirėfilltė fakti qė, ndėrsa fqinjėt tanė lakmojnė e synojnė vrullshėm pėr shumė ē'nuk u takon, i fryjnė tej mase, me tejkalim tė theksuar tė se drejtės, kompetencat e shtetit-komb tė tyre, kurse ne nuk arrijmė dot tė kėrkojmė unanimisht, me plot gojėn e nuk mbrojmė as tė drejtėn tonė legjitime! Pavarėsisht nga kėto sjellje tė fqinjėve tanė, pėrgjithėsisht mendoj se duhet t'i mshojmė jo asaj si na imponohet ne Globalizimi, por si duhet tė jemi ne tė pėrgatitur pėr tė.


Autori ynė, si bir i kombit tė vet, pėr mbi njė dyzinė herė i referohet nė tekst edhe historisė e aktualitetit shqiptar, e pėrmend copėzimin krejtėsisht tė padrejtė tė popullit shqiptar, kolonizimin serb, pushtimin grek tė Ēamėrisė dhe dukuri tė tjera, e thekson procesin e pakthyeshėm drejt pavarėsimit tė Kosovės, por kėto janė vetėm nė formėn dhe rolin e shembujve, tė ilustrimit tė kategorive dhe ideve mė tė pėrgjithshme me tė cilat shtjellohet lėnda. Nė pėrputhje me konceptimin dhe strukturėn e librit, aspektet e dukuritė shqiptare, janė epizodike e ilustruese, krejt ashtu siē trajtohen, nė kontekstet pėrkatėse, edhe halli i kurdėve, Ēeēenia, Baskėt, Bretonėt, Irlada e Veriut, Burundi, Ruanda apo Siri Lanka, frankfonia etj. etj.
E udhės do tė ishte qė ky libėr, nė kuadrin e globalizim-integrimit, t'u afirmonte edhe shqiptarėve tė drejtat tė pa cėnuara, kaq brutalsiht tė cunguara, dhe pa pėrfillur ndonjė enthusiazėm tė veēantė evropian e fqinjėsor.
Pse jo parėsor integrimi ynė kombėtar klasik, mandej edhe ai euro-atlantik?!
Qė tė jemi, mundėsisht, sa mė korekt e tė saktė, autorit vetėm njė herė iu desh tė pėrdorte termin "integrimi kombėtar", por ashtu, kalimthi, i dėshiruar ky term si njė trysni pozicionale nė Kosovė pėr pranimin e gjuhės standarte. Mandej, opsionin radikal tė kėrkesės sė shtetit-komb shqiptar, sikur don ta qetėsojė me idenė e pėrgjithshme se "ndėrvarrėsia ndėrkombėtare nė rritje mund tė mundėsojė edhe mbijetesėn apo formėsimin e njė kombi,... edhe pa ndonjė lidhje tė drejtpėrdrejtė me njė territor tė pėrbashkėt" (f: 68). Sė fundi, i mshon dhe idesė sė ruajtjes, pasurimit e zhvillimit bashkėkohor tė gjuhės sė njėsuar shqipe, si mishėrim i idesė fishtiane se "ata qė flasin shqip, janė tė kombėsisė shqiptare", thekson dhe se populli i njė gjuhe, mund tė ketė dy shtete, qė lidhen e afrohen, por jo mė dhe dy kombe.
Ka dhe mė. Procesin e kombėsimit tė shqiptarėve autori na fton ta shohim "sot nė njė kėnd tė ri hapėsiror-kohor, nė kuadėr tė njė procesi intensiv globalizues e integrues... e njė ndėrvarėsie ndėrkombėtare nė rritje, mund tė bėhet e mundshme dhe mbijetesa apo formėsimi i njė kombi , nė bazė tė identitetit kulturor apo komunitetit etnik edhe pa ndojė ldhje tė drejtpėrdrejtė me njė territor tė pėrbashkėt" (f. 68). Sepse "nė procesin e globalizimit kufijtė kombėtarė dhe terrotiret e humbasin gradualisht "logjikėn" mbi tė cilėn ata janė ndėrtuar apo mbėshtetur mė parė" (f. 108). Se shqiptarėt nė kėtė fazė kalimtare, para anėtarėsimit tė pėrbashkėt nė BE,...pavarėsisht nga territoret nė tė cilat ata jetojnė,...mund tė operojnė me marrėveshjet e tregėtisė sė lirė, me bashkėveprim ekonomik shumė mė tė ngushtė me Maqedoninė, Kosovėn, Serbinė, Malin e Zi, Greqinė, Italinė, etj" (f. 64).


Se, arsyeton dhe me tej profesori: "i gjithė ky proces "betejash" pėr tregje globale e lėvizje tė lirė mallrash, kapitalesh e njerėzish, nuk konvergon mė me gjykimin e Smithit qė ēdo betejė pėr territorin ka tė bejė me tė drejtėn pėr tė formuar njė shtet-komb nė kėtė territor" (f. 65). Nė kėtė kontekst, autori operon me pėrkufizim tė cunguar tė Smithit mbi kombin, i "mbėshtetur fuqishėm mbi hapėsirėn apo territorin", e nxjerr atė "relativisht tė mangėt" dhe shpall tė vlefshme pėr bashkėsinė etnike : "mitet e pėrbashkėt, gjuhėn dhe memorien historike" (f. 68). Pėr mė tepėr, gjuhėn e quan mjetin qė garantoi mbijetesėn kombėtare dhe ajo, e standartizuar, "duhet tė mbetet edhe themeli i zhvilimeve tė reja integruese e vetė-integruese" (f: 155).
Paradoks! Fqinjėt tanė, anėtarė apo kandidatė komunitarė, shfaqen ende aktivisht si agresorė territorialė, kurse shqiptarėt, pėr hatėr tė globalizimit e integrimit, duhet t'a abandonojnė e ta dhurojnė integritetitin e tyre territorial! I tillė ardhka pėr ta rendi i ri botėror. Se "Globalzimi, apo lėvizja e lirė e kapitaleve, mallrave, ideve e njerėzve, nė rafshin praktik, nėnkupton, - na kumton autori,- shkrirjen e kufijve midis vendeve, kombėsive e kulturave edhe nė kuadėr tė "garės" apo konkurencės midis tyre" (f. 165-166) Po idetė, kultura, mallrat dhe imazhi i njerėzve, nė ē'kushte dhe pėrmasa dė tė mbajnė etiketėn e identitetin "made in Shqipėria" (Albania), qė i pėrkasin shtetit-komb t'i afirmojė institucionalisht?
Me tė gjitha kėto dhe tė tilla pėrkufizime, shqiptarėve u mbyllet goja pėrfundimisht pėr tė kėrkuar shtetin territorial. Atyre u jepet mesazhi: "Tė nderuar bashkėatdhetarė tė hapėsirave etnike, sa vuajtėm, nuk do tė vuajmė mė, sė shpejti do tė jemi bashkė e tė bashkuar nė Bashkimin Europian!"
Si pėrfundim, mund tė themi se ėshtė forcė dhe epėrsi tė gjykuarit e tė arsyetuarit nė mėnyrė deduktive, qė mbizotėron nė kėtė libėr, por njohja, nxėnia dhe kumtimi i ideve kanė e kėrkojnė mėnyrėn induktive si zanafillė e pikėnisje tė konceptimit. Me fjalė tė tjera, gjithėnjė duke marrė spunto nga ky libėr i profesorit tonė, themi se na duhet tė gjykojmė jo si vjen globalizimi tek ne dhe t'i pėrshtatemi atij, duke ulur kurrizin, por si do tė hyjmė e pėrfaqėsohemi ne nė kėto procese tė rendit tė ri botėror me trupin drejt dhe tregues dinjitozė tė identitetit dhe vlerave tona! Pra, ideja ėshtė, pse tė mos bėjmė parėsor integrimin kombėtar klasik, mandej edhe atė euro-atlantik?! Ėshtė edhe kjo njė pyetje qė kėrkon tė zbėrthehet nė mėnyrė sa mė analitike! Vėrtetė, nė gjendjen globaliste-integruese shtet-komb i rudhen, humbasin apo shuhen disa nga atributet, funksionet klasike, po ato angazhime e detyrime qė mbeten e duhen, a kanė ndonjė rol e vlerė? Po tė shprehemi me njė metaforė popullore : "integrimi po i ha mishin shtetit-komb, por do t'i ruaj kockėn!".Po "shteti-komb" shqiptar qė nuk ka fare skelet, pa le mė muskuj, si do tėmund tė pėrfqaėsohet?! Ndryshe, me deduksione, mund tė na ndodhė edhe si me paradigmėn hegeliane qė: "nė qoftė se faktet bien nė kundėrshtim me filozofinė time, aq mė keq pėr to".

Nuk e di, mbase dhe kėshtu mund tė na impohohen gjėrat ne shqiptarėve, por kjo, them se i ngjan marrjes sė nuses, nxėnėse drejtpėrrejt nga shkolla, nė mos fare nga rruga, duke injoruar shtėpinė prindėrore, ceremonitė dhe adetet pėrkatėse tė dasmės! Njė gjė ėshtė e sigurtė: me shtetin-komb tė shqiptarėve, jo mė Ballkani, por edhe Planeti do tė jetė mė i bukur!

Tirane, 11 mars 2007.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Hollėsi tė reja rreth planit tė shpėtimit (2008-09-20 01:48:08 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Solana: Po punohet pėr mėnjanimin e pengesave rreth vendosjes sė EULEX-it nė Kosovė (2008-05-26 12:15:55 nga admin4)
[ Opinione ] RRETH NJĖ QĖLLIMI KURDOHERĖ TĖ PĖRBASHKUAR ... (2008-03-20 01:03:04 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kėshilli i Sigurimit, I pėrēarė rreth cėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės (2008-02-15 10:53:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rreth pėrpilimit tė listave pėr mė tė ”merituarit” e Pavarėsisė sė Kosovės (2008-02-12 11:39:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] NJOFTIM RRETH LISTĖS SĖ SAJUAR (2008-02-11 13:49:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rreth 100 shtete do ta njohin Kosovėn menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, tha kryeministri Thaēi (2008-02-08 14:23:49 nga admin4)
[ Kultura ] VĖREJTJE RRETH PĖRKTHIMIT TĖ GRAMATIKĖS SUEDEZE (2008-02-04 03:58:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Erėrat e fuqishme shkaktojnė dėme tė mėdha nė rrethin e Tetovės (2008-01-28 12:29:17 nga admin2)
[ Opinione ] Z. KRYEMINISTĖR I SHQIPĖRISĖ LONDINEZE, TREGOHU I PĖRMBAJTUR RRETH RIBASHKIMIT KOMBĖTAR (2008-01-21 16:11:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Moska sėrish paralajmėron rreth pavarėsisė sė Kosovės (2007-11-22 14:06:53 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster