BBC: Cila ėshtė rėndėsia e trazirave mė tė fundit nė Mitrovicė?
Partosh: Mendoj se rėndėsia ėshtė e dyfishtė: njėra provon faktin qė Mitrovica do tė ishte problemi mė i vėshtirė pėr t'u zgjidhur, pika e vėrtetė e nxehtė pėr trazira tė mundshme, dhe e dyta, jo vetėm qė ajo e provoi kėtė gjė, por deri tani forcat e sigurisė, KFOR-i dhe policia e OKB-sė, dhe ajo qė shpejt do tė bėhet policia e BE-sė, nuk kanė mundur tė reagojnė me efikasitetet, dhe kur e kanė bėrė kėtė, p.sh pėr tė nxjerrė serbėt nga ndėrtesa e gjykatės, kjo nė vetvetė ēoi nė rifillimin e konfliktit. Kjo thjesht tregon vėshtirėsinė e madhe, dhe kompleksitetin e madh nė pėrballimin e situatės.
BBC: Kur trazirat filluan nė Mitrovicė pati spekulime se ky ishte fillimi i fundit, pra fillimi i ndarjes sė rajoneve ku serbėt janė shumicė nė veri ...
Partosh: Si tė them, ndarja filloi menjėherė pas pėrfundimit tė luftės nė fund tė vitit 1999, kur serbėt pėrzunė shqiptarėt nga pjesa mė e madhe e Mitrovicės sė veriut, dhe sigurisht qė pas luftės ata nuk i lejuan shqiptarėt tė kthehen nė veri. Pra, kjo lloj ndarjeje jo zyrtare, por megjithatė reale, nė terren nėse jo nė librat e ligjeve, filloi gati nėntė vjet mė parė. Ky proces ka vazhduar, ėshtė konsoliduar, dhe atij i ėshtė dhėnė njė lloj nxitje shtesė nga shpallja e pavarėsisė, qė serbėt e pėrdorėn si justifikim pėr pėrforcimin e kontrollit tė tyre mbi institucionet nė Mitrovicėn e veriut, dhe nė pjesėn veriore tė vetė Kosovės.
Nuk mendoj se kjo mund tė ēojė nė ndarje zyrtarisht, tė paktėn jo nė tė ardhmen e afėrt. Serbėt e kanė thėnė pak a shumė se nuk e duan kėtė gjė, pėr arsye tė ndryshme: ligjėrisht ata nuk duan tė pranojnė se Kosova nuk ėshtė pjesė e Serbisė, pra nė njė farė kuptimi ata nuk mund tė shkėpusin njė pjesė tė Serbisė, nėse ata e shohin Kosovėn si pjesė e Serbisė. Ky ėshtė aspekti ligjor. Problem tjetėr do tė ishte se kjo gjė do tė pėrkeqėsonte gjėrat pėr serbėt qė janė jashtė kėtij rajoni. Pra, pėr tė gjitha kėto arssye nuk ka mundėsi qė ata tė kėrkojnė ndarjen zyrtare. Por mendoj se duke fuqizuar bazėn pėr kėtė, ata mbajnė si kartė tė mundshme nė tė ardhmen, nėse ata mė nė fund e pranojnė pavarėsinė e Kosovės, qė ta bėjnė kėtė si pjesė e njė marrėveshjeje, e njė pakete, sipas tė cilės Serbia tė marrė veriun e Kosovės.
BBC: Mendoni ju se kjo ideja e ndarjes mund tė bėhet realitet dikur nė tė ardhmen?
Partosh: Ashtu siē po shkojnė gjerat, mendoj se po. Sigurisht qė gjėrat mund tė ndryshojnė, kushtet mund tė ndryshojnė. Vendet kryesore ndėrkombėtare, BE-ja, SHBA-ja, sigurisht, do tė thonė qė kjo nuk ėshtė e pranueshme. Dhe sigursht, pėr arsye tė ndryshme Rusia nuk do tė dėshironte ta promovonte kėtė gjė shumė. Por ajo qė mendoj unė se ėshtė e mundur, ėshtė ndoshta njė mėnyrė pak mė e ndryshme - kur tė vijė koha qė Serbia dhe Kosova t'i afrohen anėtarėsimit nė BE, dhe tė gjithė presin qė kjo tė ndodhė dikur. Ka shumė lloj-lloj organizimesh, gjerat nuk janė bardhė e zi, diplomatėt do tė shpikin skema tė ndryshme. P.sh. nė Bosnjė, Republika Serbe mund tė ketė marrėdhėnie tė posaēme me Serbinė. Ka gjithashtu mundėsira qė Serbisė t'i jepet njė farė shkalle kontrolli tė dyfishtė pėr Kosovėn e veriut, se si e quani ju kėtė ėshtė ēėshtje tjetėr, sepse do tė dėshironit t'i kėnaqnit tė dyja palėt.
Por mendoj, se, nėse nuk fut trupat dhe pėrdor dhunėn, forcėn, pėr t'i dhėnė fund kontrollit serb, nuk do tė kishte rrugė tjetėr pėr tė manovruar. Dhe mendoj se pėr momentin asnjė nuk dėshiron ta bėjė kėtė gjė, siē nuk e bėri gjatė nėntė viteve tė fundit, sepse kjo ėshtė njė gjė e rrezikshme.
Pra, mendoj se ka njė mundėsi, jo nė tė ardhmen e afėrt. Nė tė ardhmen e afėrt do tė shohim njė ndarje tė butė, jo ndarje formale, megjithatė nė terren do tė ngrihet njė kuadėr pėr kėtė. Nė njė afat mė tė gjatė mund tė ketė alternativa tė ndryshme, mėnyra tė ndryshme se si mund t'u shitet tė dyja palėve, veēanėrisht nėse futen nė BE nė tė njėjtėn kohė, siē mendoj se do tė ndodhė, dhe pastaj e gjithė ēėshtja e kufijve, lėvizja e njerėzve midis kufijve, do tė bėhet diēka e parėndėsishme. Madje edhe kombėsia, e shtetėsia - ndoshta nuk do tė zhduken - por do tė bashkohen mė shumė brenda njė kuadri tė BE-sė.
BBC |