| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DREJTĖSIA NDĖRKOMBĖTARE NĖ PESHOJĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-07-22 16:34:22 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Ditė historike e drejtėsisė dhe e rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar, do tė ishte ajo, sikur Serbia, tė ishte dėnuar sipas sė drejtės ndėrkombėtare, pėr tė tri gjenocidet e saj, tė kryera nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė (1990-1999), gjė qė kjo do tė nėnkuptonte edhe pėrjashtimin dhe izolimin e saj tė ligjshėm nga Organizta e Kombeve tė Bashkuara, dhe nga tė gjitha organizatat e tjera ndėrkombėtare, derisa tė ishte krijuar dhe, derisa tė ishte njohur nga bashkėsia ndėrkombėtare njė Serbi e tėrėsisht re demokratike dhe progresive, sikurse, dikur, pas pėrfundmit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Gjermania Federale Antifashiste dhe Demokratike me nė krye kancelarėt e saj, Konrad Adenauer, Vili Brant, Helmut Shmit, Helmut Kol etj.
*** Gjithashtu, ditė historike pėr drejtėsinė dhe pėr demokracinė ndėrkombėtare, do tė ishte ajo, kur Serbia proevropiane me nė krye Borsi Tadiqin, do ta njihte de facto dhe de jure Republikėn e Kosovės, ashtu sikurse Amerika, Anglia, Gjermania, Italia, Franca
,etj.
*** Radovan Karaxhiqi u kap, dhe do ti dorėzohet Tribunalit tė Hagės, ashtu sikurse qė ndodhi me rastin e Slobodan Milosheviqit (2001). Mirėpo, me gjithė kėtė sukses tė madh tė forcave tė sisgurisė nacionale tė Serbisė, si rrjedhim i angazhimit dhe i kontributit direkt tė politikės zyrtare tė presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq, ekziston rreziku potemcial nga hakmarrja e ultranacionalistėve ēetniko-fashistė serbė ndaj kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, sikurse nė rastin e vrasjes sė Dr. Zoran Gjingjiqit, i cili e pagoi me kokė faturėn pėr kryerjen e shėrbimeve tė vullnetit tė mirė nė dobi tė humanizmit dhe tė drejtėsisė, me rastin e kapjes dhe tė ekstradimit tė kryekriminelti tė Serbisė, Slobodan Milosheviq Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės.
Pėr tė mos u pėrsėritur repriza tragjike e ish-kryeministrit tė Serbisė, Dr. Zoran Gjingjiq (2003), forcat dhe subjketet liridashėse, humaniste, demokratike dhe paqėsore tė Srbisė, sė bashku me institucionet dhe trupat pėrkatėse tė bashkėsisė ndėrkombėgtare, duhet ta kenė marrė nėn mbikėqyrjen dhe, nėn mbrojtjen direkte dhe tė gjithanshme tė kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, i cili i ka meritat kryesore pėr prangosjen e kriminelit Radovan Karaxhiq nė Beograd, mė 21 korrik 2008.
|
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Ēdo e keqe (krim) e ka edhe fundin e vet, por pasojat e saj lėnė vėrragė tė pashlyeshme si nė kuptimin individual, ashtu edhe nė atė kolektiv tė njė shoqėrie. Mirėpo, pavarėsisht nga fakti se nga shfaqja e sė keqes, nuk mund tė kompensohen dhe, tė sanohen dėmet dhe pasojat e shkaktuara qoftė individit, qoftė kolektivit, e keqja duhet dėnuar me tė gjitha mjetet e mundshme ligjore qoftė nė aspektin e sė drejtės sė brendshme, apo asaj tė jashtme ndėrkombėtare. Pavarėsisht nga rrethanat e krijuara tė vonesės absurde (tė fshehjes dhe tė mbrojtjes sė keqes qoftė nga inidividėt, grupet e caktuara, apo nga vetė shteti, siē ishte nė kėtė rast Serbia dhe vetė serbėt, tė cilėt, si rrjedhim i paranojės kolektive nacionalshoviniste serbe, qe 13 vjet i kanė mbajtur tė fshehur kriminelėt e luftės gjenocidale serbe nė Bosnjė, Radovan Karaxhiqin dhe gjeneralin Ratko Mlladiq), tė bėrė me qėllim, apo pėr interesa tė ndryshme politike a materiale pėrfituese, kryerja e krimeve tė luftės dhe e gjencidit, sipas rregullave dhe normave tė sė drejtės ndėrkombėtare, sankcionohet dhe cilėsohet si vepėr e rėndė penale juridike ndėrkombėtare, pa marrė parasysh se, nė ēfarė kohe ėshtė kryerė, dhe ku ėshtė kryerė, ajo nuk parashkruhet si e tillė, por ėshtė e dėnueshme si nga gjyqet vendore, ashtu edhe ato ndėrkombėtare.
Prandaj, mbi kėtė bazė ligjore tė drejtėsisė dhe rendit pozitiv juridik ndėrkombėtar, duhet tė ndėrshkohen penalisht edhe kriminelėt ēetniko-fashistė serbė Radovan Karaxhiq, gjenrali Ratko Mladiq, Vojislav Shgeshel, si dhe tė gjithė kriminelėt e tjerė serbė dhe malazezė, qė kanė kryerė krime lufte dhe gjenocidi nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė nė emėr tė rikrijimit dhe tė rizgjerimit tė Serbisė sė Madhe, dhe, nė emėr tė mbrojtjes sė ortodoksizmitPRAVOSLAVLJE, qė nė esencė, tė dyja kėto koncepte politiko-shtetėrore-kishtare-nacionale serbe, kanė njė kuptim dhe njė pėrmbajtje tė njėsuar- spastrimin etnik, kolonizimin dhe pėrthithjen e territoreve indigjene tė Kroacisė, tė Hungarisė, tė Bosnjės dhe tė Shqipėrisė Etnike (sikur qė, ende ėshtė rasti i Kosovės Veriore/pjesa veriore e qytetit tė Mitrovicės/; i Anamoravės sė kolonizuar: Preshevė, Bujanoc, Medvegjė
etj.).
Ndėshkimi dhe pėrgjegjėsia individuale dhe kolektive shtetėrore e krimeve tė gjenocidit serb dhe tė Serbisė, tė kryera nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė(1990-1999), ligjėrisht nuk janė tė diskutueshme, por politikisht janė tej mase tė politizuara dhe tė problematizuara nga vetė qeveria e Serbisė, e cila, me gjithė kapjen dhe dorėzimin e disa kriminelėve tė saj Tribunalit tė Hagės, kjo, edhe sot, pothuajse, pas dy dekadave tė shkuara (1990-2008) nuk pranon kryerjen e tre gjenocideve serbe nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore pse Serbia i ka fshehur, dhe i ka marrė nėn mbrojtjen e drejtpėrdrejtė 13-vjeēare tė kriminelėve tė saj tė luftės, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq etj.
Gjithashtu, qeveria serbe, mbėshtetet nė logjikėn etike dhe nė drejtėsinė ndėrkombėtare, se nuk ka kryerė kurrfarė krimesh gjenocidi individual, grupor as kolektiv nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, sepse, deri tani as Tribunali Ndėrkombėtar i Hagės pėr ish-Jugosllavinė, as Gjykata Ndėrkombėtare e Kombeve tė bashkuara, as gjykatat pėrkatėse tė BE-sė, ende nuk e kanė sanksionuar ligjėrisht, sipas sė drejtės ndėrkombėtare, gjenocidin kolektiv tė Serbisė, tė kryerė nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė.
Nė vend se Serbia tė ndėshkohej penalisht pėr tė tre gjenocidet e saj nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė(1990-1999) sikurse Gjermania naziste e Hitlerit nė Gjykatėn e Nyrnbergut (1945), ajo, nė mėnyrė joligjore, u amnistua nga bashkėsia ndėrkombėtare, duke u liruar nga pėrgjegjėsia e saj kolektive shtetėrore. Ky ėshtė motivi kryesor juridiko-etik pse Serbia qe 20 vjet e mohon veprėn e saj gjenocidale, tė kryerė nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, dhe pse, qe 13 vjet i ka strehuar, duke e marrė nė mbrojtje Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mladiqin.
Po ashtu, zvarritja e deritashme e moszėnies sė Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit, ėshtė bėrė, pėr shkak tė llogarisė politike tė qeverisė sė Beogradit lidhur me amortizimin dhe me ngrirjen e statusit politik tė Kosovės qė, edhe pas kryerjes sė gjenocidit tė saj ndaj shqiptarėve, atė ta rikthejė nė rezervatin kolonial tė saj 100-vjeēarė. Mirėpo, ky taktizim i kombinatorikės politike serbe nė favor tė ruajtjes sė sovranitetit kolonial tė Serbisė nė Kosovė, pėsoi avari katastrofike, mė 17 Shkurt 2008, sepse Kosova fitoi subjektivitetin e saj ndėrkombėtar si shtet i pavarur dhe sovran, duke falenderuar njohjes ndėrkombėtare tė Amerikės dhe tė BE-sė (deri tani e kanė njohur mė se 30 shtete tė bashkėsisė ndėrkombėtare).
