| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » "LAVDI ENVER HOXHĖS pushtojnė Gjirokastrėn |
| Postuar mė datėn: 2008-10-04 18:04:22 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė 1991-shin u quajt diktator, por duket se 17 vjet mė pas, njerėzit kanė filluar tė ndryshojnė mendje. Nė prag tė 100-vjetorit tė lindjes sė Enver Hoxhės, traktet komuniste dhe mbishkrimet nė mure po pushtojnė Gjirokastrėn.
Shkruan: Entela Bani
THIRRJA/ Partia Komuniste nė Gjirokastėr ka shpėrndarė trakte pėr 100-vjetorin e lindjes sė diktatorit
Nė trakte komunistėt ftojnė pėr tė festuar nė njė ceremoni modeste tė gjithė adhuruesit gjirokastritė
GJIROKASTĖR, 04 Tetor 2008
- Nė 1991-shin u quajt diktator, por duket se 17 vjet mė pas, njerėzit kanė filluar tė ndryshojnė mendje. Nė prag tė 100-vjetorit tė lindjes sė Enver Hoxhės, traktet komuniste dhe mbishkrimet nė mure po pushtojnė Gjirokastrėn. Pėrveē yjeve tė kuq dhe mbishkrimeve Lavdi Enver Hoxhės, qė ditė pas dite po shtohen si kėrpudhat pas shiut, veēanėrisht nė pjesėn muzeale, kėto ditė ėshtė vėnė re ngjitja nė mure e disa thirrjeve qė tė kujtojnė traktet e qė mbajnė pėr firmėtare degėn lokale tė Partisė Komuniste nė Gjirokastėr. Nėpėrmjet tyre, u bėhet thirrje tė gjithė banorėve tė qytetit tė lindjes sė Enver Hoxhės, qė tė marrin pjesė nė ceremonitė qė komunistėt organizojnė nė 100-vjetorin e tij. |
|
Thirrja
Nė 100-vjetorin e lindjes sė figurės sė ndritur, komandantit tonė legjendar Enver Hoxhės, u bėjmė thirrje gjithė bashkėqytetarėve tė tij, bashkėkohėsve, banorėve tė qytetit tė Gjirokastrės, tė rinjve e tė rejave, studentėve dhe nxėnėsve qė e adhurojnė, tė marrin pjesė nė ceremoninė modeste qė Partia Komuniste organizon pėrpara shtėpisė sė lindjes. Janė kėto fjalėt me tė cilėt komunistėt ftojnė komunitetin gjirokastrit tė bėhet pjesė e organizimeve dhe festimeve, tė kthyera tashmė nė njė ritual qė zhvillohet dy herė nė vit nė qytetin e lindjes sė Enver Hoxhės, e para nė 11 prill dhe tjetra nė 16 tetor.
Por duket se ardhja e familjes Hoxha dhe organizimet private nė shtėpinė e lindjes, qė shėrben si muze etnografik, i kanė nxitur edhe mė shumė idhtarėt e figurės sė njeriut qė tani historia shkollore po e quan diktator dhe po ashtu, edhe krerėt e vendit.
Zhvillimet
Hapėsira pėrpara shtėpisė sė lindjes sė Enver Hoxhės nė lagjen Palorto, po kthehet nė vendin ku komunistėt dėgjojnė kėngė kushtuar tij, fjalime dhe po mbajnė fjalėt e rastit. Vazhdimisht ata kanė kėrkuar qė shtėpia e lindjes tė kthehet ashtu si ka qenė, muze i luftės antifashiste. Kėshtu, pėrveē kėrkesės pėr rikthimin e shtėpisė sė lindjes sė Enver Hoxhės nė muze armėsh, sikurse ka ekzistuar deri nė vitin 1991, komunistėt kanė ribėrė publike edhe kėrkesėn tjetėr, qė lidhet me vendosjen e emrit tė tij rrugės qė tė ēon nė lagjen Palorto, ku edhe ka lindur. Madje, ata u shprehen se kjo ēėshtje kaq e rėndėsishme tė zgjidhet me anė tė njė referendumi popullor, ku njerėzit me votėn e tyre do tė vendosin.
Familjarėt
Edhe familjarėt e Enver Hoxhės kanė bėrė kėrkesa tė ndryshme lidhur me njeriun qė prej 17 vjetėsh ka marrė mbi shpatulla emrin diktator. Muajin e kaluar ata kėrkuan shtėpinė e Enver Hoxhės pėr tė festuar nė tė 100-vjetorin e lindjes sė tij dhe pėr tė zhvilluar ceremonitė e rastit. Kėrkesa e familjes Hoxha iu drejtua kryetarit tė bashkisė sė Gjirokastrės, Flamur Bime, i cili e pranoi kėrkesėn e tyre duke u shprehur: Do tė jetė njė ceremoni shumė private dhe familjarėt e Enver Hoxhės, me tė drejtė kanė kėrkuar tė pėrdorin shtėpinė e lindjes sė tij pėr zhvillimin e aktiviteteve nė kuadėr tė 100- vjetorit. Po e theksoj se ky ėshtė njė festim familjar, privat dhe nuk kemi asnjė arsye qė tu mbyllim dyert.
Marrė nga gazeta "Shekulli". |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|