DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Fjala e mbrojtjes sė Mr.Ukshin Hotit - para gjyqit serb, mė 29.09.1994
Postuar mė datėn: 2008-05-01 14:57:07 nga admin4 :: Kategoria: Histori
Pjesa e Parė

GJYKATA E QARKUT - PRIZREN

Mr. UKSHIN HOTI: ” Mė ka arrestuar policia e Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės shqiptare tė Republikės sė Kosovės (lexo-LDK-sė). Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka qenė frika irracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare se me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme.



Ky edhe ėshtė shkaku i vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi, pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund tė qėndrojnė absolutisht ..."

* * *

Mendoj se ėshtė nė interesin tonė, e pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė kėto hapėsira dhe qė s'kemi ndonjė atdhe tjetėr, qė:

1. Republika e Serbisė ta njohė edhe de jure dhe jo vetėm de facto Republikėn e Kosovės.

2. Qė Republika e Kosovės ta kryejė mė nė fund formimin e organeve tė veta shtetėrore.

3. Qė Republika e Serbisė t'i lirojė nga burgu tė gjithė tė burgosurit politikė, sidomos ushtarėt dhe oficerėt e Republikės sė Kosovės.

4. Qė Republika e Kosovės t'i njohė si tė vetėt dhe t'i qaset seriozisht marrjes sė pėrgjegjėsisė shtetėrore duke i riorganizuar dhe organizuar ato shėrbime (policinė dhe ushtrinė) nė pajtim me rendin demokratik tė shtetit tė saj.

5. Qė organet kompetente tė Republikės sė Shqipėrisė t'i shqyrtojnė edhe njė herė vendimet e tė burgosurve politikė dhe qė t'i lirojnė mė nė fund nga burgu. Mendoj se ėshtė plotėsisht e pakuptimtė tė mbahen njerėzit nėpėr burgje vetėm pėr shkak se i takojnė njė kohe tjetėr. Nėse janė gjykuar se kanė mundur eventualisht qė tė ndikojnė nė lėvizjet politike tė kohės sė sotme, atėherė pėr ē'drejtim tė atyre lėvizjeve bėhet fjalė vallė, kur njė regjim demokratik nuk mund tė hapė njė diskutim tė lirė dhe tė pėrgjegjshėm pėr ēėshtjet thelbėsore tė kombit?

6. Shqiptarėt e krishterė ortodoksė janė ndėr pjesėt mė tė arsimuara tė kombit shqiptar. E kanė kishėn e vet autoqefale tė cilėn e ka themeluar shumė i pėrndershmi Fan Noli. Inteligjencia shqiptare e kėtij konfesioni ėshtė tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka kontribuar dhe vazhdon tė kontribuojė nė ndėrtimin e kombit shqiptar. Ata kanė tė drejtė dhe detyrė qė ta artikulojnė disponimin e vėrtetė tė pjesėtarėve tė thjeshtė tė bashkėsisė sė vet fetare qė janė ndjerė gjithmonė si shqiptarė dhe jo si grekė, ashtu siē ėshtė e drejta e tyre qė t'i shprehin lirisht bindjet dhe ndjenjat e tyre nga pozitat e pėrkatėsisė sė tyre nacionale nė raport me tė gjithė popujt tjerė qė i pėrkasin kishės sė krishterė lindore. Njė gjė e tillė nuk i bėn mė pak shqiptarė se ē'janė nė realitet. Pėr kėtė shkak diskutimet politike midis shqiptarėve, jo vetėm nė Shqipėri, duhet tė lirohen nga mosbesimet nė baza tė tilla. Shqiptarėt janė komb evropian dhe s'mund t'ia lejojnė vetes luksin e tė shprehurit nė trajtė despotike aziatike.

7. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve shqiptare nė njė shtet duhet tė jetė parakusht pėr ēfarėdo rregullimi tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ky bashkim duhet tė bėhet nė bazė nacionale dhe jo religjioze. Mundėsisht me rrugė institucionale. Prandaj njohja edhe de jure dhe konstituimi i plotė i Republikės sė Kosovės ėshtė njė akt me rėndėsi tė shumėfishtė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė situatės nė kėtė pjesė tė Evropės, sepse bashkimi i popullit shqiptar ėshtė e drejtė e tij historike, imperativ i kohės, dhe fundja, ėshtė fati i tij historik. Popullit shqiptar i duhet tė ndeshet me fatin e tij personal politik dhe pa kurrfarė dyshimi, nė ēfarėdo mėnyre qoftė, ai kėtė do ta bėjė.

8. Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar mendoj se duhet tė jetė Prizreni. Kjo i takon historikisht kėtij qyteti, ndėrsa i pėrgjigjet edhe gjeografikisht, pasi qė gjendet nė qendėr tė trojeve shqiptare.


----------------------------------------------------

Zonja kryesuese e gjyqit,
Tė nderuar zotėrinj tė kolegjit gjykues!

Njeriu nganjėherė, edhepse mund tė gjendet nė njė situatė specifike, mund tė dojė tė bėjė njė gjė normale, e cila pikėrisht sepse ėshtė normale, nė njė situatė tė tillė specifike mund tė duket si e ēuditshme. Kėshtu p.sh. unė, ndonėse tani prej meje nuk pritet njė gjė e tillė, nė situatėn e dhėnė, mė duhet t'i shfaq respekt institucionit gjyqėsor tė fjalės sė mbrojtjes. Nuk e di se kur ėshtė futur ajo pėr herė tė parė dhe pėr ēfarė shkaku, qė t'i ofrojė tė pandehurit mundėsi tė vėrtetė pėr mbrojtje apo qė t'i ofrojė gjyqit justifikimin e nevojshėm pėr verdiktin. Nuk e di nėse ėshtė njė institucion vetėm formal apo edhe efikas, apo edhe njėra edhe tjetra, po unė megjithatė dua t'i shfaq respektin, sepse kam pėrshtypjen sikur nė atė raportin pėrjetėsisht tė pasqaruar midis shoqėrisė dhe individit, d.m.th. individit tė cilin shoqėria e ka thirrur nė pėrgjegjėsi pėr shkak tė veprimeve tė tij tė menduara apo tė realizuara (gjyqi nganjėherė pėr shkaqe preventive gjykon edhe pėr "mendime" tė cilat i cilėson si veprime); nė atė raport nė tė cilin individi pavarėsisht nga avoketėrit e tij dhe nga mbrojtja, pavarėsisht dhe nga bindjet, nga motivet dhe nga veprimet e veta, por edhe sė bashku me to, megjithatė ndodhet plotėsisht i vetėm pėrpara shoqėrisė, nė kėtė raport, institucioni i fjalės sė mbrojtjes fut njėfarė imazhi iluzor apo pėrshtypjen se nė njė periudhė tė caktuar kohe drejtėsia dhe e drejta mund tė puqen dhe tė bėhen njė. Nė jetėn praktike e drejta dhe drejtėsia rrallė ndonjėherė ndodh qė tė puqen, por qoftė edhe si iluzion, duke i dhėnė individit mundėsinė qė tė flasė, tė thotė, tė shprehet dhe tė vlerėsojė, tė mbrohet apo tė sulmojė, ajo njėkohėsisht i ofron mundėsinė qė tė besojė se po i drejtohet drejtėsisė dhe jo vetėm sė drejtės. Individi atėherė mendon se mund tė ndikojė jo aq nė vendimin eventual tė gjyqit, sa nė kompleksitetin e rrethanave dhe tė situatave qė mund t'i shkaktojnė gjykimet. Nė kėtė mėnyrė shpresa paraqitet si esenca e vetė iluzionit, ndėrkaq edhe filozofėt e lashtė kanė vėnė re se tė shpresosh edhe atėherė kur do tė thotė vetėm tė jetosh, ėshtė gjė e bukur dhe e madhėrishme.

Nė anėn tjetėr mėsojmė se gjyqi ėshtė njė institucion juridik i shoqėrisė me anėn e tė cilit shoqėria e mat peshėn e konfrontimit tė individit me normat pozitive juridike, dhe nė pajtim me vlerėsimin e vet pėr lėndimin e kėtyre normave ia shqipton individit masat mbrojtėse tė vlerave sunduese tė shoqėrisė nė formėn e dėnimit apo tė shkarkimit nga faji. Nėse ėshtė kėshtu, ndėrkaq duket se ėshtė kėshtu, gjyqi atėherė paraqitet edhe si instrumenti kryesor i shoqėrisė sė civilizuar, d.m.th., i shoqėrisė qė do ta mbajė veten dhe s'do tė lejojė qė tė bjerė nė nivelin e totalitarizmit primitiv, pėrkatėsisht, atij primitiv-modern. Ai atėherė paraqitet detyrimisht jo vetėm si instrument i efikasitetit tė pushtetit politik tė shoqėrisė por edhe si indikator i dinjitetit tė tij. Institucioni i fjalės mbrojtėse e forcon kėtė dimension tė gjyqit dhe tėrthorazi edhe tė shoqėrisė. Sepse nė masėn qė njė shoqėri i respekton njėsoj edhe formėn edhe pėrmbajtjen e pushtetit tė vet politik, po nė atė masė ajo paraqitet si shoqėri politikisht dinjitoze (degnity society), ndėrsa juridikisht legale dhe legjitime. Prandaj institucioni gjyqėsor i fjalės sė mbrojtjes duket si njė institucion serioz, i cili, edhe kur ėshtė vetėm formal, ka tė bėjė me dinjitetin e gjyqit si njė institucion politiko-juridik.


Deklarata politike dhe disa shkrime analitike tė Mr. Ukshin Hotit, tė cilat prokuroria dhe gjykata serbe i ka marrė si prova materiale nė gjyqin kundėr tij!!

-----------------------

Nė kuadėr tė kėtyre parametrave tė tillė tė shtruar parimorė , unė, me lejen e kėtij gjyqi, do ta shfrytėzoj kėtė tė drejtė pėr tė provuar pėrgjigjen nė pyetjen:

Pėrse po gjykohem nė tė vėrtetė

Duke e shtruar kėtė pyetje nė kėtė formė, nuk e kam pėr qėllim t'i pėrmbys ato qė thashė pak mė parė lidhur me funksionin e dinjitetit tė gjyqit por vetėm t'i nėnvizojė ato momente kyēe lidhur me kėtė gjyq nga tė cilat vetė gjyqi do tė mund t'i nxjerrė konkluzionet e duhura lidhur me mua, por lidhur edhe me vetė gjykimin. Do tė mbrohem me tė vėrtetėn, dhe pasiqė ajo nuk ka tė bėjė vetėm me mua por dhe me gjithė kontekstin e situatės politike nė tėrėsi, do tė provoj qė tė veēoj atė qė ka tė bėjė me mua dhe qė nė tė vėrtetė si juridikisht, ashtu dhe politikisht, paraqitet si plotėsisht e paqėndrueshme:

1. Duke e trajtuar ēėshtjen nga ky aspekt, gjatė gjykimit tė gjertanishėm u bė plotėsisht e qartė, ose sė paku ėshtė dashur qė tė jetė plotėsisht e qartė, se aktakuza tė cilėn Z. prokuror nė emėr tė Republikės sė Serbisė ka denjuar ta ngritė kundėr meje ėshtė absolutisht kontradiktore dhe e paqėndrueshme. Ajo niset nga aspekti i mosnjohjes juridike tė Republikės sė Kosovės, qė do tė thotė nga aspekti i ndarjes teorikisht tė paqėndrueshme tė formės nga pėrmbajtja. Sė paku filozofėt, qė nga antikiteti e kėtej, nuk e bėnė dot kėtė esencialisht. Ndėrkaq nė praktikėn e marrėdhėnieve politike midis shtetesh, por edhe nė praktikėn e veprimtarisė se brendshme tė vetė shtetit, kjo ndarje, ndonėse nė esencė vetėm nė dukje, shfaqet si plotėsisht reale. Vetė ky gjykim, ashtu si ēdo gjykim politik nė pėrgjithėsi, pėrpiqet qė tė duket sikur nuk ka asnjė lidhje me politikėn, qė do tė thotė pėrmbajtje, por vetėm me tė drejtėn, qė pėrfaqėson formėn. Nė praktikėn e marrėdhėnieve midis shtetesh janė plotėsisht tė mundshme situatat kur shtetet e njohin njė shtet vetėm de facto d.m.th. faktikisht, por jo edhe de jure d.m.th. juridikisht. Zakonisht ajo e para, d.m.th. njohja faktike, i paraprin sė dytės, d.m.th. njohjes juridike tė njė shteti. Hė pėr hė do tė merremi vetėm me kėtė aspekt tė kėsaj ēėshtjeje pėr tė treguar dhe pėr tė provuar se aktakuza e ngritur kundėr meje ėshtė plotėsisht e paqėndrueshme, sepse ėshtė nė kundėrthėnie me pėrmbajtjen politike, ndėrsa me kėtė edhe me formėn juridike, por fillimisht do tė vazhdojmė me shkoqitjen e tezave juridike tashmė tė pranuara e tė pranueshme nga tė gjithė. Nė tė vėrtetė, janė tė njohura rastet e "permanencės" por vetėm pėr njė periudhė tė caktuar kohe, tė shtetit tė njohur de facto. Kėto raste kanė pėrfunduar rėndom me ndonjė ndryshim tė brendshėm nė shtetin e njohur de facto, me ndryshimin e rrethanave tė jashtme ose me pranimin e kushtėzimeve tė paraqitura nga ana e saj tė cilat do ta mundėsonin vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me tė. Me fjalė tė tjera, tė gjitha kėto raste zakonisht pėrfundojnė edhe me njohjen de jure tė shtetit tė dhėnė.