Ia vlen tė theksojmė se, kjo vonesė e kapjes dhe e dėnimit tė kriminelėve tė luftės gjenocidale tė Serbisė nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, nuk do tė vinte nė shprehje, sikur bashkėsia ndėrkombėtare (OKB-ja e Kofi Annanit) me kohė ta kishte cilėsuar ligjėrisht (duke marrė pėr bazė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe dispozitat e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara) veprėn e dėnueshme gjenocidale kolektive tė Serbisė, tė kryerė nė Bosnjės, nė Kroaci dhe nė Kosovės (1990-1999). Mirėpo, duke qenė se Serbia u rehabilitua nga vepra kolektive e gjenocidit tė saj, kjo, mėpastaj, edhe gjeti vrimat e justifikueshme juridike, qė ta vonojė, dhe ta kontestojė procedurėn ligjore tė Tribunalit tė Hagės, kur ėshtė fjala pėr kapjen dhe pėr ekstradimin e tė gjithė kriminelėve serbė Gjykatės pėrkatėse ndėrkombėtare tė Hagės.
* * *
Masmediat vendore serbe tė Beogradit, dhe ato ndėrkombėtare mėsuan nga Kėshilli pėr Siguri Kombėtare tė Serbisė, se nė mbrėmjen e 21 korrikut 2002 nė Beograd ishte arrestuar krimineli-vrasėsi i Bosnjės Muslimane, ish-kryelideri i Partisė Demokratike Serbe (SDS), dhe ish-kryetari i Republikės Serbe, Radovan Karaxhiq. Pėrhapja e kėtij lajmi brenda disa minutave bėri jehonė tė madhe nė mbarė botėn e civilizuar dhe demokratike.
Kėtė lajm e transmetuan dhe e komentuan pothuajse tė gjitha mjetet e informacionit elektronik, gazetat dhe radiotelevizionet mė tė njohura tė botės (SHBA, EVROPĖ, JAPONI, AUSTRALI, KINĖ ETJ.), ku emėrues i pėrbashkėt i konkluzionit tė tyre vlerėsues ishte: ARRESTIMI I KRIMINELIT RADOVAN KARAXHIQ, ĖSHTĖ NJĖ DITĖ HISTORIKE PĖR DREJTĖSINĖ NDĖRKOMBĖTARE.
Ska dilemė se ky vlerėsim unanim nga mbarė opinioni publik i vendeve dhe i institucioneve relevante ndėrkombėtare, ėshtė i qėlluar dhe pozitiv, kur ėshtė fjala pėr nxjerrjen para drejtėsisė dhe rendit ndėrkombėtar tė kryekriminelit ēetniko-fashist serbomadh, Radovan Karaxhiq (ish-kryetar i Republika Srpska , e cila u krijua nė saje tė agresionit dhe tė gjenocidit serbomadh, tė mbėshtetur direkt nga Beogradi, dhe, sė fundi, tė njohur ndėrkombėtarisht nga bashkėsia ndėrkombėtare, edhe pse krjimi i saj ėshtė nė shpėrputhje flagrante me normat dhe me rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare ngase ėshtė krijuar nė saje tė pėrdorimit tė forcės dhe tė dhunės), cili, sė bashku me gjeneralin Ratko Mladiq, dhe me urdhėrdhėnėsin-komandantin direkt nga Beogradi, Slobodan Milosheviq, e dogji shkrumė e hi Srajevėn, dhe Srebrenicėn e shndėrroi nė humnerė-varrezė massive tė mbi 8000 mijė myslimanėve boshnjakė ( vajza, djemė, fėmijė, gra, pleqė pa dallim moshe) nė emėr tė luftės pėr rikrijimin, pėr rizgjerimin dhe pėr mbrojtjen e Serbisė sė Madhe dhe tė Pravosllavles-Ortodoksizmit, tė projektuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Serbisė, nga Qeveria e Serbisė dhe nga Kisha Ortodokse Serbe (sipas Projekteve dhe Memorandumeve famėkeqe tė Ilia Garashaninit, tė Nikolla Pashiqit, tė Vasa Qubrilloviqit, tė Ivo Andriqit, tė Slobodan Milosheviqit
,etj.).
Duhet tė theksojmė faktin se, tė tri gjenocidet e kryera tė Serbisė nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, janė bėrė nė emėr tė Zotit, tė Mbretit dhe tė atdheuti-(U ime Boga, Kralja i Otadzbine!? Historikisht, qė nga formimi i shtetit serbomadh, ėshtė njohur kjo parullė demagogjike, mashtruese dhe hipokrite, sepse nė thelb nuk ka tė bėjė as me Zotin, as me atdheun, por vetėm me interesat e mbrojtjes sė mbretėrėve dhe tė popullit serb, me qėllim qė, kufijtė dhe sundimin e Serbisė sė Madhe, ti shtrinte nė territoret e vendeve fqnijeve (Kroacia, Bosnja, Hungaria, Kosova, pėrkatėsisht Shqipėria Etnike).
