| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SA KRAHASIME TĖ SHĖMTUARA, SA VLERĖSIME TĖ VERBUARA! |
| Postuar mė datėn: 2007-03-18 04:58:21 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
REAGIM
Fadil SHYTI
Sot, pikėrisht nė ditėn e pėrvjetorit tė tretė kobzi, kur me rastin e demonstratave nė Kosovė mė 17-18 mars 2004, kur populli i Kosovės i revoltuar nga vrasja e tre fėmijėve nga kriminelėt serbė dhe i revoltuar nga gjendja tepėr e rėndė nga politikat unmikase dhe tė shėrbėtorėve tė tyre tė etur pėr pushtetin fiktiv nėn ēizmet e huaja, tani jo serbe, por tė miqve tė tyre evropianė; u ngrit nė demonstrata me ē“rast u vranė shumė demonstrues. Prandaj nė vend qė fillimisht tė nderohen bile me njė minutė heshtje dhe tė pėrkujtohen shqiptarėt e vrarė, nė vend se tani tė debatohet shtruar pėr faktin tejet tė hidhur se ēėshtja e dosjeve tė kriminelėve serbė dhe ato tė milicisė ndėrkombėtare pėr vrasjet e shqiptarėve po e bėjnė gjumin siberik, (apo ndofta janė humbur fare), nė sirtarėt e gjykatave unmikase pro-serbiane, pikėrisht tani paturpėsisht ngritėn akuza tė poshtra kundėr shqiptarėve, dėnohen dhe burgosen ata, akuzohen se kinse paskan bėrė kthim prapakthehu nė histori me ato frustrime me ē“rast u dogjėn disa kisha e manastire dhe disa shtėpi serbe.
Secili intelektual, njeri me mend nė kokė, nuk guxon tė mendojė se avaritė e tilla janė tė arsyeshme dhe janė ato tė cilat i shėrbejnė zgjidhjes sė ēėshtjes ende tė pazgjidhur tė trojeve shqiptare dhe janė ato qė mund t“i shėrbejnė kapjes sė kriminelėve tė huaj ngado ēofshin ata shpirtzinj! Por, kjo nuk e arsyeton aspak faktin e hidhur se si mund tė krahasohen disa miliona euro se i paskan dalė buxhetit tė Kosovės nga dora dhe po aty tė harrohen apo tė flitet aq pak pėr tragjedinė e madhe qė e kaploi Kosovėn ato ditė, kur nė fushėbetejat me forcat paqeruajtėse ranė 9 shqiptarė duarthatė, pavarėsisht se dikush mundohet tė hedhė pluhurin e harresės, nė mėnyrėn mė cinike dhe mė dinake mbi dėshmorėt e atyre demonstratave.
Jam i bindur se pėrpjekjet e atyre qė e harrojnė aq lehtė gjakun e derdhur shqiptar pėr njė post - o pėr njė grusht euro (nė ombrellėn e dinarit serb), do tė dėshtojnė me turp, sepse kėtė s“do ta arrijnė kurrė! Populli, kurdoherė do t“i pėrkujtojė bijtė dhe bijat e veta tė rėnė betejave pėr liri dhe ribashkim kombėtar!
Rasti mė flagrant, revoltues dhe tepėr i dukshėm qe kur RTK-ja, kjo forcė mediale, jo e pavarur, por dorė e zgjatur e unmikut, e paraqiti vetėm njė pamje filmime, tė cilėn pėr as njė minutė nuk e la, por e hoqi episodin ku shihej varrimi i njė dėshmori tė lirisė, ato ditė pas atyre demonstratave. Kjo paraqitje makabre qe mė 17.03.2007 nė emisionin e lajmeve ora 19.30, pastaj filluan vajtimet pėr shtėpitė e djegura tė kolonėve serbė! Filloi pastaj njė plakė serbe tė ankohej se kėtu nė Kosovė s“jetohet, shumė fqinjė kėtu afėr meje i kanė shitė shtėpitė e kanė ikur nė Serbi, ani pse nė televizion dukej fort e mirė shtėpia e saj, e ndėrtuar nga eurot e qeverisė sė Kosovės. Duke e parė kėtė skenė pothuaj tė pėrditshme, kur sot shumė familje dėshmorėsh apo invalidė tė luftės sė UĒK-sė, nuk po kanė njė shtėpi modeste pėr fėmijėt e tyre, po mendoja se kėsaj i thonė: kur xhelati vajton se viktima e tij e ka sulmuar! Kėtė po e bėnė sot propaganda e politikės sė ēoroditur proserbe alla unmikase. Dhe nė kėtė kor fatkeqėsisht janė hedhur nė valle djalli dhe disa gazetarucė dhe politikanė servilė shqipfolės qė kurrė nuk qėndruan vertikalisht nė ballė tė historisė sė re tė Kosovės, por jetuan dhe po jetojnė galuc, tė majmur nga shpėrblimet e huaja agjenturore, pėr shėrbimet qė po ua bėjnė atyre nė dėm tė kombit shqiptar.
Kur shtojmė kėtu edhe ca vlerėsime tė disa analistėve tė majmur nga honorarėt e shkrimeve ngjyrė gri e zi; tė marrė kuzhinave apo shesheve bulevardeske nga vendet armike, profesion i tyre i regjur me vite nga koha titiste dhe pastaj e regjimeve kundėrshqiptare prej vitesh tė tėra! Nė kėto vlerėsime tejet i angazhuar u paraqit edhe njė herė si hera tė tjera i ndrituri largpamėsi dhe shumė servili, Baton Haxhiu, i cili madje shkoi deri aty sa u kėrkonte shqiptarėve qė ta ndėrrojnė gjuhėn, pra tė flasin jo nė gjuhėn realiste se serbėt duke i pėrfshirė kėtu edhe kolonėt e ardhur nga kohėt e krajlėve tė vjetėr - tė cilėt na kanė torturuar e vrarė nė shekujt plot stuhi - tė mos i theksojmė, por t“i harrojmė ato; pra, breznive tė reja tė mos u flasim me gjuhėn e urrejtjes, pėr pushtuesit serbė, por me gjuhėn e hollė tė vėllazėrim bashkimit!!! Teori tė tilla bajate titiste veshėt tanė kanė dėgjuar vite tė tėra nga politikanėt pro-unmikas, tė cilėt tani e kanė ndėrruar terminologjinė; jo vėllazėrim-bashkim, por multi-etnicitet, jo autonomi por pavarėsi nėn mbikėqyrje e tė tjera gjepura maskuese dhe dėshtuese tė njė politike tejet kundėrshqiptare! |
|
Vajtim dhe buzėqeshje me zor
Nė emisionin Jeta nė Kosovė, analistėt e mirėfilltė edhe njėherė pėr mė tepėr i dėnuan demonstruesit shqiptarė se edhe vet kriminelėt serbė, duke mos harruar kėtu qėndrimin mjaft tė matur dhe burrėror tė ish-kryeministrit tė asaj kohe, Bajram Rexhepi, i cili jo rrallė herė tregohej i arsyeshėm dhe u rezistoi me sukses sulmeve dhe akuzave tė tipit policor- gazetarucit, tė famshėm, B. Haxhiu, i cili akuzonte pse ne shqiptarėt u themi serbėve- shkije,?!!! Bashkėbiseduesi, ia ktheu me tė drejtė; - kjo nuk ėshtė diēka qė ēon shumė peshė - mos harro se edhe ata ne na quajnė shiftari e tė tjera shprehje fyese! Sipas konstatimit tė mjekroshit, shqiptarėt gjithmonė do ta kenė shtetin e tyre diskutabil, derisa tė flasin me kėtė gjuhė qeveritarė dhe parlamentarė shqiptarė! Nga kjo akuzė paralajmėruese konstatoj se i deleguari modernist ia bėnte botės demokratike me dije se kėtu ende ka shumė pėr t“u bėrė, derisa tė ērrėnjoset nacionalizmi shqiptar! Sepse, ajo kokė gjendet nė kupolėn e udhėheqjes sė Kosovės. Sulme dhe shpifje tė zeza si kjo i kemi dėgjuar vetėm nė kohėt e inkuizicionit herleviqjan dhe millosheviqjan! Me tė drejt mund tė shtoj se shėrbim mė tė madh se kjo zor se mund t“i bėhet Serbisė gjenocidale.