Ju tė gjithė e dini se Republika e Kosovės ekziston; se ndodhet nė procesin e krijimit tė institucioneve vetjake, dhe mund tė pohoj se Republika e Serbisė de facto e njeh. Asnjėherė nuk kam pohuar se unė jam i pari dhe i vetmi qė e kam kėrkuar atė. Kontributi im nė lindjen e Republikės sė Kosovės konsiston nė dhėnien nė atė kohė tė arsyetimit komplet dhe definitiv politik pėr nevojėn e konstituimit tė saj nė suazė tė RSFJ-sė sė atėhershme. Kėtė e kam bėrė vetė dhe plotėsisht i pavarur nga tė tjerėt, pėr tė cilėt madje as qė kam ditur se kanė punuar rreth kėsaj ēėshtjeje. Edhe atėherė edhe tani kanė ekzistuar dhe ekzistojnė tendenca tė fuqishme qė tė minimizohet ose qė tė mohohet plotėsisht kontributi im pėr kėtė ēėshtje. Mirėpo, pasiqė argumentimi politiko-teorik i njė intelektuali politik tė madh nė asnjė mėnyrė s'mund tė ishte i njėllojtė me argumentimin e njė linguisti qė merret me studimin e zanoreve tė patheksuara nė njė fjali, tė njė sociologu qė shtirej si politikolog ngaqė e kishte studiuar Makiavelin ndėrkaq nuk e kishte vėnė re asnjėherė se pikėrisht ai pėrfaqėsonte paraardhėsin e mendimit politik modern negativ dhe jo pozitiv, d.m.th. tė njė politike tė konceptuar si cinizėm tė zhveshur prej ēfarėdo morali, tė njė historiani qė kurrė nuk e kishte kuptuar ndėrlikueshmėrinė e politikės ndėrkombėtare, kėshtuqė botėn e reduktonte nė kombin vetjak, i cili nė kėtė mėnyrė ekziston nė zbrazėsinė e vet, pra, pasiqė nuk ėshtė e mundur nė asnjė mėnyrė qė tė anashkalohen apo tė mos merren parasysh faktet qė pastaj do t'u bien nė kokė, me kohė tendenca tė tilla u bėnė plotėsisht kundėrproduktive dhe tė dėmshme. Unė do tė mund tė gjendesha sė bashku nė tė njėjtėn birucė tė burgut edhe me njė ēoban, por do tė ishte gjė absurde dhe e marrė po tė barazohej vlera e njė ēobani me atė tė njė politikani nė luftėn politike pėr republikėn, nė ēfarėdo lufte politike dhe pėr cilėndo ēėshtje. Ndėrkaq tendenca tė tilla pėr fat tė keq kishte mjaft, dhe s'ishin ato vetėm shprehje e synimeve pėr tė mė poshtėruar nė zemėrim e sipėr por kryesisht ishin shprehje tė njė prepotence. Tė tillėt ndjeheshin aq tė ngrefosur e tė vetėmjaftueshėm sa qė nuk e vinin dot re atė qė ishte qenėsore nė afėrsinė e tyre. Mirėpo kjo i pėrket sė shkuarės dhe nuk ka mė ndonjė rėndėsi, por kanė mbetur si tė rėndėsishme dy fakte vijuese: e para, se jam njėri ndėr themeluesit e Republikės sė Kosovės, dhe e dyta, se jam nxitėsi, themeluesi dhe bartėsi i mendimit tė ri politik nė Republikėn e Kosovės.

Lidhur me faktin e parė prokurori publik mė akuzon se kam dashur ta ndaj me anė tė dhunės Kosovėn nga Republika e Serbisė. Pasiqė Republika e Serbisė, e njeh de facto Republikėn e Kosovės, unė nuk po akuzohem pėr ndarjen e saj nga Serbia, sepse kjo tek e fundit pėrbėn cakun e gjithė alternativės politike shqiptare nė Kosovė, por vetėm pėr mėnyrėn e realizimit tė kėtij qėllimi (d.m.th. me anė tė dhunės). Rrjedha e gjertanishme e gjykimit ndėrkaq e vėrtetoi se kjo gjė nuk qėndron dhe as qė dua qė, hė pėr hė, tė merrem me kėtė ēėshtje. Mirėpo dėshiroj t'ia tėrheq vėrejtjen gjyqit tė nderuar pėr njė varg rrethanash tė cilat sipas meje janė qenėsore pėr vlerėsimin e kėtij rasti.

a) Pėr herė tė parė, d.m.th. me 1982, kam qenė i dėnuar sipas nenit 114 tė LPJ me katėr vjet burg. Ky dėnim pastaj ėshtė ndryshuar sipas nenit 133, alinea 1 tė LPJ dhe ėshtė ulur nė 3,5 vjet burg tė cilat i kam mbajtur nė tėrėsi nėpėr burgjet hetimore tė RSFJ-sė sė atėhershme. Pėrveē vitit 90-91, (gjithsejtė njė vit) gjer te ky arrestim i fundit, gjatė gjithė kohės kam qenė plotėsisht i izoluar dhe i ostracizuar nė fshatin tim tė lindjes. Pra, i kam mbajtur mė shumė se l2 vjet burg e jo vetėm 9 vjet, sa mu dhanė nė gjykimin e parė. Shteti e di se kjo gjė ėshtė e vėrtetė, ashtu siē i di dhe mekanizmat me tė cilėt e ka arritur njė gjė tė tillė. Zaten kam pasur mundėsi edhe ta ndėrpres atė izolim, por me ēmimin e lėndimit tė integritetit tė personit tim ose me ēmimin e braktisjes sė vendit tim. Nuk kam dashur ta bėj as njėrėn dhe as tjetrėn, dhe nė kėtė mėnyrė kam vepruar ashtu siē do tė vepronte ēdo njeri normal qė e do vetveten dhe vendin e vet. Shtetit i mbetet radha qė kėtė edhe ta pranojė haptazi dhe jo tė vazhdojė edhe mė tej qė tė mė gjykojė. Me fjalė tė tjera, ky ėshtė gjyqi i katėrt qė po mė bėhet pėr tė njėjtėn ēėshtje, tė cilėn aktakuzat e formulojnė nė mėnyra tė ndryshme, por tė cilėn ata asnjėherė nuk e argumentojnė dot sepse e vėrteta me tė vėrtetė po fshihet.

b) Rrethana e dytė pėr tė cilėn dėshiroj ta tėrheq vėrejtjen ėshtė e lidhur me politikėn e Kosovės. Zaten nė qoftė se Republika e Serbisė e njeh de facto Republikėn e Kosovės, atėherė funksionimi i saj nė formėn e kėtij gjyqi nė territorin e Republikės sė Kosovės ose ėshtė akt marrėveshjeje midis tyre, ose ėshtė akt i dhunimit ndaj kėsaj tė fundit. Nė rastin e parė, d.m.th. nė rast se ky gjyq zhvillohet sipas marrėveshjes sė tyre, gjė qė unė e besoj thellėsisht pėr disa shkaqe tė caktuara, duke e marrė parasysh se ekzistenca e njė marrėveshjeje tė tillė nuk ėshtė shpallur botėrisht por pėrkundrazi, e gjithė politika e tyre zhvillohet sipas shenjės sė armiqėsisė (mbase vetėm nė dukje) atėherė me vetė kėtė fakt ajo bėhet lėndė pėr akuzė pėr shkeljen e ligjeve tė veta mbi tė drejtėn e qytetarėve pėr informim objektiv. Politikisht kjo do tė nėnkuptonte njė manipulim tė thjeshtė me opinionin publik. Se manipulimet e tilla janė fare tė mundshme nuk ka nevojė qė tė provohet nė mėnyrė tė veēantė. Kėtė e pranon madje edhe pionieri i mendimit politik modern qytetar Henry Kissinger, nė librin e tij mė tė ri "Mendja e kombit", nga i cili gazeta "Borba" para njė muaji e gjysmė pati mirėsinė qė t'i pėrkthejė dhe tė na i ofrojė pjesėt mė interesante. Autori shkruan aty se nė Evropėn Lindore nacionalizmi shfrytėzohet nė luftė kundėr komunizmit, ndonėse me kėtė ai nuk na thotė ndonjė gjė tė re sepse njė rregull i tillė ėshtė i njohur tash mė shumė se 200 vjet. Ndėrkaq shteti serb njė pėrvojė tė tillė e ka qė nga viti 1924, kur nė emėr tė kapitalit evropian, sidomos nė emėr tė kompanive vajgurore Britanike, dhe me ndihmėn e pretendentit tė mė vonshėm pėr fronin mbretėror tė Shqipėrisė A. Zogut, e rrėzoi pushtetin demokratik tė Fan S. Nolit, i cili ishte njėri nga intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė tė tė gjitha kohėrave, vetėm pėr faktin se ky mori guxim qė nė parlamentin shqiptar t'i bėjė nderimin udhėheqėsit tė madh tė revolucionit rus, V. I. Leninit, qė kishte vdekur ato ditė. A mos vallė vėrtet e kishte me gjithė mend Evropa, se i pėrndershmi Noli do ta fuste kontrabandė komunizmin nė njė vend qė s'kishte atėbotė kurrfarė klase punėtore, pėrveē njė fshatarėsie tė varfėr, dhe se njė komunizėm i tillė hipotetik do ta rrezikonte Evropėn dhe rendin e saj? Dhe a mos vallė ky mbret, qė nuk ėshtė mė i gjallė, tė jetė nxitur edhe nga ana e nacionalizmit serb qė t'u lajkatohet disa qarqeve tė caktuara evropiane pėr ta marrė prej tyre detyrėn kujdestare tė luftės kundėr komunizmit brenda popullit shqiptar? Duket sikur kėsaj lufte qė nga viti 1981 e kėndej iu bashkua edhe njė pjesė e caktuar e ish nomenklaturės titiste nė Kosovė, dhe duket sikur tė gjithė sė bashku po merren me gjueti shtrigash, sepse nė Kosovė as qė kishte pasur ndonjėherė komunizėm tė mirėfilltė nė aspektin autentik. Dhe nė qoftė se ēdo intelektual i ndershėm duhet shpallur komunist nė mėnyrė qė tė pėrndiqet, tė burgoset e tė gjykohet, atėherė shtrohet pyetja se pėr ēfarė sistemi vallė ėshtė fjala dhe mos ndoshta nėn tė po fshihet njė luftė e organizuar e mafisė kundėr shoqėrisė pasiqė s'mund tė bėhet fjalė pėr njė luftė tė ndytė klasore nė kuptim tė plotė tė fjalės, sepse nuk kishte komunizėm autentik dhe sepse akoma edhe sot nuk ekziston njė klasė punėtore vėrtet e pjekur nė Kosovė.

Ndėrkaq nė rastin tjetėr, d.m.th. nė rast se ky gjykim do tė mund tė quhet si akt i dhunimit ndaj Republikės sė Kosovės, sepse , veē tjerash, po gjykohet njėri ndėr themeluesit e saj, atėherė me kėtė Republika e Serbisė via facti do tė pranonte se ėshtė forcė pushtuese dhe se nė kėtė mėnyrė po sillet sipas kriteresh tė veēanta tė fuqisė pushtuese nė pėrndjekjen, burgosjen dhe gjykimin e qytetarėve lojalė ndaj Republikės sė Kosovės, gjė qė ajo gjithsesi e refuzon duke deklaruar se ligjet e veta po i zbaton njėsoj nė tė gjithė territorin e saj, gjė tė cilėn gjithkush mund ta vėrė re se nuk i pėrgjigjet fare tė vėrtetės.

c) Momenti i tretė pėr tė cilin dėshiroj t'ia tėrheq vėrejtjen kėtij gjyqi ka tė bėjė me sa vijon: siē e dini, nė Kosovė nė vitin 1990 u krye Revolucioni Demokratik. Njė revolucion i tillė nuk u bė nė Serbi sepse ajo ndryshimet demokratike nė shoqėri i akceptoi me rrugė institucionale, atėherė kur e shpalli veten si vend me sistem shumėpartiak, me ē'rast e vuri nė jetė edhe parlamentin. Pėr dallim nga ajo, nė Kosovė u krye Revolucioni Demokratik. Unė gjithashtu kam qenė njėri ndėr aktorėt e tij kryesorė. Kam qenė intelektuali i parė i sėrės sime qė hapur dhe publikisht jam shprehur nė favor tė sistemit shumėpartiak. E kam bėrė kėtė nė artikullin qė u botua me titull "Gishti i trashė i vėllait tė madh" nė Alternativa nr. 5, 1990, nė Lubjanė, ndonėse ai artikull ishte dėrguar pėr botim nė revista tė tjera qysh nė fillim tė vitit 1989. Ai ishte shkruar nė formė tė pėrgjigjes ndaj disa sulmeve kundėr meje nė revistėn "Intervju" tė Beogradit, dhe nė gazetėn "As" tė Sarajevės. Pėr mė shumė se njė vit e gjysmė artikulli u lexua nėn dorė nė tė gjitha qendrat e mėdha tė RSFJ-sė sė atėhershme, sepse ua dėrgoja pėr botim. Nuk deshėn qė ta botonin me kohė pėr shkak tė pėrparėsisė sė disa forcave tjera politike qė pretendonin tė stoliseshin me tė, por, natyrisht, pa pasoja politike apo penale pėr ta. Ndėrkaq orientimi im pėr ndryshime demokratike pėrbėnte njė rrjedhim logjik tė shkaqeve pėr tė cilat kisha qenė i burgosur mė 1981, me njė besim plotėsisht tė sinqertė se nė kėtė mėnyrė do tė mund ta shpėrtheja izolimin dhe bllokadėn mizore qė mu kishte imponuar pėr nėntė vjet me radhė. Disa funksionarė tė lartė tė nomenklaturės sė atėhershme intelektuale komuniste, tė cilėt nė ndėrkohė u bėnė edhe funksionarė tė tė ashtuquajturės nomenklaturė demokratike, mė vonė, nė mėnyrė fare tė paturpshme, kėtė izolim dhe kėtė ostracizėm e quajtėn "vetizolim" dhe "autobllokadė".



Pastaj mė vonė, nė njė fjalim posthum funeral, tek varri i njėrit prej kushėrinjve tė mi, Halim Hoti, tė vrarė me parullėn e lirisė dhe tė demokracisė nė gojė (prej katėr tė vrarėve nė Brestovc, tre ishin tė afėrm e tė njohur tė mi) kėrkova qė tė fillonte dialogu pėr rirregullimin demokratik tė shoqėrisė. Pas njė kohe tė caktuar ky dialog edhe do tė fillonte, me vizita zyrtarėsh nėpėr disa fshatra, me braktisjen e LK dhe LSPP-sė sė atėhershme etj., dhe me anėtarėsimin masiv nė LDK. Ky fjalim mė vonė do tė inkorporohej dhe do tė botohej nė kuadėr tė artikullit tim tė njohur me titull "Bėje ose vdis" (Rev. "Fjala" nė dy numra, shkurt 1992). Artikulli ishte i rėndėsishėm pėr faktin se vinte nė spikamė thelbin e vėrtetė tė gandizmit, duke marrė parasysh se artikujt e deriatėhershėm gazetareskė lidhur me kėtė fenomen i fyenin kujtimet e mia pėr miqtė dhe tė njohurit e mi tė ndjerė nga India, ish-bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Mahatma Gandit si Xhai Prakash Narajan dhe Xhagxhivan Rami, ashtu si dhe njohuritė e mia mbi atė problem. Thėnė shkurt, asnjė histori objektive e demokracisė moderne nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri (sipas disa tė dhėnave tė pavėrtetuara, viktima e pestė e masakrit nė fshatin Brestovc, KK Rahovec, ishte nga Shqipėria) nuk mund tė shkruhet pa i pėrmendur ato viktima, (ishin martirėt e parė tė demokracisė nė Kosovė), as dhe duke iu shmangur emrit dhe veprės sime. Nėse ėshtė kėshtu puna , dhe nė tė vėrtet ajo ėshtė e tillė, pavarėsisht nga fakti se kjo edhe mė tej po tentohet pėr tu relativizuar, madje edhe pėr tu mohuar, dhe pavarėsisht nga lufta qė ėshtė zhvilluar kundėr meje pikėrisht nga ana e atyre prej tė cilėve pritej mbrojtja ime, atėherė nė mėnyrė fare legjitime shtrohet njė pyetje mbi pyetjet: zaten, nėse ky gjyq ėshtė ēėshtje e marrėveshjes midis dy palėve, dhe sipas tė gjitha gjasave duket se ėshtė, atėherė shtrohet pyetja nėse orientimi i tyre pėr demokraci ėshtė i vėrtetė apo i rremė. Ndėrkaq nėse ky gjyq ėshtė njė ēėshtje qė i takon vetėm njėrės palė, cilat janė vallė ato forca politike qė dėshirojnė nulifikimin, d.m.th. zhdukjen e arritjeve tė Revolucionit Demokratik si dhe tė zhvillimeve demokratike nė Kosovė, qoftė dhe nėn hipotezėn e thėnė hapur se LDK-ja ėshtė vetėm njė reflektim, apo edhe mė keq, vetėm njė bisht i SPS-sit serb? Dihet tashmė se ato duhet matur edhe me vitet e jetės, edhe me sasinė e djersės dhe tė gjakut, edhe me mundėsitė e humbura, edhe me shkallėn e vetėdijes politike tė njerėzve konkretė, siē jam edhe unė vetė. Dhe nėse ėshtė kėshtu, ndėrkaq sipas tė gjitha gjasave duket se ėshtė, si ka mundėsi atėherė qė institucione tė ndryshme tė Evroamerikės, tė cilat dinė tė ngrenė zėrin edhe pėr gjėra mė pak tė rėndėsishme nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut, nė rastin tim reagojnė vetėm formalisht, vetėm sa pėr tė larė gojėn, ndonėse edhe vetė gazetat konfirmojnė se qė prej shumė kohėsh jam njė temė tabu. Pėrse jam temė tabu? Dhe kujt i pengoj nė tė vėrtetė? Nuk do t'i elaboroj mė tutje kėto pyetje. Vetėm do tė konstatoj se ėshtė vėrtetė njė gjė e pikėllueshme tė krijosh shtriga artificiale dhe pastaj t'i shpallėsh ato si reale. Nuk mund tė ketė kurrfarė shtrigash aty ku ato nuk janė dhe ku objektivisht nuk mund tė jenė. d) Gjyqit tė nderuar do t'ia tėrheq vėrejtjen edhe pėr momentin e katėrt dhe tė fundit qė ka tė bėjė me kėtė gjykim. Zaten, nėse unė si i pandehur para kėtij gjyqi ngul kėmbė nė qėndrimin se Republika e Kosovės ekziston (nuk do tė ishte aspak ēudi qė revolucionet nganjėherė t'i hanė bijtė e vet); se ajo de facto ėshtė e njohur nga Republika e Serbisė; se asnjė histori serioze objektive e Republikės sė Kosovės, ashtu si historia e mendimit tė ri politik nė Kosovė, nuk mund t'i injorojė as ngjarjet e vitit 1981, as emrin dhe kontributin tim nė to, se kėtė nuk mund ta bėjė ēfarėdo historie serioze dhe objektive e ndryshimeve moderne, demokratike nė kėto hapėsira, pavarėsisht nga rezultati definitiv i zgjidhjeve tė gjithėmbarėshme politike nė kėtė pjesė tė Ballkanit, qė nuk do tė thotė se njė gjė e tillė edhe s'mund tė bėhet, por qė vetė ai veprim, si i tillė, do tė ishte akt i njė pushteti totalitar. Atėherė do tė ishte mė e drejtė tė thuhej se desha nė tė vėrtetė nė njėfarė mėnyre, qė pėr shoqėrinė nuk ishte e pranueshme, ta ēaja kėtė bllokadė tė neveritshme dhe ta bėja tė njohur atė qė ekziston si e tillė. Me kėtė aktakuza ndoshta do tė ishte mė e drejtpėrdrejtė, mė konkrete dhe mė e arsyeshme, dhe jo thjesht njė pėrkthim i mjegullt, i thatė dhe i sofistikuar i veprimtarisė sime publike nė njė vepėr tė inkriminuar. Do tė dija se pėrse mė akuzojnė nė tė vėrtetė dhe do tė provoja qė tė mbrohesha nė formėn adekuate tė drejtpėrdrejtė dhe jo nė baza hipotetike, siē po veproj tani, nė tė cilat realiteti duhet tė fitojė pamjen dhe pandehmat, sepse zaten, gjithēka po bėhet sikur dikush pas tij dėshiron tė konservojė atė ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė, d.m.th., i paqėndrueshėm dhe jo ashtu siē do tė duhej tė ishte.