U zu Radovan Karaxhiqi, sė shpejti, do tė zihet edhe gjenerali, Ratko Mladiq, mirėpo, nė kėtė rast, shtrohen kėto dy pyetje tė pashmangshme dhe tė logjikshme:
(1) Athua, pas dėnimit tė merituar tė trios kriminele: Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq dhe Vojislav Sheshel etj., a do tė ketė marrė fund pėrgjithmonė, edhe zbatimi i politikės dhe i praktikės kolonialiste - gjenocidale serbomadhe ndaj vendeve fqinje siē janė Kroacia, Bosnja, Vojvodina, Kosova dhe Anamorava?
(2) A do tė vijė nė shprehje korreksioni i paranojės politike kolektive kishtare dhe shtetėrore, se Serbia dhe serbėt (pas kryerjes sė tre gjenocideve tė fundit nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė gjatė viteve 1990-1999 tė decades sė fundme tė shekullit XX), kurrė mė nė historinė e tyre, nuk do ta gėnjejnė dhe, nuk do ta mashtrojnė vetėvetėn, as Evropėn, as Rusinė, as Amerikėn, e as mbarė botėn, se luftėrat e tyre pushtuese me karakter dhe me pėrmbajtje koloniale dhe gjenocidale janė nė funksion tė mbrojtjes sė identitetit tė Serbisė, tė Ortodoksizmit, tė vlerave tė civilizimit, tė rendit, tė demokracisė dhe tė drejtėsisė evropiane dhe ndėrkombėtare?
Fatkeqėsisht, me gjithė, kapjen e djeshme tė kriminelit Radovan Karaxhiq, dhe, ndoshta, nesėr tė kapjes sė kriminelit Ratko Mladiq, kjo nuk do thotė se, Serbia ėshtė demokratizuar dhe liruar nga recidivat e politikės sė ultranacionalizmit, tė racizimit dhe, tė neokolonializmit ndaj vendeve dhe popujve fqinj siē janė Kroacia, Bosnja dhe Kosova. Kėtė konstatim tonin e provon edhe politika zyrtare e qeverisė dhe e parlamentit tė Serbisė, e cila nė saje tė Kushtetutės (2006), tė rezolutave dhe tė vendimeve nė fuqi, e mohon statusin e pavarėsisė sė Kosovės.
Veē kėsaj, si kundėrpeshė diplomatike bashkėsisė ndėrkombėtare (nė veēanti kundėr Amerikės dhe BE-sė), dhe si kundėrpėrgjigje faktike dhe juridike Kosovės sė pavarur shqiptare, Serbia sė bashku me Kishėn Ortodokse Serbe kanė formuar Republikėn e Re Serbe (sipas modelit gjenocidal tė Republika srpska tė Bosnjės sė ish-kryetarit tė saj, Radovan Karaxhiq), duke e shkėputur Mitrovicėn Veriore, pėrkatėsisht Kosovėn Veriore nga tėrėsia territoriale, gjeopolitike, administrative dhe shtetėrore e Republikės sė Kosovės.
Ska dyshim se, politika zyrtare e Serbisė me nė krye presidentin e saj proevropian, Boris Tadiq, do tė dėshmojė nė sy tė botės se, e meriton, qė tė jetė pjesė e Evropės demokratike dhe integruese, vetėm atėherė pasi ta ketė fituar luftėn pėrfundimtare mbi forcat ultranacionaliste dhe nacionalsocialiste nė Serbi (siē janė nacionalsocialistėt e SPS-it tė Slobodan Milosheviqit, pėrkatėsisht tė Ivica Daēiqit, i cili, nė cilėsinė e ministrit tė Brendshėm tė Policisė, dhe nėnkryetar i Serbisė, me rastin e kapjes sė Radovan Karaxhiqit nė Beograd, mė 21 korrik 2008, ka deklaruar se, forcat policore tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė nuk kanė marrė pjesė nė zėnien e tij; siē janė forcat radikale ēetnike tė Vojislav Sheshelit, pėrkatėsisht tė Tomislav Nikoliqit etj.), si dhe, pasi ta ketė njohur Republikėn e Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran, ashtu sikurse qė e njohėn Amerika dhe BE-ja.
Ndryshe, vetėm zėnia dhe ekstradimi i kriminelėve tė luftės (Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq etj.) Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, nuk ėshtė dėshmi e mjaftueshme (as de facto as de jure) e politikės zyrtare proevropiane tė Boris Tadiqit dhe, tė aleatėve tė tij tė koalicionit, se Serbia ėshtė pėrshėndetur pėrfundimisht me politikėn dhe me praktikėn regressive anticivilizuese, antidemokratike, kolonialiste dhe gjenocidale tė Serbisė sė Madhe ndaj shteteve fqinje nė Ballkan (Kroacia, Bosnja, Kosova, Anamorava).
_____________________
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|