Nė kėtė debat shihej qartė dhe njė tendencė nga analistėt e shqetėsuar: ata duke i dėnuar demonstratat dhe duke i injoruar shkakun kryesor qė i nxitėn ato e harruan edhe njė element kryesor ta theksojnė: kujtojmė kėtu sjelljet politike gjatė asaj kohe nga UNMIK-u, kur njė makineri e tėrė propagandistike ishte drejtuar nė favor tė Beogradit dhe po tentohej herė hapur e herė maskuar qė tė vendosej indirekt rikthimi i forcave serbe nė Kosovė, qė pastaj Kosova tė mbetej sėrish nėn juridiksionin serb. Kujtojmė kėtu dokumentin e famshėm Kornizėn Kushtetuese, kujtojmė kėtu lirinė kur kryeadministratori i Kosovės i fshinte me njė tė rėnė lapsi tė gjitha ligjet e parlamentit tė Kosovės, tė cilat nuk i shkonin pėrshtati, Serbisė.
Prandaj, ēekanėt e mjeshtėrve godisnin andej-kėndej, por jo nė gozhdė, rrahjet e tyre bėnin vetėm zhurma... Ata pėrpiqeshin qė fajet pėr dėshtimet e UNMIK-ut, dhe tė politikanėve tė Kosovės, t“ia hedhin popullit tė shumėvuajtur! Nga kjo sikur doli hapur konstatimi qė: sikur tė mos ngjanin ato demonstrata nuk Kosova nuk do t“i kishte kėto ndėrkėmbėza politike qė po e pengojnė pavarėsinė e saj!!!
Jo, mor zotėrinj! Mos tentoni kot, qė fajin ta fshihni si kukuvajkat! Nuk ėshtė faji tek populli se ju atij qė nė Rambuje ia keni bėrė me tė pabesė!
Pastaj, pas luftės gjatė fushatave elektorale i keni thėnė se do tė merr koha me diell, por ju doli stuhi me erėra tė pista nė shumė drejtime! Mbase, vetėm njė faj jo tė vogėl e ka populli ynė; sepse shumė herė ju besoi dhe ende po ju beson besėprerėve, prandaj e ka pėsuar dhe do ta pėsojė gjatė historisė, derisa tė kthjellohet, e tė dijė kujt po ia japė votėn, pra besimin. Me tė drejtė populli u revoltua, kur e pa pjesėrisht dinakėrinė tuaj!
Ndėrsa, planet e UNMIK-ut ishin tė fillohet me ato 8 standardet e famshme e pastaj mė vonė tė shtohen tė tjera mynxyra mbi popullin shqiptar tė Kosovės, si decentralizimi, eksterritorialiteti etj. etj. pėr t“ia vėnė kupolėn e turpit me njė pavarėsi me mbikėqyrje nėn tutelėn e huaj evropiane, apo mė saktė tė themi shul shqip: me njė autonomi tė zgjeruar nėn protektoratin evropian, por jo tė shkėputur nga kthetrat gjakatare serbomadhe. Mbase, nuk meriton tė humbet koha me kėta soj - sorollopėsh servilė, qė po mbijnė si kėrpudhat pas shiut, sikur tė mos e dija se pikėrisht mbrėmė plaku i Paketės sė Tymit e Barotit pėr Kosovėn, M. Ahtisari deklaroi: pavarėsinė nėn mbikėqyrje pėr Kosovėn e propozova, kur e dorėzova planin tim nė OKB, nga sjelljet e S. Millosheviqit me shqiptarėt dhe nga sjelljet e udhėheqjes sė Kosovės me serbėt e Kosovės, pra, kinse kjo klasė politike nuk qenka sjellė si duhet me serbėt e Kosovės; (bile kėta as i quajti as minoritet, ashtu si janė nė tė vėrtetė)! - Kėtė e konsideroj njė kompromis- pėrfundoi ai.
Njė krahasim i tillė kaq i poshtėr dhe cinik, ėshtė tejet i tmerrshėm! Tė krahasosh krimet dhe shkatėrrimet serbe nėn udhėheqjen e S. Millosheviqit, me pėrpjekjet e pandėrprera tė pushtetarėve tė Kosovės, kukulla nė administratėn unmikase, tė cilėt pėrkundėr faktit se nuk kishin as nuk kanė nė dorė organe ekzekutive as legjislative, por bėnė dhe po bėjnė gjithēka pėr t“i ofruar minoritarėt alias kolonėt serbė nė shoqėrinė kosovare, ėshtė si t“i krahasosh natėn me ditėn, si t“i krahasosh stuhitė e tornadove nė Amerikė, me qetėsinė detare gjatė njė mbrėmjeje vere nė Sarandėn tonė tė bukur.
Kjo, natyrisht nuk i shkon pėrshtati askujt mė tepėr se serbėve kolonė, tė cilėt gjatė kohės sė regjimit tė S. Millosheviqit, ishin tė armatosur deri nė dhėmbė dhe pa hezitim i torturonin dhe i vrisnin fqinjėt e tyre shqiptarė! Kjo i shkon pėrshtati gjithashtu edhe qeverisė dhe pushtetarėve demokratė nė Beograd dhe Moskė, tė cilėt nuk po lėnė gur pa lėvizur pėr ta penguar ecjen pėrpara tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. Marti Ahtisari, do apo nuk do ta di se tani, kėta shovinistė dinakė tė rryer e kanė ndėrruar gėzofin sipas motit, nga ata trimat e egėr qė ishin dikur, qė kėrkonin gjak rrugėve tė Kosovės nė mesin e viteve 90-ta, qė ēirreshin deri nė qiell nė demonstrata tė vriten tė gjithė shqiptarėt, ose tė dėbohen pėrtej Bjeshkėve tė Nėmura, tani janė kthyer kinse nė viktima! Mbase, pėr kėtė edhe nuk po e kanė fort zor, sepse pėr t“i arritur tė gjitha objektivat e tyre, kėtė po ua mundėson politika unmikase e cila u bėri privilegje tė pakufishme gjatė kėtyre viteve, sikur tė ishin nėn gėzofėt e arushave tė bardha ruse!
Revoltues ėshtė fakti se konstatimi tjetėr qė doli sonte nga goja e presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiut qe jo vetėm servil por edhe tejet kundėrhistorik; kur e pyetėn gazetarėt pėr konstatimin e kompromisit tė Ahtisarit, pėr kritikat - krahasimet se jeni njėsoj ju ballkanasit - kurdoherė sipas stilit evropian, qė fajtorė tragjik i lėnė shqiptarėt, ky politikan i rryer dhe elastik modern, deklaroi: Ahtisari, duke e kėrkuar nė KS pavarėsinė me mbikėqyrje, ka dashur tė na ndihmojė mė tej, me praninė e ndėrkombėtarėve nė Kosovė!!! Nga kjo konstatoj me hidhėrim tė madh, sa poshtė ka rėnė politika shqiptare-kosovare e Grupit tė Unitetit!
Nga kjo del dyshimi i bazuar, mos vallė kėta zeusėt e Kosovės e paskan kėrkuar atje nė instancat e larta ndėrkombėtare, vetėm njė pavarėsi tė mbikėqyrur?! Nga kjo konstatoj se jo kurdoherė me kohė iu tha dhe po i thuhet e vėrteta popullit tonė tė shumėvuajtur. Kėta politikanė syleshė dhe sharlatanė, atje kanė pasur mundėsi tė flasin me dyer tė mbyllura dhe me ide tė mykura!
Tani, kur po shihet hapur se janė fort tė ekzaltuar nga kjo fitore e aq shumėpritur, prej tyre.
Por, kėtu konstatoj dhe paralajmėroj se: zotėrinjtė i kanė bėrė hesapet pa hanxhiun; ngadalė beg se ka hendek, thotė populli ynė, mos merrni valė me avull, kaq shpejt nga kjo hallvė, sepse prapa e keni historinė, pėrballė e keni Lėvizjen Vetėvendosje dhe forca tė tjera pėrparimtare kudo nė trojet shqiptare, tė cilat nuk e hanė dot kėtė hallvė turpi sheqerosur me erėn e tradhtisė! Populli i Kosovės, duhet t“i bashkohet dhe tė jetė kurdoherė mirėnjohės ndaj L.V., e cila me dinjitet dhe guxim po organizon demonstrata, ku po shprehen qartė pakėnaqėsitė popullore. Aty po i tregohet qartė popullit se nga po ecėn lokomotiva e zezė e historisė sė re tė Kosovės, kjo natyrisht po i ndihmon shumė popullit tė Kosovės, qė tė dalin si nė dritėn e diellit dhe tė shihen qartė kėrkesat tona tė drejta. Kėshtu i bėhet bllokadė ēdo anarkie politike si kjo qė e ka vėnė Grupi i Unitetit politikėn shqiptare nė Kosovė dhe mė tej nė tė gjitha viset shqiptare. Po kėshtu u bėhet bllokadė gjithė atyre, qė nė emėr tė demokracisė po e shkelin lirinė dhe pavarėsinė, duke ia mohuar kombit tonė tė drejtėn pėr vetėvendosje!
Pėrpara drejt vetėvendosjes!
Lavdi dėshmorėve tė kombit!
Suedi, 17 mars 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|