Zonja kryesuese e gjyqit,
Zotėrinj tė kolegjit gjykues,

Nė qoftė se sipas pjesės sė parė tė aktakuzės do tė duhej tė isha anėtar i LPRK-sė, si njė instrument politik pėr realizimin e Republikės sė Kosovės, sepse njė individ i vetmuar nuk e bėn dot njė gjė tė tillė, atėherė sipas pjesės sė saj tė dytė, ose sipas pikės sė dytė tė tė njėjtit dokument, akuzohem se nė cilėsinė e Kryetarit tė UNIKOMB-it, d.m.th. tė njė partie qė ka nė program bashkimin e kombit, kam dashur t'ia bashkoj Republikėn e Kosovės Republikės sė Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė aktakuza bėhet e plotė, duke i shtuar veē tjerash edhe mjetin e dhunės, por tani nė aspektin e ilegalitetit tė UNIKOMB-it, pėr tė cilin, siē u pa gjatė shqyrtimit, doli se ėshtė krejtėsisht nė rregull sipas sistemit tė paraqitjeve, ėshtė regjistruar nė organin kompetent pėrkatės tė RSFJ-sė sė atėhershme, ashtu si edhe LDK-ja. Kjo e dhėnė ėshtė shumė interesante nga aspekti politik dhe mė duhet tė pranoj se unė dyshoja me vete se ndoshta edhe ishte e mundur njė gjė e tillė, dhe mendoja se megjithatė do tė bėja njė punė tė dobishme sikur tė mund ta legalizoja kėtė parti njėsoj si LDK-nė. Mendimet e tilla ndėrkaq i mbaja pėr vete, ndėrsa para opinionit dilja sikur besoja plotėsisht se ajo ishte e regjistruar, dhe tani u provua se kishte qenė. Dhe ky fakt mė gėzoi, jo pėr shkak tė aktakuzės, por pėr shkak se askush nuk doli gėnjeshtar. Si njė tėrėsi, aktakuza sikur pėrmbledh njė rrugė tė kaluar qė nga viti 1981 gjer mė sot. Nė kėtė kuadėr argumentimi kishte mbetur i njėllojtė sikur tė ishte ngurtėsuar qė atėherė: "Ju e doni republikėn qė t'i bashkoheni Shqipėrisė." Unė isha ndėr njerėzit e rrallė qė njė argumentim tė tillė nuk e kam besuar kurrė. Kam qenė profesor i politikės ndėrkombėtare i cili nė Qendrėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, por edhe nė Qendrėn pėr studime strategjike ndėrkombėtare nė Universitetin e Harvardit nė SHBA, jam specializuar pikėrisht nė temėn e reflektimeve tė politikave globale nė regjione tė ngushta siē janė p.sh. Ballkani, Indokina ose Lindja e Afėrt. Isha autor i njė libėrthi tė vogėl mbi "Luftėn e ftohtė dhe detantin" nė tė cilin temė qendrore ishin marrėveshjet e Helsinkit tė vitit l975, por e kisha edhe pėrvojėn e njė burrėshteti. Me fjalė tė tjera, e dija se nuk ėshtė i mundur ndėrrimi i kufijve ndėrkombėtarė pa luftė, kundėr sė cilės do tė ngrihej gjithė bashkėsia ndėrkombėtare. Ndėrkaq pikėrisht ky problem pėrbėnte temėn qendrore tė disertacionit tim tė doktoratės. E njihja jashtėzakonisht mirė atė problem qė ta besoja ashtu kot njė argumentim tė tillė. Pikėrisht pėr kėtė shkak argumentimi im shkonte nė drejtim tė kundėrt. Pra unė pohoja se Republika e Kosovės i kontribuon forcimit tė Jugosllavisė por edhe sigurisė sė Shqipėrisė; se ajo s'mund tė ishte kundėr politikės globale tė SHBA-ve dhe as tė BRSS-sė sė atėhershme; se ėshtė kėshtu nė thelb, imponon edhe e drejta demokratike e popullit shqiptar pėr zhvillim mė tė shpejtuar (qė pėrbėnte anėn ekonomike tė ēėshtjes) dhe pėr barazi me tė tjerėt (anėn politike tė ēėshtjes). Nė kėtė kohė (janar-mars 1982) ndodhesha nėn hetime nė Beograd. Mė ishte bėrė e njohur se nė Beograd, njėri pas tjetrit, nė njė distancė tė shkurtėr kohe, kishin ardhur Vjencesbergeri - Sekretari amerikan i mbrojtjes, dhe Andrej Gromiko, shefi i diplomacisė sė BRSS-sė sė atėhershme, dhe se ata nė tė vėrtetė e kishin aprovuar argumentimin tim nė favor tė Republikės sė Kosovės. Pak kohė pas kėsaj kam qenė i transferuar nė burgun e Mitrovicės sė Kosovės. Gjatė ndryshimeve demokratike nė fillim tė kėtij dhjetėvjeēari edhe mė tej kam insistuar nė opsionin jugosllav tė Republikės sė Kosovės. Vlerėsoja se njė gjė e tillė nuk do ta shtynte mė larg perspektivėn e bashkimit me Shqipėrinė; qė procesi i njė bashkimi tė tillė do tė duhej zhvilluar me rrugė institucionale dhe qė Republika e Kosovės do tė duhej tė ishte nė funksion tė kėtij bashkimi. UDB-ja e kishte sekuestruar njė artikull timin studimor lidhur me ato probleme, i cili i dedikohej inteligjencisė sė lartė politike tė Kosovės. Ai titullohej "Pėr njė politikė unike dhe pa ekuivoke". Me tė do tė duhej hapur diskutimi nė nivel tė tillė pėr orientimin e mėtejshėm tė forcave politike tė Kosovės, por kjo ligjėratė nuk u mbajt pėr shkak tė, siē mu tha mua atėherė, tė ftohtit tė madh qė mbretėronte nė lokalet e Institutit Albanologjik, d.m.th. se Institutit i mungonte ngrohja. Mirėpo problemet vazhdonin tė mbeteshin edhe mė tej. Ėshtė interesant se si nė kėtė periudhė (1990-94) u zhvillua njė luftė e vėrtetė psikologjike e mekanizmave tė shtetit e tė pushtetit kundėr meje. Akuza themelore nė kėtė luftė tė pakompromis dhe tė njėanshme, e cila nga ana e aktivistėve tė ndryshėm, madje edhe me tituj profesorėsh universitarė, shqyrtohej nėpėr oda private nėpėr fshatra tė ndryshme tė Kosovės, ishte nė tė vėrtetė krejt e kundėrt me akuzėn e tanishme tė prokurorit nė kėtė gjyq. Thuhej zaten unė kisha qenė kundėr bashkimit me Shqipėrinė, bile edhe se unė po e pengoja atė bashkim. U tha dhe u bė shumėēka kundėr meje atėbotė, por unė mendoja se ėshtė fjala pėr luftėn e disa grupeve pėr pushtet dhe jo pėr luftėn drejt avancimit tė pozitės sė Kosovės. Ēuditėrisht, askush nuk mė mbronte nė mėnyrė tė hapur as nė Kosovė, as nė Shqipėri, as nė ish-Jugosllavinė, as nė Serbi prandaj as nė Evropė. Ndjehesha absolutisht i vetmuar dhe erdha gjer nė konkluzionin se nė tė vėrtetė atė Jugosllavi nuk e donte askush. Mė ēudiste vrazhdėsia, intensiteti dhe vėllimi i njė lufte tė tillė. Kam qenė i shtyrė pothuajse gjer nė prag tė ēmendurisė e tė vdekjes, por pikėrisht ky fakt mė bindi se shkaku i kėsaj lufte s'mund tė ishte vetėm lufta pėr pushtet. E dija se ndaheshim rreth vlerėsimit tė ngjarjeve tė vitit 1981, rreth vlerėsimit tė prioritetit tė vendit dhe tė subjektit tė ndryshimeve demokratike nga viti 1990, rreth vlerėsimit tė fenomenit tė gandizmit dhe tė politikės sė pėrditshme; rreth dhėnies sė pėrparėsisė njė numri tė caktuar bartėsish tė ndryshimeve dhe tė ngjashme, por e tėrė kjo nuk mjaftonte qė njeriu thjesht tė ekskomunikohej nga bashkėsia njerėzore. Pėr diēka tė tillė duhej tė ekzistonin shkaqe mė tė thella tė cilat nė tė vėrtetė edhe ekzistonin: ato gjithmonė vėrtiteshin rreth bashkimit shqiptar dhe mendoj se ėshtė kohė e fundit qė kėtė ēėshtje tani ta sqaroj nė tėrėsi:

Gjatė qėndrimit nė specializim nė SHBA kam gėzuar njė trajtim jashtėzakonisht tė lartė. Kam qenė i emėruar nga ana e rektorit tė Universitetit tė Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur. Me rastin e pranimit tek Zonja Rosalyn Carter nė Uashington DC kam qenė i zgjedhur si i vetmi njeri qė do tė pėrfaqėsonte tė gjithė specializantėt dhe postdiplomistėt e Evropės nė SHBA. Nė kėtė cilėsi kam marrė pjesė nė shumė dreka dhe bisedime qė i organizonin senatorė e kongresmenė tė caktuar dhe pėrfaqėsues tė pushtetit nė SHBA. Kam marrė pjesė aktivisht nėpėr simpoziume tė ndryshme shkencore dhe nėpėr ligjėrime tė intelektualėve autoritarė tė SHBA, dhe mendoj se me kontributin tim nėpėr ato tubime dhe ligjėrata kam krijuar emrin tim, pėrkatėsisht, emrin dhe identitetin tim amerikan, i cili ishte i njėjtė me emrin tim kėtu, por tani i njohur edhe atje. I kisha dyert e hapura pėr tė gjitha kontaktet e mundshme dhe gėzoja shkallė tė lartė tė ndihmės teknike qė nga njė kabinet i stėrmadh me makina shkrimi, ordinatorė, telefona, gjer ke ndihma skofiare e dy sekretareshave qė punonin nė prag tė dyerve tė zyrės sime. Mirėpo pėr tė gjitha kėto, pėr gjithė atė trajtim tė lartė qė mu kishte siguruar atje, asnjėherė gjer mė sot nuk e kam falėnderuar qeverinė e SHBA-ve. Kėtė gjė nuk e kam bėrė jo vetėm pėr shkak se menjėherė pas kthimit nė Prishtinė me 1979 jam pėrfshirė nė vorbullėn e ngjarjeve qė pasuan sė shpejti, por mė tepėr pėr shkak se gjithnjė deri mė sot nuk kam pasur pėrgjigje tė qarta nė disa pyetje qė mė mundojnė edhe tani. Ishin tė nevojshme kohė tė mbushura me ngjarje qė kėtė mė nė fund ta kuptoja, nė mėnyrė qė tė dija edhe tė pozocionohesha nė raport me tė. Tani kjo ėshtė e qartė. Prandaj, ndonėse duket e ēuditshme pėr shkak tė vendit dhe tė kohės nė tė cilėn po e bėj kėtė, shfrytėzoj rastin qė me gjithė zemėr ta falėnderoj qeverinė e SHBA-ve pėr qėndrimin tim atje gjatė vitit shkollor 1977-78. Mendoj se nuk ėshtė vonė, sepse kėtė po e bėj sinqerisht dhe jo vetėm formalisht. Ajo ėshtė njė qeveri e njė vendi tė madh, e njė populli tė mrekullueshėm me mundėsi tė pakufizuara. Kėtė e bėj sinqerisht edhe pėr shkak se qeveria e kėtij populli tė madh, dhe e kėtij vendi tė madh, as pėrpara, as atėherė dhe as mė vonė, kurrėndonjėherė me asgjė nuk e ka kushtėzuar qėndrimin tim atje. Asnjėherė nuk ka kėrkuar ēfarėdo shėrbimi prej meje dhe ka qenė jashtėzakonisht korrekte me mua. Njė gjė e tillė natyrisht imponon respekt. Ajo qė mua ndėrkaq atėherė mė pengonte dhe qė nuk arrija tė kuptoja dot ishte paaftėsia ime qė t'i zbuloja qėllimet e vėrteta amerikane kundrejt popullit shqiptar tė cilit unė i pėrkisja. Dėshiroja tė depėrtoja pak mė larg nga kundėrvėnia e tyre ndaj regjimit tė Enver Hoxhės, por kėtė gjė ata nuk ma mundėsonin. Kisha vėnė re se gjithė ēka kishte tė bėnte me Shqipėrinė ishte e vendosur nė kuadėr tė studimeve sllave dhe kjo si nė Harvard ashtu edhe nė Universitetin e Ēikagos, ashtu edhe nė Bibliotekėn e Uashingtonit DC. Nė tė gjitha pyetjet e mia lidhur me kėtė ēėshtje ata nuk kishin pėrgjigje. Literatura e tyre politike si dhe literatura e historisė politike i shmangej pėrgjigjeve nė kėto pyetje. Madje edhe Robert Lee Wolf, njė autor i vjetėr i studimeve tė famshme pėr Luftėn e Dytė Botėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit, nė studimet e veta i ėshtė shmangur pėrgjigjes nė pyetjet e mia. Tė njejtėn gjė e ka bėrė edhe Hans Morgenthao (babai i teorive politike ndėrkombėtare amerikane); Jeremy Israel, nga Universiteti i Ēikagos, Steven Burg , gjithashtu nga Ēikago, Dov Ronen nga Harwardi, Erik Hamp nga Ēikago e tė tjerė. Tė gjithė ata e dinin se kam qenė nė detyrėn e ministrit regjional nė njė krahinė potencialisht eksplozive tė Kosovės dhe qė tė gjithė ata i shmangeshin me urtėsi temave "tė nxehta". Ndėrkaq Steven Larabee, njė njeri inteligjent i moshės sime, me tė cilin edhe shoqėrohesha mė sė shumti dhe i cili atėherė ishte caktuar nė Stejt Department nė detyrėn e shefit tė Drejtorisė pėr Ballkanin, madje edhe ai i shmangej bisedave serioze nė kėtė temė. Nuk e di se pėrse e ka braktisur Stejt Departmentin dhe ka shkuar nė Institucionin "Rand" pas arrestimit tim tė parė, por e di se pikėpamja qė amerikanėt mė me dėshirė do ta shihnin Shqipėrinė tė bashkuar me Kosovėn dhe jo Kosovėn me Shqipėrinė ishte e pėrhapur gjerėsisht midis emigracionit politik shqiptar nė SHBA. Disa pjesė tė caktuara, sidomos ato tė bashkuara rreth Legalitetit, njė parti zogiste qė kėrkonte kthimin e Leka Zogut nė fronin e Shqipėrisė, gjė tė cilėn vazhdon ta bėjė edhe sot, si dhe pjesė tė caktuara tė Ballit Kombėtar, tė bashkuara rreth Xhafer Devės, flisnin, por edhe shkruanin, se me shumė dėshirė do t'ia hiqnin kokėn sė pari Enver Hoxhės e pastaj edhe Fadil Hoxhės. Ata mendonin se kėta ishin fajtorė pėr mosbashkimin e Shqipėrisė menjėherė pas luftės. Nuk i pėrgjigjeshin dot pyetjes, pėrse tė ishte mė shumė fajtore Shqipėria se sa Kosova apo Jugosllavia pėr njė rezultat tė tillė negativ pėr shqiptarėt menjėherė pas lufte? Pėrgjigjet e autorėve tanė nė kėto pyetje qė u shfaqėn pas vitit 1990 nėpėr faqet e shtypit tonė e fajėsojnė ish-regjimin komunist nė Shqipėri, sipas logjikės sė shtetėsisė: "ata ishin shtet dhe jo ne." Nuk ėshtė e nevojshme tė komentohet se njė rezonim i tillė ėshtė mė sė paku naiv. Nuk ishte e vėshtirė qė tė konkludoja se njė rezonim i tillė i emigracionit shqiptar nė atė kohė ishte nė realitet thjesht njė reflektim i disponimit antikomunist tė administratės amerikane e cila nuk kishte asnjė lidhje me nevojėn e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare. Lidhur me kėtė ēėshtje ata rezononin nga pozita e superfuqisė dhe nga pozita e politikės globale. Ata e dinin se qėndrimi i Kominternės (Internacionales Komuniste) lidhur mė kėtė ēėshtje, qė nga viti 1926 e kėtej, deri te Kongresi i V i PKJ me 1941, ishte qė Kosova do tė duhej t'i bashkohej Shqipėrisė, prandaj ranė nė konkluzionin e kundėrt d.m.th. se do tė duhej qė Shqipėrinė t'ia bashkonin Kosovės, nė mėnyrė qė edhe mė tej tė mund t'i shisnin botės sllave 300 milion kėmisha nė vend tė vetėm 5 milion kėmishave sa do tė mund t'u shisnin shqiptarėve po t'i mbėshtesnin. Lidhur mė kėtė ndonjėri prej tyre fliste hapur si me shaka. I kuptoja mirė atėherė parametrat e arsyetimeve tė tyre sipas tė cilėve gjithēka ishte e shndėrruar nė kuantitet, por nuk mund tė them edhe se mė pėlqente njė gjė e tillė. Edhe mė pak mė pėlqente realiteti ynė politik i cili ato pyetje, me metodėn e raprezaljeve policore, i kishte shpallur si tema tabu. U desh tepėr shumė kohė, punė, djersė dhe gjak qė kėto ēėshtje mė nė fund tė hapeshin. Qysh atėherė e kisha fituar pėrshtypjen se autonomia e Kosovės nė ish-Jugosllavinė titiste ishte nė tė vėrtetė refleksion i ndeshjes sė dy politikave globale pas tė cilave qėndronin dy shoqėri globale dhe ky fakt mė pati tronditur. Duke mos u futur mė thellė nė elaborimin e zbulimeve lidhur mė kėtė pyetje, duke iu drejtuar kėtij gjyqi, vetėm mund t'i theksoj bindjet e mia tė cilat s'janė obligative pėr askėnd, por tė cilat pėrmbajnė kėrkesėn qė lidhur me kėto tė mendohet, madje edhe nga ana e qeverisė sė SHBA-ve nė Uashington, apo qeverisė Ruse nė Moskė, nė Beograd, Tiranė apo nė Prishtinė:

Populli shqiptar duhet bashkuar. Kėtė e dinė tė gjithė dhe askush mė nuk e konteston. Ai duhet tė bashkohet pėr shkak se ėshtė i njėsuar nė planin shpirtėror: e ka njė gjuhė, njė kulturė dhe njė histori. Pėr shkak se ėshtė njė popull i vjetėr evropian i Ballkanit, i cili qė herėt e ka demonstruar pjekurinė e vet shtetformuese; pėr shkak se gjithashtu qė herėt e ka arritur nivelin e duhur tė vetėdijes politike pėr veten, pėr vendin dhe pėr interesat e veta nė regjion, dhe pėr shkak se e ka dėshmuar nė mėnyrė tė lavdishme dobishmėrinė e vet nė tė gjitha planet e bashkėsisė evropiane tė popujve. Nuk i duhet qė ta dėshmojė pėrkatėsinė e vet nė kėtė bashkėsi, sepse pavarėsisht nga pozita e vet gjeopolitike dhe e pranisė sė religjionit islamik nė shumicėn e pjesėtarėve tė tij, ai ka qenė dhe ka mbetur popull evropian. Ai duhet tė bashkohet edhe pėr shkak se e drejta pėr vetėvendosje ėshtė njėra ndėr arritjet qenėsore tė qytetėrimit evropian, e drejtė tė cilėn vetė ajo e ka proklamuar dhe e cila mė asnjė populli nė Evropė nuk mund t'i refuzohet a t'i mohohet. Popullit shqiptar i duhet njė gjė e tillė qė tė mund tė zhvillohet vetė mė tej pėr ta arritur nivelin e pėrgjithshėm tė kėsaj bashkėsie. E drejta e popullit shqiptar pėr t'u bashkuar buron edhe nga fakti se ai nuk ka qenė ndonjėherė i pyetur pėr caktimin e kufijve qė e cungojnė nga tė gjitha anėt. Kur u bė njė gjė e tillė nė Konferencėn e Ambasadorėve tė gjashtė fuqive tė mėdha evropiane nė Londėr, premieri i atėhershėm britanik, sėr Edward Grey, qė e kryesonte atėbotė atė konferencė, pati deklaruar publikisht se ishin tė detyruar qė ta flijonin kėtė popull pėr shkak tė ruajtjes sė paqes evropiane. Mirėpo paqja me kėtė nuk u ruajt as atėherė dhe as mė vonė. Misionarė tė ndryshėm tė Lidhjes sė Kombeve nga ajo kohė (1919-20) i propozonin popullit shqiptar qė gjeniun e vet krijues ta orientonte nė drejtim tė rritės sė brendshme e tė krijimit, ndėrkaq Evropa, nga ana e vet, do tė dinte qė kėtė gjė nė njė kohė tė caktuar ta shpėrblente. Ai njė gjė tė tillė e bėri. Dekada tė tėra ai e duroi me dinjitet politikėn e asimilimit me dhunė dhe tė spastrimit etnik tė regjimeve tė ndryshme serbe. Vetėm nė mes dy luftėrash botėrore e lėshuan pėrdhunisht kėtė hapėsirė mė se 240 000 njerėz. Nė vitet e pasluftės shkuan dhe 600 000 tė tjerė tė cilėve iu bashkuan edhe po aq kosovarė nė kohėn e sotme, nė kohėn e ndryshimeve demokratike. Nuk ka tė dhėna tė sakta pėr numrin e tė vrarėve e tė dėbuarve, por ai sillet diku rreth dhjetėra mijėrave. Shkenca bėn tė njohur se vetėm gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe menjėherė pas saj, janė vrarė mė shumė se 40 000 shqiptarė. Ekzistojnė madje edhe marrėveshje ndėrshtetėrore pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi si turq, por Evropa pati heshtur. Asnjėherė nuk i pati gjykuar, ndonėse ua pati premtuar shqiptarėve mbrojtjen e vet.

Ne e dimė qė kufijtė ndėrkombėtarė Evropa i ka shpallur tė pandryshueshėm, mirėpo e ka lėnė tė hapur mundėsinė e ndryshimit tė tyre me pranimin e palėve tė interesuara. Prandaj bashkimi i popullit shqiptar duhet tė realizohet nė rrugė institucionale dhe me metoda demokratike. Shkenca konstaton se njė territor kompakt me 115 mijė km2, nga Kongresi i Berlinit -1878, gjer mė sot, ėshtė ngushtuar nė 55 gjer 65 mijė km2 nė tė cilat populli shqiptar tani ėshtė nė shumicė. Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr 1912-13, shteti shqiptar u krijua nė njė sipėrfaqe prej pak mė shumė se 28 mijė km2. Dallimi midis kėsaj shifre dhe 65 mijė km2 nė tė cilat jeton sot nė shumicė populli shqiptar nė trojet e veta historike, duhet tė inkuadrohet nė shtetin e njėsuar shqiptar.

(vazhdon nė pjesėn e dytė)
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Fjala e mbrojtjes sė Mr.Ukshin Hotit - para gjyqit serb, mė 29.09.1994 (2008-05-01 17:03:53 nga admin4)
[ Histori ] PUBLIKOHET PAS 47 VJETĖSH FJALA E ENVER HOXHĖS MBAJTUR NĖ 16 NĖNTOR 1960 NĖ MBLEDHJEN E 81 PARTIVE KOMUNISTE NĖ MOSKĖ (2007-12-21 18:12:50 nga admin1)
[ Opinione ] Fjalamania zeja kryesore e politikės (2007-08-17 17:08:01 nga admin1)
[ Kultura ] FJALA MĖ E RĖNDĖ SE GRUSHTI (2007-06-08 14:07:30 nga admin1)
[ Opinione ] KUR FJALA ĖSHTĖ MĖ E MPREHTĖ SE SHPATA (2007-05-23 13:01:37 nga admin1)
[ Kultura ] FJALA NĖ DIMENSIONET GLOBALE (2007-05-19 19:50:37 nga admin2)
[ Kultura ] ... Dhe fjala ngrinė nė fyt (2007-05-02 16:54:46 nga admin1)
[ Opinione ] PERSERI SALIHU! (2008-10-13 10:09:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Inati "Sui Generis" me Podgoricėn e Shkupin (2008-10-13 02:21:30 nga admin4)
[ Kultura ] PROJEKTE TE REJA KINEMATOGRAFIKE (2008-10-13 02:12:30 nga admin4)
[ Opinione ] FRONTI I PADUKSHĖM (2008-10-13 02:00:29 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster