| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MISIONI NGA BE: MISION DERRASH |
| Postuar mė datėn: 2008-01-05 08:51:36 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Me kėtė mision europian, Kosova integrohet nė BE atėherė kur shelgu do tė bėj rrush. Pikėrisht, misioni europian nė Kosovė ėshtė pamundėsim flagrant i integrimit drejt BE - sė. Ky mision pamundėson integrimin mbarėkombėtar tė shqiptarėve e lėre mė atė drejt BE - sė. Zatėn, ky bashkim europian e ka pėrcaktuar qysh moti se sdo tė pranojė asnjė vend nė familjen europiane. Si kompensim pėr kėtė padrejtėsi, BE - ja ka zgjedhur rrugėn e nxjerrjes nga llamba tė xhindit tė quajtur Jugosllavi, pra themelimin e njė Jugosllavie +-.
|
|
Shkruan: Salih MEHMETI
Gogoli i pėrjashtimit
Siē alarmonin ca mė herėt tė 14tė komandaturat e Ishingerit, misioni i ardhshėm europian pritet tė zbarkojė kah fundi i kallnorit tė 2008ės. Deri mė tani ky mision ka pasur njė paramision i cili ėshtė marrė me sheshimin e parakushteve pėr njė rehati sa mė tė mirė tė misionit. Dy caqe mėtonte tė arrinte ky paramision: e para tė tokėzonte sa mė thellė themelet e tij pa rėnė nė sy fort boshllėku gjatė zėvėndėsimit tė samarit tė vjetėr (UNMIK) me kėtė tė riun (EUMIK); dhe sė dyti tė fillonte me distribuimin e listave me persona tė papėrshtatshėm politik qė d.m.th. qartėsisht se ky mision do tė jetė po aq, nė mos mė shumė drakonik sesa regjimi pararendės. Pohimin e sipėrthėnė e bėnė tė bindshėm edhe mė tej, vazhdimi i segregacionit politik ndaj Albin Kurtit (burgosja e tij ėshtė zėvendėsuar me njėfarė syrgjynimi tė heshtur duke e lėnė rastin e tij tė hapur) dhe njė numri tė madh tė luftėtarėve tė UĒK - sė.
Zatėn, pėr kėso deprivimesh BE - ja ka njė traditė tė dėshmuar: sa kundėrshtarė politik gjendėn pa din e nishan tė privuar nga liria nė shumė vende aderante tė BE - sė. Kujtoni kėsodore aktivistė skocezė a irlandezė dhe fatin e tyre dhe do tė kuptoni si luhet vallja. Rrethanshmėria politike e tanishme po bėhet kusht i mjaftė sa pėr ta pėrjetėsuar BE - ja qėndrimin e saj tė pandėrgjegjshėm ndėr ne. Kėtė gjendje pėrjetėsie BE - ja e ka nė dorė, pikėrisht pse shqiptarėt i ka futur midis ēekanit dhe kudhrės. Asnjė agjens institucional sdo guxojė as tė pipėtijė sepse kategoria e pėrjashtimit do tė jetė njė gogol i llahtartė. Nėse UNMIK - u mė parė kurbanizonte zakonisht vendorėt nga disa ofiqe mė tė larta (kuptohet se nuk i prishnin punė), EUMIK - u do ti bėjė kurbanizmet te ata me ofiqe mė tė ulėta, sepse ai llogarit se prushi i nxehtė ka mbetur poshtė.
Kėsilloj, mos tė ēuditemi kur njė komandant, toger a pjesėtar i thjeshtė i FSK - sė sė ciflosur do tė gjendet tė tė shumtit (e kam fjalėn pėr tė gjithė ata tė papėrshtatshmit politik qė janė suprimuar deri mė tani).
Kėshtjellė prej letre
Nė komunėn e Leposaviqit, PDK - ja krekosej pse fitoi sipėrisht kokrra politike mė shumė se tė tjerėt. Por, Rykeri me fuqinė e tij perandorake sakaq e rrėzoi kėtė kėshtjellė prej letre tė PDK - sė duke e rilegalizuar pushtetin serb atje. Sikur PDK - ja tė kishte mend nė kokė dhe njė fije ndėrgjegjje politike, ajo do tė duhej tė ngrinte zėrin lart pėr tė mbrojtur ato pak fshatra tė humbura shqiptare tė mbetura nė Leposaviq e Zveēan (Bistricė e Shalės, Koshtovė, Cerajė, Boletin, Lipė, Zhazhė, Vidimriq, etj). Por nuk gajlohet fort pėr kėtė Hashim Thaēi i rrasur me tė dyja kėmbėt nė kėpucėn kryeministrore.
Derisa nė Vidimriq, fshat shqiptar zbresin shpeshherė ēeta paramilitarėsh serb tė cilėt terrorizojnė shqiptarėt, Hashimi shikon orėn se mos ėshtė vonuar, nė automobilin e koracuar qė tarahytet poshtė e pėrpjetė pėr kordinim me miqtė!
E domethėnien e kėsaj epoke kordinimesh na e zbėrthen deklarata e tė parit tė diplomacisė allamane Frank Valter - Shtajnmajer i cili tha se BE - ja do tu thotė shqiptarėve qė kurrsesi nuk bėn ta vetėshpallin pavarėsinė.
Vitin e kaluar, komisioneri pėr zgjerim tė BE - sė Oli Rehn - i ia pat tėrhequr vėrejtjen udhėheqėsve tė Bosnjės se treni po i ikėn Bosnjės pakthyeshėm nė mbetjen pa nėnshkrim tė marrėveshjes pėr asocim - stabilizim.
Nė anėn tjetėr, ministri i jashtėm boshnjak Sven Alkalaj qahej se Forca policore e Republikės sė Bosnjės nuk po i shtrin dorėn e bashkėpunimit policisė federale. Kėtu tė ngre krupėn kjo loja dhelpėrake europiane: nė njėrėn anė tė thyejnė kėmbėt, nė anėn tjetėr tė thonė pse nuk vrapon?
Me keq sa kaq nė Kosovė, nėn petkun e SHPK - sė paramilitarėt serb do tė gjėllijnė lirshėm nė hapėsirat e Kosovės. Ndėrkaq ore ēast edhe ato pak baza qė kishte SHPK - ja me policė shqiptar nė veri tė Mitrovicės, kanė filluar ti sprapsin pėr nė jug tė qytetit.
Shtypi spekulativ nė Kosovė ngrinte fishekzjarre mbi vendosjen e disa njėsive amerikane nė veri tė Kosovės. Mos tė mashtrohemi: baza tė vockla amerikane ka pasur edhe mė herėt, por dihet mirėfilli sesa sasia e strukturave paralele tė Serbisė ka lulėzuar nė zenith gjatė tėrė kėsaj kohe. Ndoshta, kėsaj rradhe do tė ketė veēse lėvizje tė bazave nė ulėse tė tjera por brenda tė njejtės sallė, pėr ta ekzagjeruar kėtė si njė ndėrmarrje e denjė ndėrkombėtare pėr tė ndaluar ndarjen e Kosovės!!!
Paja e pėrgjakshme
Numri tejet i madh i garnizioneve tė gjindarmėrisė qė do tė vijė si pajė e BE - sė nė Kosovė sinjalizon se vendimi statusor do tė jetė apokaliptik pėr shqiptarėt. E kėtė vendim mizor ata do ta mbrojnė me ligjin e xhunglės dhe gjyqin e mė tė fortit. Shto kėsaj hataje edhe prepotencėn e pafre gjithnjė tė gatshme tė SHPK - sė dhe do tė keni njė pėrfytyrim tė qartė mbi Kosovėn e bėrė gėrmadhė: ky regjim policor europian i pėrforcuar pėrsosurisht nga qeveritė europiane do tė pėrēapet qė ta racionalizojė kofederatėn e detyruar dhe tė pabarabartė mes Serbisė ofansive dhe Kosovės sė mundur nga dinosauri politik - juridik i komunave serbe.
Koncepti im pėr policin europian ėshtė kėsisoj: dy kėmbė, dy duar qė mbajnė ēyfte pėr gjueti njerėzish (si shootgan ėt e pėrdorur nga policia e UN - it kundėr popullit me 10 shkurt) qė iu bindėn pajada komandamenteve tė misionit europian.
Kurse, kėta policėt gjyhnaēarė tė SHPK - sė tė qojnė mallin e Lefter Lefterit nė romanin kolosal Komisari Memo tė Dritėro Agollit. Tė gjitha survejimet, spiunimet dhe intervenimet e brendshme do tė kryhen nga ky Lefter Lefteri ynė. Druaj se do ta ketė fatin e njejtė...
Kėtė vendim euro - imperial e kullufitėn si gjithnjė kėta ēapaēulėt e juntės negociatore, madje kėsi hovi botėrisht para Kėshillit tė Sigurimit. Kur farkėtoheshin instruksione dhe projeksione nė atelieun e OKB - sė, asnjėherė asnjeri nuk u pat honepsur nga Kosova. Tani, e lanė Fatmirin tė llap gjoja lirisht. Ose ndryshe: i dėgjuan fjalėt e tyre nga goja e papagallit nga Kosova. Po e lejojnė tė flasė pra pėr tė paktėn nja dy arsyeje. Arsyeja e parė: vendimi ėshtė marrė qysh moti. Edhe sikur ta kishe tė drejtėn historike tė fjalės puna do tė qe pisk, sidomos kur nuk ke fare ndenjėse nė OKB. Arsyeja e dytė ėshtė se duan ti japin njė ngjyrė shqipe kėtij vendimi kundėrshqiptar. Fatmir Sejdiu dhe ēapaēulėt e juntės negociatore janė kozmopolitė tė pandreēshėm. Merreni me mend: ata dinė mė shumė se tetė gjuhė por nė asnjėrėn prej tyre nuk dinė tė thonė: JO.
Fundi homerik dhe disa emra kozmopolit
Ky mision ndonėse kuantitativisht do tė jetė mė pak i vėllimshėm se sa UNMIK- u, nuk do tė thotė se do tė jetė mė i mangėt sesa pararendėsi. Madje do tė ketė privilegje suplementare nė tė ashtuquajturėn doktrinė famėkeqe tė pėrjashtimit. Vėllimin e vogėl tė kėtij misioni, kasta politike nė vend po e shfrytėzon qė ta sajojė njė mirazh i cili e paraqet Kosovėn tė lėnė krejtėsisht nė duart e vendorėve!!!
Ua shtjelloj kėtė metaforikisht: Nėse nė njė klasė nxėnsish dikush e pėrhap lajmin e rremė se mungon mėsuesi, atėherė turma e mashtruar e nxėnėsve sikur ēlirohet nga prangat e detyrimit, merr arratinė ose dalldiset fare. Secili prej tyre pėrjeton njė ngazėllim naiv tė harrimit tė trysnisė qė dikton prania e mėsuesit duke e ndjerė veten pėrkohėsisht zot tė momentit. Gjithēka tjetėr kthehet nė zhgėnjim nė momentin kur merret vesh se mėsuesi qenka nė shkollė. Megjithatė, akoma nxėnėsit ndodhen tė mpirė nga ekstaza qė pėrjetuan ca ēaste mė parė.
Paj kujt si kujtohet ky pozicion qesharak qė na ka pėrlyer sa e sa herė, p.sh. pak pas publikimit tė Pakos sė Ahtisaarit u pat tundur flamuri i rekomandimit tė pavarėsisė sė mbikėqyrur. Dhe njerėzia atėherė u patėn harpallisur aq fort sa mendonin tė organizonin festa gjithėpopullore me valle e kėngė, mish qengji e verė Rahoveci dhe gjithēka tjetėr nga menyja testamentale e Ibrahim Rugovės. Plot njerėz prireshin ti pagėzonin fėmijėt me emrin Ahtisar pėr ta pasur nėn inicialet private triumfin e madh. Kjo pak a shumė ėshtė njė ogur i zi si lajmim pėr ardhmėrinė e breznive tė reja: ata as qė do tė pyeten pėr asgjė si viktima tė pa faj tė baballarėve kompromisaxhi. Tani frikohem shumė se mos po i pagėzojnė fėmijėt me emrin e suedezit Karl Bildt, i cili po pėrgatitka njė ferman pėr pavarėsi me patronimin 1244!
Prandaj, bashkėsia ndėrkombėtare dhe kasta politike vendore po e cysin njė atmosferė dalldie nė mesin e shqiptarėve tė triumfit tė madh. Ėshtė bėrė i njohur tanimė yrneku i huaj pėr tė cytur shqiptarėt pėr kompromise. Cili ėshtė ky yrnek? Paj, veēse e pėrmendėm, shqiptarėt i entuziasmojnė nė kulm. Nė rrogoz tė kėtij entuziasmimi ndodhin kompromiset mė tė pabesueshme. Kujtojeni pak Albert Rohan - in kur thosh se kur po ua pėrmendim shqiptarėve fjalėn pavarėsi, negociatat po shkojnė mė mbarė...
Kėtu njė zė spo mė lė tė vazhdoj mė tutje. A thua kush ėshtė? Ėshtė Homeri, aedi i madh i lashtėsisė. Me kėshillon urtėsisht qė tė marr nga rafti i librave epin Iliada dhe tė gjej kėngėt e pararrafshimit tė Trojės. Eurekaa! Troja u rrafshua pėr toke nga Kali i Trojės, pikėrisht nė ēastin kur trojanėt mendonin se ishin fitimtar! Dhe pastaj pėrfundimi tragjik dihet...
Ky Kalė Troje do tė bėjė zarare pa mbulesė qė do tė mbesin si cene tė pėrjetshme. Mbyllja e portave ndaj kėtij pėrbindėshi bėhėt vetėm nėse populli ngjesh rradhėt e demonstratave tė mėdha me efekt trysnie pėr zėnien e UNMIK - ut, ashtu siē zihet miu nė dhokan. Dikush ndoshta nga lexuesit e mi tė nderuar do tė vrenjtej nė ēehre dhe do mė pyeste me hakėrrim: Pse tė ngritemi kundėr UNMIK - ut, tash kur ai po shkon?
Dhe atij lexuesi i pėrgjigjem kėshtu: Sepse nėse shkon UNMIK - u nė kėso gjendje vjen menjėherė mysafiri tjetėr i paftuar EUMIK. Nėse UNMIK - un e zėmė nė dhokan si miun, pra e paralizojmė paqėsisht, atėherė me anė tė ultimatumit demokratik do ta caktonim datėn e mbajtjes sė njė plebishiti ku populli do tė deklarohej pėr njė Kosovė tė mėvetėsishme me suvernitetin e popullit. Kėsodore, lamtumirė misione neokoloniale!
Misioni europian do tė sprapsej pa hedhur asnjė ēap pėrpara. Njė udhė e dy punė, njė udhė pėr njė ardhmėri nė diellin e lirisė dhe bashkimit kombėtar!
Ka njerėz tė squlltė mendėrisht qė thonė se misioni i BE - sė nė Kosovė ėshtė hap drejt integrimit nė BE!
Me kėtė mision europian, Kosova integrohet nė BE atėherė kur shelgu do tė bėj rrush. Pikėrisht , misioni europian nė Kosovė ėshtė pamundėsim flagrant i integrimit drejt BE - sė. Ky mision pamundėson integrimin mbarėkombėtar tė shqiptarėve e lėre mė atė drejt BE - sė. Zatėn, ky bashkim europian e ka pėrcaktuar qysh moti se sdo tė pranojė asnjė vend nė familjen europiane. Si kompensim pėr kėtė padrejtėsi, BE - ja ka zgjedhur rrugėn e nxjerrjes nga llamba tė xhindit tė quajtur Jugosllavi, pra themelimin e njė Jugosllavie +- (plus Shqipėrinė, pa Slloveninė) e sheqerosur me ndonjė term tė avancuar si kinse njė mini BE nė Ballkan! Fjala kryesore aty do ti lihet Serbisė dhe dinastive politike postmillosheviqiane.
Mund tė ketė ky mision anglezė, gjermanė, francezė, italianė, spanjollė, etj.etj por ata po vinė kėtu me rrugėn e pandershmėrisė. Dritėro Agolli ka thėnė diku: ...Derrat janė tė ndryshėm por njė feēkė kanė.
Madje, njė mik im i vyer e parodizonte kėsisoj misionin europian: Ujku i kullufiti delet nė vathė, pse u maskua si tebdil duke u ngjyer me miell tė bardhė si ngjyra e deleve. Por, prapė ai mbetet ujk delėngrėnėsi.
Urdhėro e shkundja miellin (demaskoje) kėtij misioni; do tė gjeni aty njė ujk qė lėshon jargė nga goja e tij gjakatare (Serbia).
Prishtinė, dhjetor 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|