DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHBA dhe vendet kryesore perėndimore mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės
Postuar mė datėn: 2007-04-04 07:29:03 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Nė takimin, dje vonė pasdite, tė Kėshillit tė Sigurimit tė Komeve tė Bashkuara i cili u mbajt me dyer tė mbyllura, kryenegociatori i bisedimeve pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari e arsyetoi propozimin e tij nė dokumentin me tė cilin rekomandon njė Kosovė tė pavarur nėn mbikėqyrje ndėrkombėtare. Gjatė ditėve tė ardhshme KS do tė vendosė nėse do tė dėrgojė njė mision faktmbledhės nė Kosovė, ndėrsa po ashtu kėtė muaj vendet e Grupit tė Kontaktit do tė fillojnė hartimin e njė rezolutė tė re.
"Kjo ėshtė njė ditė e rėndėsishme sepse shėnon fillimin e njė procesi. Nuk do tė thosha se do tė jetė njė maratonė, por megjithatė tė paktėn mund tė jetė njė garė 10 mijė metėrshe vrapimi", tha Ahtisaari, duke paralajmėruar se megjithatė gjėrat nuk do tė lėvizin shpejt.

Nė takim ka folur edhe kryeadministratori i Kosovės, Joakim Ruecker, nė emėr tė presidentit Fatmir Sejdiu, ndėrkaq nga pala serbe, me insistimin e Rusisė, ka folur kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica.

Pas takimit, ambasadori britanik dhe president i Kėshillit tė Sigurimit pėr kėtė muaj, Emyr Jones Parry, tha se tek anėtarėt e Kėshillit kishte njė mbėshtetje tė konsiderueshme pėr pavarėsinė e Kosovės nėn mbikėqyrje ndėrkombėtare. Ai tha se pritet qė shumė shpejt, gjatė kėtij muaji, qeveritė e Britanisė sė Madhe, tė Francės, Gjermanisė, Italisė, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Rusisė tė fillojnė hartimin e njė rezolute tė re. Ai po ashtu tha se ditėve tė ardhshme Kėshilli i Sigurimit do tė vendosė lidhur me idenė e dėrgimit tė njė misioni faktmbledhės tė KS nė Kosovė dhe nė Serbi. Ai parashikoi konsultime tė mėtutjeshme gjatė kėtij muaji, por jo edhe prezantim apo votim tė rezolutės sė re.

Pas mbarimit tė takimit presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu i cili qe i pranishėm por nuk mbajti fjalė nė takimin zyrtar pėr shkak tė kundėrshtimit tė Rusisė, tha se sot ishte njė ditė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn, ndėrsa dokumentin e Ahtisaarit e quajti tė balancuar dhe njė kompromis. Sejdiu tha se ishin shteruar tė gjitha mundėsitė pas 14-15 muajsh bisedimesh dhe se nuk ekzistonte asnjė mundėsi e njė zgjidhje tė negociuar.

"Populli i Kosovės ėshtė nė pritje dhe ai ka tė drejtė tė ketė njė perspektivė tė qartė. Ēdo shtyrje e mėtejme do tė jetė kundėrproduktive", tha presidenti i Kosovės, duke thėnė se Kosova ishte e gatshme tė marrė pėrgjegjėsitė e veta dhe tė bėhet faktor i stabilitetit tė brendshėm dhe rajonal.

I pyetur lidhur me kundėrshtimet e mundshme pėr dokumentin, Sejdiu tha se “donte tė mendonte me qasje pozitive duke shfaqur bindjen se do tė ketė njė vendim dhe marrėveshje nga tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit”.

Ambasadori i Francės, Jean-Marc de la Sabliere vendit me tė drejtė vetoje nė Kėshillin e Sigurimit deklaroi se shtyrja e mėtejme dhe moszgjidhja mė e shpejt e ēėshtjes sė statusit do tė ishte e rrezikshme.

"Nuk do tė thotė se duhet tė nxitojmė e tė miratojmė njė diēka ditėve tė ardhshme, mirėpo nuk duhet edhe tė vonohemi shumė sepse kjo do tė ishte shumė e rrezikshme", tha ambasadori francez. Ai tha se Kosova nuk pėrbėnte njė precedan, por ishte njė situatė specifike dhe se zgjidhja e ēėshtjes sė saj pėrfundonte edhe procesin e shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė.

Kemi tė bėjmė me stabilitetin e Evropės", tha La Sabliere duke thėnė se Rusia po pėrpiqej ta vononte procesin.

Ambasadori amerikan, Alejandro Wolff, e pėrgėzoi Ahtisaarin pėr njė paraqitje gjithėpėrfshirėse dhe shtjellim tė hollėsishėm tė planit para Kėshillit tė Sigurimit. Edhe ai e quajti situatėn nė Kosovė si tė veēantė duke thėnė se dokumenti mbi pavarėsinė ishte opsioni i vetėm i mundshėm.

Wolff tha se kishte nevojė pėr informim dhe edukim tė shtuar lidhur me Kosovėn, tė sqarohej se pse ishte i drejtė dokumenti i Ahtisaarit dhe pse argumentet e Koshtunicės ishin tė gabueshme.

Argumenti i ambasadorit amerikan ka mundur tė jetė edhe arsyeja e njė deklarimi nga zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit me ē'rast Sean McCormack ka thėnė se Washingtoni po shqyrton propozimin e Rusisė pėr njė mision faktmbledhės nė Kosovė.

"Ėshtė qartė se ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme pėr ta, andaj edhe po shikohet seriozisht kjo dėshirė e tyre pėr njė mision tė tillė faktmbledhės, si do ta ēonte ēėshtjen pėrpara, i cili do tė ishte mandati specifik i Kėshillit nė njė mision tė tillė, si dhe kur do tė realizohej”, tha zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit.
Kryeministri i Serbisė Vojislav Koshtunica, duke folur para gazetarėve tha se Kėshilli i Sigurimit kishte refuzuar dokumentin e Ahtisaarit. I sfiduar pėr kėtė pohim tė tij, ai nuk e mbėshteti me asnjė argument dhe u gjet nė njė situatė tė padėshiruar kur ju shtrua pyetja se cilat ishin ato vende pėrveē Rusisė, qė nuk u pajtuan me dokumentin ?

Si mund tė kishte refuzim kur nuk u bė ndonjė votim, ishte njė pyetje nė tė cilėn Koshtunica nuk pati pėrgjigje, por vazhdoi me tiradėn e tij ndaj dokumentit dhe Ahtisaarit duke kėrkuar bisedime tė reja dhe ndėrmjetėsues tė ri.

"Ēdo lloj sugjerimi se propozimi ėshtė refuzuar apo se po kėrkohet emėrimi i njė negociatori tė ri ėshtė krejtėsisht i pasaktė. Kjo nuk u pėrmend fare nė asnjė pjesė tė takimit tė Kėshillit tė Sigurimit", tha ambasadori britanik, Emyr Jones Parry.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] BE, SHBA mirėpresin vendosjen e EULEX-it (2008-11-27 10:01:22 nga admin1)
[ Intervista ] Giragosian: Administrata e re nė SHBA do tė modifikojė (kontestojė) planin e BE-sė (2008-11-20 07:10:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėse SHBA vė raketat, ato i vė edhe Rusia (2008-11-11 16:26:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] NATO, SHBA kundėr planit raketor rus (2008-11-06 00:48:10 nga admin2)
[ Opinione ] FITORJA E OBAMĖS NUK ĖSHTĖ VETĖM FITORE E SHBA POR FITORE E KREJT NJERĖZIMIT (2008-11-05 03:17:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA do tė vazhdojė mbėshtetjen pėr Kosovėn (2008-11-04 15:04:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Zgjedhjet e sotme janė historike, cilido qoftė rezultati (2008-11-04 15:01:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosovė, Thaēi pėrshėndet zgjedhjet presidenciale nė SHBA (2008-11-03 15:06:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Marrėveshje SHBA-EU pėr pjesėmarrjen amerikane nė misionin EULEX (2008-10-22 13:32:53 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA janė deklaruar kundėr ēfarėdo ndarje tė Kosovės (2008-10-02 12:17:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Marrėdhėniet me Rusinė, mund tė dėmtohen pėr vite tė tėra (2008-08-14 21:54:55 nga admin2)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster